Lifestyle

Dashnorja po më le, sepse …

E dashura psikologe: E dashura ime dëshiron t’i jap fund lidhjes sonë, sepse bashkëshorti i saj i ka parë disa foto nudo të saj që ajo më ka dërguar mua, por unë nuk mundem ta lë, sepse ajo është arsyeja ime për të jetuar

Unë jam 40 vjeqar dhe ajo është 36 vjeqr. U takuam disa muaj më parë në një klub nate ku ajo ishte një balerinë dhe këngëtare karaoke.

Unë u mahnita nga këndimi i saj dhe mënyra se si ajo lëvizte, ajo është shumë ‘seksi’. Ne biseduam më vonë dhe filluam të flirtonim me njëri tjetrin. Shkëmbyem numrat dhe ajo me shkruajti të nesërmen.

Ne u takuam për kafe dhe ajo më tregoj për vetën e saj. Ajo më tha se e do burrin e saj, por ajo kishte punë sepse ajo pëlqentë eksitimin. Me mendjemadhësi mora guximin ta pyes nëse më pëlqente mua dhe ajo tha se po.

Derisa ne ishim duke u larguar, ajo më ftoj përsëri në shtëpinë e saj, sepse bashkëshorti i saj ishte larg punës. Nuk mund t’i besoja veshëve dhe natyrisht pajtova. I dërgova gruas një mesazh se do të punoja deri vonë.

Ne kaluam një ditë mahnitshme, duke folur dhe duke qeshur. Ajo përgatiti për mua dhe pimë verë.
Ishte gjithqka magjike. Ne u shtrimë në divan dhe filluam të puthemi, pastaj shkuam në dhomën e saj të gjumit dhe patëm marrëdhënie seksuale.

Ishte vetëm fillimi i një lidhje të mrekullushme. I thash nga fillimi që ajo më bëri të ndihem sikur isha gjithqka për të dhe më bëri të besoj se isha i mahnitshëm.

Tani kur ajo më tha se po bie në dashuri me mua, më thotë se ne duhet të përfundojmë pasi ndihet fajtore për bashkëshorin e saj, i cili është mërzitur pasi ka parë pamjet e zhveshura që ajo më ka dërguar mua.

E dua gruan time, por kurrë nuk jam ndjerë keq sikur tani që ndjej për këtë grua. Unë jam aq i hutuar, i lënduar dhe i frikësuar tani.

Psikologia përgjigjet:

Për të qenë në vëmendje të kësaj gruaje duhet të ketë qenë një përvojë e zymtë, duke pasur parasysh se ju nuk keni vetëbesim. Ju i keni mbylluar veshët nga ajo që ju ka treguar në fillim, ajo e do burrin e saj dhe se i pëlqen eksitimi.

Tani që ajo ka filluar te ketë ndjenja për ty, ajo po të lë. Ajo në të vërtetë kurrë nuk ishte e disponushme për një më shumë se një lojë zbavitëse.

Ju thoni se e doni gruan tuaj, kështu që është krejtësisht e mundshme që ju të ndani gjithqka me të që e keni shijuar me të dashurën tuaj. A komunikoni më me njëri tjetrin për të zhvilluar dhe thelluar lidhjen emocionale ndërmjet jush?

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *