Kulturë

E la Kosovën, por ka disa parashikime për të

Dje është mbajtur ceremonia e ndërrimit të Komandës së KFOR-it nga Giovanni Fungo te Salvatore Cuoco.
Gjatë kësaj ceremonie ata uruan fat si dhe treguan përkushtimin e tyre për detyrën që e pret komandantin e ri

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili theksoi se FSK-ja me ndihmën e KFOR-it është shndërruar në forcë profesionale e multietnike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas kësaj ceremonie komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali James G.Fungo, në një prononcim për medie tha se deri tani duhet të jetë kuptuar se shndërrimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Foggo, gjithashtu, çështjen e demarkacionit e vlerësoi si një temë të nxehtë për Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij, komandanti në largim, Giovanni Fungo, tregoi se ishte i nderuar që i ishte besuar një detyrë e tillë për të qenë komandant i një misioni kaq të rëndësishëm.

“Isha i nderuar që më është besuar një detyrë e tillë, për të qenë komandant i një misioni kaq të rëndësishëm”, tha Fungo në fjalimin e tij.

Pas Fungos fjalën e mori edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili falënderoi Fungon dhe njëkohësisht theksoi që me ndihmën e KFOR-it, FSK-ja është shndërruar në forcë profesionale e multietnike.

“Me ndihmën e KFOR-it, FSK-ja është një forcë profesionale e multietnike. FSK-ja është e gatshme për kompetenca të reja e funksion të ri”, ka thënë Hashim Thaçi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *