Ekonomi

Deri në qershor u zbatuan 35 për qind e masave të MSA-së për vitin 2017

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar të gjeturat e monitorimit të zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), me temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2017?”

Albana Merja, nga GLSP tha se megjithëse ka progres në punën institucioneve koordinimi mes tyre është shumë i dobët, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se vetëm 34.8 % e masave të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) janë plotësuar në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, pasi nga 34 ligje sa duhej të miratoheshin, janë miratuar vetëm katër.

Sipas saj, planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) mbetet dokumenti kryesor nacional i politikave për aderimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Prandaj, të gjitha insitutcionet përgjegjëse duhet të kryejnë detyrat brenda afateve kohore të përcaktuara në këtë plan.

Merja gjithashtu tha se zgjedhjet e mbajtura kanë ndikuar në progresin për plotësimin marrëveshjes.

“Institucionet e Kosovës kanë pasur të realizojnë 241 aktivitete të ndara në 30 institucione. Numri kryesor i masave që kanë zënë janë hartimi i ligjeve. Në total janë 241 masa për gjashtë mujorin e parë janë realizuar vetëm 34.8 % e tyre”.

“Pjesa tjetër janë masa që nuk janë realizuar fare ose që janë pjesërisht të plotësuara por edhe këto pjesërisht të plotësuara ato nuk kanë plotësuar në kohën e duhur. Prej 241 masave në total 121 veprime janë masa ligjore. Me ardhjen e qeverisë së re gjatë këtij tre mujori nuk kemi parë përshpejtim të procesit edhe ky tremujor ka ritëm të njëjtë”.

GLSP në fund të prezantimit rekomandoi që MSA të merret seriozisht nga institucionet. Ky grup paralajmëroi që në fund të viti do të prezantojnë punën e secilit institucione në zbatimin e masave të MSA-së.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *