Lifestyle

Djali nga Shëngjini: Duan të më…me zor. Por unë jam burrë me dy “rr”

Një djalë po refuzon kërkesën e familjes së tij për t’u fejuarme një vajzë që ja ka pikasur familja. Por ky refuzim nga ana e tij ka sjellë debate të forta në familjen e tij

Kjo është historia e rrëfyer:

“Përse akoma në vitin 2018 prindërit duan ata të ta gjejnë nusen?!

Jam një 25-vjeçar nga Shëngjini. Vi nga një familje e mrekullueshme, por debatet po na marrin frymën këto javë.

I është fiksuar nënës time që të më bëjë nuse. E mirë që do nuse, por do që të marr nuse atë që zgjedh ajo.

E forta është se në këtë iniciativë e mbështet fuqishëm edhe babai.

Unë jam djalë i vetëm dhe i respektoj prindërit, ama jam burrë unë e jo burë, që t’ma bëjë mami nusen.

I them që nuk marr atë që thoni ju, s’kam gjë kundra vajzës, por thjesht nuk dua të ma bëjnë të shtëpisë.

Unë e kam një të dashur, por po e njoh. Nuk mund të them që jemi në pikën për t’u marrë.

Mami thotë ti nuk sjell femër që ka patur të dashur kurrë në shtëpi. Po ajo vetëm mua më ka pasur, i them unë.

Jo thotë, ka pranuar të rrijë me ty pa e marrë tin ë shtëpi.

Kuptoni ju? Sherri-sherr në familje. Nuk di si ti bind. Një mendje më thotë të largohem fare nga shtëpia. Të iki në Tiranë.

Por turp pastaj. Them turpëroj këta të shtëpisë se janë dhe pleqëri hesapi.

S’di ç’të bëj o njerëz…Më duket do më martojë mami me zor.

Si më këshilloni të veproj sepse as zemrën nënës time nuk dua t’ja prish…”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *