Lajme

Daçiq në Kombet e Bashkuara flet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se arritja e një zgjidhjeje për çështjen e Republikës së Kosovës është prioritet kombëtar për Serbinë

Këto deklarime shefi i diplomacisë serbe i ka bërë gjatë një seance që është mbajtur për nder të përvjetorit të lindjes së Nelson Mandelas në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndër të tjera Daçiq ka thënë se Serbia është pro mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Kosova dhe Serbia janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare përmes dialogut në Bruksel.

Dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, e kanë propozuar korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Gjermania e Britania e Madhe dhe gjithashtu edhe nga faktori politik në Kosovë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *