Lajme, Lajmi kryesor

Dita e Presidentit: Kush ishte Rugova?

Sot në Kosovë u shënua Dita e Presidentit – ku u kujtua ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Hashim Thaçi i ndau familjes së tij Medalje Presidenciale duke thënë se Ibrahim Rugova ishte “njeri i dialogut”

Por kush ishte Ibrahim Rugova – presidenti i parë i Kosovës?

Ibrahim Rugova ishte dhe ende është një figurë shumë e rëndësishme politike në Kosovë – duke shërbyer si president i Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rugova gjatë kohës viteve ‘90 njihej si një avokues i rezistencës paqësore ndaj Jugosllavisë, duke lobuar në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen e ShBA-ve dhe të vendeve evropiane. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, ai është quajtur si “Babai i Kombit” por edhe “Gandhi i Ballkanit” dhe ka fituar Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit.

Sidoqoftë, ai është një figurë ende e kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga grupime të tjera politike.

Ibrahimi u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në një familje që rridhte fisi i kelmendëve në Shqipëri. Ai lindi në kohën sa Kosova ishte e bashkuar me Shqipërinë. Babai dhe gjyshi i Rugovës ishin ekzekutuar në janar të vitit 1945 nga komunistët jugosllavë.

Rugova vazhdimisht e ka theksuar trashëgiminë e Kosovës nga Dardania e lashtë, në mënyrë që ta forconte identitetin evropian dhe të promovonte politika të afërta me BE-në. Ai ka studiuar letërsinë në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Parisit. Ka qenë student i profesorit të njohur francez, Roland Barthes. Si student ai kishte qenë pjesëmarrës edhe në protestat e vitit 1968.

Përgjatë viteve ’70, Rugova kishte punuar si gazetar, në rolin e redaktorit në gazetën studentore Bota e Re dhe në revistën Dituria. Gjatë asaj periudhe ai i ishte bashkuar edhe Partisë Komuniste Jugosllave, në mënyrë që të avancohej në karrierë. Më 1988, ai ishte zgjedhur kryetar i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës – pasi që kishte botuar një varg veprash për kritikën letrare.

Si president, Rugova vazhdoi të mbështeste rrugën paqësore të Kosovës drejt pavarësisë dhe kishte qenë mjaft kundërshtues ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duhet thënë se Ibrahim Rugova e kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vetëm pasi kandidati i parë Rexhep Qosja e kishte e kishte refuzuar atë detyrë. LDK-ja ishte bërë një lëvizje gjithëpopullore dhe arriti të ndërtonte një sistem social paralel që të siguronte shërbimin shëndetësor dhe atë arsimor për shqiptarët e Kosovës.

Qeveritë jugosllave e serbe i kishin perspekutuar shumë aktivistë të LDK-së dhe kishin thënë se qeveria nën hije ishte organizim ilegal.

Rugova gjatë të ’90-ave kishte refuzuar çdo formë të negociatave me autoritetet serbe.

Sa i përket jetës së tij private, ka thashetheme se ai është konvertuar në katolicizëm. Këto thashetheme nuk janë konfirmuar asnjëherë nga familja e tij, e as nga ndonjë burim i besueshëm. Sabri Hamiti, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij, kishte thënë se Rugova sa i përket fesë, kishte qenë “një mysliman sibolik”. Në anën tjetër, Don Shan Zefi në një intervistë për një televizion kishte thënë se nuk e dinte nëse Rugova ishte konvertuar në katolik, dhe se nuk kishte asnjë evidencë se ai ishte pagëzuar. /Periskopi

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *