Paraqitje dinjitoze në humbjen minimale të Shqipërisë nga Italia

Shqipëria ka pësuar humbje minimale nga Italia me rezultat 1-0 në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës

Pjesa e parë kaloi me dominim të Shqipërisë, ku në fillim kishte dy-tri goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Donnarummas.

Megjithatë, pa gola përfundoi fraksioni i parë. Shqipëria insistoi edhe në pjesën e dytë, por Italia kishte kontrollin në posedim të topit, çka bëri që Azzurët të vijnë deri te goli.

Albania’s midfielder Ergys Kace (L) vies with Italy’s defender Leonardo Spinazzola (R) during the FIFA World Cup 2018 qualification football match between Albania and Italy at Loro Borici Stadium in Shkoder on October 9, 2017. / AFP PHOTO / Gent SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)
Antonio Candreva pas një krosimi të Spinazzolas gjeti veten në mes të zonës për të shënuar nga afërsia për 1-0 dhe epërsinë e Italisë.

Deri në fund Shqipëria avancoi përpara, por nuk arriti që ta shënojë golin e barazimit. Shqipëria e mbyllë fushatën kualifikuese për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë. Shqipëria në kampanjën kualifikuese kishte 4 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje.

Ikona e Kombëtares Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit

Lorik Cana ka dhënë lamtumirën e fundit nga futbolli me kombëtaren shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Ai zbriti në fushë së bashku me djalin e tij të vogël Boiken, teksa mori vlerësimin nga presidenti Duka, ndërkohë që më pas tifozët shpalosën një flamur gjigant me emrin e tij.

Cana është shfaqur i emocionuar, teksa është futbollisti që ka luajtur me shumë ndeshje me kombëtaren tonë.“Një falënderim të madh për gjithë këto vite”, ka thënë Cana në fushë para të pranishmëve.

Më pas tifozët shpalosën një flamur të madh me tekst “Cana përgjithmonë” pas të cilit ai edhe e goditi topin në drejtim të tifozëve sërishi në shenjë falënderimi.

Lorik Cana konsiderohet si idhull i tifozëve të kombëtares shqiptare dhe i shumë lojtarëve të kombëtares. Ai plotësoi ëndrrën e tij dhe të gjithë shqiptarëve me pjesëmarrjen historike në kampionatin evropian, Euro 2016.

Manchester United fton në prova talentin shqiptar

Manchester Unitedi ka ftuar në prova talentin shqiptar që po zhvillohet në Suedi, raporton 24Malmo

Rines Arifi, 14-vjeçar, është ftuar për prova nga Unitedi në fund të muajit tetor dhe këtë e ka konfirmuar për faqen suedeze edhe babai i tij, Hajrizi, transmeton Koha.net.

“Lidhja është bërë përmes agjentit, Frank Bullat, i cili donte që ta provonte djalin tim në stërvitje të veçanta dhe ishte shumë i kënaqur. Pastaj ai kontaktoi Manchester Unitedin që na ftoi neve nga data 23 deri më 29 tetor”, ka thënë Hajriz Arifi.

Babai i Rinesit ka thënë se djali i tij do të testohet në disa mënyra dhe nëse u pëlqen, ai pritet të ftohet në akademinë e Unitedit.

Për provat tek Unitedi ka folur edhe vetë Rinesi, i cili ka thënë se për një kohë të gjatë ka ëndërruar këtë gjë.

“Ndjehem mirë, për këtë kam ëndërruar që kur isha i vogël”, ka thënë Arifi, derisa ka shtuar se ekipet e tij të preferuara janë Unitedi dhe Real Madridi.

Këta janë yjet që mund të mbesin jashtë Botërorit “Rusia 2018”

Shumë yje të futbollit evropian mund të mbesin jashtë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”

Kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” janë afër përfundimit. Shumë skuadra të mëdha, por edhe yje të futbollit evropian, mund të mbesin jashtë kësaj gare.

Lojtarët si: Cristiano Roanldo, Gareth Bale, Luka Modriç, Edin Dzeko, Gianluigi Buffon e të tjerë rrezikojnë pjesëmarrjen në “Rusia 2018”, shkruan Marca, përcjell Express.

Këta janë disa nga yjet që rrezikojnë pjesëmarrjen në “Rusia 2018”

Modric, Kovacic, Rakitic (Kroacia)

Gareth Bale (Uellsi)

Cristiano Ronaldo (Portugalia)

Arjen Robben (Holanda)

Pjanic e Dzeko (Bosnja e Hercegovina)

Hamsik (Slovakia)

Oblak (Slovenia)

Dolberg e Erkisen (Danimarka)

Buffon (Italia)

Kosova pëson humbjen e tetë me radhë

Kosova është mposhtur 0:2 në “Loro Boriçi” nga Ukraina. Kosova ka pësuar humbjen e tetë me radhë në kualifikueset për Kupën e Botës “Rusia 2018”

Në ndeshjen e parafundit në Grupin A, “Dardanët” bënë paraqitje të mirë ndaj Ukrainës në “Loro Boriçi”, por në fund u mposhtën 0:2.

Fillimisht mbrojtësi, Leart Paqarada, shënoi autogol në minutën e 61’të për rezultatin 0:1, teksa për rezultatin përfundimtar 2:0 realizoi Yarmolenko në minutën e 88’të.

Kjo ishte humbja e tetë me radhë e Kosovës pas nëntë ndeshjeve në Grupin I.

Spanja e fortë për Shqipërinë, kualifikohet në Botëror

Spanja e ka mposhtur 3:0 Shqipërinë në Rico Perez”, për t’u kualifikuar edhe matematikisht në Kupën e Botës

Spanja është treguar e fortë për Shqipërinë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes, shkruan Gazeta Express.

Rodrigo (16’), Isco (24’) dhe mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, (27’) shënuan për fitoren e spanjollëve që edhe matematikisht janë kualifikuar në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Zyrtare: Heynckes, trajner i Bayern Munich

Jupp Heynckes është emëruar trajner i Bayern Munich

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka njoftuar se Jupp Heynckes do të zëvendësojë të shkarkuarin, Carlo Ancelotti, transmeton Gazeta Express.

Heynckes, i rikthyer nga pensionimi për shkak të situatës së krijuar në Bayern, do të udhëheqë ekipin gjerman deri në qershor të vitit 2018.