Kulturë, Lajmi kryesor

Dardania e pazbuluar – (pjesa 1 dhe 2)

Në tempujt kushtuar shigjetës, zhvilloheshin rite të ndryshme si psh në rastet e vdekjes së mbretit apo familjarëve të tij. Romuli betohej për heshtën e tij. Në të gjitha besimet e lashta, shigjeta ishte arma me të cilën Perënditë dënonin njerëzit, si Zeusi dodonas, Athina, Artemisi, Apolloni…

Nga Fatbardha Demi

E vërteta asnjëherë nuk mund të zbresë në nivelin e atij që e kërkon, përkundrazi për ta marrë , i takon kërkuesit të ngjitet në nivelin që ajo gjëndet. Rruga më e mirë për të përcjellë një të vërtetë është një lloj komunikimi që i kapercen kufijt e fjales : është të kuptuarit intuitiv. (Helena Balvatsky)

Dardania emër parahistorik? Emri Dardania është fjalë e përbërë, nga rrënja dard + an (ia), ku “an” nuk është mbaresë por fjalë që dëshmon së nga vjen (psh- jam nga këto anë ; shkodran, lezhian etj). Fjala “dard ” gjëndet në fjalorin e sotëm të shqipetarëve (2002, internet), vetëm në formën e fjalës “dardallë” për një shkop të gjatë, të përdorur në peshkim.

Duke e zgjeruar hapësirën gjeografike edhe në travat e banuara nga fiset pellazge të lashtësisë, fjalën “dard” e gjejmë : Dard – në gjuhën katalane (Spanjë) – shigjetë. Dardo -në gjuhën spanjolle (Spanjë) –shigjetë Dardu – në gjuhën korse (Korsika) – shigjetë Dard- në gjuhën franceze – shigjetë apo heshtë druri me majë hekuri.

Dardar – si ndajfolje në gjuhën franceze – shumë shpejt, pa kthim. Dar-dar – shigjetë, në fjalorin e fiseve në Tibet dhe kjo ka arësyen e vet që do trajtohet më vonë. Këto të dhëna dëshmojnë se fjala « dard » emërton shigjetën apo heshtën . Nuk mund të themi se kjo fjalë nuk ka qënë edhe në gjuhën tonë, sepse Fjalori i botuar i gjuhës shqipë nuk përfshin të gjithë leksikun dialektor (gegë dhe tosk), e sidomos atë të vjetër, as atë të shqipetarëve në trevat autoktone, të arbëreshëve të Italisë dhe kolonive shqipetare, ku janë ruajtur shumë fjalë të lashta.

Megjithatë, ne kemi mundësi ta vërtetojmë origjinën arbërore të fjalës « dardë = shigjetë/ heshtë » me mjete të tjera : nëpërmjet BESIMIT dhe HISTORISË. Sipas Petro Zhejit (Shqipja dhe sanskritishtja)“Gjuhët e para kanë qënë simbolike. Duke qënë kështu, ne me të drejtë e kërkojmë shpjegimin e fundit të një fjale, jo tek një koncept, por tek një simbol”.

Të nisur nga ky fakt, ne do të nisim gjyrmimin në periudhën më të herëshme të historisë, në kohën kur u krijua gjuha dhe do të vërejmë rolin besimtar që zinte shigjeta tek ta. Gjurmët më të hershme të përdorimit të harkut me shigjeta i përkasin kohës së Paleolitikut të hershëm (nga 120.000 deri në vitet 20.000). Studiuesi nga Presheva, Ibrahim Kelmendi (Prej miteve deri në Butmir) pohon se kultura më e vjetër e Europës mendohet të ketë qënë kulturaVinka, qëndra e së cilës përfshinte hapësirën prej Thesalisë deri në Pruth, Starçevo , duke u përhapur më vonë në të gjitha anët e Europës.

Në vitin 1866 A. Arcelin dhe A. Ducrost, zbuluan një shpellë të Niaux de Ariège (France) në vizatimet e së cilës janë pasqyruar shumë shigjeta. Në fig.1 duken qartë dy shigjeta mbi trupin e bizontit. Në fig.2 vërehet se shigjeta përdorej nga njeriu primitiv i kulturës Vinka me një kuptim të caktuar. Çuditërisht pamja grafike e shigjetës së njeriut të shpellave është pothuajse e njetë me atë të shekullit 21. Megjithatë, kanë një dallim jashtzakonisht të madh midis tyre.

Shigjeta e jonë është ”një mjet” që e këmi trashëguar dhe e përdorim për të trëguar drejtimin, ndërsa ajo e stërgjyshërve tanë të shpellave është prodhim origjinal i një botkuptimi zanafillor praktik, filozofik dhe besimtar (simbolik). George Dumézil (La religione romana arcaica Miti, leggende, realta) duke folur për besimin e romakëve , pohon se idea e “shpirtit” në zanafill, nuk lidhej me vdekjen, por me “energjinë – magjike” të përjetëshme tek sendet.

Njëriu primitiv habitej se si shigjeta mund “të fluturonte dhe të vriste ” dhe i shikonte këto veti si shprehje e “shpirtit” hyjnor të saj . Fakti që shigjeta “e ndihmonte dhe e mbronte”, mendon E.Cassirer (Sprache und Mythos) ishte origjina nga buroi më vonë idea e Zotit. Ky fakt dëshmohet në studimet e bëra mbi shoqëritë e lashta. G. Dumézil pohon se përpara se të bëhej Marsi Perëndi e luftës, adhururohej kulti i heshtës dhe kur vendosej ndonjë marrëveshje, betimi bëhej mbi të.

Në tempujt kushtuar shigjetës, zhvilloheshin rite të ndryshme si psh në rastet e vdekjes së mbretit apo familjarëve të tij. Romuli betohej për heshtën e tij. Në të gjitha besimet e lashta, shigjeta ishte arma me të cilën Perënditë dënonin njerëzit, si Zeusi dodonas, Athina, Artemisi, Apolloni, Rudra indiane, perëndia egjiptiane Sikhmet,etj . Sipas shkrimeve të Kuranit (V.3) në Babiloninë e lashtë, shigjeta përdorej nga orakujt për të parashikuar fatin dhe ishtë simbol i pushtetit dhe mbretërimit. Në fig.1, (poshtë) shigjeta në gurvarr është përdorur pikërish si simbol besimtar . Trekëndëshi, gjysëm-hëna dhe ylli brënda saj në formën e topthit, dëshmojnë besimin hënor të Kartagjenasve. Poshtë është Perëndesha hënore Tanit.

Dardania e pazbuluar (pjesa 2)

Rëndësia e veçantë e shigjetës dhe heshtës, për bashkësitë fisnore dhe mbretëritë, diktohej nga fakti se, që nga periudha e gurit e deri në kohën kur filluan të përdoren armët e zjarrit (shk 12-të, Dinastia Song), ishtë ARMA kryesore goditëse në largësi, gjatë gjuetisë dhe luftimeve. Sidomos me zbulimin e metaleve, shigjeta dhe heshta u bënë mjete më praktike se sa gurët apo topuzët prej druri, të përdorura në zanafill. Sipas Homerit, armatimi kryesor i Grekëve në kohët e fundit ka qënë heshta së cilës në kohët heroike i vendosej një kokë metalike. (Hom. Il. 2; v. 320; Eustath.).

Duhet vënë në dukje se ngjarjet dhe emërtimet pellazge të lashtësisë, shkruesit latinë në Fjalorët historik, i kanë emërtuar “greke”. Rënditëm këtë biografi të shkurtër të shigjetës, për të kuptuar vëndin shumë të rëndësishëm që ka zënë në besimin e lashtë dhe arësyen, se përse mbretërit më të fuqishëm të mitologjisë, e kanë patur kultin apo emrin e saj dhe është nderuar si Perëndi. Sipas Mircea Eliadës: ”Emrat e shumë popujve në lashtësi ishin të perëndive të tyre” .

Më qënësë “dardha” nuk ka patur ndonjë kult, nxjerrim pëfundimin së emri Dardania dhe i dardanëve i pohuar nga Straboni, e ka origjinën nga emri i Mbretit Shigjetë (Dard) dhe ishte Orakulli i Zotit në atë vënd. Hahni e pohoi këtë fakt , si nga ana gjuhësore edhe mitike dhe nuk e kuptoj se, përse e lidhi emrin e Dardanisë dhe banorëve të saj me pemën e dardhës.

Në veprën e tij “Studime shqipetare” Hahni shkruan : “Jemi të mendimit që kuptimi i vërtetë i emnave të fiseve të sigunëve (Herodoti, V,9) dardanasve , kuretëve, kuiriteve, samnitëve dhe sabinëve vjen nga arma kryesore e tyre. Kjo fjalë (Dard-an) nga tingulli i ngjan fjalës italiane, spanjolle « dard » dhe angleze « dart » : « heshtë ».

Një fakt tjetër është emri Gjetë, i një prej fiseve dardano-ilire. Ky emër, sikurse edhe i shumë emërtimeve të fiseve të gadishullit Pellazgjik, gjen kuptimin vetëm në gjuhën shqipe dhe është forma e shkurtuar e emrit “shigjetë”. “Armët më të preferuara të Herkulit, ashtu si tek Gjetët, ishin harku dhe shigjetat- pohon studiuesi francez Eduard Shnajder- Gjet vjen nga “shgjet”, që në shqip bën shigjet, prandaj ato popuj (skithët dhe gjetët-shën im) ishin pellazg”. Kur flasim për fiset e Gjetëve, këtu futen edhe fiset Dake. Gur-varrë ilire në Bosnjë .mbreteria-dardane

Simboli i zik-zakut, i rrethit dhe dora , dëshmojnë besimin hënor të popullsisë. Harku me shigjetë (djathtas lart), i përdorur këtu si simbol besimtar dhe fustanella shqipetare, tregon përkatsinë fisnore dardane . Historiani latin i shk 3 pK, Marcus Junianus Justinus në vëprën ë tij (Epitome of Pompeius Trogus) shkruan :» Dakët janë pasardhës të Getëve”. Constantin C. Giurescu (Formarea poporului român.) duke u mbështetur tek trashëgimia gjuhësore, pohon se ”Ata (Dakët dhe Gjetët) janë dy emra të të njëjtit popull […] të ndarë në një numër të madh fisesh”.

Që Gjetodakët janë fise dardane e dëshmon edhe qeleshja në monedhën e prodhuar në Daki.(fig.2 lartë) Përdorimi i emrit “dakë” dhë përfshirja e të gjitha fiseve veriore ballkanike nën ëmrin “ilir”, besoj se është pasojë e administratës romake , e cile donte ta fshinte emrimin “dardan” nga dokumentet e tyre , për telashet e mëdha që u kishin shkaktuar këto fise , sidomos nën udhëheqjen e Burebistrës. Faktet e mësipërme mbi emrin “dard=shigjetë”, mbështeten edhe nga mitet, sipas të cilave, shpikës i harkut mbahet Apolloni Ipeboreal figura e të cilit lidhet me vëndin e Ipeborealëve, që sipas përshkrimit të Strabonit (Geografia, 11, 6, 2), ndodhet pikërisht në zonën gjeografike të Dardanisë së lashtë . Për të mbështetur mendimin tonë për emrin e Mbretit- shigjetë (Dard), që krijoi bashkësinë e parë të organizuar të fiseve dhe të prftërinjve fat-thënës, emrin e të cilit e trashëgoi krahina e Dardanisë dhe shqipetarët e Kosovës, do të lidhim disa fakte të zbuluara në fushën e historisë, gjuhësisë dhe miteve më të hershme.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *