14 vjeçja me prejardhje nga Kosova që me muzikë po synon famën në Holandë (video)

Vlera Kida, nga Kosova, është pjesë e The Voice Kids të Holandës. Vlera është 14 vjeçe dhe ka lindur në Holandë. Prindërit e saj kanë lindur në Kosovë dhe nuk kanë pasur gjithnjë lehtësi në jetë, shkruajnë mediat holandeze, transmeton Koha.net. Prindërit e Vlerës kishin ikur nga vendlindja për shkak të luftës që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998-99

Vlera ka një shembull të mirë, sepse edhe Dua Lipa ka prindër kosovarë. Po ashtu, edhe Rita Ora ka lindur në Prishtinë, shkruan Sterren Op TV.

Vlera Kida është duke marrë pjesë në The Voice Kids. 14 vjeçja e di arsyen saktësisht se pse po merr pjesë në këtë program.

“Unë jam pjesëmarrëse e The Voice sepse çdo kush mendon që unë mund të këndoj shumë mirë dhe të gjithë më kanë sugjeruar që të hyjë në këtë program”, tha Vlera.

Ajo tani është duke ëndërruar për një jetë me plot famë.

“Me të vërtetë dëshiroj të bëhem e famshme. Mund të jesh një shembull për shumë njerëz. Mund të shprehësh ndjenjat nëpër kënga dhe ti transferosh ato përsëri, mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Vlera, përcjell Koha.net.

Nëse Vlera do të bëhej e pasur dhe e famshme, ajo do të ndihmonte njerëzit e varfër. Edhe prindërit e saj ishin shumë të varfër.

Për herë të parë ajo është shfaqur në Blind Audition në The Voice Kids, ku ka treguar talentin e saj në këndim. Ajo ka zgjedhur këngën e Adeles – “Rolling in the Deep”, me të cilën ka bërë një performancë të jashtëzakonshme me zërin e saj shumë të bukur duke çuar në këmbë publikun si dhe jurinë e këtij programi.

Për më tepër shikoni performancën e saj në video:

Rita Ora, artistja e veshur më mirë në “Vanity Fair”

Dy ditë pas ceremonisë së çmimeve Oscars, “The Sun” ka publikuar edhe artistet femra të veshura më mirë

Në listën e gjatë bën pjesë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila në tapetin e kuq u shfaq e mahnitshme.

Në një artikull dedikuar ‘Oscars’ , Rita Ora është në listën e femrave veshur më mirë, me fustanin e saj të kuq me pupla dhe flokë kaçurrela të mbledhura pas.

Por në këtë listë përfshihen edhe Emily Ratajkovski, Kate Bosworth, Miley Cyrus, Kendall Jenner, Margot Robbie, Paris Jackson, Rosie Huntington-Whiteley, Kate Beckinsale, Olivia Munn, Gabrielle Union, Olivia Wilde, etj.

Modelja që të lë pa frymë (foto)

Është një prej modeleve më të frekuentuara në Instagram

Bukuroshja nga Kolorado, di më së miri se si t’i mbajë aktiv ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

Sommer Ray është një prej modeleve me linjat trupore mahnitëse, e këtë e dëshmon çdo ditë me fotografitë që i bënë publike.

Ajo sëfundi ka piblikuar një fotografi të re në instagram ku shihet vetëm në të brendshme.

Karakteristike por edhe shumë romantike, këtë foto e bënë trëndafili ngjyrë bojgjake që modelja e mbanë në dorë.

10 motrat më seksi në botë, 4 prej tyre të përfshira në skandalin me Nasrin

Samir Nasri, futbollisti francez, u vu në qendër të një skandali në fund të vitit 2016 pasi me anë të rrjeteve sociale ftonte ndjekësit të shkonin në spitalin ku ai mori një ‘trajtim’ të veçantë dhe të bënin seks me infermieret, të cilat ishin katër motra

Më vonë u pretendua se llogaria e tij ishte hakuar, por francezi nuk mundi t’i shpëtonte një dënimi 6 mujor të UEFA-s.

Gjithsesi kjo zhurmë e madhe në media bëri me famë 4 infermieret të cilat më pas zbuluan se kishin edhe 6 motra të tjera. Ata njihen si motrat Sodahzah. Secila prej tyre mund të jetë modele, pasi kanë një fizik dhe bukuri tejet tërheqëse. Njëra prej tyre e quajtur Shakur, së bashku me tre të tjerat punon në klinikën “Drip Doctors” në Los Anxhelos. Ato janë me origjinë egjiptiane dhe përpos skandali me Nasri-n janë bërë tashmë të famshme edhe në rrjetet sociale.

“Black Panther” “pushton” kinematë e botës

Black Panther, erdhi, u shfaq dhe pushtoi kinematë e botës në vetëm pak ditë

Në përfundimin e fundjavës, industria e kinemasë pret që Pantera e zezë të mbledhë të paktën 400 milionë dollarë në SHBA duke e bërë filmin e drejtuar nga Ryan Coogler të dytin më fitimprurësin, pas Jurassic World, në vetëm 10 ditë shfaqje në kinematë amerikane. Në shkallë globale ai ka mbledhur mbi 548 milionë dollarë.

Pantera e zezë bazohet në karakterin e Marvel Comics me të njëjtin emër. Në të shfaqen një seri emrash të njohur si Michael B. Jordan, Lupita Nyong’o, Martin Freeman, Angela Bassett, Forest Whitaker etj.

Në film, heroi kryesor kthehet në shtëpi si mbreti i Wakandas, por e gjen vendin të sfiduar nga një kundërshtar i hershëm, në një konflikt me pasoja globale. Filmi i shfaq premierë në Los Angelos më 29 janar dhe më pas doli nëpër kinematë amerikane më 16 shkurt.

Edhe Michelle Obama në një postim në “Twitter” shprehte shpresën se filmi do të frymëzojë njerëz nga të gjitha shtresat për të gërmuar thellë dhe për të gjetur kurajon që të jenë heronjtë e historive të tyre.

Filmi i Ryan Coogler sipas kritikëve, është një fenomen, e vetmja pikëpyetje është se sa larg mund të shkojë dhe a do të mundet ai të triumfojë edhe në sezonin e nominimeve.

Top Channel

Dua Lipa fiton çmimin Artistja më e mirë në Brit Awards

Pasi u shpall Artistja më e mirë e vitit, ajo ka fituar edhe çmimin për Depërtimin më të mirë të vitit

Ky ishte çmimi i saj i parë në Brit Awards. Ajo është e nominuar në pesë kategori, ndërsa fitoi çmim qysh në kategorinë e parë ku ishte nominuar.

Pasi mori çmimin ka falënderuar familjen dhe bashkëpunëtorët e saj, ndërsa ka shtuar se është krenare që femrat janë duke fituar përherë e më shumë çmime të rëndësishme.

Në skenë ajo mori edhe vëllanë dhe motrën e saj për të “përjetuar eksperiencën e njëjtë si të saj”.

Sytë nga Londra, nis java e modës

Java e modës në Londër, që nisi të martën është një event që mbahet dy herë në vit në qarqet e festivaleve të modës

Është vendi ku shtëpitë e modës dhe stilistët shpalosin krijimet e tyre në pasarela, stilime që mund të ndikojnë në tendencat e modës së lartë të vitit apo thjeshtë mund të shkaktojnë konfuzion mes shikuesve dhe ky vit nuk përbën përjashtim.

Disa nga modelet më të jashtëzakonshme që kemi parë ndonjëherë do të shpalosen gjatë eventit pesë ditor.

Ai që goditi jo pak, që në ditën e parë, ishte stilisti londinez Edwin Mohney, që u paraqit me fustane që në thelb kishin një temë. Kontraceptivët

Të tjera gjetje ishin edhe këto veshje që mbulojnë gjithë trupin dhe këpucët e bëra me materiale të ricikluara.

Shtëpia e modës Mulberry debutoi me një kapelë të pazakontë dhe modelet e tjera pikante nuk munguan. Shumë prej tyre ndoshta nuk do të shihen në eventet reale ku moda është në plan të parë, por efekti skenik në javën londineze të modës, ishte i konsiderueshëm.

Ashley Graham di se si të tregojë format e saj (foto)

Ajo është siguruar edhe së fundmi që të sjellë nxehtësinë duke u shfaqur në setin me rroba banje për “Sports Illustrated” për vitin e tretë me radhë, shkruan Daily Mail

Modelja 30-vjeçare shihet duke pozuar në ishullin Nevis, derisa nuk heziton të heq rrobat.

Ashley bëri historinë duke u bërë modelja e parë me madhësi të plotë që u shfaq në kopertinën e “Sports Illustrated Swimsuit” në vitin 2016.

Victoria Lomba, me një set fotosh të reja

Victoria Lomba është konsideruar nga të gjithë si, “femra me të pasmet më të bukura dhe më seksi” që ka ekzistuar ndonjëherë…

Këtë verë ajo vjen e veshur me “body” të kuqe, çizme të kuqe dhe një xhakete po të kuqe. Por sigurisht ajo prezantohet fuqishëm në këto fotografi me asetin e saj më të fortë, të pasmet bombastike, të cilat rrëmbejnë sytë e të gjithë atyre që do t’i shikojnë.

Modelja e fitnesit dhe trajnerja personale u bë e njohur nëpërmjet rrjetit social, në fillim nga MySpace dhe Facebook, kurse tani nga Instagrami.

Faqja e saj në Facebook është më e vizituara nga të gjitha faqet e yjeve të palestrës. E lindur në Spanjë, por me origjinë braziliane, suksesin e shijoi pasi u zhvendos në SHBA.

Ajo ka zënë vend në kopertina të shumta revistash të njohura dhe u bë ikonë e produkteve të bodybuilding-ut si Team Revtech Poëer Nutrition dhe Team Hidetada Yamagishi.

Ja fotot e fundit që i ka publikuar për fansat e saj:

Bukuroshja braziliane. poza provokuese nga plazhi

Modelja braziliane, Anne de Paula, është shfaqur shumë seksi me bikini në numrin më të ri të revistës Sports Illustrated Swimsuit

Të martën është publikuar numri më i ri i revistës së njohur të kostumeve të larjes.

Në mesin e shumë modeleve nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2018 ka pozuar edhe bukuroshja nga Brazili, Anne de Paula,

Modelja 23-vjeçare ka pozuar me bikini në plazh, duke realizuar disa fotografi tejet seksi – madje edhe gjysmëzhveshur.