Lifestyle

Çfarë fshihet në thellësinë e Tokës?

Njeriu ende nuk ka zbuluar se nga se përbëhet brendësia e Tokës. Por nga një studim i fundit, shkencëtarët mendojnë se thellësia e planetit tonë përbëhet nga azoti i lëngshëm, gjë që do të shpjegonte edhe sasinë e madhe të tij në formë të gaztë në atmosferë

Sipas tyre, Toka është planeti i vetëm i njohur që ka një sasi kaq të lartë të azotit në atmosferë, ndërkohë që në thellësi mendohet se është në formën e një metali të lëngshëm.

Azoti që është prezent në ajër mund të vijë pikërisht nga shtresat e thella të planetit, ku mund të jetë i përzier edhe me të tjera metale në formë të lëngshme.

Njëri prej autorëve të studimit, Stewart McWilliams, sugjeron që azoti, i cili është në sasi më të lartë edhe se oksigjeni, mbërrin në një farë mënyre pikërisht nga brendësia e Tokës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *