Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Tarragona

Xhudistja Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona

Krasniqi, që garon në 52 kilogramë, në finale e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida. Kjo është medalja e parë e Kosovës në Tarragona të Spanjës.

Në garë për të artën është edhe Nora Gjakova, e cila në gjysmëfinale të 57 kilogramë kishte mposhtur turken, Ghofran Khelifi.

“Politiko” i Brukselit e quan budallallëk sjelljen e Serbisë ndaj shqiponjës

Portali “Politiko” i Brukseli ka bërë një shkrim rreth zhurmës që Serbia bëri pas manifestimit të futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses zvicerane të fitores ndaj Serbisë me formimin e shqiponjës me gishta, duke e konsideruar budallallëk atë që bënë serbët, transmeton Koha.net

Teksti nis: “Merrini me mend 11 serbë që futen në fushën e futbollit për t’u ballafaquar me Zvicrën. Po, serbët që tashmë i njohim, djem shtatgjatë me zemra hipërnacionaliste dhe tifozë të rryer në beteja, nga të cilët disa bartin shenja gjenocidale të Ratko Mlladiqit, kriminelit serb të luftës të dënuar. Ekipi është jashtëzakonisht homogjen, ortodoks… Stojkoviq, Toshiq, Tadiq, Milenkoviq, Saviq, Matiq, Mitroviq… E kuptoni poentën”.

Zvicra, nga ana tjetër, nuk është më ai vendi i orëve dhe i djathit, por toka e futbollistëve imigrantë. Nëse përjashtohen ata pak futbollistë zviceranë, ai ekip ka mjaft futbollistë nga vende të bukura. Tre janë nga ish krahina serbe e Kosovës, që tash është e pavarur, por që Serbia nuk e pranon dhe ku Liria u desht të fitohej me forcë, shkruan portali belg.

Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën vazale të saj,kurse shqiptarët e atjeshëm i konsideron “terrtarë urrjetës në narracionin shekullor të tragjedisë fisnore”

Ndeshja ndërmjet Serbisë e Zvicrës përshkruhet si luftë për ta mbajtur Kosovën. “Serbët fillimisht “çuan peshë gjithë Zvicrën”, duke pretenduar fitoren. Fillimisht shënuan gol në minutën e pestë, përmes Mitroviqit. Por zviceranët u këndellën dhe fituan – ashtu siç bënë kosovarët në luftën guerile gjatë të cilës nuk kishte engjëj, në të cilën njerëzit e Kosovës patën ndihmën e pakursyer të NATO-s”, transmeton Koha.net.

Në vazhdim … dy kosovarë zviceranë shënuan gola. Shaqiri ka stemën e Kosovës në atlete , ndërsa ky, sikundër edhe Xhaka pas shënimit të golit formoi me gishta simbolin e shqiponjës dykrenore, përkatësisht të Shqipërisë së madhe, që tërboi aq shum ë serbët sa iu ankuan FIFA-s.

Serbia është aleate shumë e afërt e Rusisë në Europë dhe FIFA do të duhej të kishte këtë parasysh me rastin marrjes së vendimit për dënimin e Shaqirit dhe Xhakës. Po ashtu nuk do të guxonte të harronte se tifozët rusë e serbë gjatë ndeshjes kënduan këngë me gjyra politike. Rusia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe ajo është organizatore e Kampionatit Botëror, pjesërisht edhe në saje të udhëheqjes së korruptuar të FIFA-s me Sepp Blatterit.

“Pra, thelbi i akuzës kundër Shaqirit dhe Xhakës moralisht ishte ofensive meqë vinte nga vendi që kishte bërë luftë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës (më së paku) janë vrarë gjatë asaj lufte. Që të dy futbollistët zviceranë që dhanë gola janë fëmijë refugjatësh që kishin ikur nga Kosova prej represionit serb, kështu që simbolizimi i shqiponjës shqiptare prej tyre duhet të shqyrtohet nga këndi i manifestimit të emocioneve dhe të këndelljes historike “ shkruante “Politiko” e Belgjikës, dhe shton “thelbi i futbolli në fakt është manifestim i emocioneve kombëtare”, transmeton Koha.net.

“Dy njerëz krenarë e kanë vendin në fushë (të futbollit), por aty nuk ka vend për budallallëqet serbe”, shkruan “Politiko”.

Xhudistet nga Kosova – finaliste në “Tarragona 2018”

Dy xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, u plasuan në finalen e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Korab Morina nga Federata e Xhudos e Kosovës

Krasniqi, në kategorinë 52 kg, fitoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes turke Irene Korkmaz. Ndërkaq, Gjakova, në katergorinë 57 kg, po ashtu në gjysmëfinale, mposhti xhudisten Gkohran Khelifi nga Tunizia.

Morina tha se dy xhudistet nga Kosova po bëhen gati për takimet në finale. “Distria Krasniqi do të takohet në finale me italianen Odette Guiffrida. Ndërkaq, Nora Gjakova në finale do të ndeshet me Miriam Boi, po ashtu italiane”, konfirmoi Morina. Të dyja xhudistet nga Kosova do të luftojnë për medaljet e arta.

Kroacia si lidere e grupit vazhdon garën

Kroacia e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit D duke e mposhtur Islandën me rezultat 2-1

Kroatët kanë vazhduar me formën e përsosur në këtë Kampionat Botëror duke regjistruar rrjedhë të qind për qindtë në fazën grupore. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë nga Milan Badelj (53′).

Gylfi Sigurdsson e barazoi rezultatin në minutën e 76-të nga pika e bardhë duke i dhënë shpresa ekipit të tij. Mirëpo, kroatët nuk lejuan befasi duke e shënuar edhe golin e tretë përmes Ivan Perisic (90′).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Argjentina ka fituar me rezultat 2-1 kundër Nigerisë dhe e ka siguruar kualifikimin. Në 1/8 e finales, Kroacia do të luajë kundër Danimarkës, ndërsa Argjentina përballet me Francën.

Argjentina kualifikohet më në fund

Argjentina e ka fituar ndeshjen e fundit me plot dramë për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit si e dyta në Grupin D

Messi bëri një ndeshje të mrekullueshme. Ishte ai që bëri ndryshimin me Nigerinë duke kaluar në fazën tjetër të Rusia 2018 në St Petersburgut sonte. E ishte pikërisht Messi që kaloi Argjentinën në epërsi në pjesën e parë duke shënuar për 1-0 në minutën e 14’të të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 1-0. Pjesa e dytë ishte shumë më dramatike me Nigerinë që barazoi rezultatin në minutën e 50’të të ndeshjes.

Pas këtij goli Argjentina u lëshua e tërë përpara dhe do të kishte mundur që të humbiste nëse lojtarët nigerian do të arrinin ti shfrytëzonin rastet.

Dhe kur pritej që Argjentina të humbiste, ishte Rojo që doli në skenë duke shënuar një gol të mrekullueshëm për argjentinasit.

Pas kësaj fitore, Argjentina përfundon e dyta në Grupin D, më 4 pikë, 5 më pak se Kroacia e cila fitojë grupin. Në 1/8 e finalës Argjentina pritet që të përballet më Francën.

Drita fitore historike ndaj Santa Colomas në Ligën e Kampionëve

Drita ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma (2-0). Edhe pse e dominoi lojën nga fillimi deri në fund, nuk arriti të shënojë gjatë kohës së rregullt.

Rastin më të mirë për Dritën e pati Xhevdet Shabani, i cili gjuajti lart mbi portë. Bukur rrezikoi dy herë edhe sulmuesi i ri Kryeziu, por pa sukses. Në pjesën e dytë të dy skuadrat luajtën lojë më të kujdesshme, ku rastet e mira munguan para porte.

Pas 90 minutave nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Zhvillohej minuta e 99-të kur me një gjuajte të bukur nga 30 metra, Xhevdet Shabani, shënon një super gol për të dërguar Dritën në epërsi.

Ky gol bëri që skuadra nga Andorra të hapet dhe të lejoj hapësira. Arbër Shala bukur depërton në zonë, ndërsa lojtarët e Santa Colomas e rrëzuan në zonë, Endrit Krasniqi, i cili ishte pa top dhe gjyqtari vendosi për penallti. Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Fidan Gërbeshi, që shënoi për 2-0.

Kjo është fitorja e parë e një skuadre nga Kosova në Ligën e Kampionëve. Drita ka kaluar në finale të raundit paraeliminator, ku pret fituesin e ndeshjes La Fiorita – Lincoln Red Imps.

Edhe pse barazon me Marokun, Spanja mbetët lidere në fazën e grupeve

Spanja ka barazuar në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në kampionatin botëror. Spanjollët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin e Kalinigradit duke barazuar me Marokun me rezultat 2-2, por që e kanë siguruar kalimin e grupeve për në 1/16e finales së Kupës së Botës

Në fakt, marokenët i shokuan të gjithë pranishmit në të 13 minutë kur kaluan në epërsi të papritur. Ishte Khalid Boutaib që realizoi një gol mjaft të bukur pasi rrëmbeu një top në mesfushë, ku shfrytëzoi një mosmarrëveshje mes Anders Iniestës dhe Sergio Ramosit.

Por, nuk zgjati shumë epërsia e afrikanëve dhe “La Roja” barazuan epërsinë në të 19 minutë të takimit.
Iniesta me një solo aksion kaloi një kundërshtar dhe e pasoi topin drejt Iscos, i cili i vetëm para portierit realizoi gol dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit dhe të dyja e realizuan nga një sosh. Dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Nordin Amrabat nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë, ku më i mirë u tregua David de Gea.

Edhe Isco pati një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi ish-kampionin botëror, por kësaj radhe më i mirë u tregua Munir. Youssef En Nesyri u tregua më i shkathët në zonën e rreptësisë, kur shfrytëzoi shtatgjatësinë dhe realizoi gol me kokë në të 81 minutë pas rivënies këndore.

Iago Aspas shënoi golin e barazimit në të 91 minutë pas në aksioni bukur të ndërtuar prej bashkëlojtarëve. Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Pas kësaj, Spanja mbetet e para në grup dhe në fazën e ardhshme do të takohet me Rusinë.

Portugalia kalon grupin nga vendi i dytë pas barazimit me Iranin

Kombëtarja e Portugalisë ka luajtur me barazim 1-1 ndaj Iranit në ndeshjen e tretë të Grupit B në kuadër të Kupës së Botës

Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi portugezëve, të cilët dominuan si në raste ashtu edhe në posedim të topit. Megjithatë, ata arritën vetëm një herë ta gjejnë rrugën e rrjetës, ku në minutën e 45-të ishte Ricardo Quaresma, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin portugezët që e filluan më mirë, duke pasur mundësi ideale të dyfishojnë epërsinë në minutën e 53-të. Por, ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë pasi goditja e tij u prit nga portieri Alireza Beiranvand dhe shifrat mbeten të njëjta.

Në vazhdimin e ndeshjes, Irani u mundua të gjej golin e barazimit duke rrezikuar disa herë, por goli erdhi vetëm në minutat shtesë pasi Karim Ansarifard ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1. Pas golit të barazimit, Irani pati edhe një rast të qind për qind, por fati ishte me Portugalinë që shpëtoi nga më e keqja dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas kësaj fitorje, Portugalia kalon Grupin B nga vendi i dytë me 5 pikë, po aq sa ka edhe Spanja në vendin e parë. Në fazën tjetër, kombëtarja iberike do të ndeshet me vendin e parë të grupit A, vend ky që mban Uruguai.

Serbia: Turp i FIFA-s, na gjobiti tre herë më shumë se Xhakën e Shaqirin

Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) e ka dënuar me gjobë presidentin e Federatës Serbe të Futbollit (FSF), Sllavisha Kokez si dhe përzgjedhësin e kombëtares serbe Mladen Krstajiq me nga 5.000 franga zvicerane dhe i ka paralajmëruar se nëse përsëriten raste të ngjashme, pasojat do të jenë edhe më të rënda, shkruan “Blic” i Beogradit

Po ashtu, FSF-ja është dënuar me 54.000 franga tjera për mesazhe diskriminuese të fansave dhe për hedhje të gjësendeve në terren në ndeshjen kundër Zvicrës, e cila u zhvillua të premten në Kaliningrad, transmeton Koha.net.

Dënimi ndaj dy zyrtarëve të sportit serb erdhi pasa ata publikisht komentuan gjykimet e gjyqtarit Felix Brych.

Kujtojmë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me nga 10 mijë franga zvicerane për festim të golave me shqiponjë, ndërsa kapiteni i kombëtares zvicerane, Lichtsteiner, u dënua me 5 mijë franga, po ashtu për festim të golit të Shaqirit me shqiponjë.

Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro gjobë

Dy futbollistët shqiptarë të Zvicer Taulant Xhaka e Xherdan Shaqiri do të dënohen me 10 mij euro gjobë ndërsa Lichtsteiner me 5 mijë euro

UEFA ka arsyetuar se ata kanë shkelur rregullat e Fair Play por sic ka arsyetuar vendimi gëzimi I tyre ishte spontan dhe lidhet me hsitorinë e tyre.

Ata do të vazhdojnë të luajnë. Ky vendm I jep fund shpresave të Serbisë dhe ja rrit vlerën golave shqiptarë të Zvicerës.