Kulturë

Dëshifrohet misteri më i madh arkeologjik

Shkencëtarët kanë arritur të dëshifrojnë një shkrim 3200-vjeçar të shkruar mbi një pllakë guri, që ishte edhe një ndër misteret më të mëdha të arkeologjisë mesdhetare

Bëhet fjalë për një pllakë me një hapësire totale prej 29 metrash, e gjetur në vitin 1878 në një zonë arkeologjike në Turqinë e sotme.

Origjinali i pllakës u përdor nga banorët vendas për ndërtimin e një xhamie, por arkeologu francez, George Perrot arriti që të kopjonte të gjithë hieroglifet para se guri të shkatërrohej.

Gjuha e përdorur në këtë gur ishte ajo Leuviane, që dhe ajo flet për një flotë të madhe pushtuese, të ndërtuar nga “njerëzit e detit”. Shkencëtarët janë të ndarë përsa i takon përcaktimit se kush janë “njerëzit e detit”. Grupi më i madh i tyre besojnë se bëhet fjalë për trojanë, ndërsa të tjerë thonë se mund të jenë egjiptianë, ose fise të tjera nga Lindja e Mesme.

Pllaka i takon epokës së bronxit dhe gjuha e përdorur njihet nga vetëm 20 shkencëtarë në mbarë botën.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *