Lajme, Lajmi kryesor

Devollët nuk njohin shtetin e Kosovës

Deputetët kërkojnë t’i merret licenca Artmotion, sepse solli Serbinë në Kosovë. Gjuhë serbe do të depërtojë shumë shpejt brenda familjeve shqiptare të Kosovës. Këtë do ta mundësojë një kompani kosovare e cila ka bërë marrëveshje me serbët për të transmetuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke injoruar kështu vendimin e UEFA-s për ta pranuar shtetin e Kosovës

Kompania Artmotion, pronë e Devollëve, do t’i transmetojë ndeshjet e futbollit në Kosovë, pasi ka arritur një marrëveshje për këtë gjë me Telekomin e Serbisë dhe televizionit serb RTS. Në dokumentet e siguruara nga Televizioni T7 dhe Gazeta Express shihet se në marrëveshjen ndërmjet Artmotion dhe RTS-it, komentimi i ndeshjeve në Ligen e Kampionëve, do të jetë në gjuhën serbe.

Kundër kësaj marrëveshje, ka pasur shumë reagime. Një e tillë ka ardhur nga kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari, familjarët e të cilit u vranë nga njerëzit që jepnin urdhra në po të njëjtën gjuhë.

Jashari në një postim në Facebook, kërkoi që institucionet të reagojnë kundrejt veprimit të Artmotion.
Ai tha se është i hidhur lajmi i sotshëm, se ne vet, përveç që i hudhim përtokë të gjitha përpjekjet dhe të gjitha peripetitë e kësaj beteje, e vëmë shtetin e Kosovës si pjesë të shtetit serb, duke blerë të drejta televizive sportive të UEFA-së për Kosovë.

Edhe ministri i Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi, e quajti veprimin e kompanisë së Devollëve fyerje ndaj të gjithëve dhe si kontestim i pavarësisë së Kosovës.

E këto reagime të ashpra, bënë që të premten të mblidhet Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës. Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ish i burgosur politik, e cilësoi blerjen e të drejtave nga RTS si shkelje ligjore. Ai tha se për këtë çështje ka përkrahjen edhe të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kundër veprimeve të Artmotion janë edhe deputetët e VV-së, Sali Zyba e Valon Ramadani. E ky i fundit kishte një kërkesë drejtuar Komisionit të Pavarur të Mediave. Ai i kërkoi që t’i merret licenca kompanisë se Devollëve.

Se kjo marrëveshje është e dëmshme e thotë edhe Arbër Loxha, nga kompania Kujtesa e cila ka të drejtën ekskluzive për të transmetuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Gjatë ditës T7 ka tentuar të kontaktoj me Artmotion, por kjo ka qenë e pamundur. Pavarësisht se ata nuk kanë folur, vendimi për të futur brenda familjeve shqiptare një gjuhë e cila sjell kujtimet nga e kaluara e hidhur është përtej çdo logjike normale.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *