Brighton i mban leksion Manchester Unitedit të Jose Mourinhos

Brighton e ka mposhtur Manchester Unitedin lehtësisht në javën e dytë të edicionit të ri të Premierligës të shtunën në Brighton

Brighton ishte nikoqir i Manchester Unitedit në “Amex Stadium” të shtunën pasdite, dhe triumfoi lehtësisht 3-2 falë një mbrojtjeje të paqëndrueshme të djelmoshave të Jose Mourinhos. Pas 25 minutave lojë, Glenn Murray i kaloi vendasit në epërsi me një prekje fantastike të topit nga rreth tri metra largësi, duke e lënë të shtangur David de Gean.

Vetëm dy minuta më pas, pakujdesinë dhe tollovinë në mbrojtjen e Unitedit e shfrytëzoi Shane Duffy, që realizoi nga afërsia. Reagimi i Unitedit ishte i shpejtë, kur Romelu Lukaku shënoi brenda gjashtëmetersisht, dhe kur mendohej se “Djajtë e kuq” do ta barazonin rezultatin, Brighton befasoi sërish.

Një vendosje e keqe në mbrojtje bëri që Baily të shkaktojë penallti, të cilën Gross e konvertoi në gol një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Mourinho u fut në pjesën e dytë me dy zëvendësime të menjëhershme , duke e futur Jessie Lingardin në vend të Pereiras dhe Marcous Rashfordin në vend të Juan Matas.

Megjithatë, kjo s’i bëri punë Unitedit që deri në fund nuk arriti të shënojë më shuëm se një herë deri në fund. Në minutën e fundit të kohës shtesë, Pogba shënoi nga penalltia.

Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit

Derbi i xhiros së dytë në Ligën Premier në sezonin 2018/19 mes Chelseat dhe Arsenalit ka përfunduar me rezultat 3-2 në të mirë të Bluve

Skuadra e Maurizio Sarri ishte më e mirë në fushë dhe e ndihmuar nga publiku vendas arriti në fund fitore. Ishte Pedro ai që e hapi festivali e golave të pjesës së parë. Spanjolli shënoi në minutën e nëntë pas asistimit nga Marcos Alonso, ndërsa në minutën e 20-të shënoi edhe Alvaro Morata.

Alvaro Morata fitoi duelim me Mustafin dhe arriti të shënojë në portën e Cech (Foto: Getty Images)
Kur të gjithë menduan se me këtë rezultat skuadrat do të shkojnë në pushim, në skenë doli Henrikh Mkhitaryan. Së pari armeni shënoi në minutën e 37-të, e pastaj asistoi te Alex Iwobi (41’) për 2-2.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Chelseat dhe pas disa rasteve ishte Alonso (81’) ai që shënoi golin e fitores. Alonso në momentin e golit të fitores ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Blutë renditen në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Arsenali në pozitën e 17-të me zero pikë.

Ndeshja e ardhshme e djelmoshave të Sarrit është ndaj Newcastle Unitedit, kurse ata të Unai Emery presin West Hamin.

Mezi fiton Juventusi i Ronaldos

Kampioni i Italisë, Juventus ka fituar me rezultat 2-3 në ndeshjen e parë hapëse të Serie A. Juventus e nisën furishëm këtë takim, por Chievo arriti që të barazoi rezultatin dhe të kalojnë të parët në epërsi. Juventusi e fitojë këtë ndeshje me një gol të shënuar në minutat e fundit

Cristiano Ronaldo ka debutuar sot me fanellën e Juventusit në Serie A, por jo edhe në mënyrën më të mirë.
Pesë herë fituesi i topit të artë, nuk ka arritur që të këtë impaktin e pritur në ndeshjen e parë më bardhezinjtë, të cilët megjithatë e fituan dhe kthehen në Torino me tri pikë.

Juventusi e filloi furishëm këtë ndeshje, ku që në minutën e tretë, pas një ndërprerje shënon Sami Khedira.

Juventusi vazhdonte të kishte posedimin, por Chievo kthehet në lojë pasi që arrin ta barazojë rezultatin në minutën e 38 me një gol te Mariusz Stepinskit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë pritej që Juventus të prirë nga Ronaldo të kthehet në lojë por kjo nuk ndodhi.
Në minutën e 56’të akordohet penallti për Chievon të cilën në gol e shndërron Emanuele Giaccherini.

Juventus nuk u dorëzua dhe vazhdoi sulmet në drejtim të portës se Chievos dhe arrin që të shënon në minutën e 75, kësaj here shënoi Bonucci edhe pse goli ende nuk është zyrtarisht i tij pasi që në disa vende shkruhet si autogol.

Juventus shënoi edhe një gol në minutën e 86’të, por ai u anulua pasi që u konsultua VAR e ku u zbulua që Ronaldo ka shkaktuar faul në portierin.

Por, kur mendohej që ndeshja do të përfundon me rezultat 2-2, në skenë doli Bernardeschi i cili shënoi gol në minutën e 90’të. Pas kësaj fitoreë, Juventusi gjendet i pari në Serie A me tri pikë të fituara.

Shaqiri: Atmosferë e shkëlqyer në Anfield, fillim i përsosur në Ligën Premier

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, të dielën ka debutuar në Ligën Premier me fanellën e Liverpoolit

Në ndeshjen e parë të sezonit 2018/2019, Redsat fituan me rezultat 4-0 në Anfield kundër West Ham Unitedit, me golat e Mohamed Salah, Sadio Mane (dy gola) dhe Daniel Sturridge.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të të takimit duke e zëvendësuar golashënuesin e dyfishtë, Sadio Mane. Publiku e priti me brohoritje dhe duartrokitje futbollistin nga Kosova në momentin e hyrjes në lojë, ndërsa ai ishte mjaft i gëzuar.

“Atmosferë e shkëlqyer sot në Anfield, me një fillim të përsosur në Ligën Premier”, ka shkruar Shaqiri në Twitter.

Xherdan Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në korrik të këtij viti nga Stoke City, pasi Redsat e aktivizuan klauzolën e tij prej 13.5 milionë funtesh (15 milionë euro).

Ronaldo e shënon golin e parë në fanellën e Juventusit (video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në fanellën e Juventusit. Ylli portugez sot ka debutuar në fanellën e Juventusit, në ndeshje miqësore kundër Juventus B

Pesë herë fituesit të Topit të Artë, i kanë mjaftuar 8′ minuta në fushë për të tundur rrjetën.Golin e parë të Ronaldos në fanellën e Juventusit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Tërmet në Zvicër për “shqiponjat” dhe Behramin, bordi i federatës pranë shkarkimit

Shqiptarët bëhen protagonistë në futbollin zviceran dhe mund të sjellin brenda pak ditësh kolapsin e plotë të federatës së këtij vendi e cila nuk ka ditur të menaxhojë situatat me ta

Festimet me shqiponjë hapën “kutinë e Pandorës” me deklaratat e sekretarit të përgjithshëm që vinte në dyshim besnikërinë e lojtarëve që kishin origjinë nga vendet e tjera.

“Vula” iu vu me përjashtimin absurd me një telefonatë të Behramit, rekordmen në përfaqësuese dhe në vitet e fundit një nga idhujt e tifozëve. Kjo ka sjellë kaos dhe tashmë të gjithë kërkojnë shkarkimin e bordit drejtues të federatës.

Në mediat zvicerane qarkullon që tani emri i presidenti të ri të federatës, një biznesmen i suksesshëm i cili në të kaluarën ka drejtuar Bazelin, Bernhard Hojsler.

Që nga viti 2012, deri në vitin 2017, ka qenë presidenti i Bazelit dhe në secilin prej këtyre viteve ka arritur ta shpallë kampion, duke e kthyer në superfuqinë e futbollit zviceran.

Sipas informacioneve nga Zvicra, ai është gati të marrë drejtimin e Federatës dhe ta rinovojë plotësisht, duke larguar figura si presidenti Gileron e sekretari Miesher të cilët janë akuzuar për keqmenaxhim, sidomos sa i përket situatës së fundit që kishte lidhje me futbollistët shqiptarë në përfaqësuese.

UEFA publikon kandidatët për “më të mirët” e çdo roli

Reali i Madridit dominon në listën e prezantuar nga UEFA, për kandidatët në garë për vlerësime individuale për edicionin e kaluar në Champions League

Mes 22 futbollistëve, që do të diskutojnë çmimet për çdo rol, bien në sy dukshëm përfaqësues të skuadrës “galaktike”, e cila u shpall kampione e Europës, duke u rikonfirmuar në të njëjtin fron.

Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 gushtit, në Mynih. Juria, e cila ka dekretuar finalistët për secilin rol, përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar. Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë.

Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste.

Pas fitores ndaj serbit, Florian Marku do të ndeshet me rusin brenda në kafaz

Florian Marku duket se nuk ka të ndalur. Kickboxer-shqiptar ka bërë me dije se do të zhvillojë sërish një përplasje brenda në kafaz me rusin Sergei Klyuev

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ai arriti të mposhtë serbin Sladjan Dragisiç dhe tashmë duket se radha i ka ardhur një rusi.

Megjithatë edhe pse 19 vjeç Sergei Klyuev ka arritur të fitoj 6 ndeshje nga 7 të luajtura në MMA, ndërsa Marku ka fituar 6 ndeshje në po aq të zhvilluara.

Barcelona nxjerr në shitje yllin e mesfushës, për një “copë bukë”

Ivan Rakitiç nuk e ka të gjatë te Barcelona. Finalisti i botërorit “Rusi 2018” nuk është më në planet e teknikut Ernesto Valverde, i cili e ka nxjerrë në shitje

Edhe pse ka një klauzolë prej 160 milionë eurosh, Barcelona do të pranojë çdo ofertë mbi 15 milionë, sipas medieve spanjolle.

Me moshën jo më në favor të tij dhe me opsione të shumta në repartin e mesfushës te blaugranasit, edhe Rakitiç do të preferonte të largohej në një skuadër me më pak rivalitet dhe ku i garantohet roli i liderit.

Financiarisht, PSG e kënaq ylli kroat, por nuk i garanton vendin në formacion javë pas javë.

Ndërsa skuadra tjetër franceze, Monako është gati t’i plotësojë kërkesat mesfushorit kroat, pasi ka hapësira në mesfushë pas largimit të Zhao Mutinjo drejt Premier Ligës.

Opinioni në Zvicër del kundër Pektoviqit për mënyrën se si e përjashtoi Behramin

Trajneri i Kombëtares zvicerane, Vladimir Petkoviq, të hënën përmes një telefonate 30-sekondëshe ia ka bërë të ditur futbollistit Valon Behrami se nuk llogarit më në shërbimet e tij

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Behramit, i cili u shpreh mjaft i zhgënjyer, sidomos me mënyrën se si Petkoviqi ia ka bërë të ditur vendimin, raporton KTV.

Për futbollistin me prejardhje nga Kosova, vendimi i trajnerit ishte politik.

E, këto zhvillime nuk kanë kaluar pa u trajtuar në mediat zvicerane.

Është gazeta më e madhe në Zvicër, “Blick”, që kërkon arsye nga trajneri për vendimin e shumëdiskutuar.

Madje, Andreas Boeni, i cili udhëheq me sektorin e sportit në këtë gazetë prestigjioze, kërkon që Petkoviqi të japë dorëheqje.

“Zvicra është e habitur nga qasja joprofesionale e Petkoviqit në rastin e Valon Behramit. Kupa është mbushur, trajneri duhet të zëvendësohet”, ka shkruar gazeta.

“Blick” tutje ka shtuar se më e pakta që do të duhej të bënte trajneri ishte të ftonte Behramin në një darkë, e t’ia premtonte një ndeshje lamtumire.

Behrami ka gëzuar përkrahje të madhe publike në Zvicër, pasi u njoftua se do të largohet nga kombëtarja.

Sipas mediave tjera në Zvicër, Behrami është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të peshës në rritje të tij në dhomat e zhveshjes, duke u bërë sipas tyre, një pengesë e madhe për Petkoviçin.

Ndryshe, 33-vjeçari ka luajtur për Zvicrën për plot 13 vjet dhe ka 83 ndeshje të zhvilluara.

Po ashtu, Behrami është paraqitur në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane, si asnjë lojtar tjetër i Zvicrës.