Arsenali, Chelsea e Manchester City marrin nga tre pikë

Java e pestë e Premierligës angleze ka filluar këtë të shtune me ndeshje interesante të top skuadrave si Liverpooli, Arsenali, Chelsea e Manchester City, të cilat siguruan fitore

Arsenali ka shënuar fitore në terrenin e vështirë të “St James Park” ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 2-1, të shtunën

Arsenali ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj Newcastle qysh në fillim të pjesës së dytë me anë të mesfushori shqiptar, Granit Xhakas, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 49’. Pas tij ishte Mesut Ozil, i cili shëno golin e dytë me një goditje të lehtë brenda zonës, e cila ishte mjaftueshëm e saktë për të përfunduar në rrjetë.

Skuadra e Rafa Benitezit arrit ta shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutat e fundit të ndeshjes, duke e ngushtuar rezultatin me anë të qendërmbrojtësit, Ciaran Clark.

Arsenali në ndeshjen e ardhshme do ta presë në shtëpi Evertonin, ndërsa Newcastle do të udhëtojë për t’u ndeshur me Crystal Palacen.

Ndërsa skuadra tjetër nga Londra, Chelsea, ka shënuar një fitore të thellë 4-1 ndaj skuadrës së Cardiff Cityt në “Stamford Bridge”, këtë të shtunë.

Djelmoshat e Sarrit kanë shënuar fitoren e pestë radhazi në Premierligë. Eden Hazardi shëno hat-trick në ndeshje, kështu duke e treguar rëndësinë e tij për klubin londinez, kurse Williani u përkujdes për golin e katërt, i cili ishte një supergol i shënuar nga distanca.

Skuadra e Cardifit shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fillim me anë të Sol Bambas në minutën e 16’, e që më pas u përmbysë furishëm nga “Të Kaltrit”.

Chelsea në ndeshjen e radhës në Premierligë do të përballet me rivalin e qytetit, West Hamin, ndërsa Cardiffi do ta pres në shtëpi Manchester Cityn.

Manchester City i Pep Guardiolas nuk e kishte të vështirë as kësaj radhe, pasi shënoi fitore bindëse ndaj Fulhami me rezultatin 3-0.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi gjermani i talentuar, Leroy Sane, qysh në minutën e 2’ të ndeshjes, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga mesfushori David Silva dhe në fund sulmuesi Raheem Sterling për 3-0.

Nga ora 18:45 do të luhet ndeshja Watford – Manchester United. Skuadra e Jose Mourinhos do të tentojë që të sigurojë fitore si Arsenali, Chelsea e Manchester City.

Xhudisti Zeka medalje të argjendtë në Evropianin U21

Shpat Zeka është mposhtur në finale të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21, duke siguruar medaljen e argjendtë

Zeka siguroi tri fitore deri në finale, duke mposhtur garues nga Portugalia, Holanda dhe Polonia, ndërsa në finale u mposht nga garuesi gjeorgjian.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se nuk kishte dhuratë më të mirë për ditëlindje sesa medalja e Zekës.
“I argjendtë me shkëlqim ari! Tash vajzat po mbesin pas meshkujve!”, ka shkruar Kuka.

Erza e Flaka mbetën pa medalje në Evropian edhe pse kishin gjasa reale e Shpati tejkaloj vetveten dhe na bëri krenar! E për mua fitoj këtë medalje dhuratë për ditëlindje. Krenar me nxënësit si gjithmonë”, ka shkruar ai.

Liverpooli kalon pa problem testin e parë, Tottenhamin

Liverpooli ka vazhduar serinë pa humbje duke mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley. “Të kuqtë” tani kanë pesë fitore në pesë ndeshjet e para të elitës angleze

Wijnaldum realizoi në minutën e 39 me një goditje me kokë të cilën nuk arriti ta ndalte portieri Vorm i Tottenhamit. Në minutën e tretë shtesë të takimit Eric Lamela realizoi për të ngushtuar rezultatin në 2 me 1 që deri në fund nuk u rrezikua nga vendasit.

Braziliani Roberto Firmino realizoi në minutën e 54 kur u gjet i lirë për ta futur topin në rrjet pas rrëmujës së krijuar para portës së Tottenhamit.

Me këtë fitore Liverpooli tubon 15 pikë, i ndjekur nga Chelsea me 12 pikë që sot përballet me Cardiff Cityn në Londër.

Skoci – Shqipëri 2-0

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga italiani Panucci ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”

Shqipëria e nisi ndeshjen me një formacion shumë mbrojtës, duke arritur vetëm një herë në pjesën e parë në portën kundërshtare, ndërsa vendasit patën mundësi të arta për shënim.

Na “fali” në pjesën e parë, por me të nisur pjesa e dytë Steven Naismith shënoi dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të marrë një fitore të pastër në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke qenë se 3 ditë më parë ishte pushim në grupin tonë.

Pas fitores me Izraelin, e cila ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kombëtaren shqiptare, tashmë skuadra e drejtuar nga Panucci nuk ka mundur të marrë pikë në tranfertën e vështirë të Skocisë.

Kosova, fiton bindshëm kundër Ishujve Faroe

Kosova ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve duke i mundur Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Arbër Zeneli shënoi për Kosovën në minutën e 48’të, kurse epërsinë e dyfishoi Vesel Nuhiu në minutën e 55
Një ndeshje për t’u mend për Kombëtaren e Kosovës sonte

Ata e kanë mundur me rezultat 2-0, Ishujt Faroe sonte duke kaluar të paret në grup, derisa kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë në Ligen e Kombeve në Prishtinë, në stadiumin e sapondërtuar “Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kosova nxjerr pikën e parë në Ligën e Kombeve

Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Azerbajxhanit dhe Kosovës. Ndeshja e parë e Grupit D të Ligës së Komeve është zhvilluar në Baku dhe ka përfunduar pa gola

Për 45 minuta Kosova pati posedim më të madh të topit dhe po ashtu pati dy raste të mira shënimi, të cilat nuk arritën t’i konkretizojnë. Kurse në pjesën e dytë azerët u treguan më të mirë në fushë, duke pasur posedim më të madh të topit dhe dy raste të mira shënimi. Kosova në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast të mirë, ndërsa edhe tre zëvendësimet e bëra nuk u treguan të frytshëm. Të kujtojmë se edhe takimin e parë të Kampionatit Botëror Kosova kishte nxjerrë një pikë.

Albian Ajeti ftohet në kombëtaren zvicërrane

Pa Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin do të paraqitet kombëtarja e Zvicrës në ndeshjen e Ligës së Kombeve dhe në një miqësore futbolli. Behrami është i pensionuar para pak kohe, ndërsa emër i ri në kombëtare është sulmuesi 21-vjeçar nga Kosova, Albian Ajeti, që luan për Baselin, njëherësh shënuesi më i mirë për edicionin e kaluar në Superligën e Zvicrës

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës ka ftuar katër shqiptarë, si gjithmonë yllin Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, po ashtu Admir Mehmedin cili mungoi një kohë shkaku i lëndimit, si dhe emri më i ri është Albian Ajeti, që mund të vlerësohet si “bombë” ftesë.

Zvicra do të luajë me Islandën me 8 shtator (18.00) në St Gallen, në kuadër të Ligës së Kombeve dhe një miqësore ndaj Anglisë (me 11 shtator, 20.00, në Leicester).

Lista e Zvicrës: Yann Sommer (Monchengladbach), Roman Burki (Dortmund), Yvon Mvogo (RB Leipzig), Manuel Akanji (Dortmund), Johan Djourou (Spal), Timm Klose (Norwich City), Kevin Mbabu (Young Boys), Stephan Lichtsteiner (Arsenal), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schar (Newcastle), François Moubandje (Toulouse), Silvan Widmer (Basel), Albian Ajeti (Basel), Breel Embolo (Schalke), Edimilson Fernandes (Fiorentina), Remo Freuler (Atalanta), Mario Gavranoviç (Dinamo Zagreb),

Admir Mehmeti (Wolfsburg), Haris Seferoviç (Benfica), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Young Boys), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Monchengladbach) dhe Steven Zuber (Hoffenheim).

“Jam i bindur se me këtë skuadër në shtator kemi mundësi më të mirë për suksese me Zvicrën. Dera e ekipit kombëtar mbetet e hapur për të gjithë”, ka thënë mes të tjera Petkoviç.

Luka Modriqi lojtari i vitit nga UEFA

Mesfushori kroat Luka Modriq është shpallur futbollisti i vitit sot nga UEFA për sezonin 2017/18.
Në garë për lojtarin më të mirë ai e mposhti ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, si dhe yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah

Ai është zgjedhur më i miri nga votat e 80 trajnerëve dhe 55 gazetarëve sportivë. Mesfushori kroat është shprehur se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë çmim, ndërsa falënderoi babanë e tij që i ka “qëndruar gjithmonë afër gjatë karrierës”.

Ai sot gjithashtu ka rrëmbyer çmimin e mesfushorit më të mirë për sezonin që lamë pas në Ligën e Kampionëve.

Shorti i plotë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Ka nisur në Monaco ceremonia për hedhjen e shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Grupi A

Atletico Madrid

Dortmund

Monaco

Brugge

Grupi B

Barcelona

Tottenham

PSV

Inter

Grupi C

PSG

Napoli

Liverpool

Crvena Zvezda

Grupi D

Lokomotiva Moska

Porto

Schalke

Galatasaray

Grupi E

Bayern Munich

Benfica

Ajax

AEK Athina

Grupi F

Manchester City

Shakhtar

Lyon

Hoffenheim

Grupi G

Real Madrid

Roma

CSKA Moska

Viktoria Plzen

Grupi H

Juventus

Manchester United

Valencia

Young Boys

32 ekipe do të marrin vesh pas pak minutash rivalët e tyre në fazën e grupeve.

Janë katër vazo me nga tetë ekipe. Në këtë fazë nuk mund të takohen ekipet nga i njëjti shtet.

Ndeshjet në fazën e grupeve nisin nga 18-19 shtatori deri më 11-12 dhjetor.

SHORTI

Vazo e parë:

Real Madrid
Atlético Madrid
Barcelona
Bayern München
Manchester City
Juventus
Paris Saint-Germain
Lokomotiv Moskva

Vazo e dytë:

Borussia Dortmund
Porto
Manchester United
Shakhtar Donetsk
Benfica
Napoli
Tottenham Hotspur
Roma

Vazo e tretë:

Liverpool
Schalke
Lyon
Monaco
Ajax
CSKA Moskva
PSV Eindhoven
Valencia

Vazo e katërt:

Viktoria Plzeň
Club Brugge
Galatasaray
Young Boys
Internazionale Milano
Hoffenheim
Crvena zvezda
AEK Athens

Ja si duket stadiumi modern i futbollit shqiptar (video)

Tashmë “Arena Kombëtare” është duke marrë formë. Kanë kaluar plot 2 vite që nga prishja e stadiumit për t’u rindërtuar nga e para, dhe pritet të jetë gati në vitin 2019

Ky stadium do të jetë shtëpia e re e kombëtares shqiptare dhe do të ketë plot 22 mijë vende. Punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë për të përfunduar këtë impiant i cili mendohet të jetë një ndërtim shumëfunksional.