Lajme

Daçiq: I kërkova Sekretarit Amerikan të Shtetit “një kombinim” për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka marrë guximin të e ‘këshillojë’ Serkretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se cilët drejtues të SHBA’ve duhet marrë mbi supe ndryshimet në politikën e jashtme të këtij shteti

“I tërhoqa vëmendjen në atë se ndryshimet në politikën amerikane duhet të i bëjnë vetëm presidenti, zëvendës-presidenti dhe ministri i jashtëm, duke marrë parasysh që përfaqësuesit e establishmentit të vjetër nuk mund t’a bëjnë këtë, sepse e mbrojnë politikën e tyre të viteve 1990”, ka thënë Dacic për bisedën e shkurtër me Tillerson në mbledhjen e këshillit të ministrave të OSBE’së në Vjenë, transmeton Gazeta Metro.net.

Dacic i ka thënë Tillersonit se është e nevojshme të arrihen marrëveshje strategjike, dhe se Serbia është e gatshme të bisedojë më administratën e re amerikane, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Dacic i ka kërkuar SHBA’ve të gjejnë interesat e përbashkëta. Ai thotë se i ka kërkuar Tillersonit të shikohet mundësia të gjendet, “një kombinim fitues në të cilin do të gjendeshin interesa të përbashkëta, në mënyrë që të gjendet zgjidhja afatgjatë për disa probleme të regjion, siç është Kosova”.

Ai ka thënë se takimi ishte hapje e dyerve që në fillim të vitit të ardhshëm të zhvillohet një takim dypalësh me të”, ka thënë Dacic, sipas njoftimit të ministrisë së tij.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *