Lajme, Lajmi kryesor

Copëtohen Turqia, Arabia, Iraku dhe Irani: Takimi i fshehtë i 5 fuqive në janar dhe harta që po trondit botën

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe sidomos ai në Siri kanë rikthyer në vëmendjen e mediave dhe publikut një hartë të planit për rindarjen e shteteve në këtë rajon

I quajtur “Plani i Madh për Lindjen e Mesme” ai parashikon ndarjen e Irakut në dy pjesë. Njëra pjesë do të quhet Irakut Sunit dhe tjetra Iraku Shiit, shkruan Albeu.com.

Por, ndryshimi më i madh ka të bëjë me krijimin e një shtetit kurd mes Turqisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë duke marrë copa toke nga të katërta këto shtete.

Po ashtu, plani në fjalë parashikon një zgjerim të Jordasinë në drejtim të Arabisë Saudite dhe ndarje të kësaj të fundit në dy shtete. Njëri shtet është ai i sauditëve dhe tjetri Toka e Shenjtë Islame me Mekën dhe Medinën, dy qytetet e shenjta të fesë Islame.

Plani parashikon edhe një ndarje të Iranit duke i dhënë një pjesë toke shtetit të ri kurd dhe një pjesë tjetër Azerbajxhanit, i cili zgjerohet po ashtu si edhe Armenia, shkruan Albeu.com.

Harta në fjalë filloi të qarkullonte në fillim të viteve ’90 duke shqetësuar mjaft vende të Lindjes së Mesme.

Ka shumë prej studiuesve në botë që besojnë se i gjithë konflikti në këtë zonë po ndodh pikërisht për të implementuar këtë hartë.

Krahas atyre që e kanë marrë seriozisht, shumë të tjerë kanë qeshur me këtë hartë për vite me radhë, por një takim në janar i pesë shteteve të fuqishme e ka rikthyer riformatimin e Lindjes së Mesme në vëmendjen e publikut dhe medias botërore.

Përfaqësuesit nga SHBA, Britania, Franca, Arabia Saudite dhe Jordania raportohen se patën një takim me dyer të mbyllura në Uashington për të hartuar strategjinë e tyre të re për Lindjen e Mesme.

Ankaraja është e alarmuar nga raporti që përmban planin sekret për riformatimin e rajonit dhe rishpërndarjen e zonës së influencave.

Informacioni rreth takimit të 11 janarit, i quajtur “Rrjedhja siriane”, u botua nga një grup gazetarësh francezë bazuar në shënimet e shkruara të bëra nga ambasadori britanik që morën pjesë në takim, raportoi “Sputnik International”.

Rindezja e zjarrin të Siri me futjen e Turqisë në luftë kundër kurdve si edhe një gjuhë lufte mes Iranit dhe Izraelit duket se paralajmërojnë fazën finale të riformatimit të rajonit në fjalë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *