Opinion

Fajin e kanë grekët, serbët, Sorosi, homoseksualët, e më së shumti ti legen

Shkruan: Edison YPI

Ermal Hasimja, fajin e kanë grekët, serbët, Saliu, Sorosi, homoseksualët, iluminati, thatësira, përmbytja nga rreshtimi i planetëve, shejtani që shkundi brekët në Drin, Çurçilli që na fali te Stalini etj.
More po kemi qindra vjet që ankohemi e nuk po zgjidhim gjë!
Po sikur, larg qoftë, ta kemi fajin vetë?
Ti plehra që hedh plehrat nga makina.
Ti 20 vjeçar që futesh te forumi rinor se do të gjesh punë në shtet dhe ka goca të bukura.
Ti legen që voton për hajdutët.
Ti burrë-lavir që shet votën.
Ti trim i madh që vret dikë sepse të pa shtrembët.
Ti polic që ruan parcelën e kanabisit.
Ti mësues që mashtron nxënësit e prindërit me 10 qyl.
Ti pedagog që shet notat në provim.
Ti komunist me fuoristradë që qan për Çavezin dhe nuk pranon më pak se 30 për qind në tender.
Ti drejtor që shpik ligje dhe i merr shpirtin biznesit se ashtu e ke parë në Itali.
Ti Ilir që je bërë Jorgo se ke ndryshuar emrin në Greqi dhe quan Rashicën tradhtar se do të luajë me Kosovën.
Çfarë do t’u lemë fëmijëve?
Borxhe dhe ankesa?
Po sikur ta bënim si gjermanët?
Domethënë, po sikur të punojmë?
Po sikur t’ia nisim nga vetja?

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *