Lajme, Lajmi kryesor

Evropa kundër influencës ruse në Ballkan

Kritikët e Moskës në Bruksel janë të bindur se Rusia po ndërmerr një fushatë dezinformimi të qëllimshëm, kryesisht në Ballkan, ndaj blloku ka nisur përpjekjet për hartimin e një kundërstrategjie

BE-ja filloi konsultimet publike për “lajmet e rreme” dhe keqinformimin online, të konsideruar sot një fenomen gjithmonë e më shqetësues për demokracitë funksionale, duke qenë se cënon përceptimin e realitetit. Komisioni Europian e miratoi mocionin të hënën dhe vendosi krijimin e një grupi ekspertësh të nivelit të lartë, puna e të cilit do të paraqitet pranëveren e 2018-s.

BE-ja kërkon që qytetarët, platformat e mediave sociale, organizatat e lajmeve, hulumtuesit dhe autoritetet publike të kontribuojnë në konsultime deri në mesin e muajit shkurt. Grupi i ekspertëve, që do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademike, pritet të nisë punën nga fillimi i janarit. Sesi mund t’i vihet fre influencës së mediave ruse, për këtë diskutoi në Bruksel edhe Këshilli i Punëve të Jashtme.

Në fokus janë sidomos vendet e Europës lindore e asaj jug-lindore. Që në 2015-n, mbi bazën e një nisme të këtij këshilli u krijua një task force për komunikimin strategjik, StratCom, për të zbuluar dhe luftuar “fushatën dezinformuese ruse”.

Problemi është se kjo njësi ka pasur një financim fare modest dhe përbëhet nga vetëm 16 punonjës, një ekip i pamjaftueshëm ky sipas ekspertëve për t’i bërë ballë ndikimit të Moskës sidomos në Ballkan.
Ndaj dhe kërkohet që financimi i përpjekjeve kundër propagrandës ruse të trefishohet në të paktën 1 milion euro, e këtu sillet për krahasim rasti i task forcës së ngjashme amerikane, Global Engagement Center, që ka mbi 80 punonjës me një fond prej 60 milionë dollarësh./Top Channel

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *