Kampioni e nis me fitore

Kampioni në fuqi i Europës, Real Madrid e ka nisu me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 me golat e Isco (45), Bale (58) dhe Mariano (90)

Real Madrid ka shënuar fitore të pastër sonte kundër Romës me rezultat 3-0. Los Blancos ja nisën shumë mirë kësaj ndeshje duke bërë sulme të pareshtura, por goli i epërsisë erdhi tek në minutën e 45’të te ndeshjes nga një gjuatje e lirë e Iscos.

Pjesa e dytë prapë filloi shumë më mirë për Realin pasi që ata arrin ta shenojnë edhe golin e dytë me anë të Gareth Bale në minutën e 58’të. E për Los Blancos ka debutuar sot në Santiago Bernabeu edhe Mariano që ka qenë special pasi që shënuar gol në minutën e 90’të.

Me këtë fitore, Real Madrid prin në grupin G më 3 pikë kurse Viktoria Plzen dhe CSKA Moscow gjenden në vendin e dytë dhe tretë me nga 1 pikë.

Bayern, shumë i fortë për Benfican

Bayern Munchen e ka nisur më fitore Ligën e Kampionëve duke e mundur nënkampionin e Portugalisë, Benfica më rezultat 0-2. Lewandowski (10) dhe Sanches (54) shënuan për bavarezët

Bayern Munchen ka shënuar fitore në Portugali kundër Benficas. Në pjesën e parë Lewandowski shënoi për Bayernin në minutën e 10. Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Benfica ndëshkohet nga ish lojtari i saj, Renato Sanches që shënoi një gol të bukur në minutën e 54’të. Me këtë fitore Bayern është në vendin e dytë, pasi që Ajax mposhti AEK’un më rezultat 3-0 sonte.

Me Ronaldon e përjashtuar, Juventusi mposht Valencian në Mestalla

Juventusi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Valencian në Mestalla me rezultat 2-0.

Bianconerët e nisën fuqishëm takimin duke krijuar disa raste të njëpasnjëshme, mirëpo goli mungoi.
Në minutën e 29-të ndodhi ajo që nuk ishte pritur. Në debutimin e tij me fanellën bardhezi në garën prestigjioze, Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq për shkak të dyshimit për sjellje josportive.

Përkundër inferioritetit numerik, Bianconerët shfrytëzuan taktikat e tyre për ta diktuar rrjedhën e takimit. Pas një shtylle të goditur nga Joao Cancelo, ndaj tij ndërhyri në mënyrë të palejuar Daniel Parejo dhe gjyqtari akordoi penallti. Miralem Pjanic e mori përgjegjësinë dhe mesfushori boshnjak ishte i saktë nga pika e bardhë (44′).

Me epërsi prej një goli për mysafirët, skuadrat shkuan në pushim. Ndërsa në gjysmën e dytë, bardhezinjtë sërish e gjetën rrjetën. Jeison Murillo shkaktoi një tjetër penallti, ndërsa Miralem Pjanic ishte përsëri i saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit (51′).

Me këtë triumf, Juventusi e nis mbarë sezonin e ri në garën më të madhe evropiane për klube duke arkëtuar tri pikët e para.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet Young Boys dhe Manchester Unitedit. Djajtë e Kuq fituan me rezultat 3-0.

Pesë gola dhe spektakël në Anfield, Liverpool fiton në kohën shtesë

Liverpooli dhe PSG kanë zhvilluar spektakël në Anfield, por në fund fituan anglezët me rezultat 3-2. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja anët

Befasia në formacionin e Liverpoolit, Daniel Sturridge, arriti ta kalojë skuadrën në epërsi në minutën e 30-të. Aksion i bukur nga e majta ku Robertson harkoi në zonë dhe me kokë më së miri u gjend Sturridge që me kokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpooli fitoi një penallti. Winjaldum u pengua në zonë nga Bernat. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Milner që e dërgoi rezultatin në 2-0.

Por PSG u kthye në lojë me golin e realizuar nga Meunier. Belgu u gjet bukur në zonë ku me një goditje të saktë shënoi në minutën e 40-të për 2-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi shumë qetë me të dy skuadrat që nuk sulmon edhe aq. Sturridge dhe Salah kishin raste të mirë për Liverpoolin, por që nuk arritën të shënoni. Por PSG u ngjall në fund kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 83-të për 2-2.

Kur të gjithë pritën që ndeshja të mbyllet baras në skenë doli Firmino që shënoi për 3-2. Liverpooli ka tri pikë, ndërsa PSG mbetet me një pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Napoli luajti baras me Cervena Zvezdan 0-0.

Ronaldo e thyen akullin, ia siguron fitoren Juventusit kundër Sassuolos

Pas gati katër ndeshjeve pritje, Cristiano Ronaldo më në fund e ka thyer akullin duke e shënuar golin e parë dhe të dytin në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sassuolos të dielën pasdite në Torino

Superylli portugez e shënoi golin e tij debutues për Juventusin në minutën e 50-të, pasi kishte dështuar ta bëj një gjë tillë pas tri ndeshjeve të para. Ai shënoi në portën bosh, pas një topit të kthyer nga shtylla pas goditjes së njërit prej mbrojtësve të Sassuolos, raporton Express.

Në fakt ishte skuadra e Sassuolo ajo që kaloi fillimisht në epërsi, pas golit të shënuar nga Alfred Duncan. Mirëpo, goli u anulua pasi që lojtarët e Sassuolos e kishin fituar topin duke bërë ndërhyrje të palejueshme.

Ndërsa, Ronaldos iu nevojiten vetëm 15 minuta pas golit të parë, që të shënonte edhe golin e dytë. Në minutën e 65-të, ai arriti ta mposhtë portierin Andrea Sonsigli, duke e goditur topin fuqishëm.

Në minutën e 91-të Khouma Babacar arriti ta ngushtojë rezultatin për skuadrën e tij në 2-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshmë për të marrë pikë nga kjo ndeshje.

Kjo është fitorja e katër radhazi për Juventusit, të cilët janë klubi i vetëm në Serie A që ende nuk e kanë humbur asnjë pikë në sezonin e ri të Serie A-së. Ata vazhdojnë të jenë në krye të tabelës, me 3 pikë më shumë se Napoli në vend të dytë.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Douglas Costa e goditi kundërshtarin me bërryl dhe kokë, dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari.

Kjo është humbja e parë për Sassuolon në këtë stinor. Ata deri më tani kishin arritur t’i fitonin dy ndeshje, si dhe kishin barazuar kundër Cagliarit. Tani, janë në pozitën e tretë, mirëpo kjo gjë mund të ndryshojë pasi që skuadrat e tjera pas tyre në tabelë ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e katërt. Ndeshjen e ardhshme të Serie A-së, Juventusi do të përballet me klubin e ri në ligën italiane, Frosinone

Arsenali, Chelsea e Manchester City marrin nga tre pikë

Java e pestë e Premierligës angleze ka filluar këtë të shtune me ndeshje interesante të top skuadrave si Liverpooli, Arsenali, Chelsea e Manchester City, të cilat siguruan fitore

Arsenali ka shënuar fitore në terrenin e vështirë të “St James Park” ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 2-1, të shtunën

Arsenali ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj Newcastle qysh në fillim të pjesës së dytë me anë të mesfushori shqiptar, Granit Xhakas, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 49’. Pas tij ishte Mesut Ozil, i cili shëno golin e dytë me një goditje të lehtë brenda zonës, e cila ishte mjaftueshëm e saktë për të përfunduar në rrjetë.

Skuadra e Rafa Benitezit arrit ta shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutat e fundit të ndeshjes, duke e ngushtuar rezultatin me anë të qendërmbrojtësit, Ciaran Clark.

Arsenali në ndeshjen e ardhshme do ta presë në shtëpi Evertonin, ndërsa Newcastle do të udhëtojë për t’u ndeshur me Crystal Palacen.

Ndërsa skuadra tjetër nga Londra, Chelsea, ka shënuar një fitore të thellë 4-1 ndaj skuadrës së Cardiff Cityt në “Stamford Bridge”, këtë të shtunë.

Djelmoshat e Sarrit kanë shënuar fitoren e pestë radhazi në Premierligë. Eden Hazardi shëno hat-trick në ndeshje, kështu duke e treguar rëndësinë e tij për klubin londinez, kurse Williani u përkujdes për golin e katërt, i cili ishte një supergol i shënuar nga distanca.

Skuadra e Cardifit shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fillim me anë të Sol Bambas në minutën e 16’, e që më pas u përmbysë furishëm nga “Të Kaltrit”.

Chelsea në ndeshjen e radhës në Premierligë do të përballet me rivalin e qytetit, West Hamin, ndërsa Cardiffi do ta pres në shtëpi Manchester Cityn.

Manchester City i Pep Guardiolas nuk e kishte të vështirë as kësaj radhe, pasi shënoi fitore bindëse ndaj Fulhami me rezultatin 3-0.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi gjermani i talentuar, Leroy Sane, qysh në minutën e 2’ të ndeshjes, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga mesfushori David Silva dhe në fund sulmuesi Raheem Sterling për 3-0.

Nga ora 18:45 do të luhet ndeshja Watford – Manchester United. Skuadra e Jose Mourinhos do të tentojë që të sigurojë fitore si Arsenali, Chelsea e Manchester City.

Xhudisti Zeka medalje të argjendtë në Evropianin U21

Shpat Zeka është mposhtur në finale të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21, duke siguruar medaljen e argjendtë

Zeka siguroi tri fitore deri në finale, duke mposhtur garues nga Portugalia, Holanda dhe Polonia, ndërsa në finale u mposht nga garuesi gjeorgjian.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se nuk kishte dhuratë më të mirë për ditëlindje sesa medalja e Zekës.
“I argjendtë me shkëlqim ari! Tash vajzat po mbesin pas meshkujve!”, ka shkruar Kuka.

Erza e Flaka mbetën pa medalje në Evropian edhe pse kishin gjasa reale e Shpati tejkaloj vetveten dhe na bëri krenar! E për mua fitoj këtë medalje dhuratë për ditëlindje. Krenar me nxënësit si gjithmonë”, ka shkruar ai.

Liverpooli kalon pa problem testin e parë, Tottenhamin

Liverpooli ka vazhduar serinë pa humbje duke mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley. “Të kuqtë” tani kanë pesë fitore në pesë ndeshjet e para të elitës angleze

Wijnaldum realizoi në minutën e 39 me një goditje me kokë të cilën nuk arriti ta ndalte portieri Vorm i Tottenhamit. Në minutën e tretë shtesë të takimit Eric Lamela realizoi për të ngushtuar rezultatin në 2 me 1 që deri në fund nuk u rrezikua nga vendasit.

Braziliani Roberto Firmino realizoi në minutën e 54 kur u gjet i lirë për ta futur topin në rrjet pas rrëmujës së krijuar para portës së Tottenhamit.

Me këtë fitore Liverpooli tubon 15 pikë, i ndjekur nga Chelsea me 12 pikë që sot përballet me Cardiff Cityn në Londër.

Skoci – Shqipëri 2-0

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga italiani Panucci ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”

Shqipëria e nisi ndeshjen me një formacion shumë mbrojtës, duke arritur vetëm një herë në pjesën e parë në portën kundërshtare, ndërsa vendasit patën mundësi të arta për shënim.

Na “fali” në pjesën e parë, por me të nisur pjesa e dytë Steven Naismith shënoi dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të marrë një fitore të pastër në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke qenë se 3 ditë më parë ishte pushim në grupin tonë.

Pas fitores me Izraelin, e cila ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kombëtaren shqiptare, tashmë skuadra e drejtuar nga Panucci nuk ka mundur të marrë pikë në tranfertën e vështirë të Skocisë.

Kosova, fiton bindshëm kundër Ishujve Faroe

Kosova ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve duke i mundur Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Arbër Zeneli shënoi për Kosovën në minutën e 48’të, kurse epërsinë e dyfishoi Vesel Nuhiu në minutën e 55
Një ndeshje për t’u mend për Kombëtaren e Kosovës sonte

Ata e kanë mundur me rezultat 2-0, Ishujt Faroe sonte duke kaluar të paret në grup, derisa kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë në Ligen e Kombeve në Prishtinë, në stadiumin e sapondërtuar “Fadil Vokrri në Prishtinë.