Lifestyle

Çifti publikuan fotot e tyre të viteve 2007 – 2017, sot duken më të ri sesa para 10 viteve (foto)

Wendy Joseph, 29-vjeçe, ka shokuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të postuar të dashurit të saj Dan Hennessey, 30-vjeç, duke bërë krahasimin e tij se si dukej në vitin 2007 dhe si duket tani

Transformimi mbresëlënës i çiftit që 10 vite më parë dukeshin plotësisht ndryshe, sot ata kanë arritur t’ua rrëmbejnë zemrat 60 mijë personave që pëlqyen fotografitë e tyre, transmeton Telegrafi.

“Dallimi 10-vjeçar. Shikoni në anën e majtë – 2007, dhe djathtas – 2017. Dikur mbuloja fytyrën me flokë, kurse Dan rruhej një herë në javë. Por, tani publikojmë fotografi me rroba banjo nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Wendy.

Dallimi është drastik, kurse të gjithë po pajtohen që dyshja po duken shumë bukur. “Nga cila fontanë po pini ujë? A mos keni zbuluar ndonjë preparat për t’u rinuar?”, janë vetëm nga disa komentet e shumta në Instagram.

Dyshja madje janë bërë trajnerë të fitnesit në San Diego dhe çdo minutë bëjnë një jetë të shëndetshme.
Ata përveç se kanë arritur të transformojnë linjat e tyre trupore, çifti gjithashtu janë të shkolluar – Wendy ka masterin e përfunduar në Administratë Publike, derisa Dan ka diplomuar në fakultetin e kulturës fizike dhe ka licencë të nutricionistit.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *