Lajme, Lajmi kryesor

Çitaku, Daçiqit: Historia nuk kthehet prapa

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshoj

Çitaku po ashtu në këtë mbledhje e cila është duke u mbajtur, ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe se siç deklaroi Çitaku, Kosova tashmë është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni paqeruajtës i UNMIK-ut, nuk është i vlefshëm më, raporton “Zeri.info”.

Ambasadorja Çitaku po ashtu, kërkoi nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi që sipas saj, kjo është humbje kohe.

Një pjesë të deklaratës së ambasadores Çitaku:

Qindra mijëra refugjat dhe qindra të tjerë që janë zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre, por kishin shumë më shumë se sa shpresë, kishin ndihmën tuaj dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

Ky vend për ne është shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ta parë për ta keqpërdorur me gjëra të cilat nuk janë të vërteta…. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe kjo nuk o të ndryshoj kurrë dhe për këtë është paguar mjaftë shumë…. ne e dimë që në do të vazhdojmë dhe do të kemi sfida… historia nuk do të kthehet prapa.

Dhe ne nuk do të heqim dorë të që jemi pjesë e vendeve anëtare të botës dhe ne nuk po kërkojmë më shumë vetëm se të jemi të barabartë me shtetet e tjera….. UNMIK-u nuk është mision paqeruajtës. Kosova është e pavarur dhe e sigurt. A nuk i ka kaluar ky mandat që një vit… Në më pak se 6 muaj Kosova organizoi edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale.

Dalja ka qenë shumë e madhe në komunat e banuara me serbë. Ne nuk po heqim dorë dhe besojë që shumë shpejt Kosova do ta ketë fitoren…Kjo nuk do të ishte fitore ndaj Serbisë, por fitore ndaj të drejtës që i takon. Armata e Kosovës do të jetë një ushtri moderne. Dua të ju risigurojë se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodhë kur nuk pajtohemi me njëri tjetrin.

Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për kompromis

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, se Serbia është e gatshme për zgjidhej kompromisi, por Prishtina sipas tij nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ka bërë thirrje që pa vonesa të themelohet bashkësia e komunave serbe.

Daçiqi kërkoi që të mos ndryshohet mandati i UNMIK-ut dhe vlerësoi praninë e OKB-së me rëndësi për ndërtimin dhe avancimin e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe ndërtimin e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, deklaroi se iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun e brendshëm për Kosovën kontribuon për të qytetarët e rajonit.

Ai tha se marrëveshjet e arritura për dialogun në Bruksel ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk po zbatohen me shpejtësinë e duhur, sidomos lidhur me formimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ka ardhur koha për veprim në vend të justifikimit”, tha shefi i UNMIK-ut.

Duke folur për dialogun në Bruksel, Tanin tha se është i rëndësishëm normalizimi i mëtejmë i procesit, dhe se ky proces është i rëndësishëm për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

Shefi i UNMIK-ut, tha se rritja ekonomike, paqja dhe stabiliteti i rajonit varet nga marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve, duke shtuar se për këtë janë të vetëdijshëm edhe Prishtina dhe Beogradi.

Ai tha se përveç dialogut dhe nismave tjera diplomatike, është e nevojshme të punohet më tepër për ndriçimin e fatit të të pagjeturve dhe temave tjera me rëndësi për pajtim, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mbledhja e KS të OKB-së, ku është shqyrtuar raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë- UNMIK është mbajtur sot në Nju Jork.

Ai ka vlerësuar se dialogu Beograd- Prishtinë kërkon përkushtim më të fuqishëm. Guteres në raportin e rregullt tremujor për punën e UNMIK-ut nga data 16 korrik deri 15 tetor ka theksuar se ky mision ka punuar në ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *