Lifestyle

Dhjetë çudirat që habisin të huajtë kur vizitojnë Shqipërinë

Jemi vendi i çudirave dhe paradokseve të mëdha, por sa më shumë që po hapemi me botën aq më shumë pa mend po i lëmë të huajt. Kjo gjë konstatohet edhe me të huajt që vijnë për turizëm a punë në Shqipëri

Edhe pse ata përshtaten dhe ambientohen shpejt me vendin, përsëri janë disa gjëra që ata nuk arrijnë dot t’i konceptojnë.

Por vijnë dhe ikin të çuditur me këto zakone të shqiptarëve që nuk ndryshojnë.

Trafiku

Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve. Shoferë të shpejtë që i japin edhe më shumë gaz makinës te vijat e bardha. Garat “Kush është më i shpejti” mes këmbësorëve dhe makinave kur semafori u jep të dyja palëve të drejtën për të kaluar në të njëjtën kohë

Toni i zërit

Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur

Kafenetë

Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj

Dhënia e mendëve

Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. Grupet e soditësve të grumbulluar rreth një apo dy punëtorëve që hapin rrugës një kanal, duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali

Mëngjesi

Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë

Gatimet

Gatimet me të brendshme (Pse, hahen këto?!)

Takimet

Takimet e punës në kafene

Qerasja

Sherret për të paguar tavolinën

Vajzat

Vajzat që dalin xhiro kapur për dore

Puthje burrash

Burrat që puthen në faqe kur takohen.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *