Ekonomi, Lajmi kryesor

Devolli ia merr Valës edhe 4.5 milionë euro

Kompania Devolli ia shiti Telekomit të Kosovës shërbimin e 630 mijë eurove për 4.5 milionë euro. Nëse në Kosovë do të kishte Prokurori të mirëfilltë, dikush nga menaxhmeti i Telekomit të Kosovës do të duhej të kalonte natën në burg, pas publikimit të marrëveshjës së dytë me Z-Mobile dhe debatit për këtë çështje në “Pressing” të T7

Kështu thotë avokati Besnik Berisha, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtjës të Telekomit në një ballafaqim tjetër në arbitrazh, atë me kompanin Acos nga e cila Kosova doli fituese, raporton T7.

Marrëveshja e 24 majit të 2017-ës, ku Agron Mustafa u prezantua si heroi i Telekomit në momentin kur vuri nënshkrimin mbi kontratën e re me kompaninë Z-Mobile, duke u deklaruar se po e shpëton Valën nga falimentimi, ia ka rënduar borxhin telekomit dyfish më shumë.

Deri tash, kompanisë Dardafon i janë paguar mbi 4.5 milionë euro para kesh të paguara në emër të shpenzimeve të arbitrazhit, të cilat bien ndësh me pasqyrat financiare të paraqitura nga Z mobile në Administratën Tatimore të Kosovës.

Avokati Berisha thotë se mbrotjen e Telekomit në Arbitrazh me Z Mobile, nuk do të duhej ta bënte vetë telekomi, por qeveria si aksionari krysor dhe i vetëm, siq ndodhi së fundi më kompanin Acos.

Gazeta Express të martën ka bërë publike për herë të parë marrëveshjen e e dytë që nënshkrua në maj të vitit të kaluar, mes menaxherit të Telekomit Agron musafës dhe kompanisë Devolli, për faljën e borxhit që Telekomi i kishte kësaj kompanie pas vendimit të arbitrazxhit.

Marrëvesha e dytë për shpëtim obligon Telekomin e Kosovës që deri në vitin 2023 të mos e marrë asnjë cent prej të hyrave që i realizon Z-Mobile. Për më tepër i detyrohet që t’i jep edhe më shumë numra e edhe më shumë akces në 3G dhe 4G.

Z-Mobile, ndonëse ka në shfrytëzim vetëm rreth 15 për qind të numrave të përgjithshëm të Valës, aktualisht është duke i shfrytëzuar 50 për qind të kapaciteteve infrastrukturës teknike të telekomit.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *