Sport

Champions League/ Reali fiton me Dortmundin, eleminohet Napoli, Liverpuli siguron kreun

Real Madrid ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Borussia Dortmund, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Kampionet e Evropës, kane marre nje fitore te veshtire kunder gjermaneve në “Santiago Bernabeu.”
Golat për vendësit i shënuan Mayoral, Ronaldo dhe Vazquez, ndërsa për miqte të dy golat i shënoi Aubameyang.

Me golin e sotëm Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve dhe shënon 60 gola në këtë fazë, duke barazuar kështu Leo Messin.

​Manchester City është mposhtur me shifrat 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, për të përfunduar fazën e grupeve si kryesues, ndërsa ukrainasit në vendin e dytë

Shakhtar Donetsk me kete fitore kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.

Golat për vendësit i shënuan Bernard dhe Ismail në pjesën e parë, ndërsa për Cityn shënoi Aguero nga penalltia.

Pas kësaj ndeshje, Manchester City mbetet lider në Grupin F me 15 pikë, tre më shumë se sa Shakhtar në vendin e dytë.

Napoli pas kësaj ndeshje ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, pasi renditet vetëm në vendin e tretë më 6 pikë, duke siguruar kalimin në Europa League.

Rezultatet e mbremjes se sotme te “Uefa Champions League”.

Porto 5-2 Monaco

Feyenoord 2-1 Napoli

Liverpool 7-0 Spartak Moscow

Maribor 1-1 Sevillia

Lepzing 1-2 Besikatas

Real Madrid 3-2 B. Dortmund

Shakhtar Donetsk 2-1 Manchester City

Tottenham 3-0 APOEL

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *