Sport

Drita humb sërish, lamtumirë Champions League

Drita nuk ka arritur ta kalojë raundin e parë të Champions League, duke u eliminuar nga Malmo.Skuadra suedeze u tregua më e mirë në të dy takimet, duke e mposhtur atë kosovare me rezultat të përgjithshëm 5-0 – (3-0) në “Adem Jashari” dhe (2-0) në takimin e sotëm në Suedi

Dy golat e fitores në ndeshjen e kthimit, suedezët i realizuan në fillim të pjesës së dytë.Për 1-0 realizoi Carlos Strandberg në minutën e 55’, kurse në atë të 60’, Eric Larsson dyfishoi epërsinë, që doli të jetë rezultati përfundimtar, 2-0.Këtu mori fund aventura në Champions League. Por, skuadra kosovare do të vazhdojë të luajë në Evropë. Drita tani do të luajë në Europa League.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *