Lajme

Çfarë parasheh Strategjia për siguri e Serbisë rreth Kosovës

Sulmet e armatosura në Serbi në periudhën ardhshme janë të mundshme. Kështu shkruan në pjesë të Projekt strategjisë të sigurisë kombëtare të cilën e ka publikuar Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi

Nga nënvizime prej dokumentit, kërcënim për Serbinë përbëjnë edhe pavarësia e Kosovës, veprimi secesionist e terrorist, ekstremizmi etnik e fetar, transmeton Koha. net.

Në pjesë të dokumentit, të ciline përcjell telegrafi rs, theksohet se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovë, e cila, siç e cilëson Projekti.., është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën e KS-së të OKB-së 1244, dhe, konstaton ai, mu kjo situatë është problemi më i madh për stabilitetin dhe gjendjen e sigurisë në këto hapësira.

Sipas Projektit…, për shkak të vënies së kushteve të reja, Prishtina shumë herë ka ndërprerë negociatat me Beogradin, e kushti i fundit nga shumë sish është kërkesa që Kosova të bëhet anëtare e plotfuqishme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, .

“Këto akte të njëanshme të Prishtinës, moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, krimi i organizuar dhe terrorizmi, transformimi i FSK-së në Ushtri si dhe përkeqësimi situatës në krahinë, ja në kërcënim për sigurinë e Serbisë”, thuhet aty.

Në këtë dokument thuhet se kërcënim janë edhe sulmet separatiste në territorin Kosovës si dhe marrja e territorit, bashkëpunimi i grupeve kriminale e ekstremiste në Kosovë dhe nuk përjashtohet as kryengritja e armatosur.

Projekt strategjia e sigurisë kombëtare të cilën e ka publikuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë do të jetë ë diskutim publik deri më 15 maj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *