Kulturë

(Emri i Ilirëve) Kadmi në kërkim të Evropës

Koha e Kadmit është kohë tejet Pellazgjike edhe nuk ka asnjë piklidhje me grekët e shumë mëvonshëm. Legjendat rreth Kadmit edhe Harmonis i vuri re dhe Straboni sepse –siç tregon ai- tregoheshin rëndom në ditët e tija ndër ilirët e vjetër. Këto legjenda gabimisht Stipseviç i quan ‘greke’

Koha e Kadmit është kohë tejet Pellazgjike edhe nuk ka asnjë piklidhje me grekët e shumë mëvonshëm. Emri ‘ilirë’ duket se ka më shumë ngjasa që të lidhet me ‘’il e al = yllin, dritën, bardhësin’.

Të besojmë se etimologjikisht duhet të rrjedhi nga ‘të lirët’ është pak e pamundur pasi kështu do na duhet që autorët romake e atikas të njihnin shqipen ….ndryeshe do na e thonin se ‘kështu e quajnë veten banorët e këtyre trevave’. Altin Kocaqi)

A. Stipceviç

Sipas një legjende të vjetër të cilën e mblodhi Apolodori , Illyri, i pari i fisit ilir , ishte i biri i finikasit Kadmi dhe i shoqes së tij Harmonisë. Me urdhërin e babait të tij , Agenorit , mbretit finikas, Kadmi u detyrua të niset për ta gjetur motrën e vet Evropën , të cilën e kishte rrëmbyer Zeusi.

Mbas shumë bredhjeve , duke mos menduar të kthehej pa kryer punën në atdhe së bashku me shokët e vet, kishte ndalur në Beoti të Greqisë dhe aty themeloi qytetin Teba.

Duke u martuar me Harmoninë ,me të bijën e perëndisë së luftës Aresit me perëndeshes Afërdita, Kadmi shkoi me urdhërin e profetit në mesin e enkelejve ilire dhe u bë mbreti i tyre. Aty, në tokën e ilirëve, i lindi i biri Illyri, sipas të cilit ilirët morën emrin . Në pleqëri Kadmi dhe Harmonia u shëndërruan në gjarpërinjë dhe në atë formë vazhduan të jetonin në fushat e Elizesë.

Në legjendën për Kadmin Illyri ishte i lidhur ngushtë me gjarpërin : ai e kishte mbeshtjellë menjëherë mbas lindjes , duke percjellë kështu tek ai aftësinë e vet magjike. Filologjia bashkohore po perpiqet gjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë.

Gjermani O’Gruppe i pari e solli në lidhje emrin Illyri me fjalën greke i’llw = kthehem , mbështillem kurse kjo fjalë nxiret nga rrënja u el = sillet, kthehet . Filologu slloven Karel Ostir gjithashtu ka ardhur në përfundimin se në këtë emër fshihet gjarpëri .

Arsyetimin për këtë e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik, te hititet indoevropiane, ka pasur emrin nga e njejta origjinë . Ai gjarpër është quajtur Illurjanka dhe vertet është e vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjashmëria me emrin ilir.

Megjithatë , ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir , si per shembull, ai qe ka paraqitur Julios Pokorny dhe e pranuan disa filologë të tjerë ( Paul Kretschmer) dhe arkeologët, sipas të cilit ilirët janë “banorët rreth lumit Iller” (dege e Danubit afër Ulmës në Gjermaninë Jugore).

Një shpjegim tjetër , që shpeshherë citohet , e dha arkeologu Ciro Truhelka, sipas te cilit emri ilir mund të shpjegohet me fjalën shqipe:– “I lire”. Përveç kësaj ekziston edhe mendimi se emri ilir nuk ka origjinë indoevropiane , por para indoevropiane (“pellazgjike’).

Etimologjia e emrit ilir , përveç domëthënies filologjike ka domëthënie shumë më të gjërë, sepse kjo cështje është e lidhur me teoritë mbi origjinën e vetë Ilirëve , gjegjësisht me etnogjenezën e tyre.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *