Lajme, Lajmi kryesor

Debakli i Arban Abrashit, që ia kaloi Hashim Thaçit me premtime bosh

Debati i mbrëmshëm ndërmjet dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngjallur shumë interesim por edhe reagime dhe komente nga më të ndryshmet

Fillimisht nëse dy kandidatët i vlerësojmë për nga bindjet e tyre politike dhe përcaktimi ideologjik, nëse do të pyetej ndonjë njohës I kësaj fushe se për nga shpalosja e programit cili nga kandidatët është i djathtë do ta kishte shumë vështirë për ta identifikuar sepse Arban Abrashi mbrëmë na doli më socialdemokrat se Shpend Ahmeti.

Por nëse vlerësimin e bëjmë në bazë të programit dhe premtimeve pa u bazuar në profilizimin ideologjik Arban Abrashi shpalosi një program teorik me shifra pa mbulesë dhe edhe një herë prezentoi shkollën ekonomike të “Riinvesitit”, shkollë kjo që prodhon kuadro për LDK si parti e qendrës së djathtë, por që të gjithë kanë shkollë dhe mendësi të majtë.

Arban Abrashi nuk e sfidoi Shpend Ahmetin me asnjë ide të programit të tij. Të gjitha prioritetet e tij ishin identike me ato të Shpendit dhe shumë më të zbehta sa i takon gjuhës argumentuese.

Për dallim nga Arban Abrashi, Shpend Ahmeti ishte shumë më konkret, shumë më argumentues dhe bindës edhe pse u sfidua nga një kundërkandidat i djathtë me mendësi të majtë. Shpend Ahmeti e dominoi debatin me sigurinë e tij, për dallim nga Arban Abrashi i cili edhe siç njihet gjatë kohës si ministër si një manipulues i shifrave, për çdo kundërpërgjigje përmes telefonit merrte këshilla se si të përgjigjej. Sjellja e tij dhe prezentimi i programit ishte më e dobët se pretendentët e programit të njohur “Kush do të bëhet milionerë”. Telefono mikun ishte motoja e Abrashit mbrëmë.

Pra edhe sot ai që po komentohet më së shumti është Arban Abrashi dhe qëndrimi i tij në debat. Gjatë kohës së debatit Abrashi u fokusua në telefonin e tij ku vazhdimisht e shikonte dhe shkruante në të. Për këtë gjë, analistët mendojnë që fokusimi i tij në telefon e shtoi pasigurinë e tij.

Imer Mushkolaj, analist politik, për “arbresh.info” tha se Shpend Ahmeti ka dominuar plotësisht në debatin me Ahmetin. “Debati i mbrëmshëm, më la përshtypje se zotëri Abrashi ishte i pasigurtë edhe në kritikat që ia bënte Ahmetit por edhe në mënyrën që i artikulonte planet dhe projektet e tij për të ardhmen. Nga ana tjetër Ahmeti ishte mjaft i sigurtë. Ai dominoi plotësisht në debat, natyrisht i ka ndihmuar edhe të qenit kryetar 4 viteve të kaluara dhe në një farë forme ishte më bindës se sa Abrashi. Abrashi ma la përshtypje që rastësisht kaloi nga Klani dhe e kanë ndalu në emision”, ka thënë Mushkolaj.
Për qëndrimin e tij në telefon, Mushkolaj tha se ka krijuar perceptim negativ tek publiku dhe se sipas Mushkolaj ai merrte instruksione nga jashtë se çfarë të fliste.

“Gjatë gjithë kohës ishte i fokusuar në telefonin e tij mobil gjë që ia shton pasigurinë. Ai ia la të kuptoj publikut që gjatë gjithë kohës merrte instruksione se çfarë të thoshte dhe kjo e dezorientonte dhe nuk ishte me mendje aty. Në debate të tilla përdorimi i telefonit është një element negativ dhe krijon perceptim negativ tek publiku dhe në të njëjtën kohë nuk e respekton bashkë-biseduesin”, tha Mushkolaj.

Debati i shumëpritur mes Ahmetit e Abrashit u komentua shumë edhe në rrjetin social “Facebook”. Analisti Donik Sallova ka ironizuar me përdorimin e telefonit nga Arban Abrashi në debat. “Unë studentëve të mi në provim u them se çdo telefon që e shoh vërdallë, mbi apo nën bankat tuaja, e konsideroj si mjet kopjimi dhe automatikisht përjashtoheni nga provimi! Arbanit s’po ia dojka pa telefon…”, ka shkruar ai në Facebook. Debati ka marrë shumë komente edhe nga vetë publiku e sidomos përdorimi i telefonit nga Abrashi ka marrë kritika të ashpra./Lajm.co

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *