Franca në finalen e madhe

Gjelat e kanë mposhtur Belgjikën më rezultat 1-0 për të kaluar në finale të Rusia 2018. Golin e vetëm për francezët e shënoi Umtiti në minutën e 50’të. Franca është në finale pas 12 viteve

Franca dhe Belgjika nuk kanë shënuar gola në pjesën e parë të takimit edhe pse kishte një ndeshje shumë të barabartë sidomos me aksione. Megjithatë, francezët u treguan më të mirë në goditje në drejtim të portës dhe ishin afër për të shënuar golin e parë.

Rastin më të mirë Franca e pati në minutën e 38 ku Pavard u gjend ballë për ballë me portierin e Courtois por ky i fundit bëri një pritje përfekte. Nga ana tjetër, nga skuadra belge rastin më të mirë e pati Alderëield por prapë ishte portieri Hugo Lloris që tregojë vlerat e tij duke bërë një pritje fenomenale. Përndryshe gjatë pjesës së parë, Belgjika kishte më shumë posedim se sa Franca.

Pjesa e dytë fillojë shumë më mirë për Francën. Pas ekzekutimit te një goditje nga këndi me së miri u gjend Umtiti që shënoi në minutën e 50’të. Franca kishte një mundësi të mirë për të shënuar edhe në minutën e 56 me Giroud por për pak shpëtoi Courtois.

Belgjika fillojë sulmet e pareshtura deri në minutën e 70’të por më se afërmi për të barazuar De Bryene që nuk reagojë si duhet. Hazard u duk se u faulua në minutën e 81’të, por për çudinë e të gjithëve nuk akordohet faul për Belgjikën.

Belgjika tentoi disa herë të shënoi por trajneri Diedier Deschamps bëri disa zëvendësime taktike duke përforcuar mesfushën. Kante shkaktoi një faul jashtë zonës në minutën e 87’të ku De Bruyne ku u krijua një tollovi në zonë por u spastrua nga Pavon, që sonte ishte në një formë shumë të mirë.

Lukaku e humbi një top të mirë në minutën e 88’të kur krosoi De Bruyne i cili përfundoi jashtë.
Griezmann e pati një miundësi të mirë në minutën e 93’të por nuk shënoi. Tolisso e humbi mundësinë ideale për gol në minutën e 5 të lojës shtesë.

Ndërkohë belgët në gjashtë minutat shtesë nuk arritën që të shënonin gol, madje shkaktuan edhe disa ndërhyrje në lojtarët francez që bënë që minutat të kalojnë, sidomos në Mbappe. Kështu Franca kalon në finale të një Botërori pas 12 viteve, ku kishte humbur në finalen e vitit 2006 kundër Italisë.

Zyrtare: Ronaldo vishet bardh e zi për 105 milionë euro

Tani është zyrtare. Cristano Ronaldo është një lojtar i Juventusit. Zyrtarizimi është bërë nga Real Madrid, nëpërmjet një komunikate zyrtare

“Real Madrid komunikon qe, duke respektuar vullnetin dhe kerkesen e shprehur nga Cristiano Ronaldo, ka vendosur kalimin e tij tek Juventus. Sot Real Madrid kerkon qe te shprehe falenderimin e saj per nje lojtar qe ka treguar se eshte me i miri ne bote dhe ka shenuar nje nga epokat me brilante te historise se klubit tone dhe te futbollit boteror.

Me shume sesa titujt e fituar, te trofeve te ngritur dhe te triumfeve te marre ne fushe, Cristiano ka qene nje shembull perkushtimi, pune, pergjegjesie dhe talenti. U be golashenuesi me i mire i Real me 451 gola ne 438 ndeshje.

Ne total ka fituar 16 tituj me klubin dhe individualisht ka fituar 4 Topa te Arte dhe 3 Kepuca te Arta.
Per Real Madridin, Cristiano do te jete gjithmonje nje nga simbolet me te medha dhe nje pike referimi per gjenderatat e ardhshme. Kjo do te jete gjithmone shtepia e tij”, thuhet ne komunikaten e Real Madrid.

Juventusi do të paguajë 105 milionë euro për blerjen e Ronaldos, ndërsa pritet që ky i fundit të përfitojë 30 milionë euro në vit si pagë.

Brazili i vogël përballë Belgjikës

Merr fund aventura e Kombëtares së Brazilit në këtë kampionat Botëror duke u eleminuar që në fazën e çerekfinaleve nga përfaqësuesja e Belgjikës

Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën e drejtuar nga Martinez, që zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë duke eleminuar në këtë fazë një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës.

Belgjika triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1 në sfidën e zhvilluar në “Kazan Arena”, ku i pari që i dha epërsinë belgëve ishte Kompani që goditi me kokë brenda zonës dhe topi përfundoi në rrjetë pas një devijimi të Fernandinjos në minutën e 13-të.

Goli i dytë do të vinte në minutën e 31-të ku protagonist ishte mesfushori i talentuar, Kevin De Bryne që realizoi një gol spektakolar nga distanca që nuk i dha asnjë mundësi Allison të reagonte duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Brazili ishte më këmbëngulës për të gjetur golat, por që mundi të shënonte vetëm njëherë me anë të Augustos në minutën e 76-të që realizoi mjaft bukur me kokë pas një asisi perfekt të dhuruar nga Kutinjo.

“Seleçao” u mundua që në minutat në vijim për të gjetur golin e barazimit, por e kishte të pamundur për të depërutar në mbrojtjen belge, duke u mundur me shifrat 2-1 që i nxorri përfundimisht nga Kampionati Botëror.

Ndërkohë, Belgjika rikonfirmoi edhe njëherë që janë një nga surprizat më të bukura të këtij Botërori dhe në sfidën e fazës së gjysmëfinaleve do të përballet me Francën.

Prishtina deklasoi ekipin nga Gjibraltari

Bardhekaltrit e deklasuan me rezultat 5:0 FC Europa. Prishtina tani përgatitet për takimin e radhës, kundër Fola nga Luksembugu. ndeshja e parë luhet me 12 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit pas një jave

Prishtina kualifikohet në rrethin tjetër të Europa League në futboll. Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, pa asnjë problem e mundi me rezultat të thellë 5:0 FC Europa nga Gjibraltari, në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me 1:1 dhe Prishtina kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:1. Në 45 minutat e parë gjithçka u qartësua kur Prishtina udhëhoqi me rezultat 3:0. Në minutën e 9-të, penallti për Prishtinën, pasi u pengua Khalid Abdul Basit, të cilën e shndërroi në gol kapiteni Armend Dallku.

Mankenda me dinakërinë dhe nga distanca rreth 20 metra thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 14-të.
Dy golat e hershëm i dhanë edhe më shumë motiv prishtinasve, të cilët administruan lojën pa problem dhe thelluan epërsinë (3:0), duke iu falënderuar Dallkut, që ishte i saktë nga penalltia.

Prishtina u tregua shumë e fortë në mbrojtje dhe në të gjitha repartet tjera, duke mos lejuar rivalin që të jetë i rrezikshëm. FC Europa nuk ishte rival i barabartë dhe në asnjë moment nuk kishte forcë që t’i kundërvihet lojës së bardhekaltër.

Kapiteni Dallku me bashkëlojtarë ishin jashtëzakonisht të mirë, duke kënaqur me lojë edhe tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Adem Jashari”.

Në pjesën e dytë, Prishtina luajti me ritëm sikurse në pjesën e parë. Në minutën e 59-të, Ahmed Januzi shënoi për 4:0, duke shuar të gjitha shpresat e rivalit.

Në minutën e 75-të, Mërgim Pefqeli futet në lojë dhe tregoi paraqitje të mirë. Ai në minutën e 86-të, nga rreth 17 metra me një goditje të fortë thelloi fitoren në 5:0. Prishtina me lojë e rezultat e deklasoi ekipin nga Gjibraltari, Europa.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, gjithsesi se është i kanaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij dhe për fitoren bindëse. Prishtina tani përgatitet për takimin e radhës, kundër Fola nga Luksembugu. ndeshja e parë luhet me 12 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit pas një jave.

Pas Dritës nga Gjilani që ishte kualifikuar në rrethin eliminatorë të Champions League, tani është edhe Prishtina në Europa League. Ky është viti i dytë që skuadrat nga Ksoova marrin pjesë në garat evropiane dhe hera e parë që kualifikohen.

Eliminohet Zvicra

Zvicra diti të dhurojë spektakël në ndeshjen kundër Serbisë por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi që u eliminua nga Suedia në 1/8 e finales

Një ndeshje me një dominim total të Zvicrës por që nuk kishte asnjë rezultat. Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit është eliminuar nga Rusia 2018.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 me Suedinë që luajti më mirë por më vonë ishte Zvicra që e mori ne dorë ndeshjen.

Pas kësaj ishte Xhemajli në një rast ideal për Zvicrën por që nuk ja doli të shënojë në minutat e fundit të Botërorit.

Në pjesën e dytë prapë ishte Zvicra më e mirë dhe kishte po ashtu një mori rastesh për shënim por një kundërsulm i shpejt për Suedezët dhe sulmuesi i Leipzig, Forsberg u gjet mirë dhe goditja e tij e devijuar nga Akanji përfundon në rrjetë.

Zvicra vazhdojë me sulme në drejtim të portës se suedezeve dhe duke pasur mbrojtjen me të fortë në Botëror ata arritën që të kalojnë tutje me këtë rezultat minimal.

Belgjika dhe Japonia dhurojnë spektakël golash, Belgjika kualifikohet

Belgjika dhe Japonia kanë dhuruar një spektakël golash në ndeshjen Belgjikë – Japoni. Belgjika kishte hyrë në pjesën e parë kundër Japonisë si një superfavorit, por japonezët në asnjë moment në këtë ndeshje nuk treguan që kanë ardhur për turizëm në këtë ndeshje.

Belgët në pjesën e parë ishin më të mirë dhe shpesh kishin edhe posedimin, por asgjë konkrete nuk pati në sulm kurse japonezët ishin shumë më të mirë në kundërsulme.

Pjesa e parë përfundojë me rezultat 0-0. Në pjesën e dytë pamë krejtësisht një ndeshje tjetër. Japonezët e filluan shumë mirë këtë pjesë pasi që Genki Haraguchi në minutën e 48’të. Japonia dyfishoi epërsinë në minutën e 52 ku Takashi Inui shënoi një supergol nga rreth 22 metra largësui.

Pas golit të dytë Belgjika fillojë sulmet. Ishte Eden Hazard që goditi shtyllën fillimisht derisa Lukaku humbi një mundësi të mirë me kokë. Por, goli erdhi tek në minutën e 69’të Jan Vertonghen shënoi një gol të mirë me kokë.

Belgjika arriti që të barazoi përsëri me një gol me kokë, kësaj radhe shënoi Maurone Fellaini që ishte lojtari më i gjatë në këtë Botëror. Minutat e tjerë edhe Belgjika por edhe Japonia kishin raste për të kaluar në epërsi, por pa rezultat. Goli i epërsisë erdhi tek në minutën e 4 shtesë ku shënon Naser Chadli.

S’ka befasi, Brazili në çerekfinale

Brazili është kualifikuar në çerekfinale pasi që ka mposhtur Meksikën më rezultat 2-0

Brazili i ka kryer detyrat për mrekulli si në sulm ashtu edhe në mbrojtje për ta eliminuar nga Botërori Meksikën, e cila kishte bërë një befasi të këndshme këtë Botëror duke mposhtur kampionin që në fillim të kampionatit. Brazili ka dominuar në këtë takim, por Meksika ishte shumë e përgatitur në mbrojtje dhe në kundërsulme.

Pjesa e parë përfundojë më rezultat 0-0, me Coutinho, Paulinho dhe Neymar që sulmuan disa herë portën e Uchoa. Nga ana tjetër në pjesën e parë Carlos Vela ishte një lojtarë shumë më i mirë për Meksikën.

Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për Brazilin. Pas një depërtimi të William në krahun e majtë, ai pason shumë mirë në drejtim të dy sulmuesve por që më mirë aty gjendet Neymar që shënon nga afërsia për rezultat 1-0 në minutën e 51’të.

Pas golit të pësuar Meksika fillon të ngjallet në lojë por Brazili prapë ishin ata që disa herë rrezikuan portën e meksikanëve derisa në mbrojtje u treguan prapë shumë të mirë.

Brazili shënoi edhe golin e dytë në minutën e 88’të pas një depërtimi të mirë të Neymar e ku më se miri në zonë u gjend sulmuesi i Liverpool që shënoi golin e dytë. Pas këtij goli ra ritmi i ndeshjes derisa Meksika nuk tentoi më dhe sikur u dorëzua nga ndeshja.

Kështu Brazili kalon në çerekfinale dhe në mbrëmje do ta mësojë kundërshtarin e radhës që është nga çifti Belgjikë – Japoni.

Dramë portierësh, në fund shkon Kroacia

Danimarka ka humbur në llotarinë e penalltive kundër Kroacisë, derisa skandinavët kanë befasuar me rezultatin e fundit. Kroacia është skuadra e radhës e cila është në çerekfinale të Rusia 2018 pas penalltive

Danimarka e nisi furishëm pjesën e parë të takimit duke arritur që të shënonte që në pjesën e parë me Jorgensenn, por Kroacia reagojë shumë shpejt duke shënuar pas 3 minutave me Mandzukic. Por, kaq ishte nga pjesa e parë të cilën e dominuan kroatët.

Në pjesën e dytë shumë më të mirë ishin danezët. Madje ata arritën që ta godasin edhe shtyllën, derisa shumë pak pamë nga loja e kroatëve në pjesën e dytë.

Megjithatë, të dyja skuadrat u mbrojtën mirë dhe pas 90 minutave lojë nuk kishte fitues. Në vazhdime, Rebic bëri një kalim të mirë, por u pengua në zonën e 11 metërshit dhe u akordua penallti në minutën e 115 të takimit. Nga pika e bardh dështoi të shënoi Luka Modric duke shkuar ndeshja në penallti.

Në lotarinë e penalltive më të saktë ishin kroatët, por falë pritjeve të Subasic që priti tri penallti. Edhe Schmeichel priti 3 penallti, por një gjatë kohës se rregullt.

Për danezët humbën penalltitë Eriksen, Schoene dhe Joergensen, kurse Badelj dhe Pivaric nuk shënuan. Në fund Kroacia fitojë me rezultat 3-2 me penallti. Kroacia do të përballet me Rusinë në çerekfinale.

Rusia në çerekfinale, eliminon Spanjën

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Rusisë kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Botës, e cila zgjati plot 120 minuta, ndërsa pas penalltive ishin nikoqirët të cilët fituan me rezultat 4-3

Pjesa e parë e takimit u dominua nga spanjollët, të cilët rrezikuan më shumë dhe menaxhuan lojën, por të dyja kombëtaret arritën ta shënojnë nga një gol. E para që gjeti rrugën e golit ishte kombëtarja La Roja, ku në minutën e 12-të të ndeshjes pas në harkimi të Marco Asensios ishte mbrojtësi Sergey Ignashevich që shënoi në golin e tij për 1-0.

Megjithatë, rusët arritën të kthehen në lojë në minutën e 42-të, ku Artem Dzyuba shënoi nga pika e bardhë për 1-1 pasi më parë Gerard Pique luajti me dorë në zonë. Në pjesën e dytë, përsëri Spanja diktoi lojën dhe ishte më kërkuese për golin e fitores, për dallim nga Rusia që mbrohej dhe tentonte befasinë me kundërsulme.

Spanja kishte rast të mirë të gjente golin në minutën e 85-të, por portieri Igor Akinfeev priti dy goditje të njëpasnjëshme të Andres Iniestas dhe Iago Aspasit, ndërsa pas 90 minutave ndeshja përfundoi me barazim 1-1 dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në 15 minutat e parë të vazhdimeve ishte ekipi i Fernando Hierros që dominoi totalisht, por pa arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Dominimi zgjati edhe në 15 minutat e dytë të vazhdimeve, por Rusia u mbajt mirë dhe ndeshja pas 120 minutave lojë përfundoi me rezultat 1-1 dhe fituesi u desh të zgjidhet pas penalltive.

Në penallti më të saktë ishin rusët, të cilët arritën të shënojnë katër gjuajtjet e para, ndërsa Spanja humbi dy penallti me Koken dhe Aspasin.

Fituesi i këtij takimit, Spanja, do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Kroaci-Danimarkë, që zhvillohet sot (e diel) nga ora 20:00.

Cavani e çon në shtëpi Portugalinë e Ronaldos

Edinson Cavani me dy golat e tij e ka dërguar Uruguain në çerekfinale të Kupës së Botës në Rusi të shtunën. Uruguai e mposhti Portugalinë 2-1, me dy golat e sulmuesit të PSG-së

Uruguai e nisi furishëm takimin dhe një super bashkëveprim i dyshes sulmuese, Edinson Cavanit dhe Luis Suarezit solli golin e epërsisë për Kombëtaren nga Amerika e Jugut pas vetëm shtatë minutave lojë, raporton Gazeta Express.

Cavani shënoi me kokë për 1-0 pasi pranoi një super pasim nga Suarez. Një pjesë e parë e dominuar nga Portugalia në posedim dhe kontrollim të lojës u mbyll me epërsinë e Uruguait. Por, portugezët reaguan shpejt në pjesën e dytë dhe i barazuan shifrat përmes mbrojtësit Pepe, i cili shënoi me kokë nga afërsia, dhjetë minuta brenda pjesës së dytë.

Edinson Cavani ia ktheu rezultatin Uruguait kur kishin mbetur më pak se gjysmë ore lojë, duke shënuar në krahun e majtë të portierit me një goditje me efej.

Cristiano Ronaldo u përpoq ta frymëzojë Portugalinë drejt barazimit, por pa sukses. Kështu, Portugalia i bashkohet Argjentinës si dy skuadrat e para të eliminuara në fazën e nokautit direkt. Ndërsa, Uruguai do ta vazhdojë ëndrrën dhe do të përballet me Francën në çerekfinale.