Sport

C’po ndodh me Kristiano Ronaldon? Vetëm 4 gola në 17 ndeshje, portugezi yll në shuarje

Lojtari më i mirë në botë për vitin 2017, një nga më të mirët e historisë së topkëmbës, Kristiano Ronaldo, ka startin më të dobët në një sezon futbollistik që prej 9 vjetësh

Duket e pabesueshme, por statistikat e tregojnë Ronaldon një yll në shuarje. Sipas mediave spanjolle dhe analistëve të ndryshëm, Ronaldo po kalon sezonin më të dobët në La Liga që kur u transferua te Real Madridi në verën e 2009 nga Mancester Junajtid. “17 ndeshje – 4 gola, Kristiano Ronaldo po kalon sezonin më të dobët në La Liga me fanelën e Los Blancos që nga viti 2009, kur u transferua në Spanjë nga “Djajtë e Kuq”, shkruajnë mediat spanjolle.

Duket e vështirë të kapërdihet një situatë e tillë për sulmuesin më të mirë në botë deri para pak javësh, por gjërat nuk po shkojnë mirë për portugezin. Sipas “Squaëka”, Ronaldo ka më shumë goditje për ndeshje (6.5) se çdo lojtarë tjetër në top pesë ligat evropiane këtë sezon, por ka realizuar vetëm katër gola – dëshmia më e mirë se portugezi nuk është në formën më të mirën.

Për dallim nga La Liga, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka treguar një tjetër fytyrë në Champions League. Pas gjashtë ndeshjeve, portugezi është golashënuesi më i mirë me nëntë finalizime. Në Champions i shkëlqyer, në La Liga i dështuar, vallë cfarë po ndodh kështu me Kristiano Ronaldon?

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *