Trump po i tregon gishtin demokracisë

Nga Christopher R. Hill

Një nga imazhet më ikonike – dhe mbase më dizinformuese të shekullit njëzet e një ishin irakianët e buzëqeshur që mbanin lart gishtat e tyre tregues të ngjyrosur me violë për të treguar se kishin votuar në zgjedhjet e janarit 2005 në vendin e tyre. Për shumë, këto ishin zgjedhjet e para ku ata kishin marrë pjesë.

Historia e supozuar pas këtyre imazheve ishte se demokracia më në fund kishte mbërritur në Irak. Një sistem pa zgjedhje nuk mund të pretendojë të jetë demokraci. Ndaj, për shumë, të shikoje imazhe të një procesi të mirë-organizuar votimi (njollat e bojës pengojnë votuesit të votojnë më shumë se një herë) ishte provë e mjaftueshme se gjërat kishin ndryshuar.

Por demokracia është një sistem shumë i ndërlikuar dhe zgjedhjet e lira janë vetëm një tipar. Një mungesë e zgjedhjeve sigurisht tregon për një mungesë demokracie. Por e anasjella nuk është e vërtetë. Zgjedhjet janë një kusht i nevojshëm, por i pamjaftueshëm për demokracinë, që gjithashtu kërkon institucione rezistente që kanë në trup vlera demokratike.

Sot, gjithnjë e më shumë vende mbajnë zgjedhje dhe demokracia në vetvete është në rrezik. Në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, shkelja e besimit të publikut dhe dështimi për të mbrojtur institucionet demokratike janë sisteme të lodhura të kontrollit dhe balancës që, në disa raste, kanë ekzistuar për shekuj.

Sulmi ndaj institucioneve demokratike nuk është i kufizuar te vendet me pak eksperiencë në demokraci. Ato mund të shihen kudo, përfshirë demokracinë më të vjetër në botë, siç quhen Shtetet e Bashkuara.

Në Perëndim, ngritja në qiell e virtyteve të demokracisë për të tjerët ka ngjarë prej kohësh me prozelitizmin e një feje laike, plotësuar nga kërcënimi i zjarrit dhe barutit për ata që nuk përqafojnë besimin demokratik. Por leksionet e vendeve të zhvilluara ndaj botës së në zhvillim nuk ishin kurrë të dobishme veçanërisht.

Vite më parë, pas një eventi në të cilin një filantrop ndërkombëtar dha leksione rreth demokracisë për orë përpara se të fluturonte me avionin e tij privat në perëndim të diellit, një kryeministër ballkanas që po merrte pjesë më pyeti “Si supozohet ta bëj unë këtë?” Ndërsa ai po përballej me çështje të minoriteteve etnike, ata që ndërhynin nga jashtë po i ofronin një këshillë të vazhdueshme për të cilën ata më pas nuk mbanin përgjegjësi.

Tani, lavjerrësi është lëkundur në drejtim të ndryshëm, veçanërisht në lidhje me politikën e jashtme të SHBA. Nën administratën e presidentit Donald Trump, qeveria amerikane nuk duket se po mundohet t’i bëjë lavde më demokracisë.

Sigurisht, kjo pjesërisht reflekton dobësi nga dekada promovim i demokracisë nga ana e Perëndimit. Por ka edhe më shumë. Demokracia po kërcënohet direkt në vendin ku duhet të kishte rrënjët më të thella kulturore dhe politike.

Trump nuk do të shmangë përsëritjen e politikave të dështuara të së shkuarës, siç e thotë ai. Ai dhe mbështetësit e tij kanë shënjestruar institucione kyçe ku bazohet demokracia amerikane, përfshirë gjykatat, legjislativin, median e pavarur dhe të tjera.

Oficeri ushtarak prusian i shekullit 19 dhe teoristi Carl von Clausewitz ka folur pikërisht për periudhën e luftës totale që erdhi më pak se një shekull pas vdekjes së tij. Ajo që ai nuk adresoi ishte periudha e politikës totale, kur të gjitha institucionet e një shoqërie do të shtypeshin në shërbim të një lufte ideologjike totalizuese. Amerika tani është në mes të një lufte të tillë dhe mënyra si do ta përballojmë do të informojë vendet e tjera për përballimin që ato mund t’i bëjnë mundimeve të veta.

Kriza e Amerikës në atdhe tani po e ndalon atë së performuari rolin e saj tradicional ndërkombëtar si një burim i sigurimit institucional dhe një agjente ndryshimi. Gjatë periudhës së pasluftës, SHBA ofroi siguri kolektive përmes NATO-s dhe institucioneve të tjera dhe ka qenë mëse e gatshme të përballojë kërcënimet rajonale dhe globale, shpesh me pak miq në krah.

Për fat të keq, Trump tregon pak respekt për këtë trashëgimi apo për traditën e Amerikës për optimizëm dhe besim në institucionet e veta. Ai ose nuk e kupton ose nuk i intereson që sistemi amerikan i qeverisjes ka qenë burimi më i madh i prestigjit global të vendit të tij. Në fakt, ai refuzon lartësimin historik të Amerikës dhe e riformon atë si një vetë-iluzion dhe naivitet, kurdo që SHBA ndihmon ata që çojnë përpara lirinë në botë.

Tashmë, heshtja e Amerikës është shurdhuese. Në Siri, SHBA ia ka lënë fushën të tjerëve, edhe pse lufta atje do të vendosë të ardhmen e Lindjes së Mesme myslimane. Ndërkohë, refuzimi i administratës Trump ndaj pakteve të tregtisë dhe investimit trans-oqeanik ka konfuzuar miqtë e tij dhe i ka dhënë guxim kundërshtarëve. Departamentit Amerikan të Shtetit, pavarësisht se çfarë mund të thotë shefi në vështirësi i tij, Rex Tillerson, tashmë i mungon aksesi global. Dhe pa diplomaci proaktive, SHBA-ja shpesh do të eklipsohet ndërkombëtarisht, mbase nga Kina.

Por Trump fitoi zgjedhjet në 2016, ndaj ai po mban një gisht të ngjyer sikur të jetë e vetmja gjë që ka rëndësi. Vitin tjetër, do t’i takojë amerikanëve të të gjithë prejardhjeve të mbajnë lart gishtin e tyre dhe të bëjnë të qartë se demokracia është shumë e më shumë se aq.

*Christopher R. Hill, ish-ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Azinë Lindore ish diplomat ne Tirane dhe negociator i SHBA-ve ne marreveshjen e Rambouillet per Kosoven, është Dekan i Shkollës Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit dhe autor i Outpost/ Project Syndicat

Patriarkut serb Irinej, me bekimin e juaj çetnikët serb filluan luftën në Kosovë…

Nga Ragip Guraziu

Me bekimin e juaj, Serbia në Kosovë ka vrarë 14 mijë persona dhe për këto krime askush nuk është burgosur. Ai Zoti ytë qenka më ndryshe, kur kemi parasysh se po e sulmon Kosovën? Atë leshin qe po e mbanë në mjekër fute në gojë…. Vonë keni ardhur në Ballkan. Shqiptarët den baba den janë këtu..
Ndërsa kriminelët e Serbisë që kanë kryer gjenocid janë në krye të shtetit.

Gjenocidi serb në Kosovë i pandëshkuar

Vitet e luftës 1998-1999, në Kosovë, janë regjistruar me një numër ta madh viktimash. Mijëra shqiptarë të Kosovës, mbetën të vrarë dhe të masakruar nga trupat paramilitare por dhe ato të rregullta të ushtrisë serbe.

Nga kjo luftë u dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë dhe u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por ende shumë prej tyre vijojnë të kërkohen nga të afërmit.

Por, edhe pse ka me qindra dëshmi që vërtetojnë gjenocidin serb në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap për paditjen e Serbisë

Është fakt, se me bekimin e juaj njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, biznese, punishte zejtarie, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. Faktet për gjenocid në Kosovë, çdo ditë e më shumë po shtohen.

Kështu, Fondi për të Drejtën Humanitare e ka publikuar një dosje të titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë.“Dëshmitë e pohojnë se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë prej marsit të vitit 1999 në nivelet më të larta të qeverisë, dhe lë të kupton se pjesëtarë të‘MUP-it’ serb (Departamenteve të Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe departamenteve të Ushtrisë Jugosllave që kanë qenë në krye të ‘pastrimit të terrenit’, kanë qenë të përfshirë në të”, thuhet në kuadër të përmbledhjes së publikuar nga FDH.kreu

KOSOVA REPUBLIKË E PAVARUR E SHTET “SOVRAN”

Pas një riokupimi të dytë për gati njëshekullor nga qeveria nazifashiste Serbe, Kosova definitivisht u çlirua më 1999, kurse pavarsinë dhe sovranitetin politik e fitoi me shpalljen e pavarisë më 17 Shkurt 2008. Këtë të mbrijtur historike Kosova pati mundësi ta realizojë me intervenimin ushtarak të Aleancës Veriatlantike dhe përkrahjen e Bashkimit Evropjan dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpalljen e pavarsisë së Kosovës e pranuan shumica e shteteve të BE, kuptohet edhe Amerika (SHBA), pastaj edhe një numër i madh i shteteve mbarë botës. Nga shtetet fqinj, në përjashtim të Serbisë, të gjithë e pranuan zyrtarisht. Aktin e shpalljes së pavarsisë Serbia e pranoj me një indinjatë të thellë dhe, pasi nuk u bë me pëlqimin e saj, e quajti pavarsi të njëanëshme. Publikisht u deklarua se Kosova, sipas kushtetutës së saj, qenka territor serb, ndaj dhe si shtet të pavarur e sovran asnjëherë nuk do ta pranojë.

Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Serbisë joshëse për politikën e Bashkimit Evropjane

Vetë pozita natyrore-gjeografike pa edhe gjeopolitike e Gadishullit Ballkanik, përkatësisht Evropës Juglindore, shikuar historikisht se e ka tërhequr vemendjen e fuqive të kohës për dominim në këtë gjeohapësirë. Serbia si shtet pikërisht është e pozicionuar në boshtin kryesor të gadishullit, aty ku kalojnë rrugët kryesore që lidhin perëndimin me lindjen , respektivisht veriun e jugun, ndërmjet Evropës Veriore e Perëndimore dhe Lindjes së Afërme me Afrikën e më gjerë. Këtu duket se qëndron thelbi i interesit të fuqive të mëdha edhe në kohën e sotme për të dominuar Ballkanin dhe me të ta shtien Serbinë në gjirin e vet. Nga njëra anë Rusia me satelitët e vet, synon në çdo mënyrë të dimonojë rajonin, kuptohet përfshirë edhe Serbinë; nga ana tjetër shtetet e perëndimit (tani Bashkimi i Evropës) të përkrahur nga Amerika, synojnë po këtë qëllim. Pozitën strategjike të rajonit edhe qeveritë serbë e kanë vlerësuar tepër, ndaj prej kur është krijuar ajo si shtet, ato kanë pasur tendenca që vendin ta zgjerojnë dhe t’i okupojnë venedet për rreth me pozitë strategjike. Një ndër ato ka qenë edhe territori i Kosovës. Sipas një analisti të huajë, Serbia pesë herë ka hyrë me forcë në Kosovë dhe të pesta herë me forcë ose me disfatë është larguar nga Kosova. Ajo Kosovën nuk e pat të okupuar me ndonjë kontiunitet, por me ndërprerje. Herën e parë Kosovën e mban të okupuar rreth 250 vjet, pastoj me një ndërprerje prej 450 vjet, e rioukupon në vitin 1912, duke e mbajtur gjer në vitin 1999, kur prej aty dëbohet me forcë.

Nga kjo që u përmend mund të shihet qartë se bota perëndimore është e interesuar që në gjirin e vet ta ketë jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë. Kur ajo do ta mbrijë qëllimin e vet, atëheren Rusia si forcë e madhe në lindje, nuk do të ketë mundësi që aty te ndërhyjë dhe ta zgjerojë pansllavizmin.

Tani Kosova, pasi u çlirua, shpalli shtetin e vet të pavarur e sovran. Kur thuhet sovran, nënkuptohet se askush prej jashtë s’ka të drejti t’i përzjejë në organizimin e vet të brendshëm e të jashtëm politik. Por, a respektohet sovraniteti i saj nga ana e vendeve të cilët e përkrahën formimin e saj si shtet sovran? Ecuritë e gjertanishme politike kanë treguar se jo tërësisht.

Historikisht është e njohur se Serbia kur nuk ka pasur sukses me luftë të armatosur, ka kaluar në luftë diplomatike. Këtë ajo po e dëshmon në kohën e fundit pas luftës së Kosovës në të cilën pësoj disfatë të madhe. Me shpalljen e pavarsisë së Kosovës që ajo e quajti “pavarsi e njëanshëme”, publikisht deklaroj se tani do bëjë një luftë diplomatike për çvelësimin e vendimit të pavarsisë dhe pastaj në ribashkimin e “Kosovë e Metohisë”, siç e quajnë ata, në kufijt kushtetues serbe. Dhe në fund, ç’është me rëndësi, nuk do ndërhyjë në “punët e brendëshme” të Kosovës. Mirpo, tani pyetja është, vall ajo po ju përmbahet deklaratave të këtilla dhe vall po e respekton sovranitetin e Kosovës, a po ato janë vetëm deklarative? Me siguri, jo! Tani Serbia, duke mos iu përmbajtur deklaratave të veta politike, Kosovës i ka shpallur luftë diplomatike në dy fronte: e para në marrjen sa më tepër territor të Kosovës dhe e dyta në ndërhyrjen, ndonjëherë në mënyrë të tërthortë e ndonjë herë në mënyrë të drejtpërdrejtë në punët e brendëshme të politikës kosovare. Këtë luftë ajo duket se është duke e fituar, prej kur në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropjan, filluan bisedimet ndërmjet dy qeverive (Kosovës e Serbisë) për çështje teknike! . Në këto “bisedime teknine”, saherë që është sjellë ndonjë vendim Serbia ka hezituar në implementimin e tyre te tërësishëm.

Por, kuptohet, jo drejtpërsëdrejti, por me paraqitjen e moskënaqësisë së pakicës serbe në pjesën veriore të Kosovës , në komunet me shumicë serbe, ajo filloi të “brengoset” për sigurinë dhe të drjtat e serbëve si qytetarë të Kosovës . Aty serbët e Kosovës moskënaqësinë e tyre (kuptohet me përkrahjen e fuqishme të Beogradit), e kanë manifestuar nëpërmjet të protestave të ndryshme, barikadave në rrugët kryesore, bile ndonjëherë edhe me ndonjë eksploziv në rrugë, në ndonjë shtëpi, në ndonjë objekt qeveritar, ose të ndonjë atentati. Për protestat e këtilla Bashkësia Evropjane, ose forcat paqëruajtëse në Kosovë, të shumtën herë kanë mbetur të “shurdhëta”, ndaj dhe nuk kanë reaguar me kohë në ndërmarjen e masave për pengimin e tyre ose për zbulimin e autorëve qe kanë kryer akte antiqeveritare. Edhe sot e kësaj dite forcat paqëruajtëse nuk po bëjnë gjë në qetësimin definitiv të situatës në pjesën veriore të vendit. Situata e këtillë qeverisë në Beograd i konvenon, pasi nëpërmjet të saj ajo vazhdimisht është duke kërkuar diç më tepët në kërkesat e saj të cilat nuk kanë të sosur dhe po e vë në pikpyetje sovranitetin e Kosovës! Ajo vazhdimisht është duke kërkuar diçka “plotësuese” për normalizimin e marëdhënieve në mes dy vendeve (Kosovës e Serbisë), por, kuptohet, duke përsëritur refrenin e vet se Kosovën kurrë nuk do ta pranojë si shtet të pavarur e sovran. Normalizim i marëdhënieve po, por jo pavarsi! Atëheren, çfar kupton ajo me “normalizim të marëdhënieve”?

Për gjersa Serbia vazhdimisht është duke kërkuar diçka plotësuese, atëheren çfar është duke bërë Kosova? Përgjigjja duket se është negative! Pse? Sepse Evropa në këtë rast po punon me dy arshinë: për Serbinë po paraqitet si nënë, kurse për Kosovën si njerkë! Edhe këtu, parashtrohet pyetja, pse?

Ç’po ndodh tani me sovranitetin e Kosovës?

Tani Kosova si shtet i pavarur e sovran, duhet vetë të vendosë për fatin e vet. Edhe kështu po ndodh. Por kur është në pyetje raportet me vendin fqinj Serbinë, ajo disi është e diktuar nga faktorët e jashtëm. Aty sovraniteti nuk po funksionon si duhet. Kjo vjen nga kushtet e përmendura më lartë. Me vendet e tjera fqinje Kosova nuk ka diçka të pazgjidhur nga fakti se me ato nuk ka qenë në ndonjë konflikt. Me Serbinë nuk është kështu. Me këtë shtet, siç është e njohur, historikisht dhe në kohën e fundit, ajo ka qenë në konflikt të vazhdueshëm. Nën sundimin serb qe për gati një shekull. Në fund të shekullit të kaluar çlirohet, kurse në fillim të këtij shekulli fiton pavarsi.

Megjithatë, edhe pse fitoj pavarsi, mbetën shumë çështje të pazgjidhura të cilat pengojnë përmirësminin e marëdhënieve në mes tyre dhe njohjen e Kosovës nga ana e qeverisë Serbe. Duke u nisur nga këto kushte, me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë (Bashkimit Evropjan dhe përkrahjen e SHBA), në Bruksel të Belgjikës, filluan bisedimet në mes qeverisë së Kosovës e asaj të Serbisë për zgjidhjen e çështeve teknike. Këto bisedime, natyrisht, nuk janë të njëanshëme sepse nuk synohet që njëra anë të jetë fituese dhe tjetra humbëse.

Mirpo, siç përmendem edhe më lartë, Serbia vazhdimisht është duke kërkuar diç më tepër. Edhe serbët e Kosovës, sidomos ata në pjesën veriore, vazhdimisht janë duke qenë të revoltuar nga marëveshjet që silleshin nga bisedimet. Vendimi kyç që u suall për formimin e komuneve në veri dhe në pjesët e tjera të Kosovës me shumicë serbe, qe pranuar nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës. Udhëheqsia në këto komuna do të ishte serbe, por, kuptohet në përputhje të ligjeve të dala nga Kushtetuta e Kosovës. Pikërisht këtu u paraqit pengesa, ku bile edhe kryetari i komunës në veri të Mitrovicës dha dorëheqje ngase nuk u pajtua që të punojë me ligjet e Kosovës. Kjo duket se nuk mbaroj me kaq. Serbët e veriut kërkojnë edhe diçka më tepër që Bashkimi Evorpjan duket se nuk sheh! Kuvendi i ashtuquajtur i Kosovës, të cilin e kanë themeluar asamblistët e pushuar nga kuvendet komunale nga veriu, kanë vendosur që të zgjedhin qeverinë e tyre, duke propozuar që në këtë anë të Kosovës të ketë ushtri dhe polici serbe e zgjedhur nga Beogradi. Me këtë do të thotë “shtet brenda në shtet”.

Për mosrespektimin e sovranitetit të Kosovës nga ana e udhëheqësve qeveritarë, politikë dhe shoqërorë serbë, shkohet akoma më tutje. Ata janë duke e penguar Kosovën të antarësohet në organizata politike, shoqërore, pa edhe sportive ndërkombëtare. Sipas tyre, anëtarisimi i Kosovës mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Serbisë. D.m.th., edhe pse Kosova shtet më vete, për të u dashka të vendosë Serbia!? Ja një rast konkret. Me vendim të Këshillit për Çështje Urgjente të FIFA-s (Federata e fudvollit), u vendos që Kosovës t’i lejohet organizimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Lidhur me këtë vendim, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Fudbollot të Serbisë, në një intervisë dhënë për një gazetë të huajë, ka qenë kategorik. Ai mbi të gjitha thotë: “Linjat e kuqe për Serbinë janë të gjitha çeshtjet që prejudikojnë Kosovën si shtet të pavarur”. Madje vazhdon: “Ne nuk kemi qenë të pranishëm në takimin e Këshillit për Çështje Urgjente kur është marrë ky vendim. Vendimi i tij duhet të miratohet edhe në takimin e Këshillit Ekzekutiv, i cili do të mbahet nga mesi i marsit. Ky është pra një vendim i njëanshëm i FIFA-s, sikur edhe vendimi i vitit të kaluar në Japoni që ekipeve kosovare të moshave më të reja t’u mundësohet të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.” Me fjalë të tjera, Serbia po e fiton “të drejtën” e vet që të ndërhyjë në punët e brendëshme të Kosovës. Shtrohet pyetja: A do pajtohej Serbia që ndonjë shtet tjetër fqinj i saj, pa edhe Kosova, që të përziente në punët e brendëshme të saj dhe si do reagonte bashkësia ndërkombëtare? Përgjigjja e kësaj pyetje është e kuptueshme.

Ja seç kanë deklaruar ata, shprehimisht: “Do të vazhdojmë me të gjitha mjetet legjitime që të mbrojmë rendin kushtetues të Republikës së Serbisë, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të ruajmë integritetin territorial të shtetit tonë Serbisë dhe Kosovën në kuadër të saj, dhe popullin serb në Kosovë”. Që është fakt se serbët e Kosovës nuk janë duke e respektuar sovranitetin e shtetit ku jetojnë, me deklaratë publike paraqitet udhëheqës i Iniciativës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq. Ja se çka thotë ky udhëheqës politik serb: “Zgjedhjet lokale, madje as ato parlamentare, nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë se serbët e kanë pranuar integrimin në shoqërinë kosovare”. Madje, lidhur me këtë e parashtron pyetjen: “Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje dhe krijimi i institucioneve komunale në veri a do të thotë se kanë pranuar integrimin në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”? Kategorikisht jep përgjigje negative: “Në mënyrë absolute, jo. Kjo është mënyra, me të cilën njerëzit që janë kundër zgjedhjeve, i diskualifikojnë të gjithë ata tjerët që hynë në procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale, madje as ato parlamentare në njëfarë mënyre, nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë ndonjë përfundim se serbët e kanë pranuar integrimin në shoqërinë kosovare… Këtë nuk mund ta bart individi, nëse ai individ nuk është kryeministër i Qeverisë së Serbisë, kryetar i Serbisë ose eventualisht ministër i Punëve të Jashtme”, përfundon në deklaratën e vet ky politikan serb i lindur në Kosovë.

Ndërkaq, të shohim se çfar deklarojnë udhëseqësit kosovarë

Lidhur me dialogun në mes dy qeverive, kryetori i qeverisë kosovare është mjaft optimist. Ja ç’deklaron ai: ”Negociatat në Bruksel janë në interesin e Kosovës, të stabilitetit dhe të paqes në rajon. Vendimi im ka qenë i drejt dhe kur të kalojë koha do të kuptohet se kjo ishte e vetmja rrugë për ta kthyer veriun e Kosovës në kontrollin e Kosovës”. Më tutje vazhdon: “Me dialog kemi arritur ta institucionalizojmë atë pjesë që kontrollohej nga Serbia. Me dialog kemi shtrirë sovranitetin në veri. Ne kemi shpëtuar ndarjen e Kosovës, kemi ndaluar formimin e një ‘Republika Srpska’ në veri apo një autonomi që garantohej nga qeveria e Beogradit. Në anën tjetër, me dialog kemi arritur t’ia rikthejmë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se ekziston një problem që quhet një Mitrovicë dhe që kërkon zgjidhje urgjente”, Me fjalë të tjera, ky është i mendimit se Qeveria e Kosovës definitivisht ka fituar sovranitetin e vet në pjesën veriore e dominuar me shumicë serbe!

Tani paraqitet dilema, ka Kosova sovranitet në veri të saj apo s’ka , pjesë e dominuar me shumicë serbe. Kjo del nga fakti se udhëheqsia qeveritare kosovare po deklaron publikisht se ka marrë sovranitet mbi këtë anë të vendit, kurse, nga ana tjetër, udhëheqsat serbë po dalin me deklarata të kundërta.

Megjithatë, udhëheqës të partive politike në Kosovë, janë të mendimit se në rajon nuk mund të arrihet stabilitet i qëndrueshëm pa pajtueshmëri dhe kërkimfalje. Ndaj mund të thuhet se edhe dialogu në mes dy qeverive është i pafrytshëm. Për vizitën e kryeministrit serb në kosovë gjatë krishlindjeve ortodokse, ja si shprehet një lider i një partie shqiptare: “…gjuha e shefit të qeverisë serbe në Kosovë, Ivica Dacic, është një retorikë e vjetër, e vrazhdë dhe nacionaliste dhe një sinjal ogurzi që tregon se mentalitetet e vjetruara dhe reminishencat e luftës, ende janë aktive në Ballkan”. Pastaj vazhdon: “Rajoni i Ballkanit, ka nevojë për paqë, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe dihet se paqja mes palëve të armiqësuara, nuk vjen nëpërmjet retorikës nacionaliste, por nëpërmjet ndëshkimit të së keqes dhe kthimit të shikimit kah e ardhmja evropiane, që është përvojë e mirë dhe frytdhënëse edhe për ne”.

Nga ç’u konstatua më lart, mund të sillet përfundim i përgjithshëm se, Kosova akoma nuk mund të thuhet që ka sovranitet të plotë si shtet i pavarur në tërë territorin e vet. Ndaj, pergjersa akoma po kryhen bisedime për veriun e Kosovës dhe për çështje të ashtuquajtura teknike; përgjersa Serbia akoma po përzihet në punët e brendëshme të Kosovës; përgjersa ajo, nëpërmjet të komunave të tjera me shumicë serbe në territorin e brendëshëm, po inflitrohet gati në tërë territorin kosovar- pyetja e sovranitetit mbetet akoma çështje e hapur.

Ndryshe,Patriarku serb Irinej ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe (KOS ) nuk mund ta paramendojë Serbinë pa Kosovën dhe ka porositur se serbët kurrë nuk mund të thonë se e falin Kosovën sepse e falura humbet përgjithmonë.

“Kosova mund të jetë e rrëmbyer dhe e pushtuar, ashtu siç dhe është sot, por serbët nuk mund të thonë se e dhurojnë, sepse ajo që dhurohet humbet përgjithmonë. Ne nuk mund ta mendojmë Serbinë pa Kosovën. Në kohë të fundit atë pjesë e kemi quajtur Kosovë e Metohi, por ajo është Serbia e Vjetër,e cila e ka lindur këtë pjesë tjetër të Serbisë”, ka thënë patriarku Irinej në intervistën e Krishtlindjeve për televizionin “Hram”.

Ai ka theksuar se KOS shpreson se kështu mendon edhe kreu shtetëror dhe se po sheh përpjekje të mëdha që Kosova të ruhet në kuadër të Serbisë.

Irinej ka nënvizuar se Kosova është historia serbe, kultura dhe shpiri i saj, se Prizreni ka qenë kryeqytet i popullit serb e Patrikana e Pejës rezidencë e argjipeshkëv dhe e patriarkëve serbë.

“A mund të lejojmë që Patrikana e Pejës të jetë në një shtet tjetër? Këtë një popull i vetëdijshëm për veten, për historinë dhe për kulturën e vet, nuk mund t’ia lejojë vetes. Deçani, Virgjëresha Levishka, Graçanica dhe shenjtoret tjera a mund të bëhen pronë e një populli që dje i ka shkatërruar dhe i ka djegur”, ka pyetur Irinej.

Patriarku ka shtuar se KOS ka probleme me Maqedoninë dhe ka vlerësuar se “nuk është pjekuri që Kisha Ortodokse e Maqedonisë e panjohur” ka kërkuar që nënë t’i bëhet Kisha Ortodoks e Bullgarisë.Profesori Muhamet Kelmendi tha se gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë është kryer një dhunë dhe terror.

Autori është gazetar -analist i pavarur.

Ramushi po sillet si njeriu që e di se i ka ditët e numëruara

Nga Kimete Berisha

Deri para luftës u ‘zavit’ me gajbe të birrave nëpër sokaqe t’katunit, e sot i erdh dita, pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë.

S’sheh kund kësi yrrneku, me qenë njeriu si Ramushi merakli dhe entuziast në budallallëk.

As që mundohet m’i mbajt fshehtë punët e kqija që ia marrin fytyrën dhe e bëjnë neveritës, por shkon e i sforcon ato të meta që me ra në sy prej helikopteri….taman abnormal, s’la njeri pa e kthy kundër vetes…
s’sheh kështu..

I shet kurum popullit të varfër, as nuk ja rrok truni se rinia janë të mërzitur si pleqtë, pa pare e pa rrugëdalje; s’ja rrok, s’e din e as ndoshta s’i tregojnë sa shumë po e shajnë gjinja, sa shumë po e nëmin e po e mallkojnë, i madh e i vogël, gra e burra po ia dëshirojnë të gjitha të këqijat që ekzistojnë.

S’ka njeri që s’thotë ‘mos ia paft hajrin rrogës’.

P.S. Ramushi po sillet si njeriu që e di se i ka ditët e numëruara;

Si njeriu që e di se nuk i shkon larg;
Si ‘i pamendi’ që e jeton çdo ditë sikur të ishte dita e fundit e jetës së tij;
Si ateisti që nuk beson në ‘ditën e gjykimit’.
Si i çmenduri që nuk pranon të dalë nga senatoriumi sepse brenda tij mund ta konsiderojë veten ‘zot’ dhe s’ia prishë kush disponimin.

P.S: PDK po e shfrytëzon padijen dhe pasionet e sëmura të Ramushit me kallë Kosovën si Neroni-Romën, në kohën kur opozita s’është kërkah hiç.

Unë (e them me sinqeritetin më të madh), besoj (si Montesquieu) se luksi dhe padija e Ramushit po e shkatërrojnë në themel Republikën.

Porosi për Kosovën

Nga Skënder S.KAPITI

Kosovë, Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Urime dhe suksese në Rrugën e shtetndërtimit demokratik,ligjor dhe modern; urime në Rrugën e konsolidimit të Pavarësisë, të prosperitetit dhe të integrimit për në BE, të Antarësimit në NATO dhe në OKB.
Kosovë nëse dëshiron të bëhesh ,të zhvillohesh dhe të prosperosh shpejt në rrugën e demokracisë, të qytetërimit dhe integrimit, nuk mund të bëhesh duke marrë modelin e Shqipërisë e cila ka mbi 100 vite që ka mbetur e fundit në Europë në rrugën e prosperitetit, të qytetërimit , të ndërtimit dhe të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimit të saj, pasi problemin më të madh Shqipëria e ka pasur gjithnjë me politikën e keqe të politikanëve e të pushtetarëve të vet, me politikën grindavece, egoiste dhe të korruptuar,me tradhëtinë dhe sidomos me padrejtësinë, të cilat i ka ende edhe sot politika e Tiranës.

Mos merrni tabiate e“leksione”politike, juridike,ekonomike, diplomatike e demokracie nga politika eTiranës se vetëm sherre, ngatërresa, moszhvillim, mosintegrim,pabesi e pengesa prej tyre do keni, ashtu siç edhe vetë Shqipëria dhe shteti shqiptar që gjithnjë e kanë pësuar prej saj deri edhe më sot akoma, dhe arriti deri atje sa në Vitin 2017 prej krimit, papergjegjshmerisë, korrupsionit dhe te trafikimt te droges shume medie dhe politikane nderkombetar ta quanin Shqipërinë si Kanabistan, ambasadorja e BE-së nëTiranë i akuzoi politikanët e Tiranës se e shesin atdheun per interes personal dhe ai amerikan i akuzoi po politikanet e Tiranes per krime të tmerrshme.

Kosovë, vështro dhe orientohu nga Washington-i, merrni shëmbullin amerikan të ndërtimit të shtetit ligjor, të sistemit të drejtësisë, të demokracisë,të lirisë dhe të patriotizmit:
se po mbajte shumë shpresa për lobim, ndihmë e këshilla nga Tirana për të ndërtuar shtet ligjor e me standarte moderne, për zhvillim e integrim në BE , nuk ke me pas ndonji hajër e prokopi prej saj,pasi gjithmonë Shqipëria ka qenë dhe është akoma problem për veten e saj, e jo vetëm të saj, por ajo u ka shkaktuar telashe e kokëçarje edhe SHBA –ve edhe BE-së po me problemet që politika e pushteti në Tiranë i ka shkaktuar Shqipërisë akoma deri më sot.

Urojmë që politika në Tiranë të ndahet përfundimisht tani pas miratimit te VETTING-ut nga trashëgimia e saj e demshme kombëtarisht, të pastrohet, të dekriminalizohet dhe t’i përkushtohet më shumë demokracisë , ligjit dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe sidomos interesit kombëtar dhe jo atij personal, familiar,klanor e partizan. Kosovë, qëndroi besnike dhe mirënjohesë gjithmonë SHBA-ve prej të cilave erdhi liria dhe pavarësia, pasi pa SHBA nuk do të kishim sot Shtetin e Pavarur të Kosovës.

Historia dëshmon se gjithmonë kur Kosova në momentet më kritike të saj , kur ajo ka pasur nevojë për Shqipërinë, pikërisht në ato raste Shqipëria tronditej nga destabiliteti e rrëmuja. Ndërsa janë po SHBA-të , ato të cilat prej 100 vitesh u janë gjetur pranë kudo shqiptarëve dhe Shqipërisë në momentet më kritike kur rrezikohej e kërcënohej ekzistenca edhe e vetë shtetit të Shqipërisë.

Vetëm shikoni rastin e fundit se si politika dhe drejtësia në Shqipëri iu kundërvu ashpër përpjekjeve dhe vullnetit të SHBA dhe të BE -së për miratimin dhe për zbatimin e VETTING-ut ,për këtë Reformë e cila është jetike për shqiptarët dhe është çelësi i cili i hap dyert e integrimit të Shqipërisë për në BE. Pra sa e habitshme dhe interesante për politikën e Tiranës, që sillet si antiamerikane edhe kur SHBA ndihmon dhe e ka prioritet ndërtimin e shtetit ligjor shqiptar dhe interesat e integrimin e Shqipërisë në BE!? Një politikë e cila dëmton interesat e vetë Shqipërisë së pari, është njëkohësisht edhe një politikë thellësisht edhe antiKosovë, madje shumë më tepër si e tillë, pasi shëmbullon si e tillë edhe për politikanët e Kosovës.

E keqja më e madhe kombit shqiptar i ka ardhur nga padrejtësia

Kosova e ka pësuar shumë herë më rëndë se Shqipëria prej padrejtësisë e cila i erdhi nga kolonizatori dhe pushtuesi barbar serb, nga krimi dhe genocidi i tij mbi 100 vjeçar, nga padrejtësia e Europës e cila e la Kosovën jashtë Shqipërisë. Por mjerisht e fatkeqësisht edhe shqiptarët në Shqipëri kanë pësuar pabesi, tradhëti dhe padrejtësi nga politika dhe nga politikanët e vet injorantë, të pashpirt , të papërgjegjshëm e të korruptuar të cilët gjithmonë kanë pasur synim dhe objektiv pushtetin dhe hajninë,politikë dhe pushtet si i tillë kulmoi sidomos në këto 25 vite të tranzicionit .

Le të jetë Viti 2018 për Shqipërinë viti i kthimit të shpresës dhe besimit të qytetarëve shqiptar te Drejtësia, Viti i triumfit të Shtetit ligjor dhe VETTING-ut, Viti i integrimit të mëtutjeshm të saj në BE, pasi një Shqipëri e fortë politikisht, demokratikisht dhe e prosperuar ekonomikisht do të ishte një ndihmë e madhe dhe si më kryesore edhe për forcimin, konsolidimin e shtetit, të pavarsisë e të integrimit të Kosovës.

Fatkeqësisht dhe mjerisht edhe politika në Kosovë ka marrë shumë nga përvoja e politikës së tillë të derimësotme nga Tirana dhe e ka instaluar atë edhe në Kosovë, përderisa edhe Kosova dhe shoqëria kosovare atje po vuajnë po të njëjtat pasoja si në Shqipëri, ku kryeproblemi edhe në Kosovë sot është drejtësia, pra më sakt sundimi i padrejtësisë prej së cilës vijnë pastaj edhe varfëria, papunësia, korrupsioni, eksodi dhe moskonsolidimi i shtetit dhe moszhvillimi i tij demokratiko-ligjor,mosliberalizimi i vizave dhe mosintegrimi.

Ju politikanë, pushtetarë dhe shtetarë të Kosovës mos e harroni të shkuarën jo të largët , atë të para Çlirimit të vitit 1999, mos e harroni amanetin e dëshmorëve dhe të herojve! Mos i harroni vuajtjet, sakrificat dhe stërmundimet e jashtëzakonshme që bënë brezat për Liri dhe Pavarësi. Ju që drejtoni tani dhe ata që do ta drejtojnë pas jush Kosovën e lirë dhe të pavarur, politikën, pushtetin, shtetin dhe shoqërinë të parin dhe mbi gjithçka duhet ta keni popullin dhe Kosovën, duhet të keni si prioritetin e prioriteve interesin kombëtar dhe nevojat jetike të njerëzve, mirëqënien dhe prosperitetin, punësimin, arsimimin,shëndetin dhe forcimin e kombit e të pavarësisë. Mos i harroni Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe objektivin e qëllimin final, Bashkimin Kombëtar.

Urime dhe të jetë Viti 2018 viti i Drejtësisë, i prosperitetit, i integrimit dhe i ndryshimeve të mëdha për në favor të interesit të pëgjithshëm kombëtar si në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe i shpresës e lumturisë për të gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen.

Këshilla se si ta përballoni ndarjen e Vetëvendosjes

Nga Kimete Berisha

Më së pari, ne jemi ata që jemi mërzitur kur janë ndarë Kasandra me Luis Davidin, Zhade me Llukasin, (hiç s’është moti që s’u përmbajta për shkak se u ndanë në një film indian një çift, u ndanë pa arsye se. Edhe personi me të cilin e kqyrsha filmin kish qenë tuj i fshi lotët me mëngë tinëz meje…e dikur kur bashkë-shikuesi më zuri edhe mua me lotë në sy, qesha me za prej inati e prej marres).

Ne i urrejmë ndarjet e huaja lëre më ndarjet tona.
Secili prej nesh është ndarë së paku një herë në jetën e tij me dikë. S’është e thënë arsyeja, nganjëherë nuk ndahesh nga zori por thjesht ndahesh prej qejfit.

Sido që të jetë ndarjet janë të dhimbshme (më së paku për njërën palë). Një poet (s’po më kujtohet emri), ka kujtu që ndarja është gjysma e vdekjes.

Sidomos kur ndahen ata që na e kanë premtuar ëndrrën e bashkimit kombëtar!

A ka më ironi se kjo, kemi pritur të na bashkojnë me Shqipërinë, njerëzit që s’kanë ditur e s’kanë mundur të bashkohen as vet.

Vetëvendosje është dashur të ndahen tek pasi ta bashkojnë kombin.

Nejse, ne jemi të zhgënjyer me Vetëvendosjen.
Kjo po dihet.

Thonë trurit i nevojitet 1 vit për ta pranuar ndarjen. Kurse ka tru në mesin tonë që nuk e pranon kurrë ndarjen, sepse ka vonesa në ‘komunikacionin nervor’.

Ja disa mënyra se si ta përballojmë ndarjen e Vetëvendosjes!

1. Ia pranojmë vetes se ‘ndarja është realitet’ dhe se herdo-kurdo njerëzit ndahen për së gjalli a për së vdekuri.

2. Mërzitemi tinëz, e ruajmë krenarinë. Kujdesemi në ushqim, se mërzia neve shqiptarëve na mtrashë.

3. E vazhdojmë jetën normal.

4. Nuk shoqërohemi minimumi 3 muaj me njerëz të partive tjera. I bllokojmë nē viber dhe nuk bijmë në provokime. Nuk i frekuentojmë kafiteritë ku e dimë se rrinë ata. Nëse i kemi në familje, u ikim bisedave politike me ta, bëhemi kinse s’po i nimë.

5. Pas tre muajve, spontanisht e hapim temën e ndarjes. Themi për shembull ‘më mirë m’u nda shapi prej sheqerit’; ‘Ajo që na ndan na bën më të fortë’, e thënie të ngjajshme që e rrisin moralin.

6.
Meqenëse më shtrenjtë kushton ndarja sesa bashkimi, hulumtojmë se kah u rreshtu sponsori i Vetëvendosjes!
Ata që i bashkoi ideali-i ndau paraja dhe lakmia. Kush pra u bë sebep!

7. E zhbllokojmë viberin dhe sillemi normal, thuajse s’ka ndodh asgjë.
Ua falim njerëzve urrejtjen e tyre (gojarisht ua falim jo me zemër, kurrqysh s’bën).

8. Nëse ndërkohë del naj parti interesante, e lëmë Vetëvendosjen dhe shkojmë ku na bjen më mirë. Nëse s’u vjen atyre turp të ndahen mes vete, pse m’u ndi ne keq me ua kthy shpinën.

9. Mbasi e kemi humbur besimin në dashuri të sinqertë, nuk i japim Vetëvendosjes një shans të dytë, por gjuhemi në naj ‘dashuri intelektuale’, nuk lejojmë më të na befasojë ndonjë nën-ndarje e re.

P.S.
Dhe kujtojmë Sokratin: Dashuria më e zjarrtë e ka fundin më të ftohtë.

Fëllanzat dhe piskamat e mbytuna të nji dhimbjeje të madhe

Tregimi «Fëllanzat» i Gazmend Bërlajollit na e kujton edhe obligimin tonë si shoqni me i përcjellë tutje tregimet e grave të përdhunume e me mësue prej dhimbes së tyne; me mësue që s’ka kurrgja të lavdishme në luftë; dhe me mësue qysh me e ndërtue nji të ardhme në të cilën vuejtja e viktimave të përdhunimit asht me randësi me u kuptue, e jo marre që duhet me u mshefë

Nga Ardiana Shala Prishtina

Kujtoj plagët. Ndiej plagët. A me u gjuejtë, a mos me u gjuejtë? Mandej ndiej zanin e nanës, e kujtoj dhimbjet prap. Me rrnue a mos me rrnue? Në tregimin «Fëllanzat» të Gazmend Bërlajollit kjo nuk asht nji lojë me fjalë, por nji pyetje buzë bunarit të shtëpisë që me vite të tana mbas luftës ka definue jetën e nji grueje të përdhunume gjatë saj. Disa u gjuejtën. E disa rrnuen për me tregue. Po, disa u gjuejtën. Dhe na duhemi me e ba pyetjen si shoqni se sa jemi përgjegjës për dhimbjen e vuejtjen e këtyne grave për këta tetëmdhetë vjet mbas lufte? Dhe çka mundemi me ba me ua lehtësue dhimbjen? Tregimi i Bërlajollit na e kujton edhe obligimin tonë si shoqni me i përcjellë tutje tregimet e tyne e me mësue prej dhimbes së tyne; me mësue që s’ka kurrgja të lavdishme në luftë; dhe me mësue qysh me e ndërtue nji të ardhme në të cilën vuejtja e viktimave të përdhunimit asht me randësi me u kuptue, e jo marre që duhet me u mshefë. Asht krim sistematik që u ba mbi gratë e këtij vendi, e në disa raste edhe mbi burrat, e jo faj i tyne. Asht krim lufte, deri tani në masë të madhe i pandëshkuem. Jo faj i grave. Asnjiherë nuk asht faj i grave apo edhe burrave, apo edhe fëmijëve që ishin viktima të këtij krimi. Përdhunimi asht instrument sistematik që përdoret në lufta kundër popullatës civile, dhe në shumicën e rasteve viktimë asht grueja. Në të gjitha luftat, asht krim lufte. Jo faj i grave. Jo faj i grave. Jo marre e grave. Jo.

Narrativa e luftës së fundit në Kosovës asht përplot me heroj (kryesisht burra) dhe me përmendore guri që na bajnë hije lavdie mbi jetën tonë të përditshme. Jetë e traumatizume. Por e heshtun. Traumë e heshtun. Traumë e mshefun deri në asht, mos me randue lavdinë e përmendoreve burrnore dhe jehonën e shpresës së integrimeve evropiane e euroatlantike e ku di çka tjetër. Viktimizim i dyfisht i ngjyrosun politikisht.

Kemi ndie fjalime e fjalë politikanësh që me krejt mosdijen e mundshme iu gjuejtën ndër vite vuejtjes së grave të përdhunueme dhe, ma zi se me heshtë, i ofenduen me lloj-lloj idesh. Njana dhimbjen e tyne e quejti «kontribut» të luftës për çlirim, e tjetra u tut mos po rritet numri i grave të përdhunueme nëse miratohet ligji për «kompensim financiar». Dhe gjatë krejt kësaj tragjedie, gratë e përdhunume ishin tue jetue mu në mes të nji shoqnie që nuk i ndiu zanat e izoluem të reagimit kundër këtij sulmi mbi ndërgjegjen njerëzore. Disa kërkuen edhe vaginat me ua inspektue si dëshmi që kishin me meritue këtë lloj ndihme sociale. Prap, aty-këtu disa zana të izoluem që dashtën me u çmendë dhe nji shoqni e tanë në heshtje. Disa të tjera, me në krye ish-presidenten e vendit, patën idenë brilante të financueme prej ambasadatve plot bereqet të vendeve të hueja, dhe xhiruen nji videoklip me personazhe të përzgjedhuna crème de la crème ku ma shum se gjithçka reklamohej imazhi i vetvetes si njeri me vlerë, tue u asociue me «dhembshuninë për fatkeqësinë» e tjetërkujt. Ose, un nuk e kuptova.

Në narrativën tonë, që ka të bajë me luftën dhe lavdinë e saj, Kanuni ka randue e vazhdon me randue me krejt peshën e shekujve mbi plagën e grave të përdhunueme në luftë. E ne si shoqni dështuem me folë për këtë, sepse me folë për këtë duheshte me u vu në pikëpyetje shum gjana tjera. Duheshte me kuptue. Me dashtë me kuptue. Duheshte me vu në pikëpytje krejt lavdinë burrnore të luftës e mbasluftës po e po, por edhe me u dhanë fund përmendoreve e krenarisë së trimave, e me i dhanë fund legjitimitetit trimnor që vazhdon me «krijue» nji të ardhme në oda burrash, aty ku qëndiset edhe përgjegjësia e grues me e ruejtë nerën e nji kombi. Aty ku vazhdon robnimi i grave, bashkë me kujtesën e torturave të jetueme.

Jo para shum kohësh, nji pseudogazetar na u krekos me nji shkrim ku piskama e lotit të tij, e theksueme në titull, për gratë e përdhunueme në luftë, jehonte fort kuresthjen e tij të madhe që ia kishte ushqye motivimin me i takue disa gra të përdhunueme gjatë luftës, për me e dijtë «qysh duken këto gra» që «sakrifikuen» veten e u thanë burrave «ikni dhe shpëtoni». Ideja mbi imazhin «heroik» të tyne si nji nuse që s’asht ma nuse e nuk i ka ma buzët e njoma, që sakrifikon veten, na vjen në rrëfimin e gazetarit si përthekim i mrekullueshëm i botëkuptimit të kësaj shoqnie, që vjen si mosdije që e sheh edhe edhe randimin e plagëtve të luftës mbi gruen veç si imazh nusërie që asht «damtue». Por, nuk asht mosdija sa asht paaftësia me e kapërcye kompleksin e mosdijes dhe me dashtë me mësue tue e ndie të vërtetën, të vërtetën e tyne, e jo tue gjykue mbi to gati me romantizëm, botëkuptimet morale të «urtësive» kanunore mbi rolin «fisnik» të grues për me e mbrojtë nerën e shpisë, nerën e burrit, të kombit. A e dini more sa randë peshon kombi kur ta gjuejn mbi supe? Dhe në anën tjetër, shkrimi i tij ishte edhe pasqyrim i mirë i ndjekjes së trendit për me u marrë me luftën ashtu qysh e lejojnë donatorët ndërkombëtarë, edhe kur nuk e kuptojnë. Pa ba pytje. Ku grueja e përdhunueme në luftë bahet e mbijetume e dhunës seksuale në konklift. Dhe kurrkush nuk ban pyetje. Zilja po bie. Dhe përnjiherë të gjitha ngritën gishtin nalt me dhanë nji përgjigje. Pyetjet as në shtëpi nuk i mori kurrkush me vete. Dhe ata që po paguejnë këtë zgjim ndërgjegjeje me fonde të pasuna, as ata vetë nuk erdhën me pyetje. Në koferat e tyne me pare kanë sjell përgjigje. Konklift; jo luftë. Të mbijetueme; jo të përdhunume. Konklift; jo luftë. Të mbijetume; jo viktima të përdhunimit. Konklift; jo luftë. Harrone luftën! Konflikt. Të mbijetume. Jo luftë.

«…dil pre ujit / o mos dalsh kurrë, / dil prej ujit / o mos dalsh kurrë,/ fëllanzo o fëllanzo / fëllanzo o fëllanzo…»

Dhe mungesa e pyetjeve sot e tetëmbëdhetë vjet asht nji plagë e re që randon traumat e luftës, veçanërisht traumat e grave të përdhunueme në luftë. Dhe ky randim ka me peshue në të ardhmen me trauma të reja. Sa ma pak që kuptohet lufta sot, aq ma shum trauma do të trashëgohen nesër. Brezni pas breznie, gjeneratat që vijnë do të preken po nga kjo luftë nëse ne nuk flasim për luftën sot, dhe kur them të flasim, e mendoj mundësisht jashtë gjuhës politike. Them të flasim në njanën anë prej perspektivës të viktimës e të dokumentojnë të vërtetat e tyne dhe në tjetrën anë përmes pyetjeve nëse duem me i kuptue dhimbjet.

Sot për sot, narrativa e luftës së fundit në Kosovë asht përplot trima të lavdishëm, interpretime morale për herozimat e njanës anë dhe krimet e tjetrës, ndërsa viktimat numrohen veç si shifra, për to shtyhet politika në foltore e fushata zgjedhore, tue mos kursye as librat e leximit për fëmijë qysh i konvenon politikës, me i verbue gjeneratat e ardhshme me përralla. Nji verbim që ka me u pague me traumatizim të fëmijëve të lindun mbas luftës, e edhe atyne që nuk kanë lindë hala. Se kur krejt kuptimi mbi drejtësinë e krimin shndërrohet në garë shifrash përmes nji retorike populiste ku nuk i intereson kurrkujt e vërteta, por pranohet pa u kuptue ngjyrosja emocionale që viktimën e quen heroinë, nuk asht e çuditshme që viktimizimi i grues e përdhunimi i saj, madje edhe vrasja e fëmijëve në luftë, përfundojnë si «sakrificë heroike», për me e mbushë nji boshllëk në korrektësinë politike, por kurrgja ma shum. Qysh kanë me gjetë kuptim gjeneratat që vijnë për dhimbjen e trashëgume, në nji përmendore ku përthekohet krejt nevoja e sotme shoqnore me «rahatue» gruen si heroinë, e që i dedikohet Nanës Terezë po aq sa Shote Galicës e Filane Fistekut, grues së përdhunueme në luftë, tue iu gjuejtë si hi syve nji populli që gruen e sheh edhe si viktimë e edhe si heroinë me fytyrë anomine?

Dallimet gjinore në narrativën e luftës reflektojnë botëkuptimet në të cilat asht e cungueme kjo shoqni në të gjitha aspektet e jetës. Çka e ban nji burrë hero e nji grue heroinë në narrativën e mbasluftës janë dy botë që nuk flasin me njana-tjetrën, sepse nuk kërkohet me u kuptue kurrgja ma shum sesa që përkthehet në kangë me xhamadana vija-vija. Në kangë ku burri ka emën e fytyrë, e grueja asht mish që mban muret e legjendave.

Në tregimin «Fëllanzat» të Bërlajollit rrëxohen muret. Në këtë tregim nuk ka shifra. Ka dhimbje që ndjehet deri në asht. Por shifra nuk ka. S’ka politikë. S’ka gjykim. E kam lexue disa herë tregimin e Bërlajollit. E kam lexue prap pasi e kisha lexue disa herë. Kisha ndie edhe ma herët, nga goja e tyne vetë, rrëfime të grave të përdhunueme në luftë. Deri në detajet ma të imëta. Dhe secilës prej tyne, sot, tue lexue tregimin «Fëllanzat» të Bërlajollit, ua ndiej zanin sërish. Za që vjen herë i imët e i dridhun, herë ma i fortë e i mllefosun, herë tue u zhdukë në përpimje të pështymës, herë tue u ngulfatë në frymën e vet. Ky tregim asht nji za që nxjerr prej humnerës të bunarëve ku kanë vegue ndër vjet tash lotët e kushedi sa grave të përdhunueme gjatë luftës, piskamat e mbytuna të nji dhimbjeje të madhe të nji populli të tanë. Sepse, dhimbja e tyne asht plagë e madhe që mban si barrë mbi vete shekuj të tanë të nji kulture që hisen e ruejtjes së nerës të kombit ua ngarkoi grave.

Sa isha tue lexue tregimin, i cili asht i shkruem me nji ndjeshmëni të skajshme të vuejtjes njerëzore në njanën anë, por edhe me nji ndjeshmëni të hollë të përgjegjësisë me krijue nji tregim që nën rreshta të dhimbjes mshef nji shpresë për njeriun e mbytun, tue e dijtë që kjo shpresë ka me ndërtue të ardhmen, u zhdukën vjetët e kalume dhe koha u ndal për mue aty ku njeriu pështyu gjakun prej gojës për me u ba njeri që fal, sepse nuk harron. Ky tregim asht përmendorja që i mungon shoqnisë tonë për me e kuptue të kaluemen e errët që me e krijue nji të ardhme ma të ndritshme.

Ky tregim asht edhe nji dëshmi për randësinë e letërsisë me i dhanë formë të kaluemes sonë. Tue e kapë rrëfim pas rrëfimi jetën e njerëzve, e tue iu ba shpi vuejtjes së tyne, sepse nji ditë ka me ardhë nji fëmijë e ka me thanë: un po due me kuptue. Un kam nevojë me kuptue.

Ky tregim ka me krijue nji të ardhme që don me kuptue, e që veç tue kuptue mbledh forcat e veta me u ba nji shoqni që kapërcen dhimbjen, tue u përqafue rreth lotit që sot mbytet i vetëm në nji bunar diku. Se loti në tregimin e Bërlajollit nuk asht veç dhimbja individuale, asht piskama e ngulfatun e nji populli që shpërthen si vullkan çlirimi. Asht piskama e nji burri që thotë «nuk po muj bre nanë» e asht piskama e nji nane që ia pret lotin e ia ngjesh me të vetin, që sfidon peshën e roleve gjinore tue i dhanë peshë të dhimbjes së barabartë dhe thyen heshtjen pa e folë fjalën, tue e dijtë qysh e di ma së miri veç nji nanë ku dhemb e ku thehet burrnia. Tue e ditë që dhimbje në vete asht edhe ajo. Por duhet me u thye për me u lehtësue. E duhet me u kuptue për me u thye. E duhet me u gjykue për me u kuptue. E duhet me u nxjerr prej mbrojtjes të Kanunit për me u gjykue.

Por tregimi i Bërlajollit nuk romantizon tragjedinë me heroizma. Aj nuk na e mshef dhunën që provuen shum gra të përdhunueme mbas luftës prej burrave të tyne e prej shoqnisë që i mbuloi me marren e trashëgueme prej legjendave të mureve të Rozafës. Ndërto ditën, rrëxohu natën. U kërkue nji trup grueje me e mbajtë nji mur kështjelle. Dhe në fund legjenda as të murosun nuk e shkuli gruen prej obligimit të saj, dhe ia la nji gji jashtë me i dhanë tamël nji populli. Nji dorë me e përkundë trimin e ardhshëm që kishte me iu dashtë atdheut. Kështu u muros edhe grueja e përdhunueme në luftë. Nji grue mbi të cilën u ngritën kështjellat e lavdishme të trimnive të luftës, të cilat për me qëndrue u deshtën me ia heshtë dhimbjen nën peshat e gurit të mermertë ku lakojnë kurrizin polikanët në përpjekje me u ba të nderuem vetë në ngritje e sipër, tue «nerue» të ramit.

Bërlajolli then këtë mur dhe me tregimin e tij sjell ma shum se një rrëfim plagësh. Aj na sjell perspektivat e dhimbjeve që në fund bashkohen të gjitha në nji piskamë. Piskamën e thellë të nji jete të bame nën hije të nji kohe që u deh me kangë lavdie, por që sot i thërret e bashkueme e ma e fuqishme së kurrë ndërgjegjes njerëzore për nji zgjim që vuen me e kuptue piskamën e vuejtjes njerëzore të dalun prej luftave, si testament të paqes.

Paqja mundet me u ndërtue vetëm mbi të vërtetën, e e vërteta nuk mundet me u zgjedhë prej politikanëve. Por mundet dhe duhet me u ba subjekt i trajtuem me përgjegjësi të madhe prej shkrimtarëve. Ky tregim sjell nji të vërtetë të rrëfyeme prej shum dhimbjesh të njerëzve që të vërtetën e kanë të shkrueme me plagë. Ky tregim asht dëshmi e nji letërsie shqip që krijon nji të ardhme tue i dhanë kuptim kësaj plage edhe për gjenerata të tana që do të vijnë. Ky tregim asht nji shpëtim, që ka me e kërkue në të ardhmen nji mendje e humbun në plagët historike të këtij populli.

Me miza, bir, me miza!

Nga Agim Xhafka

E bënë zakon qeveritarët tanë që ditët e fundvitit t’i kthejnë në reklamë për veten e tyre. Ndaj sulen drejt shtëpive të të vobektëve,drejt të sëmurëve,jetimëve,të verbërve,pleqve pa mbështetje dhe u lëshojnë ndër duar pako mbështjellë me letra plot ngjyra të praruara. Që të verbojnë sytë. E nuk mjaftohen me kaq,por marrin në krahë fëmijën e parë që u del,përqafojnë çdo të rritur që i pret te dera e broçkullisin para kamerave se për të mirën e njerëzve do bëjnë urën,do sjellin edhe lumin,do ndalojnë shiun,do ulin taksat,bile mund të na ulin edhe moshën në se ne ua kërkojmë.

Ndërkohë kamerat punojnë non stop e në ekrane na mbin buzëqeshja e shpifur e qeverisë lapërdhare. Perjashtim bën Majko që qesh edhe me kamera edhe pa ato.

Sa herë ndesh skena të tilla që duan të shesin rrenën si të vërtetë të kulluar,më kujtohet Nesti,shoku im i fëmijërisë. Mbaj mend që hypte shpesh në çati e rregullonte antenën e televizorit. Rrinte me orë ngulur bythën mbi tjegulla. Kur mendonte se në drejtimin që e vuri do të kapte dicka,bertiste:

-Po tani,mama?

Nga poshtë,prej katit të parë,përgjigjej Niqi,e ëma:

-Me miza,bir,me miza.

Por Nesti nuk zbriste. E çonte në drejtim tjetër antenën.

-Hë,po tani?

-Njësoj,me miza,me miza.

Pasi u lodh djali,një ditë babai pyeti Niqin:

-Po çfarë televizori keni xhanëm që nuk kap gjë?

Ajo qeshi e i tha te veshi:

-Po ku kemi televizor ne. Shet mend Nesti se te pallati përballë është një gocë që ai e pëlqen. Pandeh se do ia marrë mendjen me një antenë që e rrotullon majë çatisë.Hahaha,e unë i shkoj pas avazit,ç’të bëj?!

Ja që bota rrotullohet. Tani nuk hypën më Nesti në çati. Hypën krejt qeveria dhe me ca lodra e ca pula në qese pandeh se do punojë televizori i ekonomisë. Ndërkohë po pyetën familjet shqiptare do marrin përgjigjen:

-Të kap me miza,Edvin,me miza!

2017-ta, shënoi fundin e “krahut të luftës”

Nga Faton Mehmeti

Rënia e tyre filloi me të madhe. Si një gur që bie me shpejtësi të madhe nga pika më e lartë e një kodre. Të ashtuquajturit komandantë të UÇK-së, as në ëndrrën më të keqe nuk do ta besonin se viti 2017 do të ishte vit ters për ta, një mendje e ndritur do e quante “vit i mbrapshtë”. Ndonëse, ishte një pakicë që besonte në përrallën se “ata” kanë qenë pjesë e luftës, njerëz të idealit dhe hero të paqes. Për shumicën që nuk i besonin kësaj përralle fytyra e tyre e vërtetë u pa moti, ndonëse Hashimi me shokë vazhdonte të besonte se maska po iu mbronte fytyrën e vërtetë.

Rënia e shkëlqimit të tyre, edhe pse asnjëherë nuk kanë shkëlqyer për qytetarët- përveç një pakicë të vogël, filloi në pranverën e hershme. Duke u munduar t’i bënin gropën Isës dhe LDK-së, duke prishur koalicionin gjoja “për dështime”, pa harruar se edhe vetë ishin pjesë e saj, doli se i kishin bërë gabim llogaritë. Menduan se duke i bërë kurth LDK-së, do e rrisnin veten por dështuan keq. Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare i solli debakël të paparë PDK-së, e cila falë koalicionit të madh me partitë e “krahut të luftës’ fitoi si koalicion shumicën, por jo të mjaftueshëm për të formuar qeverinë.

U detyruan t’i binin në gjunjë Vuçiçit për të bërë koalicionin, diçka që dikur nuk do e besonte askush. Pasi populli i braktisi iu mbështetën Vuçiqit. Erdhën me premtime të mëdha për shtet ligjor, vende të reja të punës dhe çka jo, ndonëse askush nuk besonte në këso përralla të tyre. Nuk besonte askush se Hashimi me klanin e tij “ Pronto” mund të sjell shtet ligjor, shteti ligjor nuk i vendos prokurorët me telefonata dhe pa “kunkuru”.

Për më tepër fjalori i tyre prej rrugaçësh tregon nivelin e tyre të ulët dhe primitiv. Si mund të besonte dikush se mund dhe dinë të bëjnë shtet njerëz që dikur ishin të njohur për hajni në vendet e perëndimit, disa rojtar klube të natës etj. Këta shfrytëzuan luftën për t’u shndërruar me zor në figura publike, shfrytëzuan etjen e popullit për liri i cili verbërisht besonte në ta, por shumë shpejt filluan të tregonin fytyrën e tyre të vërtetë. Një pjesë e vogël vazhdoi të besonte tek ata, dhe ja sot ku jemi “fal” tyre. Jemi vendi me i varfër në Evropë, vendi më i izoluar dhe më i korruptuar. Jemi vendi me qeverinë më të madhe në Evropë dhe mbase në botë, të gjithë parazitët që vjedhin buxhetin e shtetit për jetë luksi. Ata që dikur u thirrën në emër të idealit, sot janë ndër njerëzit më të pasur në Evropë, me vila milionëshe në vende të ndryshme të botës.

Ata që u thirrën në emër të luftës, duke u vetëquajtur “komandantë” janë njerëz të njohur për shërbimet e huaja si njerëz të lidhur me karëtele të drogës, prostitucionit, njerëz që iu kanë vënë haraç bizneseve. Këta janë njerëzit më të pamoralshëm, me plot dashnore duke kaluar kohën tërë natën në klube dhe kazino. Këta që në lufte futën përçarje “ky është i Rugovës, duhet vrarë”, pas lufte vazhduan me vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, vazhduan të pasurohen me drogë dhe veprime tjera kriminale, me tregti armësh etj. Tani që mbaroi viti 2017, kanë filluar të kuptojnë se 2018 do të jetë vit edhe më i vështirë për ta, pasi Gjykata Speciale do i fus prapa grilave.

Prandaj, kanë filluar të përdorin të gjithë mekanizmat për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale me arsyen se “dëmton luftën e UÇK-së”. Populli më nuk beson në përralla të Hashimit, luftën e UÇK-së askush nuk mund ta përlyej, në fakt luftën e saj e ka përlyer Hashimi me shokët e tij, ndërsa Gjykata Speciale vetëm do e nxjerr të vërtetën. Maska iu ka rënë moti, ju që ia keni zënë frymën këtij populli duhet të çlirohemi nga ju. Hashimi ka frikë nga Gjykata Speciale, pasi nuk mund t’i emëroj prokurorët me një telefonatë. Mashtrimi nuk zgjat gjithmonë, në fakt iu ka zgjat tepër juve, historia do iu mallkoj për të gjitha dëmet që i’a shkaktuat vendit.

Unë jam ‘Ramushi’, Anitë….vazhdojmë lajmet

Nga Kimete Berisha

‘Ani, oh, bash najs koke valla, mashkull divlak, t’kisha propozu martesë’, mos me pas kanë e martume me ty.

Unë jam ‘Ramushi’, Anitë….vazhdojmë lajmet.

Çfarë niveli.

Thuajse na nuk po i njohim, thuajse jemi budallë e po na mashtrojnë. As njerëzve të çmendur nuk u ofrohen këto mbeturina.

Po çfarë ideje është kjo aman-xhanëm me bo emisione argëtuese me njerëzit më antipatikë që i ka shiptaria.

U shkri Batoni, qafën palë palë prej vjami, (si ?i?a Glliša’ ish ra klluq’ para Hashimit) kah ia udhëheq zonën B (thuajse diçka shumë interesant që e pyet Hashimi-Batonin, heeej e pabesueshme, Hashimi moderator. Më e çuditshme është që Batoni është ‘moderator’), e këta tjerët para Lutfisë, o Zot, a është e mundur Lutfija me udhëheq emision.

A o n’men Batoni a kush ka qenë ajo ‘koka gjeniale’ që u kujtu kështu me këto tentativa artistique kaq palidhje e pa sens.

Kush prej shqiptarëve është ngushtë me pa Lutfinë e Lirakun kah udhëheqin emisione politike, pash Zotin.
Idola nuk i kemi, nuk i kemi mall.

Na kemi qejf m’i pa shumë prej tyre, ama n’hekra.

Antitalenta më të mëdhaj se na nuk ka n’botë.

Lidhje s’kemi, plus ndjenja e masës nuk na funksionon neve hiç.

Kujtojmë se artistike është muzika funerabël, e dhimbshme, prandaj shumica e televizioneve kishin vendos mu ba ‘artista’.

A ka kalu vit i ri pa e ngu (plus pa e knu edhe vet) ‘vet më the të dua’. Kangë që t’shtin n’dhe.

Në KTV-në qytetare kangatarët veshur zi korb me urdhër tamam si ‘kori i popave’ para naj liturgjie.
Depresion gjithkah.

Na kishim nevojë me kcy, m’u çartë e jo me ra n’kujtime.

Humori i stupcave gjuhën serbe e ka shkokërdhu.

Marak janë aktorët shqiptarë me folë serbisht si Faruku. Hajt flitet një fjalë a dy serbisht, ama jo bre referat, gjithë ajo serbishte sa fëmija më pyetën ‘Çka po thonë, Kim’.

S’di ju thashë, po flasin latinisht.

Bile në Mitrovicë gjuha serbe po lulëzon, nëpër shkolllat shqipe nxënësit janë shumë kureshtarë për këtë gjuhë, i dëgjon kah të pyesin ‘kako si?’, e të pyesin për kuptimin e shumë fjalëve serbe, sidomos të fjalëve të ndyta, sepse ende mitrovicalitë kurrgjë-kurrgjë, bile shajnë serbisht.

Këtu ndodhin edhe çudina tjera. E kapërcejmë urën, dhe blejmë prej tregtarëve serbë pantallona fringo të reja me 50 centë.

E Rambo, rrogën 3000 euro.
Ec e mos u mbyt n’legen.

Kur pushteti bie në duart e një të padituri, gjithçka mundesh me pritë.

Hajdeni ore e largojna.

P.S. Sot në mëngjes as hoxhallarët s’kishin qenë në nakam. Asnjani nuk e nisi ezanin përnjëherë me tjetrin.

Plus, ju ka dalë edhe situata prej kontrolli. Ndikimi i tyre u zbeh shumë kohëve të fundit për arsye se ata s’flasin gjë tjetër përveç për vdekjen. Vdekja është sipas tyre suksesi më i madh i jetës.

E ne kemi nevojë t’i gëzohemi jetës e jo të dashunohemi në vdekjen.

Këtu është problemi./BS

Këta farë banditë, plaçkitës e hajna po na e rjepin lëkurën për së gjalli

Dashamirët e mij, më falni, po patët mundësi që i rash pishman! Doherë lutesha me krejt dufin e shpirtit (të plagosur) që të vijë sa më shpejt Specialja, por e kisha pas gabim, prandaj i rashë pishman e lutem të mos vijë fare! Jemi mësuar me hajna e banditë e që tash pa ta nuk bën puna

Ilustrim:

Në Zarbicë, katund i rrethinës së Vrajës, jetonin, mes tjerëve, një fis që quheshin: -Bërnjash dhe bënin punë edhe të pahajr (vjedhje), por edhe i keqi i ka të mirat e veta!

Ishin mbledh katundi e kishin marrë vendim me i përzënë bërnjashët nga katundi.

Dikur thanë:

-Keq me bërnjashët e keq pa ta dhe nuk i luejtën prej katundi!

Kur ngatërroheshin me ndoj katund tjetër; bërnjashët shpejt e çitnin punën në breg!

Kjo analogji ka gjet vend edhe te na:

-Keq me banditë e hajna e keq pa ta!

A po e shihni inxhës që Haradinajt, zotin havale, që i shpallën luftë (me pordhë) Sërbisë ,e tash edhe Rusisë!

Veç e luti zotin që të kenë mëshirë ndaj Amerikës, se po e shkatërruen edhe atë; -na rrou dreqi për 700 qind bajrama!

Unë po lutem:

-Zot, jep aty ku ska!!!

Po bani vaki e u hoqën nga Kosova: banditët,hajnat e kriminelët, Kosova mbetet, veç në qyqe, pa banorë!

Këta farë banditësh, plaçkitësish e hajnat po na e rjepin lëkurën për së gjalli, mirëpo, në anën tjetër prapë mirë që po na e mbajnë ymyzin (e vdekur) gjallë!

Bile une veç po pres kur Ramushi po i mëshon (ëndërr) Serbisë, nërsa Dauti edhe Rusisë, kurse une mbeta godare, në pritje, pa u martue se pa ra kushinetat e rrenave në vend nuk po guxoj me shkue në Kosovë e për letra (që si kam) me marrë (në qafë) një djalë të ri.

Mirëpo pa gjet karar çështja politike (e rrenave) nuk guxoj me shkue në Kosovë, por po frikoj që deri të më vij mue këmba në shej,djemt e ri po plakën e pastaj jo që ska kuptim martesa në pleqëri, por edhe më shpallin për hallajkë e çmendurake.

Si po thoni ju dashamirë, a ma japin Haradinajt njërin pallat për banim me qira?!

Inxhës, nëse merrni vesh nga “temsili”, qysh po sillen kokërrat, do të mbes dadë e përjetëshme, por (jo inshallah)!

Ky lloj shkrimi le të pranohet nga ju edhe si grishje për dasmë (që nuk ndodh kurrë!)

Kur të vini në dasmë: selamalekum, lene te shpija juej se nuk mund durohna pa ua sha nënën shqip!

Ju duhet ta dini se shqiptarët dinë e flasin shumë gjuhë ,ndërsa me sha, shajnë shqip!/N.N