Lajme

Debat ‘i nxehtë’ për Vetëvendosjen mes Zogianit, Gashit e Ahmetit

“Rrugët e Vetëvendosjes” është tema e debatit ‘të nxehtë’ që po zhvillohet aktualisht në emisionin “Debat D”, ku po diskutojnë Avni Zogiani nga VV dhe analistët Shkëlzen Gashi, Arben Ahmeti e Imer Mushkolaj

Arben Ahmeti i është drejtuar Zogianit, duke kërkuar nga ai që t’ia tregojë të paktën një fjali unifikuese të Albin Kurtit, i cili është kandidati i vetëm për kryetar të VV-së.

“Tregoma vetëm një fjali unifikuese të Albin Kurtit. Gjema veç një fjali prej ditës kur janë shfaqur gabimet. Kush është lideri, kush është unifikuesi: Shpend Ahmeti apo Albin Kurti”, tha ai tutje.

Atij menjëherë iu kundërpërgjigj Zogiani, i cili tregoi se kur ka filluar përçarja brenda kësaj partie.

“Mos e shndërro debatin si te Blendi Fevziu, vetëm zhurmë, asgjë tjetër. Albini ka thënë hajde të ulemi e të flasim për problemet. Është naive me thanë që s’ka pas grupe, kurse tani i kemi disa dorëheqje radhë. Konflikti ka filluar kur Albini ka thënë se nuk mund të kemi paragjykime”, tha tutje ai.

Më pas, fjalën e mori sërish Arben Ahmeti, i cili iu drejtua Shkëlzen Gashit, duke i thënë se “Ti nuk je tu e dit ma as çka je tu thanë”.

I menjëhershëm ishte reagimi i nervozuar i Gashit, i cili kërkoi që të mos ndërpritet gjatë debatit.

“A bon mos me më ndal, se veç zhurmë po boni. A bon mos me më ndërpre ma, me më lanë çka kom me fol, jo kështu s’pom leni kurrgjë me thanë”, tha tutje ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *