Lajme

Daka: Gjithçka gati për zgjedhjet lokale, rezultatet do të publikohen shpejtë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se tanimë gjithçka është gati për zgjedhjet lokale 2017

“Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Materialet janë gati, ato që nga ora 9:00 e mëngjesit kanë filluar të shpërndahen nëpër Kosovë”, ka thënë Daka për Klan Kosova.

Ajo tutje ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve askush nuk do të mund të votojë pa dokumente të Kosovës.

“Gjithkush mund të votojë nëse është në listë, me çfarëdo dokumenti, por kjo vetëm edhet këtë herë. Pas këtyre zgjedhjeve më askush nuk do të mund të votojë me asnjë dokument tjetër përpos atij të Kosovës”, tha Daka duke shtuar se janë kujdesur që këtë herë ta bëjnë sa më shpejtë publikimin e rezultateve.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *