Opinion

Dhimbjet nga kompromisi i dhimbshëm

Nga Milazim Maraj

Kur përmendet fjala kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë fillon shqetësimi, stresi, pasiguria. Çfarë kompromisi? Kosova kufizohet më vet vetën në të gjithë anët. Tani vetëm fjala kompromis në këtë gjendje është dhimbje. Çka do të këmbejmë? toka shqiptare për toka shqiptare. Kosova këtu humb territorin e vet për territorin e vet. Kurse Serbia fiton territor nga Kosova dhe simpatinë evropiane për dialog”demokratik” duke mbuluar krimet e bëra në dy luftërat botërore dhe këto të fundit, 20 vite më parë duke siguruar pajtim më liderët shqiptarët, në emër të shqiptarëve të shpërngulur nga shtëpitë dhe tokat e tyre që nga ura e Drinës e deri në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,në emër të shqiptarëve te vrarë dhe masakruar para dhe gjatë lufte, të femrave shqiptare të dhunuara, në emër të fëmijëve të vrarë dhe masakruar nga shteti i Vuqiqit, në kohën kur ai ishte ministër i informatave të Serbisë. Për Vuqiqin dhe shtetin e tij vetëm dialogu me shqiptaret është kompromis shumë i dhimbshëm. Kosova ka filluar aktivitetet e shtetësisë së vet mbrapsht!.

• Bisedimet më Serbinë do të duhej të fillonin pas dënimit të shtetit serb për krime dhe gjenocid në Kosovë.

• Pas të kërkimit falje nga Serbia.

•Pas kompensimit të dëmeve të luftës.

• Pas kthimit të shqiptareve të shpërngulur nga trojet e veta në kufijtë e Dardanisë.

• Pas krijimin të komunave shqiptare në Serbi dhe njohjen e te drejtave të tyre në mënyrë reciproke më të drejtat e serbeve në Kosovë.

• Pas njohjes së shtetit të Kosovës.

Kjo është rruga për zgjedhje të problemit të shqiptarëve dhe assesi dialogu dhe kompromisi më kriminel të pa përgjegjshëm dhe që vazhdojnë të përgjakin plagët e shqiptarëve më politikat e tyre gjenocide. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, të rënda të cilat nuk janë shuar as plakur dhe nuk harrohen por kështu të pa zgjidhura presin momentin e përshtatshëm që të shpërthejnë si nevojë e domosdoshme për zgjedhje ose do të jenë përsëri të dhimbje për të gjithë ata që do të implikohen.

Znj. Mogerini ka marr mbi vete në detyrë të rëndë. Zgjedhja e problemeve në këtë Gadishull nuk behët më kompromise në mes të kriminelit dhe viktimës, duke vazhduar të dëmtohet viktima. Kriminelet që shkaktuan luftë nuk përfaqësojnë qëndrimin paqësor te qytetaret e ndershëm në Serbi. Zgjedhjen e pa drejt dhe të dhunshme Evropa e ka provuar në vitin 1912 më copëtimin e tokave shqiptare, por rezultati është negativ. Në këtë gadishull dhuna dhe krimet ndaj qytetarëve shqiptarë të pafajshëm nuk ka pushuar kurrë. Tani dialogu i një forme të tillë është përsëri burim i dhunës dhe luftërave të reja, kurrsesi burim i paqes. Kjo formë e marrëveshjes është jo adekuate dhe behët me njerëz jo adekuat kriminelet nuk garantojnë liri dhe nuk prodhon paqe.

Kompromiset e tilla nuk e kanë bekimin e viktimave. Rusia serbet i përdor si instrument detonator për planet e veta agresive ne Gadishullin Ilirik. Aktiviteti i sajë në Serbi ka këtë qellim. Qendra e spiunazhit në Nish ka këtë mision. Çështjet që nuk mundë të zgjidhen tani duhet të ngrihen si të pa zgjidhura, që të zgjidhen më vonë në një situatë tjetër më të përshtatëshme. Shqiptarët që tani thirren në emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova duhet ta përkujtojnë qëndrimin e tij të pa lëkundur për (Kosovën, këtë pjesë të Dardanisë Antike). Në asnjë mënyrë të mos bien pre e kompromiseve të dhimbshme. Presioni rus në Serbi për Kosovën lidhet me interesin e saj në Krime dhe viset tjera ku ajo pretendon agresionin e radhës.

Kërkesa e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës nuk është për shkëmbim territoresh, por për futjen e kësaj të fundit brenda kufijve të Kosovës. Kjo nuk nënkupton korrigjim të kufijve dhe as ndërrim te territoreve. Kjo nënkupton korrigjim të vendimit të gabuar që Evropa e bëri dikur në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërkaq liderët e Kosovës i paragjykojnë dhembjet duke aluduar veprimin e gabuar, më futjen e tyre në rrugë pa dalje. Përkulja e liderëve tonë para serbeve është e mjerë. Serbia nuk lejon as libra në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës kurse liderët tonë deklarohen për kompromise të dhimbshme. Akomodim afirmativ të serbeve,hiq fare pa këtë akomodim lista serbe pengon zhvillimin normal të shtetit të Kosovës, krijimin e FSK etj.

Serbet nuk lejojnë asnjë zyrtarë të Kosovës të kaloj kufirin serb madje as Ministrin e jashtëm kurse ministri marionetë ruse lejon kriminelin dhe antishqiptarin me të hapur Marko Gjuriq dhe Ministria e jashtme vlerëson së ky i ka plotësuar të gjitha kriteret për të hyrë në Kosovë thotë këshilltari i ministrit Jetlir Zyberaj. Ky person shovinist i tërbuar që jo vetëm nuk e njeh Kosovën por edhe sa herë ka hyrë apo ka tentuar të hyj në Kosovë ilegalisht tani më një kërkim leje plotësuaka kriteret për të hyrë në shtetin të cilin haptas nuk e njeh. Pas dëbimit të tij me dhunë nga Kosova. Institucionet e Kosovës nuk e dërguan fare në gjyq.

Të formohet një ekip i terë për përgatitjen e dialogut. Të zgjidhet shqiptarë ekspert më përgatitje të duhur dhe vizion të çartë për ardhmërinë e vendit dhe popullit. Njohës të fushave që kërkon dialogu dhe patriot që nuk shitën, nuk lakohen dhe as frikohen. Shqiptarë që brengosën për fatin e viktimës dhe jo për interesin e kriminelit. Nuk duhet lejuar që kriminelet tani më, të njohur në botë të qesin kushte. Por të dënohen dhe kërkojnë falje. Kuvendi i Kosovës është përgjegjës zyrtar për këto tema. Ky kuvend është para një provimi nga i cili duhet të dal organi më i lartë dhe i nderuar zyrtarë apo i dënuar nga zgjedhësit e vet si organ në përgjithësi dhe si deputet në veçanti për tradhti nga së është e kundërta e betimit që e kanë bërë më e rastin e pranimit të mandatit.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *