Lajme

Edhe 440 kuti të votimit dërgohen në rinumërim

Komisioni Qendror Zgjedhor në bazë të ankesave të PZAP ka marrë vendim për rinumërimin e 440 kutive, ku 70 prej tyre janë rinumëruar edhe më herët

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, tha se me këtë vendim dërgohet mesazhi tek komisionerët se do ta çojnë në vend mendimin e qytetarit, përcjell ksp.

I pajtimit për rinumërimin e këtyre kutive ishte edhe Adnan Rrustemi i cili ka kërkuar nga QNR se për 70 kutitë që janë rinumëruar të dërgohet një raport dhe të shihet se a ka pasur mospërputhje në mënyrë që t’u jepet fund manipulimeve.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga sekretaria një përgjigje për operatorin me qëllim të dihet se a do të mund të publikohen rezultatet ditën e Zgjedhjeve të së dielës, apo do të kenë të njëjtin problem si më 22 tetor.

Ndryshe Enis Halimi nga KQZ ka njoftuar se të drejtë vote nga jashtë vendi kanë gjithsej 6847 votues.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *