Lajme

Donald Trump anullon vizitën në Britani: Fajin e ka Obama (por duket se arsyet janë të tjera)

Donald Trump ka anulluar në mënyrë të papritur vizitën e tij na Angli. Ai do të merrte pjesë në inagurimin e Ambasadës së re amerikane në Londër, ndërtimi i së cilës ka kushtuar plot 750 milionë euro, duke u kthyer kështu në Ambasadën më të shtrenjtë në botë

“Arsyeja se përse e kam anuluar udhëtimin në Londër është sepse nuk jam një fans i madh i faktit që administrata e Obamës vendosi të ndërrojë ambasadën më të mirëvendosur dhe më fine në Londër për një godinë ‘kikirikësh’, me vlerë 1.2 miliardë dollarë.

Marrëveshje e keqe. Nuk do e pres shiritin e inaugurimit”, shkroi Trump, që duket se nuk ka informacione të sakta, pasi tratativat për ndërrimin e Ambasadës amerikanë në Londër kanë nisur që në vitin 2008, kur president ishte Xhorxh Bush.

Daily Mail shkruan se arsyet e anullimit të vizitës së Trump në Angli, në fakt janë të tjera. Sipas saj, Trump ka qenë i pakënaqur me masat e marra dhe nivelin e vizitës.

Marrëdhëniet e SHBA me Britaninë e Madhe janë ftohur ndjeshëm që prej ardhjes së Donald Trump në Presidencë, ndërkohë që 1.2 milionë britanikë kishin nënshkruar një peticion për anullimin e vizitës së Trump në Britani.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *