Veton Surroi e fyen Hashim Thaçin, ia refuzon edhe dekoratën

Ish-Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës. Ka thënë se për këtë arsye refuzon dekoratën nga Presidenti

Veton Surroi e ka refuzuar dekoratën e ndarë për te nga Hashim Thaçi. Ka thënë se Presidenti i Kosovës është i pandershëm prandaj nuk e pranon të nderohet prej tij. E ka bërë përgjegjës Thaçin për dështimin e Shtetit.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

Veton Surroi e Hashim Thaçi pasluftës kishin pasur raporte të mira. Por, prej kohës kur Surroi mbeti jashtë Parlamentit kanë nisur hasmëritë ndërmjet tyre.

Surroi ka shkruar edhe libra për Presidentin e Republikës duke lëshuar akuza se e ka rrënuar Shtetin.

Albin Kurti: Në burgun e Lipjanit më treguan se Naser Makolli ishte fikur e ishte venitur porsi qiriu

Naser Makolli, ka qenë në Burgun e Lipjanit, në qelinë D7 atëherë kur ka vdekur më 4 prill të vitit 2017 – ai ishte personi i parë që e gjeti Astritin në qeli të shtrirë për tokë. Sipas Deklaratës së parë të Naser Makollit, ai ka thënë se u përpoq t’i jepte ndihmën e parë Astritit. Në ri-intervistim ai ndryshon deklaratën duke folur edhe për frikën që kishte nëse e merr policia në pyetje – kjo është e shënuar edhe në raportin e autopsisë së mjekëve të familjes

Ka deklarata kontradiktore lidhur me atë se kush ia ka hequr Astritit shishen nga goja dhe kush ia ka dhënë ndihmën e parë. Më tej, Naser Makolli, që duket të jetë dëshmitari kryesor i këtij rasti, gjendet edhe vetë i vdekur në burg të Lipjanit me 4 prill 2017!

Unë që isha pesë javë tash në dhjetor në burg të Lipjanit në qelinë D17, në D7 ka qenë Naser Makolli, dhe, nga të burgosurit aty kam mësuar se ai është fikur e është venitur porsi qiriu, duke humbur peshë ditë pas dite, derisa një ditë vdes. Dhe, është e çuditshme se si ai vazhdimisht ka marrur medikamente për probleme me lukth e në fund ka vdekur nga zemra, nga infarkti, përkatësisht nga pëlcitja e aortës. Vetëm 10 ditë pasi që vdes Naser Makolli, Zyra e Kryeministrit të Kosovës pat kthyer përgjigje zyrtarisht se refuzon kërkesën e familjes për hetim ndërkombëtar. Këtë përgjigje Zyra e Kryeministrit ia kthen fillimisht Ministrisë së Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, më tej, në datën 3 maj 2017, ia kthen edhe avokatit Tomë Gashit.

Mungesa e hetimit të pavarur, edhe sot e kësaj dite, është pengim i vazhdueshëm i hetimit dhe obstruksion i vazhdueshëm i drejtësisë, ka thënë Kurti.

Vendet e Kuintit mirëpresin tërheqjen e liderëve nga shfuqizimi i Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit i mirëpresin deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë të Kosovës dhe zotimet e tyre se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale)

“Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre, kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për t’u integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën ua ka dërguar mediave Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Shtetet e Kuintit patën reaguar ashpër pas një nisme të 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Gjykatën Speciale për krime lufte), e cila nuk ishte kundërshtuar as nga liderët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Tërheqja e liderëve nga nisma kundër Gjykatës Speciale pasoi reagimet ndërkombëtare dhe paralajmërimet për pasoja të ashpra ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta shfuqizojnë këtë gjykatë, si një prej obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës.

Jam shtatzënë me shokun e klasës, po e morën vesh vëllezërit…

Jam shtatzëne me shokun e klasës. Gjimnazi ku shkojmë në është në një qytet të vogël dhe këtu të martojnë direkt. Ta dinë vëllezërit e mi, më vrasin

-E dashur si fillim të falënderoj që më ke shkruar. Më duhet të të them se situata jote është serioze. Je ende në gjimnaz dhe je shtatzënë. Nuk di se çfarë ndjen ti, por ajo që referon si problemin më madhor është frika që ke mbi reagimin e vëllezërve të tu nëse e marrin vesh të vërtetën. Përmend edhe martesën… Të lutem bëhu koshiente për atë që po ndodh brenda dhe jashtë teje në këto momente.

Ardhja në jetë e një fëmije nuk duhej të ishte një gjë rastësore, ndodhi dhe kaq, por duke qenë se kjo situatë nuk ka më kthim mbrapsht atëherë duhet ti bësh vetes disa pyetje thelbësore si për shembull: A e dashuron ti djalin nga i cili pret një fëmijë? Familja duhet të informohet në lidhje me shtatzëninë, duhet të jesh ti personi që duhet t’jua thuash. Kërko ndihmën e nënës më parë, jepu të gjithë argumentet për t’i bindur se je gati për një vendim kaq madhor, për t’u bërë nënë, por edhe nëse nuk je gati kërko ndihmën dhe mbështetjen e tyre pasi ti dëshiron t’ja dalësh.

Martesa kalon në vend të dytë për nga rëndësia në momentin kur pritet të vijë në jetë një fëmijë. Po shoku yt i klasës çfarë mendon në lidhje me shtatzëninë tënde? A të do ty ai? A e dëshiron këtë fëmijë? Duhet të bëheni bashkë dhe të mbështesni njëri tjetrin, më pas duhet të përpiqeni që edhe familjet tuaja ta pranojnë këtë situatë.

Sigurisht që nuk është e thjeshtë edhe reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet, por kalimi i kohës nuk ndihmon, shtatzënia nuk mund të fshihet, përkundrazi me kalimin e kohës do të bëhet e dukshme për të gjithë. Duhet të tregosh shumë kujdes dhe të mos neglizhosh as vizitën tek një mjeke gjinekologe, pasi për shkak edhe të moshës tënde të vogël rreziqet mund të jenë të shumta.

“Alienët tek Brryli. Flet djali që i fotografoi!”

Analisti Lutfi Dervishi, i njohur veç të tjerave për sarkazmën në rrjetet sociale, nuk ka lënë pa ironizuar titujt e portaleve

Përmes një statusi në Facebook, profesori i gazetarisë komenton se çfarë titujsh qesharakë vendosen për të fituar audiencë.

“Në kërkim të klikimeve, portalet, çdo ditë të muajt, çdo orë të ditës dhe çdo minutë të orës konkurrojnë me njëra – tjetrën me tituj si….

1. Ja si të bëhesh milioner pa punuar asnjë ditë…

2. Kura e fshehur 2000 vjeçare që shëron kancerin!

3. Si t’a kuptoni që ai/ajo mendon për ty.

4. Nuk do ta besoni kur të shikoni këtë video!

5. Si të dobesohesh duke ngrënë atë që do!

6. Ju mund të komunikoni me të dashurit tuaj edhe pas… vdekjes

7. Historia befasuese – sekreti që të jetosh mbi 100 vjeç

8. Horoskopi që tregon me saktësi të ardhmen.

9. Si t’i zbardhni dhëmbët pa i larë asnjëherë!

10. Ja pse njeriu ka vetëm një kokë…!

11. Gjendet shtëpia e Krishtit…

12. Alienët tek Brryli. Flet djali që i fotografoi.

13. Si ta kuptoni që keni përballë burrin/gruan e jetës!

14. Studimi fundit: duhani nuk të dëmton mushkrinë.

15. A parashikon facebook të ardhmen tuaj? Studimet thonë po.

16. Nelson Mandela me origjine shqiptare. Flet njeriu i afërt.

17. I vdekuri nuk pranon të varroset.

18. Këngëtarja tregohet e guximshme. Pa të brendshme në mes të …Parisit!

19. Kthehet në shtëpi dhe nuk do ta besoni çfarë gjen…

20. 10 mënyrat si të ndizni shkrepsen!” shkruan Dervishi.

Statusi i tij vijon të ngelet aktual duke parë “luftën” për klikime që çdo ditë bëhet më intensive dhe abuzive.

Futbollistja e kombëtares shqiptare po manitë të gjithë me bukurinë e saj (foto)

Të jesh futbolliste nuk shihet si një profesion shumë i mirë në Shqipëri, teksa paragjykimet janë të shumta. Gjithsesi me kalimin e viteve gjërat kanë ndryshuar, teksa janë krijuar shumë klube futbollit, madje organizohet edhe një kampionat ashtu si edhe meshkujt

Njëra prej tyre përveç se di të luajë me topin në fushat e blerta, është dhe një femër shumë e bukur.

Po flasim për futbollisten shkodrane Erida Bajrakurtaj, e cila fare mirë mund të zgjedhë dhe profesionin e modelingut.

Bukuroshja shkodrane ka postuar shumë foto mjaft artistike, duke treguar dhe format e saj shumë perfekte. Padyshim nëse do të organizohet një konkurs bukurie në futboll, ajo do ta fitonte.

Erida Bajrakurtaj është kapitenia e vajzave te Vllaznia dhe një nga lojtaret më të dalluara të këtij ekipi.

Agjenti i CIA: Harxhuam miliona, ja për çfarë e morëm Kosovën…(video)

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë. Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën”,- rrëfen ai.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”,- thotë Baer.

Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje.

“Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”,- ka thënë Baer.

Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë.

I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale!

Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”.

Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika?

“Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”,- rrëfen ai.

Kryepolici serb: Duam ta hetojmë me Policinë e Kosovës vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebiq, në një intervistë për televizionin publik serb, ka konfirmuar se vetura nga e cila dyshohet se është shtënë në Oliver Ivanoviqin, ka qenë pronë e një serbi në Austri, i cili tashmë ka vdekur

“Këto informacione janë të sakta, i kemi marrë nga policia austriake. Kjo veturë është shitur disa herë dhe ne po provojmë të mësojmë se kush është blerësi i fundit i kësaj veture”, ka thënë Drejtori i Policisë së Serbisë.

Ai ka theksuar se disa herë e ka kontaktuar shefin e EULEX-it dhe UNMIK-un për t’u bërë thirrje “që të na japin të dhëna me kërkesën që organet serbe të përfshihen në hetime, por ende s’ka përgjigje”.

“E kam përsëritur kërkesën që bashkë me Policinë e Kosovës të marrim pjesë në fazën e parahetimeve dhe të hetimeve”, ka thënë Rebiq.

Sipas tij, autoritetet serbe kanë disa njohuri që tregojnë për ekzekutuesit e mundshëm të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Ne kemi informacion lidhur me pronarin e këtij automjeti dhe jemi duke u përpjekur të mbledhim informacione të tjera. Nuk mund të tregoj më shumë detaje pasi do të rrezikohet hetimi”, ka thënë drejtori i Policisë serbe.

Ai ka thënë se Ministria e Brendshme dhe BIA janë duke mbledhur informata dhe prova që do të çojnë deri te kryesit e veprës dhe autorët e këtij krimi.

“Unë besoj në policinë serbe dhe në BIA, në sajë të burimeve njerëzore dhe materiale ne do të jemi në gjendje të gjejmë kryesin dhe atë që e ka urdhëruar këtë vrasje”, ka përfunduar Rebiq. Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës në Mitrovicën veriore.

Rrëfim: Bëj seks me kolegun e punës, por problemi është …

Një vajzë 18 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me kolegun e saj të punës, që është 32 vjet dhe është në lidhje me një vajzë

Vajza thotë se atyre u pëlqen shumë njëri tjetri, por ai nuk ndahet nga e dashura e tij që të jetë me të, andaj nuk e di çka të bëjë.

Rrëfimi i plotë i saj:

Pas festës për Krishtlindje me firmën ku punoj, unë më në fund bëra seks me djalin që kisha ëndërruar prej vitesh.

Unë jam 18 vjet, ai 32 por mosha nuk është problemi që më shqetëson. Unë gjithmonë kam qenë shumë i matur për moshën time dhe ndihem shumë më e barabartë me të se sa me kolegët tjerë të punës.

Ai punon në një pjesë tjetër të ndërtesës në firmën kur punojmë bashkë, por e kam parë duke më shikuar në lift.

Ai është shumë i pashëm, biond dhe me trup të tonifikuar, ëndrra e çdo vajze. Unë u entuziazmova kur e kuptova që po i interesoja.

Ne kemi folur dhe kemi dalë disa herë bashkë për pije. Ai e ka pranuar se ka të dashur që është e moshës së tij dhe se janë bashkë prej 5 vitesh. Ai më tha se do ta tradhtonte më herët por unë isha e kujdesshme.

Ai më ftoi disa herë në banesën e tij por unë kam rezistuar, deri në mbrëmjen për festën e Krishtlindjeve.

Ishte një natë e mrekullueshme dhe argëtuese, por u përfshi edhe alkooli. Unë përfundova duke bërë një vallëzim të ngadalshëm me të dhe gjërat mes nesh u nxehën.

Ai kishte taksin për të shkuar në banesë dhe ishte shumë këmbëngulës që të shkoja me të.

Seksi ishte i çmendur dhe mendoj se të dy ne kishim pritur aq gjatë për ta bërë atë. Në mëngjes ai më tha se kishte pasur një natë të mrekullueshme dhe se dëshironte të më shihte përsëri.

Por ai ka të dashur. Ai thotë se mes tyre pothuajse ka përfunduar por një shoqe e imja i njeh dhe thotë se janë bashkë.

Unë vërtetë dua ta shoh atë sërish dhe nga mesazhet e tij e di se sa shumë më dëshiron ai, por unë nuk e di nëse duhet të vazhdoj me të derisa ai vazhdon të jetë me të dashurën e tij.

E di se do ta urrej veten për këtë që po më ndodh.

Përgjigja e psikologes:

Beso në instinktet tua, përpara se ta gjesh sërish veten në shtratin e tij dhe më pas të mos e pëlqesh veten që e ke ndarë atë nga e dashura.

Shpresoj që po përdor mbrojtje dhe që shpejt ta përfundosh këtë e të mos përfundosh me dhembje më të madhe.

Thuaj se të pëlqen shumë ai por që mund të të thërras vetëm kur të jetë i lirë.

Nëse ai të do ashtu siç thotë, ai do ta lë të dashurën dhe do të jetë me ty. Nëse ai vetëm po mundohet që të të ketë kur të dojë, do të qëndrojë me atë./BS/

Qeveria me 200 këshilltarë!

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrat e tij do t’i kenë në dispozicion rreth 200 këshilltarë.
Haradinaj u ka gjetur punë 16 këshilltarëve në kabinetin e tij, përderisa njëri nga ministrat e tij në kabinet tashmë i ka “rehatuar” 7 këshilltarë politikë dhe dy asistente ekzekutive, shkruan ‘Zëri’

Nga 7 deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit sillet në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në ueb-faqen e këtij dikasteri qeveritar tashmë ka publikuar emrat e 7 këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.

Përveç numrit të madh të ministrive, Qeveria e Kosovës pritet t’i ketë rreth 50 zëvendësministra, të cilët po ashtu kanë të drejtë të emërojnë asistentë. /Zëri/