Lifestyle

E reja nga Puka: U ndava dy javë me të fejuarin, takova fiksimin e gjimnazit dhe ndodhi “mrekullia e tetë”

Një vajzë nga Puka ndjehet në faj sepse ka tradhëtuar të fejuarin gjatë një periudhe të shkurtër kohe kur ata ishin të ndarë. Historia e saj e rrëfyer

“Si kaluat? Jam një 19 vjeçe e lindur në Pukë.Historia ime është shumë lëmsh, por po e nis nga fillimi.Kam dy vite e fejuar. Djalin ma prezantuan, por u dashuruar me kalimin e javëve. Por edhe pse duhemi, ne të dy zihemi shumë. Ai është 28 vjeç dhe është rritur në Tiranë.

Zihemi aq shumë për gjëra koti, sepse unë dua të dal, ai thotë kam dalë boll gjithë jetën tani është koha për familje. Edhe zihemi sepse unë dua ta shijoj jetën. Gjithësesi, u ndama para pak kohësh. Aq sa e morën vesh edehe familjet tona. Gjatë atyre dy javëve të ndarë unë ndjehesha shumë e mërzitur dhe nisa duke shkruar në Facebook me një djalë që kam pasur fiksim në gjimnaz, por nuk u lidhëm. Duke përfituar që i fejuari jeton në Tiranë, pata edhe mundësi ta takoj këtë djalin.

Ditën e parë që dolëm në bëmë dashuri. Ishte mrekullia e tetë, e kisha pasur shumë fiksim atë djalë edhe ai më tha që më kishte pasur mua gjithmonë e madje në shkollë edhe më kishte dashur. Tani nuk e di a quhet kjo një tradhëti e vërtetë, sepse unë me të fejuarin isha ndarë. Flisja me këtë djalin, e sikur po e harroja të fejuarin. Kur një ditë më merr në telefon ish-i fejuari dhe më kishte ardhur në lagje me lule.

Nisi të qante dhe tha që do të rikthehet e që do bëhet si them unë. Aty ngela! I kërkova kohë pak, mora në telefon të dashurin e ai më tha ktheu sepse unë i pëlqeja por nuk do të kishte dot me mua gjë se kisha qenë e fejuar e s’ka lezet.U nevrikosa shumë dhe aty kuptova sa e dua të fejuarin. Tani jemi kthyer, por unë prap më vjen inat si ma bëri i dashuri”, shkruan ajo.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *