Ekonomi

Ende asnjë rezultat për Kosovën nga Samiti i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor

Rreth 40 projekte nga sektori publik dhe ai privat janë propozuar nga Kosova në Samitin për Ballkanin Perëndimor, të organizuar në fund të muajit shkurt nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Megjithatë, ende asnjë nga projektet për të cilat Kosova ka kërkuar fonde, nuk ka marrë përkrahjen e kësaj banke, shkruan Koha Ditore.

E pas këtij samiti të mbajtur në Londër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte kumtuar se “BERZH-i ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro”.

Por zyrtarja për informim për Kosovë e BERZH-it, Venora Bennett, megjithëse nuk ka treguar se cilët nga projektet e prezantuara janë duke u negociuar, ka thënë se deri më tani asnjë prej tyre nuk është aprovuar për financim…

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *