Lifestyle

Djali nga Shkodra: Sa herë kolegia e punës më flet mua më dridhet trupi

Një djalë ka rënë keq në dashuri me kolegen e tij, por ende deri më sot nuk ka guxuar t’ja shprehë ndjenjën që ka për të. Ama sonte mesa duket do të jetë nata e madhe. Kjo është historia e rrëfyer

“E dua, e adhuroj, vdes për të!

Si kaluat? Jam një 28-vjeçar shkodran puro. Më ka zënë keq dashuria me një vajzë që punon me mua.

Kemi 8 muaj që punojmë bashkë dhe unë po marrosem pas saj.

Është e zgjuar dhe shumë simpatike. Ka një zë aq sensual, e kur më flet më bëhet mishi kokërr. Më mbeti mishi kokërr.

Ajo është shumë e edukuar dhe serioze dhe deri më sot s’kam marrë dot guximin ta propozoj ose ta ftoj të dalim vetëm.

Ama sonte do ta bëj. E kam ndarë mendjen.

Sapo i bëra një SMS që e ftoj të dalë dhe pres të më kthejë përgjigje. Më uroni fat.

Ajo është femra e jetës time dhe këtë e kam ndjerë që herën e parë që e kam takuar te puna.

Mezi pres darkën edhe pse kam emocione. Ishalla s’më thotë jo nuk dal, por nuk e besoj sepse kam vënë re që edhe unë i pëlqej asaj.

Më uroni fat se kam nevojë!”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *