Kulturë

Dy “shqiponjat” e valles shqiptare marrin dekoratën ‘Nderi i Kombit’

Dy valltarët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu janë vlerësuar me dekoratën ‘Nderi i Kombit’

Çeliku dhe Cingu e kanë cilësuar dekorimin si një vlerësim për të gjithë trupën.“Është një gjë shumë e vlefshme, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin që kemi punuar”, u shpreh Çeliku.

Presidenti Meta i cili u dorëzoi dekoratat i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm.

“Dua të falënderoj dy artistët tanë të jashtëzakonshëm, e lartësojnë këtë dekoratë. Dua t’i kujtoj ansamblit që ka mjaft punë këtë vit të ‘Skënderbeut’ si brenda dhe jashtë vendit”, tha kreu i shtetit.

Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu, janë dy valltarë të njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *