Sport

Euronews: Kuka hap një shteg të ri për Kosovën në Grand Prix të Turqisë

Paraqitjet fantastike të xhudistes kosovare, Loriana Kuka, në turneun Grand Prix në Antalya të Turqisë – ku ajo u stolis me medalje të artë në kategorinë e saj – kanë bërë që Euronews ta zgjedhë atë lojtaren e ditës në këtë turne

“Loriana Kuka e Kosovës ishte Lojtarja jonë e Ditës. Një hedhje (Osotogari) e shkëlqyer kundër Natalie Powell bëri që ajo të kalojë në gjysmëfinale, ku një hedhje tjetër madje edhe më e mirë (Uchaimata) e dërgoi atë në finale për medalje të artë në kategorinë nën 78 kilogramë”, shkruan Euronews, përcjell Gazeta Express.

Aty ajo do të përballej me xhudisten ukrainase Anastasiya Turchyn. Pati dramë të jashtëzakonshme në momentet e fundit teksa Kuka ia doli të shënojë pikë nga një kundërsulm në fishkëllimën, dhe duke bërë atë ajo rrëmbeu medaljen e artë në garën e saj të parë ndonjëherë në turneun botëror të xhudos (World Judo tour).

Në fund Euronews pyet? Si vetëm 21-vjeçare, a mund të jetë ajo sensacioni i radhës nga vendi i saj?

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *