Do bëhem ministre e Rendit!

Nga Rudina Xhunga

Para disa ditësh, në fund të pushimeve në Vlorë, që më mbushën me besim, se vendlindja ime do ia dalë të bëhet qyteti më turistik në Ballkan, u ndodha mes një situate dëshpëruese, që nëse nuk e ndaj, nuk do më lërë më të kthehem në Vlorë.

Një makinë na bllokoi makinën, afër një klubi të vogël ku pinë kafe gjithë njerëzit e Flamurtarit.

Një djalë u ofrua te na jepte numrin e telefonit të personit që e bllokoi.

E morëm dhe ai e kishte me nge. E lajmëruam qe do të kërkojmë policinë dhe na tha; merreni, po ju erdhi dhe na mbylli telefonin.

Policia rrugore erdhi për katër minuta.

Polici me motorr shkoi të sqarohet në klub, por e përzunë vlonjatce.

Erdhi dhe ishte gati te na kërkonte llogari neve, pse e kërkuam kot, kur unë me time bije për dore, mes një skene, ku polici ndiqej nga djemtë e klubit që i hakërreheshin, ndërsa im shoq mundohej të qetësonte situatën, iu ktheva policit;

Si guxojne ata të të poshtërojnë. E dinë ata kush je ti? Ti je shteti!

Ah moj Rudina,- tha polici dhe befas, ndryshoi.

Nxorri fletën e gjobës dhe nisi te shkruajë.

Në çast erdhen çunat, edhe i zoti makinës, me ulërima e hakërrima.

Im shoq më largonte mua. Une nuk i ndahesha policit me vajzën prej dore.

Sa më shumë bënin trimin ata, aq më shumë unë i jepja zemër policit.

Ai nuk reagonte, mbushte fletën, derisa situata po i dilte nga kontrolli.

Atëherë lajmëroi në radio për pengim pune dhe kërkoi përforcime.

Ndërsa dëgjohej nga larg sirena e policisë, ne ikëm.

Por në mendje kisha poshtërimin e atij njeriu, që e beri punën e tij, sapo mori ankesën, për 4 minuta.

Vetëm pse bëri punën e tij, e benë të ndihej i pafuqishëm, i padobishëm, i mjerë.

I dhashë zemër, pastaj e lashë vetëm.

Sepse ndonëse me armë e uniformë, ai vetëm ishte.

Bindja e djemve në kafe, se përballë tij, qenë më të fortë, më trembi njësoj si mua dhe atë.

Mua më shumë. Sepse për mua , ai polic ishte shteti. Një shtet i trembur përballë të fortit nuk më mbron mua, por të fortin.

Kjo më bën mua ose të tkurrem e fshihem, ose të guxoj e bërtas.

Siç po bëj tani, duke e thënë shqip. Nuk kam besim te policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Është efikase dhe e kudondodhur, por kokëulur. Sepse Xhafaj është i tillë. Efikas dhe i kudondodhur, por kokëulur.

Nuk e mori veten nga situata me të vëllanë. Nuk ështe peng i krimit si shumë para tij, por peng i vetes dhe i kompleksuar nga ata që i kujtojnë vëllanë.

LEXO DHE : I thoni lamtumirë plakjes me këto 11 ushqime!
Dhe një polic mes nje ministri te kompleksuar, dhe nje drogaxhiu, mafiozi, apo dhe të forti rruge, apo trimi stadiumi, do zgjedhë të dytin, ose do struket e do ulë kokën mos e kap reforma, apo ndonjë plumb i verbër.

Sepse ai që duhet të flasë i pari, po hesht.

Unë i dhashë zemër nje polici të bejë detyrën, unë harrova që isha nënë dhe po tërhiqja një fëmijë në sherr, ndaj e nis këtë shkrim me ofertën, me bëni mua, ministre rendi!

Që të jap shembull se guxoj të përfaqësoj dhe mbroj stafin që drejtoj.

Nuk dua të bëhem vërtet, pa frikë kush ka vënë shishen në radhë.

Dua vetëm, t’i them ministrit tim të rendit: speak out, fol shqip dhe jepu zemër policëve të tu.

Tregoju që janë shteti, thuaji që shteti sado i dobët të jetë, pa shtet është 97, thuaji që droga do ju japë para që do u shënjojnë ditët, se vite nuk do kenë. Do i vrasin qëllimisht a gabimisht.

Thuaju që vëllain tënd e çove në burg dhe kështu do çosh cdo një prej tyre qe vesh uniformë dhe bëhet me të keqen. Thuaju qartë, kush është e keqja.

Thuaju që do i mbrosh dhe drejtosh, jepu të rinjve ëndrrën të hyjnë ne polici për respekt e karrierë, për t’u bërë të zotë e të çmuar për vendin, jo pjesë e listepagesës së krimit.

Jepu burrave e grave me kapele, reformën që i mbron nga politika dhe i bën të vlefshëm për shtetin dhe jo pushtetin e radhës.

Një polic që ka frikë për bukën e fëmijës, është nje qyqar që s’do më mbrojë dot kurrë, as mua, as veten, as ty, kur të mos jesh më në politike.

Qofshja naivja e fundit që besoj te Fatmir Xhafaj, por nëse nuk besoj do më duhet sot, të bëj valixhet e iki, jo të ulem e shkruaj këto radhë.

Por nëse ti nuk flet, nëse njerëzit vriten gabimisht ( kuje, kuje, gabimisht!) , nëse nuk gjendet kush dërgon plumba në beton, para se t’i derdhë në mish, në shtëpinë e gazetarëve, nëse do tregojmë legjenda vere, pa i shkruar e zbuluar për plagosje misterioze, nëse vrasësit shtohen e trimërohen, ndërsa të tutë e të mite, struken e s’duken, atëherë edhe po fole, s’do ketë kush të të dëgjojë.

Sepse ne do kemi ikur, ndërsa ata që do mbesin, do të vëne ministrin e tyre.

Veriu në pazar që nga fillimi i bisedimeve

Ragip Guraziu Se për atë që ka bërë deri tani, sidomos sjellja në përulësi ndaj homologut serb, Vuçiq, duhet të jetë turpi më i madh i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

Nga Ragip Guraziu

Nëse dikush duhet turpëruar, atëherë ky është Hashim Thaçi… Nëse dikush duhet për t’u marruar, ky është Hashim Thaçi dhe nëse dikush po e shet Kosovën, po ia fal veriun e Mitrovicës Serbisë me 23 përqindëshin e territorit dhe po e krijon një mini-Serbi në zemrën e Kosovës dhe pastaj ka azilin e siguruar, ky fund e krye është Hashim Thaçi.

Ndryshe këtë plan e dekonspiroi edhe revista prestigjioze britanike, The Economist, planin e vërtetë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre, e që pjesë e këtij plani është edhe autonomia për serbët brenda Kosovës, që lë të kuptohet se është bërë Hashim Thaçi shërbëtor i strukur, i frikësuar dhe i dëgjueshëm i Aleksandar Vuçiqit të Serbisë, ku siç shihet në një video në rrjetet sociale presidenti serb i drejtohet Hashim Thaçit “mos trego” kur Thaçi u pyet për qëndrimin e tij lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë.Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi.
Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo ‘Zajednica’, në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe ‘Zajednica’, që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t’i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ndryshimi i kufijve, kapitulli i fundit i vdekjes politike të Thaçit

Dialogu duhet të zhvillohet me një figurë tjetër konsensuale, duke e lënë në ‘out’ presidentin Thaçi. Kësaj që u diskutua e u debatua disa herë në Kuvend i thonë katërqipërqind refuzimi i shumicës ndaj kryenegociatorit të vetëshpallur. Presidentit Hashim Thaçi tanimë është një tjetër pengesë në këtë proces, derisa e kemi këtë president me këtë ego dhe këtë politikë, edhe partitë politike do të jenë të përçara dhe jo të bashkuara. Nuk duhet të lejohet nxitimi për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nga ana e Hashim Thaçit, sepse kjo është vetëm për interesat e tij personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me interesin e shtetit.

E gjithë veprimtaria e Hashim Thaçit, që nga shpallja e pavarësisë, po del se paska qenë vetëm një ‘gënjeshtër’, për t`ia mundësuar vetes dhe kësaj klase politike që për afro dy dekada ta udhëheqin këtë shtet, për të vjedhur dhe për të zhvatur këtë popull deri në palcë, kurse të gjitha proceset në shtetndërtim dhe zhvillim mbeten procese të dështuara që i faturohen gjithë kësaj kaste politike që ka qeverisur me vendin.

Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani, sa nuk është bërë vonë. Mirëpo, nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike.

Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Opozita ka vetëm fjalë, se po ta kishte seriozisht do të organizonte protesta kundër presidentit të rrezikshëm që po rrezikon edhe kufijtë e shtetit….

Duke bërë pazare për interesa personale, për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t’u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Analistët thonë se Hashim Thaçi po e shfrytëzon Luginën e Preshevës si kartë, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve KosovësSerbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova as nuk ka ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe në këtë formë Hashim Thaçi vetëm po i mbron interesat e Beogradit në Kosovë për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, si dhe për të faktorizuar veten mediatikisht.

THAÇI ME METODËN E TIJ TË NJOHUR PO KRIJON KRIZA ARTIFICIALE QË MË PAS TË SHFAQET SI SHPËTIMTARI

Të vdekur e shof Hashim Thaçin politikisht me këto veprim, por ai akoma duket i gjallë pasi që opozita e dobët po ia mundëson që të mbijetojë këto orët e fundit. Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani sa nuk është bërë vonë. Mirëpo nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike, ndonëse ka rrezik që një sherr të madh do e pësojmë, pasi kemi duruar deri tani edhe ne vetë, ne qytetarët duke ia dhënë votën dhe duke mbajtur në pushtet këtë kastë të papërgjegjshme politike dhe atë vetë bashkë me të, Hashim Thaçin. Tani Hashim Thaçi po e shfrytëzon si kartë Luginën e Preshevës, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve Kosovës-Serbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova pasi nuk ka as ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë.

Atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe

Tani veriu i lënë pas dore veç ka filluar të marrë formën e parë të Republikës Serbe të modelit të Bosnjës, sepse atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe, e cila i përgjigjet vetëm qeverisë në Beograd, dhe injoron tërësisht institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova me këta njerëz po shkon sigurt drejt rrugës së Bosnjës në një shtet jofunksional me të ardhmen të kërcënuar e të pasigurt Përgjegjësi e të gjitha partive politike, që ishin në pushtet që nga viti 1999 e deri më sot, që e lanë veriun e Kosovës de fakto në dorën e Serbisë dhe vetëm dhe e shfrytëzuan atë vetëm për kontrabandë, krim ekonomi. Këto parti politike që edhe tash po qeverisnin me vendin, e kanë qeverisur edhe në të kaluarën. Asnjëherë nuk u kujdesen me këmbëngulje që ta trajtojnë veriun si pjesë de fakto e de jure të Kosovës, përderisa këta krerë shteti tani po e përgatisin terrenin që t’ia japin krejtësisht ingerencat Serbisë, që përmes Asociacionit të menaxhojë veriun, me të gjitha asetet publike dhe pasurinë e Kosovës. Në ballë të këtij veprimi është vetë Hashim Thaçi, i cili bashkë me Qeverinë po punon që t’ia dorëzojë tërë veriun e Kosovës në menaxhim ‘ZAJEDNICËS’, që e ka përgatitur Beogradi zyrtar, me aprovimin blanko nga krerët e shtetit tonë vetëm për t’i shpëtuar pushtetarët në krye me presidentin Thaçi Gjykatës Speciale.

ZAJEDNICA’ ËSHTË NJË SHKELJE E HAPUR E SISTEMIT KUSHTETUES E LIGJOR

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. ” Asociacioni apo ‘Zajednica’, në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe ‘Zajednica’, që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor. Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t’i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i mallkuar nga kjo klasë politike e inkriminuar!

Përfundimisht ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i nëmur (mallkuar) nga kjo klasë politike e inkriminuar. Është e vërtetë që Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës, sepse këta politikanë e kanë stërlodhur këtë popull e këtë vend, e gjithë kjo klasë politike dhe këta pushtetarë të inkriminuar, saqë edhe po ndërmarrin hapa të tjerë më të rrezikshëm, siç është cenimi i territorit e tërësisë territoriale, për çka edhe po del hapur presidenti Hashim Thaçi, për gjoja korrigjim të kufijve, e që në realitet është ndarje e Kosovës, dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare që ai, sipas të gjitha gjasave, duhet ta ketë nënshkruar, përderisa flet me kaq siguri për një temë të ndjeshme, që prek shumë interesa.

Mirëpo, unë dua të besoj që me kalimin e kohës jo shumë të largët, kjo shkelje kaq flagrante e Kushtetutës së shtetit tonë nuk mund të kalojë në heshtje, por duhet që secili shkelës të përballet me forcën e ligjit. E them këtë, sepse tanimë është bërë vetë kreu i Republikës kërcënues edhe për paqen dhe sigurinë, ndërsa me polemikat e tij po nxit gjithashtu tensione edhe përtej Kosovës. Për këtë lloj alarmi reagoi edhe ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, për propozimin e Serbisë përmes Hashim Thaçit, i cili po kërkon me nxitim korrigjim të kufijve për agjenda të tij personale. Është për kritikuar edhe këtë heshtje verore të opozitës parlamentare që po pushon e nuk po i ndihet fare zëri. “Me këtë rast dua të them se dhe opozita parlamentare po luan me dy karta joserioze për temën e dialogut dhe rolin kontrovers e të rrezikshëm të Hashim Thaçit, dhe nuk po alarmohet tani për t’i prishur pushimet dhe për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme që të adresojë me argumente të bollshme përgjegjësinë politike e kushtetuese të presidentit Thaçi.

Autori është gazetar-analist I pavarur

Jo vetëm kryetari i shtetit, por i tërë pushteti i Kosovës ka dalë prej binarëve

Nga Luz Tomaj

A vërtet nuk po dinë apo po marohen budallë??!!

I pavdekshmi, madje edhe im mik, akademik Esat Stavileci, në librin e 35 – Gjurmët e një jete, bëri intervistë me vetveten, në bazë të pyetjeve që ia shtronin. Një nga pyetjet ishte se çka do të bëjmë nëse nuk do të dimë të menagjojmë pavarsin në Kosovë? Përgjegjëja ishte ….. do ta japim me qira!

Loja (e ndytë) që po zhvillohet rreth kufijve, ka të bëjë me çështjen më vitale të shtetit, të Kosoves. Dhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, procesi i shtetformimit nuk u rrumbullaksu. Në atë Veri (po them e marrtë stuhija e veriut) nuk u shtri as sovraniteti dhe as juridiksioni i shtetit të Kosoves. Ndoshta, mu për këtë shkak po kërkohen alternativa tjera, alternativa të turpshme, alternativa kundërkushtetuese, që do të thotë kundër vullnetit dhe interesave të popullit i cili është ose, mjerisht, duhet me qenë sovran.

Njerëz të shkencës, njerëz të mendimeve – opinioneve, janë shprehë dhe shprehen për çdo ditë, përkitazi me lojen e ndytë rreth kufijve të sshtetit. Kryetarit dhe pushtetarëve ose u ka hy uji në vesh, ose totalisht i injorojnë mendimet e kualifikuara, e injorojnë popullin dhe bëjnë lojra me Kosovë, me shtetësinë e Kosoves, shtetësinë të cilën Dardania dhe Kosova e pritën jo më pak se gjatë tërë kësaj epoke.

Nuk do të pretendoj me e elaboru teorinë shkencore e cila flet për dhe mbi shtetin dhe sovranitetin. Do ndalem në dy momente.

Fjala e moqme thotë se të pabesit nuk i nxihet besë

Mjerisht, jo vetëm kryetari, si duket, nuk u mbushën mend dhe nuk kuptojnë se me kë kanë punë. Po Serbia është lider i disa shteteve, të cilat e deklarojnë një gjë dhe e përgaditin rrugën me e bërë një tjetër. Po a e dini ore se, ujku e ndërron qimen, por jo edhe tabjatin. Ishte dhe akoma është aktuale çështja e asociacionit, të cilin, vazhdimisht e kam konsideruar dhe e konsideroi si mollë sherri. Serbia është e vetëdijshme se Kosova nuk mund ta ndal Asociacionin, edhe pse është kundërkkushtetues, prandaj e bënë hapin tjetër, kërkon ndryshim të kufijve. Pse jo, pretendon ta merr Veriun, përfshirë edhe Trepçën. Nëse Kosova lëshon pe, e në kokën e Kryetarit, asgjë nuk është më aktuale se “korigjimi i kufijve”, hapi i radhës i Serbisë do është me u shtri dhe me e mbrojtë Graçanicën e pastaj Manastirin e Deçanit etj. Akoma nuk u mësuat me dredhinat politike të Serbisë, në një anë dhe akoma nuk e kuptoni se nuk keni të drejtë dhe autorizime për gjëra të tilla.

Ta shikojmë të mjerën Kushtetutë

Së pari vlen me konstatu se Kushtetuta i ka një qind t’meta, si pasojë e punës politike, por jo profesionale të njëfarë Ahtisarit. Nuk po shkoj më larg se nga fakti se Kuvendi nuk mund të ndryshon asgjë në Kushtetutë pa votat e përfaqësuesve serb në Parlament – neni 65 pika 2.

Sidoqoftë, fjala është për kufij. Zoti Kryetar dhe ju të tjerët, neni 1 pika 1 i Kushtetutes, po citoj, thotë:

Republika e Kosoves është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Në vazhdim, neni 2 pika 2 thot se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikes së Kosoves është i pacenueshëm, i patjetersueshëm dhe i pandashëm. Prandaj, shtrohet pyetja, zoti Kryetar dhe ju bashkëmendimtarët tjerë, ku po e mbështetni pretendimin për lojëra me kufij??!!

Kosova i përket grupit të shteteve të sistemit parlamentr. Kuvendin e përbëjnë 120 anëtar. Në fakt, 100 prej tyre janë shqipëtar dhe 20 vende iu përkasin komuniteteve. Mendoj se çdo anëtar i parlamentit dhe në shtresat tjera të pushtetit, i cili interesat partijake i venë para interesave të shtetit, të popullit, është asgjë tjetër por përfaqësues i rrezikshem për popull.

Vet pretendimi i lojërave me kufij të shtetit, qofshin ato korigjime, këmbime, dhe çdo formë tjeter e ndryshimit të kufijve, në se vjen nga Kryetari i shtetit, paraqet shkelje të Kushtetutes. Shkelja e Kushtetutes, përveç tjerash, nënkupton edhe arsyeshmerin ose obligimin për inicimin e procedures për shkarkimin e Kryetarit. Athua nuk egzistojn 40 deputet – 1/3 e deputetëve (neni 91 pika 2) të cilët, pretendimin për ndryshim të kufijve, e konsiderojnë të padrejtë dhe të inicojnë proceduren për shkarkimin e Kryetarit, procedurë kjo, në të cilen duhet të involvohet edhe Gjykata kushtetuese.

“Legjitimitetit Patriotik” për të bashkuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Kosovë

Nga Valon Jashari

E drejta për të kërkuar bashkim me Kosovën është një e drejtë legjitime dhe e pa mohueshme e popullatës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Këtë padrejtësi historike dhe me të gjitha karakteristikat e një administrimi të dhunshëm kolonial që u ushtrua mbi këtë popullatë, edhe sot e kësaj ditë me të njëjtën gjendje po e përjeton, kjo popullatë vazhdon të kërkoj lirinë e saj të mohuar me shekuj. Ruajtja e kësaj status qua në Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës është e papranueshme, pasi që ajo popullatë po përballet me format dhe elemente të një gjenocidi të pastër mbi atë popullatë nga ana e shtetit serb, i cili pretendon të hyjë në Evropë.

Shteti serb jo rastësisht kohëve të fundit ka shtuar dhunën dhe format e ndryshme të imponimit që ajo popullatë të shpërngulet dhe sidomos tani kur po flitet edhe për çështjen shqiptare të kësaj pjese, dëshiron që të i’a arrij qëllimeve para se ajo të hyj në BE. Një politik e tillë, e shtypjes ndaj popullatës shqiptare dhe një fushat e propagandës dhe linçimit të disa projekteve kinse do të ndahen këto komuna përgjysmë në një të ardhme të afërt, tek popullata shqiptare ka mbjell frikën dhe pasigurinë. Gjithsesi kësaj fushate i’a ka bashkangjitur edhe me shtimin forcave policore dhe ushtarake mbi këto vendbanime duke u ekspozuar thuajse çdo ditë në forma të ndryshme dhe e ka bërë këtë pjesë si një poligon ushtarak për manovra ushtarak. Jo më pak edhe mediet në Beograd po e ndjekin këtë ritëm të fushatës serbe antishqiptare.

Politikanët e Kosovës duhet kuptuar në mënyrë të drejt dhe qartë se mjaft ishte çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, peng i proceseve të Kosovës, ne e duam lirin sikur ju që e dëshironi ju, në Kosovë dhe populli i Kosovës, dhe çdo popull evropian. Imponimi i të qëndruarit nën robërinë serbe është e barabartë sikur të mbështetësh krimin nga ai që kryen. Çështjes së Preshevës, nuk i pengon fakti se: a qëndron PDK-ja, AAK-ja, LDK-ja VV-ja në këtë proces për të shtyrë përpara çështjen e tyre legjitime politike, por është esenciale që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe drejt ashtu siç e kërkon popullata shumicë e këtyre komunave shqiptare. Marrja e “Legjitimitetit Patriotik” se kush do të fitoj atributet e heroit të kombit për të zgjidh këtë çështje esenciale, nuk mund të ketë emër të përveçëm pasi që kësaj kauze i nevojitet unitet politike si lokal në Preshevë, Bujanoc ashtu edhe në Prishtinë dhe Tiranë. Duhet kuptuar se ne mbajmë përgjegjësin së paku morale e historike, para brezave të ardhshëm se po i’a trashëgojmë një të ardhme të pa sigurt.

Politikan, deputet, akademik, shoqëria civile dhe ekspert shqiptarë dhe të huaj që deklarohen për mos bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, janë në shërbim të politikave dhe qëllimeve sllavo-ruse, për më tepër nuk janë njohës të mirë të rrethanave aktuale gjeopolitike. Se vetëm në këtë formë duke shtyre çështjen e Preshevës nga një kohë në një kohë tjetër po i japim rast shtetit serb të realizoj qëllimet e saja për të kryer spastrim etnik mbi këtë popullatë. Shtrimi i çështjes së Luginës së Preshevës në Bruksel nuk ka pse të e frikëson opozitën apo një edhe pjesë të pozitës e Shoqërinë Civile pasi që kjo nuk do të nënkupton shkëmbim territoresh, por zgjidhje e problemit të Luginës së Preshevës. Pasi që marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Parlament të Kosovës dhe rrjedhimisht parlamenti vendos çështjen e kufijve të Kosovës, Pro ose Contra ndryshimit të kufijve të Kosovës. Dhe fundja edhe nëse nuk do të arrihet që Lugina të bashkohet me Kosovën e rëndësishme do të jetë se do të faktorizohej çështja e Luginës në arenën ndërkombëtare dhe të të drejtave të shqiptareve atje.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja assesi nuk duhet kërkuar reciprocitet me serbët e Kosovës, por duhet me këmbëngulje të kërkuar me mjete demokratike që në përputhje me konventat ndërkombëtare, duke u mbështetur në Referendumin e 1-2 marsit të vitit 1992, si dhe luftën e armatosur të UÇPMB-së si dhe të Deklaratave të më vonshme politike që janë prodhuar nga institucionet lokale politike shqiptare, dhe rastin duhet dërguar deri në Gjykatat Ndërkombëtare për shkëputje e saj nga Serbia dhe bashkëngjitjen me Kosovën duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare për të drejta dhe liritë e njeriut. Reciprociteti është një zgjidhje e përkohshme e problemit politik dhe që nuk do të garantonte që në një të ardhme të afërt kjo popullatë të mos e kërkonte zgjidhjen definitive të statusit të saj politik. Për më tepër reciprociteti në këto rrethana nuk është i zbatueshëm për shumë arsye. Në rend të para të drejtat e serbëve në Kosovë nuk janë më shumë meritë e institucioneve vendore shqiptare të Kosovës që kanë i bërë diskriminim pozitiv por janë si pasoj e mekanizmave ndërkombëtare si dhe imponimit të Beogradit.

Një gjë të tillë shqiptarët e Kosovës Lindore vështirë se do të mund të arrinin pasi që minoriteti serb në Kosovë është kategori Kushtetues, dhe në kuadër të qeverisjes lokale ka shumë kompetenca të parapara me ligj, gjë që shteti serb për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën as që do të bënte të mundur të diskutonte për këtë çështje, duke marrë për bazë pozitën e Kosovës dhe mundësinë e saj për ti imponuar një gjë të tillë. Dhe mbi të gjitha çështja e reciprociteti shikuar edhe në të drejtën ndërkombëtare dhe nga e kaluara e popujve dhe shteteve të ndryshme vjen si pasoj kur dy shtetet janë me një pozitë të njëjtë politike në raport me forcat politike, ekonomike e ushtarake e ndërkombëtare, pastaj edhe nëse këta numra do të lëviznin në favor të njërës apo tjetrës palë vjen në shprehje atëherë kur niveli i demokracisë është shumë i zhvilluar dhe në emër të prosperitetit të popujve do të zbatohej kjo rregull.

Gjithsesi nuk duhet përjashtuar edhe faktin se kjo e drejt për tu zbatuar, po që se palët nuk janë të barabartë atëherë me mekanizma ndërkombëtare do të zbatohej, po që se ato do të ishin në favor të njërës apo tjetrës palë. Shumë analistë e subjekte politike dhe ekspert të ndryshëm që deklarohen në emër të çështjes së reciprocitetit, ose nuk e njohin ende alfabetin e çështjes së të drejtës ndërkombëtare e të diplomacisë ose po dëshirojnë të fshehin çështjen e Preshevës në kuadër të kësaj çështje, pasi që për këtë çështje rreth dy dekada e kanë gojën plotë deklarata e nuk munden asgjë të vënë në praktik.
Historia na mëson se ndryshimi i kufijve nuk vendoset mbi dëshirën e kombeve të vogla siç është rasti të shteteve të Ballkanit, ato mund të arrihen vetëm me garanci ndërkombëtare.

Rasti i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet parë si rast i veçantë si popullatë autoktone me të drejta e tyre për shkëputje dhe bashkëngjitje me Kosovën dhe assesi nuk duhet tërhequr paralele me një komunitet artificial etnik që ka ardhur si kolon, siç është rasti i serbëve të veriut të Kosovës.
Popullata shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë pjesë përbërëse autoktone e trungut shqiptar gjatë periudhave të ndryshme historike, dhe ende sot e kësaj dite jetojnë me ndjenjën e tokave të pushtuara kurse popullata Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku janë kolon të ardhur me dhunë në trungun shqiptarë sidomos gjatë periudhës në mes të dy luftërave botërore dhe pas luftës së dytë botërore, ku pas çlirimit të Kosovës kjo pjesë e popullatës manipulohet nga Beogradi për qëllimet e saja politike.

Parimi i “mos ndryshimin e kufijve”, që ishte një slogan dhe parim që dy dekada së paku, që neve shqiptarëve na vriste mendjen kur e dëgjonim, pasi që asnjë kufi me ne shqiptarët nuk kemi vendosur ne, por mekanizmat relevant ndërkombëtar. Është për tu habitur fakti se heshtjen e institucioneve ndërkombëtare rreth kësaj çështje mund të flitet edhe për një ripozicionim të gjeopolitikave rajonale. Zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian që do të mbahen muajve të ardhshëm, gjithsesi duhet shikuar pozicionimin e forcave politike. Dhe do të shtrohej pyetja se a janë rrjedhat ndërkombëtare më shumë në favor tonin për ndryshim të kufijve apo të asaj serbe. Kur dihet se çështja shqiptare sidomos pas shtrirjes së islamizmit radikal-politik në trojet tona ka dhënë një njollë të zezë në arenën ndërkombëtare si dhe ngritja e djathtizmit në disa vende të BE-së, ka bërë që jo edhe aq rrethanat ndërkombëtare të jenë në favor tonin, sikurse më parë.

Cenimi i integritetit territorial të Kosovës është shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare dhe rrezik real i shpërthimit të luftërave të reja në Ballkan. Një gjë është e sigurt: nëse ndodh precedenti i ndryshimit të kufijve në Kosovë, ndarja e Maqedonisë dhe Bosnjës është e pashmangshme edhe nëse të dy palët janë dakord. Pasi askush nuk mund të garantonte se shqiptarët në Maqedoni të iu imponohej qëndrimi nën kuadër të kësaj Maqedonie artificiale, në emër të stabilitetit rajon. Të njëjtin rast do ta ndiqnin ata në Mal të Zi dhe Çamëri, dhe kur kësaj ia vëmë faktin se, thuajse të gjithë kufijtë të shteteve ballkanike janë vendosur padrejtësisht në faza të ndryshme të historisë dhe thuajse çdo shtet ballkanik ka probleme me komunitete pakicë në kufijtë e tyre, përjashtim Shqipëria dhe Kosova që edhe përkufizohen nga vetë shqiptarët.

Të gjitha tërheqjet e paraleleve mes Veriut të Kosovës dhe Kosovës Lindore, në këtë çështje po e dëmton çështjen shqiptare në Kosovë Lindore dhe po i jep tendenca komunitetit serbë në Veri të Kosovës për destabilizim, që të luaj me monedhën e njëjtë atë të shkëputjes-ndarjes territoriale, si dhe duke dashur që të faktorizojmë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë Lindore po faktorizojmë pa dashje me këtë parim më shumë ato serbe në Veri të Kosovës si dhe po e dëmtojmë edhe politikën shqiptare në Prishtinë.

Aventura Thaçi-Vuçiq i paraprin një katastrofe të re ballkanike

Nga Emir Suljagiç

Rregulli numër një për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor është se gjithmonë bëhet fjalë për Bosnjë Hercegovinën.

Teksa presidentët e Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, po kërkojnë përkrahjen e Bashkimit Evropian për një “shkëmbim trojesh” midis vendeve respektive, duhet pasur parasysh se biseda për copëtim – sepse kështu është në të vërtetë – të Kosovës nuk është për Kosovën, por për Bosnjë Hercegovinën.

Është disi ironike që Thaçi e Vuçiç e nisën haptazi çështjen e ndryshimit të kufijve midis Kosovës e Serbisë në përpjetorin e një tjetër përpjekjeje për copëtimin e Bosnjë Hercegovinës.

Në gusht 1939, kryeministri i Mbretërisë së Jugosllavisë, Dragisha Cvetkoviç, dhe lideri politik kroat Vladko Maçek arritën një marrëveshje sipas së cilës Bosnjë Hercegovina pushonte së ekzistuari si njësi më vete politike e administrative, me rajonin autonom të Kroacisë që aneksonte thuajse një të tretën dhe rajoni i Serbisë që merrte pjesën e mbetur. Pakti njihet si marrëveshja Cvetkoviç-Maçek.

I pyetur pas Luftës së Dytë Botërore për statusin që i akordohej popullsisë muslimane të Bosnjës e Hercegovinës në marrëveshje, Maçek – që cilësohet si burrë i madh shteti në Kroacinë e sotme – u përgjigj: “Ramë dakord, që kur të vijë puna te Bosnja e Muslimanët, t’i konsiderojmë muslimanët sikur nuk ekzistojnë. Dhe kështu bëmë”.

Ndërsa ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimore cilësoheshin si të paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë, ai që njihet si komuniteti ndërkombëtar duket se po rreshtohet pas eksperimentit Thaçi-Vuçiç. Kështilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA John Bolton ka deklaruar së fundmi se “Washingtoni nuk do të ndërhyjë në idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë e Kosovës”.

Edhe deklaratat e Komisionerit të BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, duket se pasqyrojnë këtë qëndrim. “Ata duhet të gjejnë zgjidhje, ne do të vështrojmë me mendje të hapur. Por mbi të gjitha, marrëveshja duhet të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe rrugën drejt BE për të dyja”, ka thënë ai kohët e fundit.

Ky ndryshim në pozicionin për shkëmbim territoresh në BP në thelb do të thotë se BE ka vendosur t’i hedhë nga dritarja njëzet vjet përpjekje angazhimi në rajon.

Problemi është se po e bën në një kohë telashesh në horizont. Çfarëdo që të jetë marrëveshja midis Thaçit e Vuçiçit, duket se pjesë e saj është edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Por vetëm pak javë më parë, presidenti i njësisë së shumicës serboboshnjake në Bosnjë, Milorad Dodik, tha se nëse Kosova njihet nga OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare, edhe serbët e Bosnjës “do të kërkojnë një vend” në OKB; me fjalë të tjera ata do të kërkojnë pavarësinë.

Këto nuk janë fjalë bosh. Dodik ka qenë për një kohë të gjatë klient i Rusisë. Rusia, nga ana e saj, përkrah në mënyrë aktive politikanët vendas dhe aktorët paramilitarë që kërkojnë të ndajnë Bosnjë Hercegovinën, duke synuar ndalimin e integrimit të mëtejshëm të rajonit me Perëndimin. Qeveria ruse ka armatosur policinë e saj në vitet e fundit.

Ndër vite, Dodik ka shpenzuar miliona dollarë me lobime në Washington me qëllim prishjen e konsensusit brenda elitës politike amerikane për pandryshueshmërin e kufijve boshnnjakë. Një ndryshim tokash midis Kosovës e Serbisë do t’i jepte precendin që i nevojitet për të ndjekur synimet e tij të ndarjes së Bosnjës.

Kroaci gjithashtu ka interes në ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ajo ka histori aneksimi territoresh të Bosnjë Hercegovinës përmes politikave të përgjakshme.

Në vitet ’90, Kroacia krijoi një “shtet” në territorin boshnjak me synimin e Kroacisë së Madhe përmes politikës brutale të vrasjeve masive, kampeve të përqendrimit dhe përdorimit sistematik të muslimanëve krah pune i detyruar.

Klasa politike kroate nuk kërkon ndjesë për këtë, njësoj si për historinë e errët të bashkëpunimit me nazistët gjatë luftës dhe të ndihmës në genocidin ndaj hebrejve, romëve dhe komunistëve serbë.

Në vitet e fundit, shoqëria kroate ka rizbuluar identitetin e saj si “kufi kulturor”, duke mbrojtur Evropën nga “masakra islamike” e imagjinuar.

Serbia e Kroacia po armatosen rëndë. Kroaci bleu F-16 nga Izraeli, ndërsa Serbia MiG-29 nga Rusia. Të dyja vazhdimisht shpifin për muslimanët boshnjakë dhe e keqinterpretojnë vendin si “zemra e ISIS” në Evropë.

Një portal i rëndësishëm serb nxori një hartë të rajonit me gjysmën e Bosnjë Hercegovinës si pjesë e Serbisë.

Mësimi më i rëndësishëm i viteve ’90 është se nuk ka asgjë të manaxhueshme në ndryshimin e kufijve në Ballkan. Përpjekjet për ndryshim kufijsh gjithmonë janë pasuar nga gjakderdhje. Duke përkrahur aventurën Thaçi-Vuçiç, BE dhe SHBA po firmosin një tjetër katastrofë ballkanike.

Sapo të krijohet precedenti i Kosovës, nacionalistë kroatë e serbë do ta kthejnë vështrimin nga Bosnjë Hercegovina dhe popullsia e saj muslimane.

Gjeopolitika e Turqisë

Nga Carlo Jean


Ndryshimet e gjeopolitikës së Turqisë

Për nga gjeografia dhe historia e saj, Turqia përbën një urë midis Perëndimit dhe Lindjes, midis Europës dhe Azisë. I përket botës islamike, që njeh kudo një rizgjim dinamik dhe që është gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për identitetin e saj. Babai i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk (Ataturk do të thotë “baba i turqve”) mendoi se kolapsi i Perandorisë Otomane në Luftën e Parë Botërore e bëri të nevojshme heqjen dorë nga vokacione të tilla gjeopolitike, duke u mbështetur në një “këmbë të vetme të urës”: atë europiane.

– Mohoi të kaluarën perandorake.

– Afirmoi nevojën që Turqia, për t’u modernizuar, të transformohej në një shtet – komb.

– Mbështeti faktin që religjioni duhej të ishte një diçka individuale, as politike e as juridike.

– Abrogoi Kalifatin dhe gjykatat islamike.

Me fitoret e tij ndaj fuqive pushtuese të pjesës së territorit të vendit asgjësoi poshtërimet e Traktatit të Sèvres, që parashikonte krijimin e një shteti kurd dhe ndarjen midis fituesve të rajoneve perëndimore të vendit. Sipas islamistëve, me zgjedhjen e europianizimit dhe me përjashtimin e islamit nga jeta politike e vendit, Ataturku i tradhëtoi identitetin e thellës. Izolacionizmi dhe shekullarizimi nuk korrespondonin me interesat dhe me vokacionin e popullit. Vizioni i tij për Turqinë duhej ndryshuar rrënjësisht. Konflikti i tyre me shekullaristët ka të bëjë me vizionin e të ardhmes së vendit dhe me vetë identitetin turk. Përplasja është akoma sot në zhvillim. E ilustrojnë manifestimet e protestës të Gezi Park në Stamboll, kur u vendos që të shembej Qendra Kulturore Ataturk për të ndërtuar një teatër.

Vizioni kemalist sot kontestohet jo vetëm nga islamistët radikalë, por edhe nga eurazistët turq. Ata mendojnë se Turqia duhet ta zëvendësojë Europën me Eurazinë dhe Shanghai Cooperation Organization (SCO) me BE-në. Pozicioni zyrtar i qeverisë aktuale turke është ai mbajtjes së këmbëve në të dyja anët, duke rizbuluar rrënjët islamike të vendit, por duket e mbajtur të lidhur me Perëndimin. Domethënë duke siguruar për Turqinë rolin e urës midis Perëndimit e Lindjes dhe duke marrë pjesë në të dyja. Islami, historia, vokacioni gjeopolitik i “urës” midis Perëndimit e Lindjes dhe identiteti i Turqisë nuk u zhdukën me reformat shekullariste dhe izolacioniste të Ataturkut. Kujtimi i tyre u ruaj në “Turqinë e thellë”. Sot janë rishfaqur fuqishëm. Zgjedhja e europianizimit, e heqjes dorë nga çdo vokacion perandorak dhe, në mënyrë të veçantë, e izolimit të vendit nga trazirat e Lindjes së Mesme dhe mbyllja e tij në bastionin anadollas kontestohen.

Rritja ekonomike, mbarimi i Luftës së Ftohtë, gjatë të cilës lidhjet me NATO-n qenë të domosdoshme për sigurinë e vendit, dhe ndryshimet gjeopolitike të ndodhura në botë, në islam dhe në Lindjen e Mesme, kanë bërë të nevojshme ripërkufizimin e interesave, domethënë të politikë së jashtme të Turqisë. Shoqëria turke ka ndryshuar rrënjësisht. Ekonomia ka njohur një rritje të jashtëzakonshme. Turqia ka regjistruar një tranzicion shumë të shpejtë demografik. Koeficenti i lindshmërisë vërtitet sot nën 2 fëmijë për grua respektivisht 5 të tillëve të 20 viteve më parë. Edhe për 15 vjet akoma, Turqia do të mund të përfitojë një “dividend demografik” pozitiv, domethënë një rritje të krahut të punës. Më pas do të plaket, duke u bërë superaged si Europa dhe Japonia. Në krahasim, demografia e konkurrentit kryesor të Turqisë në Lindje të Mesme – Iranit – regjistron një ecuri të ngjashme. Demografia nuk do të influencojë shumë mbi modifikimin e raporteve aktuale të forcës në atë që është një prej rajoneve më të paqëndrueshëm të botës. Zëvendësimi i alfabetit arab me atë latin dhe shekullarizimi i deturuar kanë kontribuar në shkëputjen e Turqisë nga posedimetr e vjetra të saj ballkanike, të Lindjes së Mesme dhe veriafrikane. Kanë qenë shkaqe të rëndësishme të dështimit të shpresës, e kultivuar nga shumë perëndimorë, për ta eksportuar “modelin turk” të sislamit të moderuar e relativisht demokratik në shtetet që kishin përjetuar “pranverat arabe”. Përkundrazi, vendi po përjeton tendenca autoritare. Ka tradhëtuar shpresat europiane. Mbi një dështim të tillë kanë vepruar faktorë të tjerë.

Së pari, ngurrimi i elitave të vjetra e të reja arabe për ta pranuar lidershipin e “Vëllait të Madh” turk, të cilit i kujtonin dorën e rëndë gjatë dominimit ottoman. Së dyti, identiteti i ndryshëm etnik i arabëve karshi turqve. Së treti, mbështetja e dhënë nga Turqia (dhe nga Katari) Vëllazërisë Myslimane, në mënyrë implicite – por jo edhe aq shumë – armike e betuar e salafitëve dhe sidomos e sektit të tyre wahabit, shtyllë e monarkisë saudite, Gardiane e “Vendeve të Shenjta” dhe që ushqen ambicien që të jetë udhëheqëse e të gjithë islamit. Kundërvënia midis salafitëve dhe Vëllazërisë Myslimane e bën të pamundur unitetin e “bllokut sunit”, duke e dobësuar karshi atij shiit, i udhëhequr nga Irani. Vëllazëria Myslimane është më “ekumenikia” e salafizmit dhe nuk është kundër si ky i fundit ndaj sektit tjetër të madh të islamit, shiizmit, i dominuar nga ambiciet gjeopolitike iraniane. Reformat kemaliste kanë rezistuar gjatë Luftës së Ftohtë falë mbështetjes së forcave të armatosura, që i qenë mbrojtëset dhe që konsideroheshin të legjitimuara të ndërhynin politikisht, kur e mendonin të nevojshme për t’i shpëtuar ato. Anëtarësimi në NATO ishte thuajse i konstitucionalizuar. Moska konsiderohej si armike historike. Kundër saj, Turqia kishte bërë 13 luftëra të mira, thuajse të gjitha të përfunduara me humbjen turke. Marrëdhëniet që Bashkimi Sovjetik kishte me kurdët, sidomos pas ngjitjes së Oçalanit, shiheshin me preokupim dhe dyshim. Kërcënimit sovjetik nga lindja dhe në Detin e Zi i shtohej ai nga jugu i Sirisë dhe i Irakut, të lidhur me Moskën. Nga kjo buronin raportet e shkëlqyera me Izraelin, edhe në sektorin e industrisë së armatimeve. Sot situate është përmbysur. Respektivisht Iranit, Putini thuajse është rreshtuar në favor të Izraelit e Turqisë.

Turqia, Irani dhe Rusia në xhunglën e Lindjes së Mesme

Midis shtetit hebraik dhe Turqisë ekzistojnë tensione të përsëritura. Më të rënda kanë qenë ai i 2010 prej vrasjes nga ana e forcave speciale izraeliane e 9 qytetarëve turq të nisur drejt Gazas në bordin e “Mavi Marmara” dhe, në majin e 2018, ai që ka çuar në prishjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve prej numrit të madh të palestinezëve të vrarë në Gaza nga forcat izraeliane të sigurisë. Duke dënuar izraelin, Erdogani kërkon që të mobilizojë në favorin e tij opinionin publik arab, fuqimisht antiizraelian, dhe të dobësojë influencën e Arabisë Saudite, që në mënyrë gjithnjë e më të qartë është e detyruar që ta mbështesë Izraelin kundër ekspansionizmit Iranian, si edhe kundër Hamasit, i gjeneruar në Gaza nga Vëllazëria Myslimane dhe i mbështetur nga Irani. Të kuptohemi, Ankaraja i bën hesapet pa hanxhinë, domethënë pa marrë parasysh faktin që Shtetet e Bashkuara të Trump janë gjithnjë e më shumë të lidhur me Izraelin, i cili i frikësohet pranisë iraniane në Siri dhe forcimit të Hizballahut libanez, varësi mesdhetare e Teheranit. Por nuk është e përjashtuar që antipatia e përbashkët për Iranin të mund të rilidhë raportet dhe të rikrijojë një bashkëpunim turko – izraelian. Pavarësisht tensioneve me Arabinë Saudite, edhe prej kërcënimit të Riadit për të sulmuar katarin, tradhëtar i kauzës antiiraniane, Turqia asnuk mund të shkëputet krejtësisht nga blloku sunit, as nuk mund t’i forcojë shumë lidhjet e saj me Teheranin. Aleanca turko – iraniane në Siri është taktike, jo strategjike. Është një martesë interesi, e mbajtur bashkë dhe ndoshta e imponuar nga Putini. Moska i frikësohet një ndërhyrjeje izraeliane në Siri kundër Iranit. Ajo do të rihapte konfliktin. Do të rrezikonte që të vinte në lojë fitoren e Bashar al-Assad. Mission accomplished i deklaruar nga Putini do të bëhej barcaletë, si ajo e Bush jr. në Irak.

Kujtimet e rivalitetit midis Perandorisë Otomane dhe asaj safavide janë akoma të gjalla. Turqia do të mbesë rivali gjeopolitik i Iranit për supremacinë në Lindje të Mesme. Putini përfiton nga situata, që ia bën më të lehtë e më pak të kushtueshëm afirmimin e supremacisë në Lindje të Mesme, duke mbushur boshllëkun e krijuar nga çimpenjimi relative amerikan dhe nga mungesa e pafuqishmëria e Europës. Turqia nuk e pranon primatin saudit, i forcuar nga Egjipti, në botën sunite. Nuk merr pjesë në konfliktin në Jemen. Ka rresthuar trupa në Katar. Një ndërthurje e tillë rivaliteti dhe ambiciesh kërkon një analizë të kujdesshme të situatës. Vendimet afatshkurtëra, të prirura që të shfrytëzojnë mundësi të momentit ose “të tregojnë fytyrë të mirë në lojë të keqe” shpesh kundërvihen me objektiva strategjikë, më afatgjatë, të ndjekur nga aktorë të ndryshëm.

“Grupi i Astanës”, domethënë mirëkuptimi midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit për Sirinë, është i brishtë dhe i përkohshëm. Mund të shembet prej iniciativës jo vetëm të Turqisë apo të Iranit, por edhe të Rusisë, përveçse prej rebelëve sirianë. Për momentin qëndron prej presioneve të Moskës dhe prej faktit se impenjimi rus në Siri shikohet me favor nga NATO dhe nga Europa, pasi lehtëson presionin e saj ndaj Europës Lindore dhe pse shmang kërcënime iraniane ndaj Izraelit. Rusia ka të gjithë komoditetin që ta përdorë rivalitetin turko – Iranian. Në rast se situata do të percipitonte, ka të ngjarë që midis Iranit dhe Turqisë do të preferonte këtë të dytën. Raportet midis Rusisë dhe Iranit kanë limite të sakte në vullnetin e Putinit për të ruajtur raporte të mira me Izraelit, për t’i shmangur një ndërhyrje massive në Siri kundër forcave iraniane që luftojnë në mbështetje të diktatorit sirian. Është i irrituar prej rritjes së agresivitetit iranian në Siri dhe prej forcimit të tij me dhjetëramijëra raketa e predha për Hizballahun dhe Hamasin. E dëshmon autorizimi thuajse eksplicit rus ndaj sulmit të madh ajror izraelian në Siri më 10 maj. Mbrojtjet e fuqishme kundërajrore ruse nuk kanë ndërhyrë kundër avionëve izraelianë. Për të shmangur një ndërhyrje izraeliane kundër Iranit dhe aleatëve të tij, Rusia ka propozuar tërheqjen e të gjithë forcave të huaja (përjashto të vetat) të rreshtuara në Siri, duke shkaktuar protesta të forta nga ana e Teherani. Irani do të shikonte që t’i shpëtonte nga dora rasti historik për të krijuar një “urë tokësore” midis territorit të tij dhe Mesdheut lindor, e përshkruar si nga Izraelin, ashtu edhe nga Turqia. Rivendosja e sanksioneve amerikane ndaj Iranit është një favor i bërë Moskës, që nuk i duhet të dakordësojë me Teheranin një kufizim të eksporteve të saj të naftës dhe gazit në tregun botëror, duke bërë që të bien çmimet, aq të rëndësishme për ekonominë ruse. Paqartësia dominon të ardhmen. Aleancat aktuale mund të ndryshojnë rrënjësisht edhe në kohë shumë të shkurtër.

Faktorë të jashtëm e të brendshëm të ndryshimit të gjeopolitikës turke

Siç u theksua, interesat gjeopolitike turke kanë ndryshuar dhe janë akoma sot në rrugë ripërkufizimi, në mënyrë tejet pragmatike, domethënë të paparashikueshme. Faktorë të jashtëm e të brendshëm kanë influencuar në këtë: mbarimi i Luftës së Ftohtë, pranverat arabe, luftërat në Siri, në Irak dhe, në mënyrë më marxhinale, ajo me Jemenin dhe prishja midis dinastive të Gjirit e Katarit, konkurrenca e trazuar midis fuqivë të ndryshme rajonale në Lindje të Mesme që bëjnë luftë me bedel, tensionet midis “bllokut sunit” me atë shiit dhe midis Vëllazërisë Myslimane e salafitëve. Kushtëzimet e Luftës së Ftohtë janë zhdukur. Vullneti i fuqive të mëdha për të ndërhyrë në ruajtjen e stabilitetit rajonal është reduktuar. ISIS-i është shpartalluar. Gjeopolitika turke është diversifikuar. Nga izolacionizmi ka kaluar në aktivizmin në të gjitha drejtimet, sipas asaj që parashikohet nga parimi i “thellësisë strategjike”. Turqia ndodhet në qendër të një rajoni të gjerë gjeopolitik, që shtrihet nga Afrika Veriore (përfshi Sahelin dhe Bririn e Afrikës), Ballkani, nga “Gjysmëhëna Pjellore” në Azinë Qendrore dhe duhet të “përfitojë” nga një centralitet i tillë. Thelbi i lidhjeve me Perëndimi, që shpesh e kishin çuar Ankaranë që t’ua nënshtrojë disa prej interesave të saj atyre të aleatëve të fuqishëm të saj, është dobësuar. Ka ë kontribuar në këtë aspekt edhe vëmendja më e vogël e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, jo më e domosdoshme për sigurinë e tyre energjitike. Por nevoja e Turqisë për të ruajtur lidhje të forta me Perëndimin europian dhe atlantik nuk është zhdukur. Nuk është vetëm nën profilin ekonomik. Politikisht, Turqia mund të lëvizë me një zhdërvjelltësi të caktuar edhe ndaj Moskës pikërisht prej lidhjeve të saj me Perëndimin. Ruajtja formale e vullnetit për t’u bërë anëtarë e BE-së – e theksuar kohët e fundit nga Presidenti turk – shmang frakturën midis AKP-së dhe europeisto – kemalistëve, dominues në Stamboll dhe Smirne.

Qysh nga fillimi i shekullit Turqia përjeton një rritje të shkëlqyer, pavarësisht dobësisë të vazhdueshme të monedhës së saj dhe deficitit të bilancit tregëtar. Ekonomia e saj është export-led dhe e avancuar nga PMI-të, të lidhur me AKP-në (“tigrat anadollas”). Rritja e saj e qëndrueshme (7.2% në 2017) është kushtëzuar nga stabiliteti i raporteve politike me shtetet importuese. Raportet midis qeverisë, që synon mbi rritjen me çdo kusht, dhe Bankës Qendrore, që i frikësohet tejngrohjes së ekonomisë dhe një inflacioni të fortë, janë gjithnjë e më të tendosura. Me ardhjen në pushtet të AKP-së në 2002 dhe me tendencat autoritare në rritj dhe të përqëndruese të kreut të padiskutueshëm të saj, Presidentit Recep Tayyip Erdogan, diversifikimi gjeopolitik i vendit është përshpejtuar. Lidhjet me Shtetet e Bashkuara janë dobësuar. Turqia është afruar me Rusinë dhe me Kinën. Shumë analistë sugjerojnë se po shkëputet nga Shtetet e Bashkuara për t’ju drejtuar Rusisë dhe nga Europa për t’u lidhur me Eurazinë. Bile disa mendojnë se synon që të zëvendësojë BE-në me SCO-në (Shanghai Cooperation Organization) dhe të vërë në diskutim lidhjet me NATO-n. Kjo shpjegon preokupimet e ngjallura nga blerja e projektuar nga ana Turqisë e sistemeve kundërajrore dhe antiraketore ruse S-400, dukshëm jo të integrueshëm në systemin e mbrojtjes ajrore të Aleancës. Bullgaria dhe Rumania do të mbeteshin të izoluara në Detin e Zi. Në 2015 Kina është bërë partneri i parë tregëtar i Turqisë, duke kaluar Gjermaninë. Raportet me Pekinin janë zhvilluar edhe në profilin ushtarak. Qysh në 2010, gjuajtës-bombarduesit kinezë kanë marrë pjesë në manovrat ushtarake “Anatolian Eagle”. Rezultojnë kontakte nga ana turke për blerjen e sistemeve antiraketore kineze, më pas të braktisura prej preferencës së dhënë S-400 ruse.

Projekti madhështor kinez Belt and Road Initiative (BRI) është pritur me entuziazëm në Turqi. Mund të rrisë tregëtinë e saj me Eurazinë dhe të ofrojë mundësi të mëdha për kompanitë infrastrukturore turke. Një tren i shpejtësisë së lartë, i financuar nga Kina, është në ndërtim midis Azerbajxhanit dhe Turqisë lindore. Pastaj Turqia bashkëpunon me Kinën në Afrikë, ku të dyja janë gjithnjë e më të pranishme. Raportet me Moskën qenë prishur përkohësisht dy vite më parë prej rrëzimit të një avioni SU-24, që kishte kaluar në Turqi. Ato me Kinën prej represionit të Pekinit ndaj ujgurëve, popullsi turkiçe e Sinkiangut, i quajtur “genocid” nga Erdogan. Kemi të bëjmë me incidente të vogla, që nuk kanë influencuar mbi bashkëpunimin turk me të dy vendet dhe mbi tundimet “euraziatike” të politikës së jashtme të Ankarasë.

Në shkëputjen e Turqisë nga Perëndimi kanë kontribuar luftërat në Irak e Siri. Me të ka dështuar “politika e fqinjësisë së mirë”, e përshkruar nga slogani “asnjë armik në kufi” dhe e prirur nga penetrimi ekonomik e kulturor në vendet islamike, sidomos në ato të Lindjes së Mesme. Në ngadalësimin e oksidentalizimit të Turqisë, pavarësisht se me qëllime të mira, edhe Europa ka luajtur rolin e saj. Me idenë e e pranimit në Bashkimin Europian, ka stimuluar miratimin e reformave që kanë reduktuar pushtetin politik e ushtarakëve, mbrojtësit të rendit Kemalist, domethënë të oksidentalizimit të vendit. Megjithatë, Turqia nuk është më as shtylla juglindore e NATO-s, as e Intermariumit, domethënë e grupit të vendeve të ndodhura në istmin ponto – balltik. Black Sea Economic Cooperation (BSEC) po transformohet në një organizatë për bashkëpunimin turko – rus. Turqia nuk është pjesë as edhe e European Eastern Initiative. Por Turqia i frikësohet hegjemonisë së Moskës në Detin e Zi dhe në Kaukaz. Europa duhet të përpunojë një politikë të përbashkët ndaj Turqisë, përpara se shkëputja e saj të rritet më tej. Një proces i tillë kuptohet mirë se pengohet nga tensionet e Turqisë me Greqinë e Qipron, të shtrira sot në shfrytëzimin e basenit levantian. Në raportet me Perëndimin ka influencuar puçi i dështuar i korrikut 2016 dhe dënimet e përsëritura europiane ndaj shkeljes së të drejtave civile në Turqi, të pritura nga Erdogan me një bezdi në rritje, në mos zemërim. Sipas Presidentit turk, për puçin e dështuar është përgjegjëse lëvizja Gulen, pakashumë e mbështetur drejtpërsëdrejti, në mos e frymëzuar, nga Uashingtoni, fillimisht aleate e AKP-së, më pas e konsideruar armike kur në qershorin e 2013, u zbuluan çimka në zyrën e Presidentit, të eksponentëve të AKP-së dhe familjarë të Erdogan u akuzuan për korrupsion.

Tensionet me Perëndimin janë rritur prej ndalimit të vendeve të ndryshme europiane për të lejuar në vendet e tyre mitingje të eksponentëve turq për zgjedhjet e 2017. Ato e kanë transformuar kushtetutën në kuptimin presidencialist. Jo më kot, Erdogan ka mbajtur në maj në Sarajevë një mitin për zgjedhjet politike e 24 qershorit 2018, ku ka marrë pjesë një masë emigrantësh turq në Europë. Me të ka dashur të riafirmojë praninë turke jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Europën, dhe faktin që Ankaraja ka të drejtë të thotë fjalën e saj në çështjet europiane. Tensionet me Perëndimin janë ushqyer edhe nga mbështetja perëndimore ndaj kurdëve sirianë e irakenë dhe nga zemërimi në rritje europian ndaj islamit, i konsideruar si djep i terrorizmit. Turqia përbën vijën e parë mbrojtëse të Europës ndaj emigracionit nga Lindja e Mesme, pork jo nuk mjafton për t’i përmirësuar raportet. Ndryshimet e gjeopolitikës turke janë influencuar fuqimisht nga ato të shoqërisë, të ekonomisë dhe të aseteve të brendshme politike. Kthimi i islamit politik, regresi i shekullarizmit Kemalist dhe zhdukja, të paktën në periudhë afatshkurtër, e alternativave të besueshme ndaj pushtetit të Erdogan e të AKP-së kanë kontribuar në ripërkufizimin radikal e vizionit që Turqia ka për vetëveten, identietin dhe interesat e saj. Kështu, vendi po përjeton një periudhë tranzicioni, zhvillimet e së cilës janë tejet të paparashikueshme.

Kthesa turke e Turgut Ozalit me mbarimin e Luftës së Ftohtë

Mbarimi i Luftës së Ftohtë dhe shembja e Bashkimit Sovjetik janë faktorët që kanë influencuar më shumë në ripërkufizimin e gjeopolitikës turke. Ato bënë që në Turqi të lindë shpresa e zgjerimit të influencës së saj ndaj popullsive turqishtfolëse apo turkiçe të Kaukazit – sidomos në Azerbajxhanit, popullsia e të cilit është turkiçe, edhe pse shiite – dhe në Azinë Qendrore. Një shpresë e tillë u kultivua qysh nga fillimi i viteve ‘90 nga Presidenti Turgut Ozal, i ardhur ashtu si pjesa më e madhe drejtuesve aktualë turke nga qarqet sufi të Stambollit. Duke folur për “hapësirë turke”, ai aderonte në një konceptim gjeopolitik të ngjashëm me atë të eurazistëve rusë, që e vënë theksin mbi kontrollin territorial, ushtarak dhe ekonomik të sferës së influencës së tyre kulturore dhe etnike. Një shpresë e tillë ka rezultuar shpejt jorealiste prej mosdisponueshmërisë nga ana turke e resurseve të nevojshme ekonomike, prej mbështetjes së munguar të Perëndimit, prej rezistencës së drejtuesve të vendeve kaukaziane dhe qendroaziatike – të ardhur të gjitha nga shtresa e drejtuesve komunistë vendor – që ta pranonin mbizotërimin turk dhe, së fundmi, prej rigjallërimit të pranisë së Moskës në të dyja rajonet. Sukses më të madh ka pasur intensifikimi i raporteve ekonomike me Rusinë, fillimisht me Jelcinin, sot me Putinin, dhe ato me Kinën. Duke e kuptuar hendekun midis ambicieve dhe resurseve të saj, megjithëse duke mos e braktisur vizionin euraziatik, Turqia ka ndryshuar objektiva dhe instrumenta. E ka vënë theksin mbi tregëtinë dhe mbi lidhjet kulturore e fetare, duke i ndjekur vetëm me soft power e saj. Përdor rilindjen e islamit, rritjen e madhe e ekonomisë së saj, kujtimet e Perandorisë Otomane dhe influencën e Organizatës së Konferencës Islamike, ku falë financimeve bujare luan një rol të rëndësishëm. Ka përdorur organizatën e fuqishme Gulen, përpara se të ajo të prishej me qeverinë, aq sa të quhet prej saj organizatë terroriste.

Sociologjikisht, Turqia ka mbetur një perëndori multietnike dhe pjesërisht edhe multifetare. Kurdët janë 15 – 20% dhe alevitët (sekt shiit, i lidhur kulturalisht, sidomos për nga poezia e muzika, ne kulturën e madhe persiane) janë 10 – 12%. Të parët duan autonominë dhe njohjen e identitetit e kulturës së tyre. Shpërbërja e Turqisë, e vendosur në Sèvres nga fituesit e Luftës së Parë Botërore, përbën akoma sot një makth që ndikon në mënyrë përcaktuese mbi politikën e jashtme turke. Të dytët, alevitët, dyshohen se janë një kolonë e pestë iraniane. Turgut Ozal ishte i bindur se ëndërra për një sistem panturk apo panturanik do të kontribuonte në tejkalimin e dobësive të tilla të brendshme të Turqisë. Pas ridimensionimit të pushtetit politik të ushtarakëve, me aferat Ergenekon dhe Balyoz të 2010, që u kanë prerë kokat drejtuesve, dhe spastrimet që kanë pasuar puçin e dështuar e korrikut 2016, aderimi në Bashkimin Europian ka humbur shumë nga rëndësia e tij politike për Erdogan. Megjithatë, mbetet i rëndësishëm në profilin ekonomik dhe për të shmangur një frakturë të plotë midis islamistëve dhe europeistëve. Qartazi që Turgut Ozal e kishte nuhatur impaktin e përfundimit të Luftës së Ftohtë ndaj Turqisë. Pohonte se “shekulli i XXI-të do të ishte ai i Turqisë” dhe – në kundërshtim të hapur me politikën kemaliste të të europianizimit të vendit – se “Turqia nuk duhej të ishte më rob e kufijve dhe e aleancave tradicionale të saj”. Në fakt, duhej t’i shfrytëzonte mundësitë e reja. Nuk mund të mbahej e mbyllur në kafaz, në një lloj situate “as në qiell e as në tokë”, nga Bashkimi Europian, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga lidhjet me Izraelin. Ato nuk i mundësonin Turqisë që të shprehte të gjitha potencialitetet e ekonomisë dhe të soft power të saj në botën islamike, sidomos në hapësirën ish otomane.

Iraku dhe Siria, dy vende të Lindjes së Mesme që i qenë marrë nga Perandoria Otomane asaj persiano – safavide në shekullin e XVI-të, do të hapeshin ndaj influencës së Turqisë, duke i kontribuar në rritje. Në mënyrë të veçantë, Turqia do të mund ta rriste influencën e saj në Vilajetin e pasur të Ninivit (Mosulit), nga i cili nuk kishte hequr dorë kurrë, edhe kur në 1927 i ishte dashur që t’ia cedonte Britanisë së Madhe, që nga ana e saj ia kishte ceduar mbretërisë hashemite të Iraku. Regjimi i Saddam Hussein dhe i Partisë Ba’ath shihej me sy të mirë nga Turqia, edhe pse mbronte grupet etnike, si i turkomanëve, tradicionalisht i lidhur me turqit. Për këtë arësye Turqia nuk mori pjesë në asnjë nga dy luftërat kundër Irakut më 1990 – 1991 dhe më 2003. Përkundrazi, nuk e pëlqeu të dytën, duke ndaluar në 2003 tranzitin e forcave amerikane, të destinuara që ta sulmonin Irakun nga veriu. Në të parën kishte lejuar përdorimin e bazës së madhe të Inçirlikut. Turgut Ozal i kishte vlerësuar në mënyrë korrekte mundësitë që i hapeshin Turqisë. Megjithëse duke qenë mysliman praktikues, në ndryshim nga pasuesi i tij Neçmetin Erbakan dhe partia e tij Refah (Partia e Mirëqenies), e larguar nga pushteti prej ushtarakëve në 1997, ishte i bindur në nevojën e mossfidimit të regjimit shekullar, duke e mbajtur larg “islamin e thellë”, mbizotërues në fshatin anadollas. Edhe pasuesit e Turgut Ozal – ngaa Demirel tek Eçevit – qenë të vetëdijshëm për centralitetin e Turqisë dhe për nevojën e shtrirjes së influncës së saj, duke e braktisur izolimin kemalist.

Duke filluar nga 2002, rritja ekonomike dhe sukseset e përsëritura elektorale të partisë islamike të moderuar Drejtësi e Zhvillim (AKP), shumë më e matur se Refah i Erbakan, kanë çliruar potencialitetet gjeopolitike të Turqisë. Kanë kontribuar në këtë edhe karizma e Erdogan, aftësia për të nënshtruar e paparashikueshmëria e tij dhe raportet e reja me Rusinë dhe shumë shtete afrikane. Një aspekt interesant i politikës së jashtme të Presidentit turk konsiston në kritikën e tij ndaj ndërhyrjeve në Lindje të Mesme të fuqive të huaja dhe ndaj Marrëveshjes Sykes – Picot, me të cilën më 1916 Franca dhe Britania e Madhe kishin rënë dakord për të ndarë plaçkën e Perandorisë Otomane, në kundërshtim me premtimet e bëra nga Laërence of Arabia – i quajtur nga Erdogan “një spiun i poshtë britanik”, që kishte tradhëtuar arabët. Ozal ishte i vetëdijshëm për faktin se problemi i pazgjidhur kurd përbënte një pengesë të madhe në realizimin e ambicieve turke. Politika e jashtme e Ankarasë dominohet nga preokupimi se mos ndërtohet një rajon autonom kurd në kufijtë jugorë të saj. kjo shpjegon si kundërshtimin ndaj referendimit për pavarësinë e Kurdistanit iraken, ashtu edhe ambiguitetin turk në konfliktin në Siri. Erdogan thekson se Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) e kurdëve sirianë janë një organizatë terroriste, ngushtësisht e lidhur me PKK-në. problem kurd pengon një prishje me Iranin, edhe ai i përballur me kërkesa për autonomi nga pakica e vet kurde.

Teoritë e Ahmed Davutoglusë

Ai që më shumë se kushdo tjetër ka zhvilluar dhe ka ilustruar qartë themelet e gjeopolitikës së Turqisë paskemaliste ka qenë Ahmed Davutoglu, Profesor në Universitetin e Stambolli, këshilltar i Recep Tayyip Erdogan, më pas Ministër i Jashtëm dhe së fundi Kryeministër, për t’u larguar më pas nga pushteti prej kundërshtimit ndaj autoritarizmit në rritje të Erdogan. Sipas Davutoglu, konceptet kyçe të gjeopolitikës së re turke duhet të jenë neo – otomanizmi, “panturanizmi” apo “panturkizmi” dhe “fqinjësia e mirë”, e ilustruar nga slogani “asnjë armik në kufij” (me përjashtimin e Greqisë dhe Qipros). Gjeopolitika tregëtare ndaj Lindjes së Mesme do të përfitonte nga rritja e jashtëzakonshme e “tigrave anadollas”, biznese të vogla e të mesme të mbështetura nga AKP-ja. Turqia do të duhet më pas t’u drejtohej edhe rajoneve ballkanike e veriafrikane, që kishin qenë pjesë e Perandorisë Otomane, ushtruar një influencë mbi të gjitha popullsitë turqishtfolëse dhe rivendosur prestigjin që Porta e Lartë dhe Kalifati kishin mbi të gjithë botën islamike. Për këtë objektiv të fundit, Turqia duhet të përfitojë edhe nga OIC-ja (Organizata e Konferencës – dhe nga viti 2011 Bashkëpunimit – Islamik, në të cilën marrin pjesë 57 vende).

Një orientim i tillë, që parashikon të përdorë modelin turk e islamit të moderuar, reziston, duke u kryqëzuar me atë të “thellësisë strategjike”. Me një term të tillë, Davutoglu theksonte se Turqia ishte qendra e një rajoni gjeopolitik (Azi – Afrikë) të shtrirë nga ballkani në Gjirin e Adenit dhe nga Afrika Veriore (përfshi Sahelin dhe Bririn e Afrikës) në Azinë Qendrore – Sinkiang. Një concept i tillë mbetet akoma sot i gjallë. Është në bazën e diversifikimit të politikës së jashtme e të interesave kombëtare turke karshi atyre kemaliste dhe të raporteve me Europën dhe me vendet euraziatike. Politika e fqinjësisë së mirë ka dështuar krejtësisht në Lindje të Mesme. Në vend që të mos ketë asnjë armik në kufij, Turqia nuk ka më miq. Si Siria, ashtu edhe Iraku, shohin më shumë nga Irani sesa nga Turqia. Suksesi elektoral i nacionalistit shiit Moqtada al Sadr në zgjedhjet e fundit irakene do t’i dobësojë lidhjet midis Bagdadit dhe Teheranit, duke hapur mundësinë e përmirësimit të atyre me Turqinë, përveçse me Arabinë Saudite, ku Moqtada kishte shkuar përpara zgjedhjeve, sigurisht për t’i kërkuar mbështetjen.

Për motivet e ridimensionimit të panturanizmit është folur tashmë. Ndoshta BRI-ja do ta rilançojë, duke lehtësuar tregëtinë turke me Azinë Qendrore, ndërsa pranimi si anëtar në SCO (ku aktualisht ka statusin e vëzhguesit) do t’i përmirësojë më tej raportet me Pekinin. Kjo mund të sjellë pranimin e Turqisë në marrëveshjen “16+1”, shtyllë e penetrimit kinez në Europën Lindore dhe ballkanike. Premtimi i bërë nga Erdogani në Sarajevë për të ndërtuar një tren të shpejtësisë së lartë midis kryqytetit boshnjak dhe Beogradit është komplemntare me atë të hekurudhës midis Beogradit e Budapestit e financuar nga kinezët, ashtu si treni i shpejtësisë lartë ngë Porti i Pireut në Beograd. Domethënë asistohet në një “gjeopolitikë të hekurudhave. Premtimi i bërë nga Erdogan ka qenë edhe një lëvizje çtensionuese ndaj Beogradit, domethënë ndaj Rusisë. E konfirmon rritja e interesit turk për Ballkanin, që përbënte “perlën” e Perandorisë Otomane, të cilën e furnizonin me ushtarakë dhe nëpunës.

(Carlo Jean është Gjeneral Korparmate, President i Centro Studi di Geopolitica Economica, Pedagog në Università Guglielmo Marconi, Link Campus University. Ka qenë Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës Francesco Cossiga. Ka qenë President i Centro Alti Studi per la Difesa. Ka qenë Përfaqësues Personal i Presidentit në ushtrim të OSBE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Dayton në Bosnje – Hercegovinë, Kroaci dhe Republikën Federale Jugosllave)

/bota.al

Capussela: Kosova dhe Serbia, një skemë e rrezikshme

Kriza e Kosovës është e vjetër. Pavarësia e saj, e deklaruar në vitin 2008, nuk e ka zgjidhur këtë krizë. Kosova nuk njihet as nga Kombet e Bashkuara, BE, as nga një pakica e gjerë e shteteve të botës, që përfshin Kinën, Indinë, Indonezinë, Rusinë dhe shumë shtete, siç është Spanja

Mosbesimi i ndërsjellë ende ndan shumicën shqiptare dominuese të Kosovës nga pakica e saj e vogël serbe. Autoritetet e saj nuk kanë fituar pothuajse asnjë kontroll mbi pjesën veriore të territorit, ngjitur me Serbinë, e cila është e banuar kryesisht nga serbët që e kanë hedhur poshtë pavarësinë e saj dhe jetojnë në ndarje të plotë nga pjesa tjetër e vendit. Që nga viti 2008, politika e jashtme e BE-së i ka kushtuar shumicën e energjive të saj, për zgjidhjen e këtyre problemeve përmes negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Veçanërisht e vështirë është “çështja e veriut”, e cila në mënyrë të përsëritur e konsideron çështjen e Kosovës siç ka qenë para pavarësisë së saj. Të dy krerët e shtetit tani po konsiderojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të gjitha ose një pjesë e veriut të Kosovës do t’i “jepet” Serbisë, në këmbim të të gjitha ose një pjesë të tokave të mbetura të Serbisë, të cilat janë të afërta me Kosovën. Paralelisht, Serbia do të pranonte pavarësinë e Kosovës dhe do të hapte rrugën për njohje të plotë ndërkombëtare. Ideja u ndryshua disa javë më parë.

Të dyja opozitat parlamentare, Kisha Ortodokse Serbe dhe pjesa më e madhe e opinionit publik të Kosovës flasin fort kundër tij, ashtu siç bënë shumica e analistëve. Berlini deklaroi se ndryshimet kufitare janë të papranueshme, madje edhe shumica qeverisëse e Kosovës dukej e ndarë. Sidoqoftë, Brukseli mbeti dukshëm i heshtur dhe më 24 gusht, Uashingtoni u shpreh i gatshëm të pranonte shkëmbimin e territoreve. Gjatë një debati publik, të nesërmen dy presidentët sugjeruan se marrëveshja është e afërt. Shumica e kundërshtimeve të ngritura kundër tij janë bindëse. Ndryshimet kufitare janë zakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse motivimi është etnik, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në Ballkan, ku disa shtete mbeten të brishta. Por të dyja palët e debatit duket se harrojnë se ndryshimi i kufijve në bazë etnike ka një precedent të qartë në atë rajon, të cilin fuqitë kryesore perëndimore e ndërtuan dhe shumë analistë e mbështetën me vendosmëri.

Unë i referohem Kosovës, natyrisht, që u largua nga Serbia për një motivim – që është kundërshtimi i represionit të ashpër të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit – që mund të përshkruhet në mënyrë të sigurt si një pastrim etnik. Kjo, krahas objektivave të tyre më të gjera politike, shpjegon pse në vitin 2008 fuqitë kryesore perëndimore zgjodhën të nxjerrin një përjashtim nga besnikëria e tyre ndaj parimit të integritetit territorial të shteteve, autoritetit të OKB-së dhe konceptit qytetar të shtetësisë, dhe i lejoi Kosovës të ndërpresë protektoratin e OKB dhe të shkëputet nga Serbia, pa miratimin e Beogradit apo Këshillit të Sigurimit. Në të vërtetë, një ndarje e dyfishtë – duke ndarë menjëherë Kosovën nga Serbia dhe veriun nga Kosova – ndoshta do të kishte qenë një zgjidhje më e përshtatshme. Sidoqoftë, në vitin 2007 bisedimet informale për një zgjidhje të tillë dështuan dhe që atëherë diskutimi i Perëndimit dhe analistëve më të mëdhenj mbi Kosovën është tërësisht në gjuhën e paprekshmërisë së kufijve.

Por nëse një ndryshim i njëanshëm i kufirit në baza etnike ishte i pranueshëm në vitin 2008, pse është i papranueshëm në vitin 2018? Ky kundërshtim sfidon të dy argumentet nga parimi dhe nga pasojat, për Ballkanin të përshtatur në mënyrë të rregullt me ​​shkëputjen e diskutueshme të Kosovës: pse ndryshimi i kufijve, më pak të ndjeshëm dhe konsensual do të sjellë pasoja më të këqija? Natyrisht, edhe pse përkrahësit e pavarësisë së Kosovës nuk mund ta tërheqin atë në mënyrë shumë të besueshme, argumentimi nga parimi mbetet i vlefshëm. Por rëndësia e tij nuk është e qartë, sepse Kosova kurrë nuk fitoi kontroll solid në veri. Sipas parimit të efektivitetit, i cili është ndoshta baza e vetme për shtetësinë e Kosovës, kjo mund të nënkuptojë që veriu kurrë nuk u bë pjesë e shtetit të ri: kështu që përgjithësisht “ndarja” e veriut, do të ishte thjeshtë heqja dorë nga kërkesa e Kosovës për të. Sa i përket pasojave të shkëmbimit të tokës, kritikët vënë në pah kryesisht pasojat e rrezikshme në Bosnje dhe Maqedoni.

Megjithatë, ata përqendrohen në dinamikën e mundshme në ato vende dhe duket se e lënë pas dore faktin se kjo do të ishte një ndryshim konsensual i kufirit. Kjo është një kundërpërgjigje e vlefshme, por çfarë do të thotë “konsensuale”? Si Kosova dhe Serbia drejtohen nga qeveri mjaft të papërgjegjshme, të cilat duket se kanë frikë debatin publik mbi zgjedhjet e tyre politike. Pa mbështetje popullore, një marrëveshje mes dy kryeqyteteve ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të dyshimeve reciproke dhe pretendime territoriale, të cilat mund të mposhtin vetë qëllimin e marrëveshjes. Kjo do të ishte një arsye e mjaftueshme për ta kundërshtuar atë, madje edhe para se të shqyrtojmë pasojat rajonale. Në anën tjetër, nëse marrëveshja do të vendosej në një referendum në të dy vendet dhe nëse lejohej debati i hapur dhe i arsyetuar, pasojat e tij – të brendshme, dypalëshe, rajonale dhe më të gjera – ndoshta do të ishin shumë më pak të rrezikshme.

Megjithatë, kjo mund të jetë një pikë e diskutueshme, pasi asnjë vend nuk ka të ngjarë të përmbushë këtë standard. Një kundërshtim i tretë, dhe ndoshta më i madhi, ka të bëjë me fatin e pakicave të mbetura. Ndryshimi i kufirit është një mënyrë për të zgjidhur çështjen e pakicave, në fakt: duke u larguar prej tyre më shumë sesa duke i përfshirë ato. BE-ja dhe Perëndimi kanë investuar shumë në zgjidhjen e fundit: kundërshtimi i shkëmbimit të tokës do të ishte një mënyrë e besueshme për të këmbëngulur në të. /Revista “European Politics and Policy”

*Andrea Lorenzo Capussela ka qenë drejtues i zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Politike të Kosovës, pranë Institutit Ndërkombëtar të Civilizimt në Kosovë. Ai është autor i “Procesi i Shtet-Ndërtimit në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe Bashkimi Evropian në Ballkan”)

Krejtë rrenë!

Nga Jakup Gërguri

Mbresa nga pushimi në Kosovë

Rrenë Kryetari i shtetit, rrenë Kryetari i Parlamentit, rrenë Kryeministri, rrejmë ne. S’ka korrupsion thojnë që të tre-rrenë,ne s’e luftojmë (e ndihmojmë) korrupcionin-rrejmë. Kemi sovranitetin-rrejnë. Luftojmë krimin-rrejnë . Kemi përkrahjen e popullit – rrejnë. Zbusim papunësisë – rrejnë. Rregullojmë mirëqenien sociale – rrejnë.Ua hjekim vizat-rrejnë. Ju sjellim barna falas skamnorve – rrejnë. Rrejnë, rrejnë dhe prap rrejnë.

Shkuan aq larg sa edhe lojën me kufijtë po e bëjnë normale. Na gjunjëzuan, sa që një ditë askujtë s’do i interesoi më për asgjë, veq se për ekzistencë. Punësuan njerëzit e tyre, e mohojnë këtë bile duke u zgerdhi nëpër konferenca për shtyp. Kjo bëhet në stilin“po të gënjej dhe mos ban za“. Po ne qka rrejmë?! – pothuaj të gjitha. Në kënaqemi me pak, ata më të madhe. Në shkojmë në deti me ushqim me vete, ata me Anije të tyre(të vjedhur nga hisja jonë).

Ne vjedhim rrymë, vjedhim ujë, s’paguajmë tatim, bëjmë muzikë për gjithë vilajetin, pavarësisht a ka fqiu jonë rast vdekjeje ose pikëllimi, gjuajmë me armë total të shfrenuar e kur ishte shkau i futëm ndër dhe, e ia mësymë Maqedonisë e Shqipërisë . Të gjitha kanalizimet nëpër lumenjë, era na ngulfatë, dhe asnjë hap nuk e merr kush që t’i përmirësojmë këto gjëra.

Nga 5 persona të pyetur, 4 ikun që sot po të munden nga Kosova.!!

A ka dikush që një ditë të na zgjoi nga gjumi, t’i themi stop të keqes që po e katandis këtë vend.

A ka farë shprese kund që ndokush t‘u thotë krerve të instaluar në aparaturën shtetërore,se një ditë do ketë drejtësi në këtë vend.

Po po, do ketë një ditë dalje nga kjo situatë, por do jetë vonë. Do jetë vonë për pushtetarët e instaluar, e besa edhe për neve që ua bëmë të mundshme uljen në karrikat pushtuese. Do e gëzojnë gjeneratat që do vijnë me një jetë shumë më ndryshe të organizuar. Jetë pa veteran të rrejshëm, pa pushtetarë të pa ngopur, (të terrpiavtë-popullore),Pa rrenacak të përbetuar, e pa meritokrat të turpëruar.

Dhashtë zoti që ajo ditë të vjen më shpejt.

Këshilla ime modeste për Batonin dhe Presidentin

Nga Blerim Latifi

Konsiderata filozofike për Batonin

Të dielën, në mbrëmje vonë, Batoni (s’ka nevojë t’ia them mbiemrin, sepse një Baton e kemi), po më shkruante – “shkrimet i ke shumë të mira, por nuk i ke të qarta faktet që do të ndodhin”.

E para, faktet të cilat nuk kanë ndodhur, por pritet të ndodhin në të ardhmen, ende nuk mund t’i quajmë fakte, në kuptimin e këtij koncepti. E shumta, mund t’i quajmë “fakte që pritet të ndodhin”, ose “fakte në ardhje”. Të jemi të qartë: ajo që pritet të ndodhë – nuk është e parathënë askund, as në tokë dhe as në qiell. Përmbajtja e saj varet krejtësisht nga lojërat e shumëfishta që ndodhin në të tashmen.

Mënyra se si Batoni e parashtron pikëpamjen e tij për “faktet që do ndodhin”, m’i kujton gnostikët e lashtë, të cilët besonin se ishin pakica e vetme që e dinin saktë se çfarë do të ndodhte me botën. Intelektualët modernë, të cilët kanë trashëguar pasionin e gnostikëve për ta parë që larg fizionominë e së ardhmes, pikërisht për shkak të këtij pasioni, kanë bërë kushedi sa gabime, kostoja njerëzore të cilave ka qenë e tmerrshme. Më i famshmi prej këtyre intelektualëve gnostikë ishte Marksi. Ai fliste me aq siguri për atë që do të ndodhte saqë, të nesërmen e vdekjes së tij, marksizmi u shndërrua në një religjion politik, dështimi katastrofal i të cilit tashmë njihet nga të gjithë.

Natyrisht, duke bërë këtë vërejtje, assesi nuk dua ta quaj Batonin marksist. Batoni mund të jetë gjithçka, veçse marksist kurrsesi.

Vërejtja ime ka të bëjë me idenë se intelektualisht dhe logjikisht është e udhës që kur të flasim për atë që do të ndodhë në të ardhmen, duhet të jemi vetëkritikë dhe jo të prerë në atë që themi. Duhet të jemi hipotetikë. Kjo, për arsye një ditë e ardhmja vjen për ta na treguar se sa larg kemi qenë në parashikimin e saj. Pra, siguria me të cilin Batoni flet për “faktet që do të ndodhin” nuk është marksiste. Është siguri, ta quajmë, elitare. Batoni gjithë kohën rri në shoqërinë e vendimmarrësve të kombit. Dhe, kur ndodhesh në një shoqëri e tillë, natyrshëm të krijohet ndjesia se i di gjërat shumë më mirë sesa të tjerët. A nuk thoshte Kryeministri më i famshëm britanik, Winston Churchill, se në politikë duhet të kesh dy zotësi. E para, zotësinë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër. E dyta, zotësinë për të shpjeguar pastaj përse nuk ndodhi ajo që ke thënë se do të ndodhë. Batoni i ka të dyja këto zotësi. Duhet t’ia pranojmë.

Në fakt, proverbi i Churchill-it shpreh një ironi, tipike për filozofinë e tij konservatoriste: parashikimet tona në politikë janë të pasigurta. Prandaj, nëse duam të vazhdojmë të merremi me politikë, duhet të jemi gati për të arsyetuar dështimin e tyre. Mirëpo, këtu fjala nuk është për dështime në fushën e teorisë, por në fushën shumë praktike të politikës. Në të parën, kostoja e dështimit paguhet me diskreditim shkencor. Në të dytën, me jetën njerëzore.

Edmund Burke, themelues i shkollës ideologjike, të cilës i takonte Churchill-i, në çështjen e vendimmarrjes politike këshillonte maturinë, vetëpërmbajtjen, ecjen e ngadalshme, duke peshuar mirë çdo hap që hedhim, çdo vendim që marrim, sepse politika është një vend ku edhe “engjëjt kanë frikë të shkelin”, ndërsa “të marrët hyjnë me vrull”. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta marrim shumë seriozisht mençurinë e thellë të këtij mendimtari të madh britanik.

Kjo do të thotë – të lëvizim përtej dy qëndrimeve të skajshme, tipike për politikën tonë: pasivitetit kronik rugovist dhe turravrapit albinist. Pra, të lëvizim përtej frikës së engjëjve që kanë frikë të shkelin në tokën e politikës dhe të marrëve, që hyjnë me vrullin e kafshës në këtë tokë. Një lëvizje politike përtej frikës dhe marrëzisë, do të mund ta quanim. Përtej frikës, nënkupton një qasje tjetër ndaj situatës së krijuar rreth Dialogut me Serbinë dhe në kontekstin e kësaj qasjeje heqjen dorë prej panikut të shkaktuar nga kundërshtarët e Hashim Thaçit, të cilët po përpiqen ta esadizojnë atë. Lëvizja përtej marrëzisë, ndërkaq, nënkupton heqjen dorë nga përsëritja e skenarëve të dhunshëm të Vetëvendosjes, të cilët për tri vjet rresht gati sa nuk e futën në kaos vetëshkatërrues gjithë vendin.

Sigurisht që këto dy lëvizje nuk mund të bëhen prej një faktori të vetëm politik. Mund të bëhen vetëm nga qasja burkeane e të gjithëve.

Situata aktuale në përgjithësi dhe ajo Presidentit në veçanti

Në filozofinë politike perëndimore qëmoti ekziston një linjë mendimi, në të cilën procesi kryesor politik i marrjes dhe mbajtjes së pushtetit krahasohet me procesin kryesor të ekonomisë kapitaliste – akumulimin e kapitalit. Në këtë krahasim, politika shikohet si proces i marrjes së pushtetit përmes akumulimit të besimit politik, ndërsa mbajtja e këtij pushteti shikohet si proces i shpenzimit të këtij besimi.

Sipërmarrësit e suksesshëm e përdorin kapitalin e fituar për ta rritur edhe më shumë atë. Sipërmarrësit e këqij, ndërkaq, e përdorin atë për qejf, duke e bërë rrush e kumbulla. Sipërmarrësit e suksesshëm vazhdojnë më tutje; qejflinjtë, ndërkaq, shpejt falimentojnë, për të përfunduar ose në çmendinë, ose në listat e asistencës sociale të shtetit a shoqatave humanitare.

Gjithmonë, duke ndjekur analogjinë, e njëjta gjë u ndodhë edhe politikanëve. Besimin e akumuluar politik, politikanët e përgjegjshëm e përdorin për ta rritur edhe më shumë atë, duke shërbyer në funksion të interesit publik të qytetarëve. Ndërkaq, politikanët e këqij – këtë besim e bëjnë rrush e kumbulla, përmes shpërdorimit të pushtetit.

Në shoqëritë me demokraci të brishtë, pushteti si shpenzim abuziv i besimit popullor është pothuajse normë, që shumë vështirë shmanget.

Një shekull më parë, Robert Michels, nga pikëpamja e tij, e quante forcën e kësaj norme – “Ligji i hekurt i oligarkisë”: demagogët- rojtarët e popullit, një ditë, shndërrohen në oligarkë që mendojnë vetëm për veten.

Deri me sot, asnjë parti politike në Kosovë nuk i ka shpëtuar ndikimit të normës së pushtetit si shpenzim abuziv i besimit politik. Gjatë gjithë këtyre viteve të mundimshme të pasluftës, pyetja themelore, e cila është bërë brenda partive politike kosovare, ka qenë: kush çka merr? Pyetjet tjera kanë qenë të dorës së dytë, të tretë, ose të katërt. E gjithë kjo është udhëhequr nga një interpretim malinj i individualizmit të Adam Smith: Secili të vrapojë pas interesit të vet, e për fatin e vendit kujdeset dora e padukshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Partia Demokratike e Kosovës ka pasur rastin të dalë nga rrethi vicioz i këtij interpretimi malinj të politikës në Kosovë. Por, për fat të keq, nuk ka dalë. Sot, në drejtimin e partisë, Kadri Veseli, para së gjithash, ngjan me një mjek që merret me trajtimin dhe shërimin e sëmundjeve të partisë dhe, mund të thuhet lirisht, këtu qëndron përparësia e PDK-së në raport me të partitë tjera, të cilat vazhdojnë të vegjetojnë në sëmundjet e tyre, në obezitetin e tyre politik të shkaktuar nga shpenzimi abuziv i besimit të dhënë nga qytetarët. Të gjithë treguesit flasin se ky operacion shërimi është duke ecur mbarë.

Kjo është situata e përgjithshme, brenda së cilës duhet parë edhe rezistenca e madhe ndaj iniciativës së re të Presidentit për finalizimin e Dialogut me Serbinë, në formën e korrigjimit të kufijve.

Fakti i të qenit politikani më i suksesshëm gjatë gjithë këtyre viteve, ka pasur edhe koston negative për të, anën tjetër të medaljes- shpenzimin e besimit, sidomos te lojtarët tjerë politikë. Sot, frika e tyre nuk është dhe aq frika se Presidenti po bën pazar tokash me Serbinë në dëm të Kosovës, por, para së gjithash, është frika se “Hashim Thaçi do ta na luaj përsëri lojën e vjetër, nga e cila ne sërish do të dalim të lagur, e ai duke mbajtur nën sqetull copën e luanit”. Pra në thelb kemi të bëjmë me një frikë nga dinakëria e tij politike, të mbuluar me frazat e vjetra për tradhti.

Edhe më parë kemi pasur situata të ngjashme të mosbesimit të thellë reciprok brenda politikës kosovare. Por, dikur ishte forca e prezencës amerikane në vend, e cila tejkalonte dallimet, amortizonte inatet e urrejtjet reciproke, dhe si rezultat bëhej i mundur konsensusi i imponuar politik. Fatkeqësisht, magjia politike e kësaj prezence sot është zbehur shumë dhe kjo zbehje mund të konsiderohet si një fitore e të gjithë atyre që, publikisht ose privatisht, ushqejnë ndjenja antiamerikane në Kosovë. Është e qartë se nxitjen e këtyre ndjenjave e kemi “dhuratë” nga militantët revolucionarë të Shokut Kurti dhe nga grupacionet salafiste, të mbështetura prej shërbimeve të inteligjencës serbe e ruse.

Në këtë situatë, kur konsensusi për kursin politik të vendit, i imponuar nga jashtë, duket pak i mundur, mbetet mundësia e gjetjes së forcave për ta ndërtuar nga brenda këtë konsensus. Presidenti, nisur edhe nga thirrja kushtetuese, duhet të fillojë i pari – para ngutjes për të marrë aeroplanin e radhës që shkon në Bruksel – që të nisë një politikë të bindjes së të tjerëve në drejtësinë e ideve të tij për finalizimin e Dialogut me Serbinë. Politika, edhe në orën e saj më të ligë, nuk pushon se qeni art i së mundshmes. Është sërish koha për të zgjedhur në mes forcës së argumentit dhe argumentit të forcës. Njësoj si para tre vjetësh, por ndryshe nga zgjedhja që u bë atëherë. Lidershipi gjithmonë dhe gjithkund ka nënkuptuar dy gjëra esenciale – aftësinë për t’i bashkuar njerëzit, si dhe aftësinë për t’i udhëhequr ata në një rrugë të pashkelur nga të tjerët. Pa të parën, e dyta është e destinuar të dështojë./GAZETAEXPRESS/

Kush do ta pengojë ndarjen e Kosovës?

Nga Arben Çejku

Marrëveshja e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin, kaloi nëpër diskutime dhe tensione mëdha publike e politike (pati zgjedhje te parakohshme), ndërsa u tha, se “për hir te liberalizimit të vizave”, vendi humbi disa hektarë tokë. Presidenti Thaçi u investua personalisht në arritjen e akordit duke përdorur një artificë presidenciale në përcjellen e dokumentit drejt Kuvendit. I gjithë ky debat i mori Kosovës dhe institucioneve të saj shumë kohë dhe energji, aq sa ajo rrezikoi të rikthehej në ciklin e krizës politike të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por e gjithë zhurma e përcaktimit të kufirit me malazezët do të duket si një shkreptimë e lehtë, në krahasim me bubullimën, që mund të pasojë kapitullin e ri të bisedimeve Prishtinë – Beograd, që zyrtarisht rifillojnë me 7 shtator në Bruksel. Nga deklaratat publike që janë bërë prej presidentëve Thaçi e Vuçiç, është krijuar përshtypja se ata tashmë e kanë gati një Marrëveshje, por gjithë beteja është se si do ta paketojnë dhe shesin atë.

Dalja e parë e zotit Thaçi me tezën e “korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, u duk si një rrufe në qiell të hapur! Ai, me qëllim e tërhoqi vëmendjen tek aspirata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, për ta përdorur atë si një gjethe fiku, për të mbuluar lakuriqësinë e pazareve, që lidhen me idenë e kalimit nën Serbi të veriut të Kosovës.

Vetë zoti Thaçi, në një komunikim të gjatë me median me 3 gusht 2018, e paralajmëroi pamundësinë e shkëmbimit të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, por debati për këtë i shërbeu si një urë për të kaluar direkt në temën e korrigjimit të vijës kufitare në veri të Kosovës.”Nuk dua të tingëllojë aspak pesimist, por më duhet ta theksoj për hir të opinionit publik, se në rast se dështoj duke e bërë këtë përpjekje historike (bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën), unë nuk do të jem i turpëruar se kam bërë përpjekje për ta korrigjuar ketë padrejtësi historike”- tha ai.

Personalisht nuk dua ta përjashtoj si mundësi strategjinë që ka patur (dhe mbase ende e ka) Thaçi për të përfshirë Luginën e Preshevës në diskutime me Beogradin si mekanizëm mbrojtje kompensimi dhe presioni, në raport me koncensionin që pala serbe i kërkon atij në veri, si kusht për njohjen e pavarësisë. Por nga ana tjetër, duket se, siç tha dhe zoti Ali Ahmeti (Kryetar i BDI), “Thaçi nuk ka ndonjë strategji për shqiptarët e Luginës”.

Centrifuga e negociatave e ka vënë në qendër presidentin e Kosovës dhe ai po e ndjek trajektoren e saj në gjendje të lirë, i vetmuar së brendshmi dhe i paqartë së jashtmi. Së brendshmi, ka kundër thuajse të gjithë faktorët, përfshi dhe parlamentin, ndërsa së jashtmi, në rresht me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe janë edhe shumë vende të tjera, që nuk pajtohen me idenë e proklamuar. Jo më kot, në Alpbach ai kërkoi të largojë mjergullën nga marrëveshja që po negociohet. “Shtetet e rajonit, shtetet anëtare të BE-së ose shtetet e tjera të botës nuk duhet të kundërshtojnë ose të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë korrigjimin e kufijve”.

Gjithësesi, kaosi që krijoi dhe debatet që hapi, e ndihmuan atë që të vijonte më tutje me shpalosjen e thelbit të Marrëveshjes, që duket se do të jetë një shkëmbim “kozmetik” i territorit të veriut të Kosovës me njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë dhe jo shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë. Se sa i thellë do të jetë ky “korrigjim kozmeti”, do të shihet në muajt që vijnë, por në thelb, kjo “kozmetikë” lidhet me çmimin që u dashka t’i paguajë Kosova fqinjit të vet, Serbisë për një karrige në Kombet e Bashkuara! Ky, së paku është edhe preludi i bisedimeve të reja, i ravijëzuar nga dyshja Thaçi – Vuçiç dhe me “mirëkuptimin” e disa burokratëve në Bruksel dhe rajon.

Mbështetësit e tezës së “korrigjimit të kufijve / shkëmbimit të territoreve”, po përpiqen ta paraqesin atë si një “kreativitet”. Në fakt, kjo tezë u hap dhe u mbyll me ish-Kryeministrin serb, Zoran Gjingjiç. Kjo platformë është rimarrë (riporositur) nga Presidenti Vuçiç dhe i është përcjellë opinionit publik vendas e ndërkombëtar si një risi e ardhur nga Nenad Vasiç i Institutit të Politikës Ndërkombëtare dhe Ekonomike (IIPE), një think-tank serb pro-qeveritar dhe nga Qendra e Studimeve Euro-Atlantike (CEAS), nje tjeter think – tank serb, që mbështet politikën euro-atlantike të vendit si një opozitë kundër influencës ruse.

Në thelbin e dy raporteve që janë shpërndarë, njëri në Mars 2018 dhe tjetri në mes të korrikut, promovohen idetë “kreative” që ndihmojnë debatin e brendshëm serb për gjetjen e një rrugëdaljeje nga status quoja e dialogut me Prishtinën. Aleksandër Vuçiç u kërkoi serbëve të tij që të përgaditen për një “kompromis të dhimbshëm”, në raport me fazën finale të dialogut me Kosovën. Kjo, natyrisht nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pra, ai i fton ata të pranojnë një fakt që ekziston që nga viti 1999 dhe sidomos pas vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, u deklarua në favor të aktit te shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës. Por për të “ruajtur fytyrën e zotit Vuçiç” (siç thotë CEAS), i cili duhet të panojë pavarësinë e Kosovës (de jure), si shkëmbim i duhet dhënë atij Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku dhe Leposaviçi.

Si në këto “propozime kreative”, ashtu edhe nga presidentët Thaçi e Vuçiç, u kërkua që të mos ketë trysni nga jashtë, sepse siç thanë ata, Serbia e Kosova kanë kapacitet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre, duke synuar një pajtim dhe marrëveshje historike.

Që Serbia ka kapacitete të negociojë dhe të dominojë dialogun, këtë nuk e vë në dyshim, por që edhe Kosova ka të njëjtën fuqi negociuese, këtë pak e besoj. Serbia, pavarësisht se sa të drejtë ka në pretendimet e saj ndaj Kosovës, ka treguar fuqi më shumë se Kosova në tre drejtime; së pari, në ndërtimin e një kohezioni të brendshëm, së dyti ka udhëhequr debatin me ide, teza, oferta dhe zgidhje që synojnë kompromis dhe, e treta, ka përmisuar ndjeshëm raportet me Uashingtonin, duke kompleksuar vetë Kosovën, e cila ende nuk po arrin ta gjejë fillin me administratën e re Trump. Ndoshta këtu e ka pikënisjen paniku që ka zënë Presidentin Thaçi, i cili nxiton për të marrë njohjen e pavarësisë nga Serbia, pavarësisht kostos së cënimit të sovranitetit dhe integritetit të vendit të tij.

Kosova ishte dhe mbetet projeksion i një zgjidhjeje gjeopolitike të vendeve demokratike perëndimore, të cilat e çliruan atë dhe ja njohën pavarësinë. Asnjë nga këto vende, përfshi edhe SHBA, nuk i kanë vënë kushte Kosovës për të ndryshuar kursin e bisedimeve me Serbinë. Kosova ka bërë një rrugë të gjatë nën protektoratin dhe mbështetjen miqësore të këtyre vendeve dhe nuk ka kuptim që, krejt pa pritur t’u kërkohet atyre të largohen, meqë një ditë të bukur, ujku dhe qingji duan të bisedojnë vetëm!
Me zbulimin e platformës së negociatave të radhës mes Prishtinës dhe Beogradit, Presidenti Thaçi e ka ndihmuar opinionin në Kosovë dhe miqve të saj; ka shpalosur rrezikun real që i kanoset sovranitetit dhe integritetit të Kosovës në bisedimet e radhës dhe, për më tepër, rrezikun e precedentit që do të krijonte një “korrigjim” kaq shumë “kreativ” për kufijt e stabilitetit të rajonit tonë. Nga kjo pikënisje, them se vigjilenca e Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar do vijë duke u rritur dhe në tryezën e Brukselit, nuk besoj se do të jenë vetëm Vuçiç e Thaçi.

Pavarësisht se Presidenca Trump po ballafaqohet me sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare, politika e jashtme dhe ajo e siigurisë e SHBA, nuk kanë asnjë nxitim dhe presion që të lejojnë rajone si Ballkani Perendimor, që të hyjnë kaq lehtë në aventura të tilla, ku ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimet me territore dhe popullsi të kthehen në një model stabiliteti (!). Precedenti i korrigjimit të kufirit me Kosovën do të ishte një kartë e fortë në duart e Serbisë, por edhe të Rusisë, për të bërë korrigjime “kozmetike”, që mund të përkthehen në marrje (pushtim) rajonesh si Krimea…Të gjitha rastet që përmend Thaçi, kanë qenë mirëkuptime dhe marrëveshje mes shtetesh sovrane, ndërkohë që ai ulet në tryezë me një shtet që nuk e njeh si të barabartë, por si ish-krahinë autonome.

Duhej që Beogradi, së pari të njihte pavarësinë e Kosovës dhe më pas, dy shtetet fqinje të diskutojnë për demarkacionin. Mos të harrojmë se në 2009 Maqedonia dhe Kosova patën vështirësi në demarkacionin në një pikë afër Kumanovës, për shkak të delimitimit që kalonte në mes pronave të disa shqiptarëve. Ndaj, nuk ka asnjë garanci që Kosovës do t’i njihet pavarësia nga Serbia në fund të një procesi që mund të zgjasë me dekada! Njohja në fillim, dhe pastaj dialog mes të barabartësh! Ky do të ishte një fillim serioz për të gjitha palët.

Kosova, e cila nuk e ka emergjencë njohjen nga ana e Serbisë, pikërisht për disa rrethana që janë krijuar rreth saj, duhet të fitojë kohë dhe nuk duhet të nxitojë!
Atë që bëri Serbia deri tani, duhet ta bëjë Kosova, derisa të rimarrë vëmendjen e duhur amerikane dhe të konsolidojë pozicionet që ka patur deri tani, falë mbështetjes ndërkombëtare. Presidenti dhe Kryeministri, të cilët kanë reflektuar qëndrime të kundërta për korrigjimin e kufijve (si dikur në kohën e demarkacionit me Malin e Zi), duhet të ulen së bashku me partitë politike dhe parlamentare, për të rritur fuqinë e negociimit me Beogradin dhe jo për të përdorur këto negociata për kapital politik. Po ashtu, Presidenti, në vijim të deklaratës së tij,duhet të jetë më konkret, më i drejtpërdrejtë me shtetasit e tij dhe, para se t’i ftojë ata në referendum për të pranuar apo refuzuar Marrëveshjen Beograd – Prishtinë, duhet t’u japë atyre transparencë për hapat që bëhen.

Paketa Ahtisari, që kornizoi pavarësinë dhe kushtetushmërinë e Kosovës, erdhi si rezultat i negociatave të vështira Beograd – Prishtinë, që u zhvilluan me mbështetjen ndërkombëtare dhe me prezencën konsensuale të përfaqësuesve të Kosovës. Ajo paketë nuk qe një karramele për Kosovën, por megjithatë, falë unitetit të klasës politike të asaj kohe dhe vullnetit për shtetbërje, u kapërcyen shumë vështirësi dhe Kosova bëri progresin e duhur. Elita politike e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe shembujt e mirë për të arritur një konsensus, jo theshtë për të parin e delegacionit, por për të parën e çështjeve që do të diskujë delegacioni dhe, në rastin konkret kryeçështja që thuhet se do të diskutohet është kompromisi për humbjen e një pjese të territorit, në këmbim të njohjes de juro që duhet të bëjë një vend fqinj.

Uniteti i brendshëm në Kosovë është një emergjencë kombëtare dhe një nga shtyllat që do të mbrojë arritjet e deritanishmë të Kosovës. Presidenti dhe Kryeministri duhet të ftojnë në tryezën e dialogut të gjithë faktorët dhe kjo tryezë duhet të krijojë consensus për hapat e mëtejshëm. Në të kundërt, kriza e brendshme politike, do të pengojë edhe vetë dialogun.

Në planin ndërkombëtar, Kosova duhej të kish përshëndetur deklaratën e Kancelares Merkel dhe qëndrimet e Britanisë së Madhe, që janë kundër ndarjes së Kosovës, ashtu sikundër diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të gjejnë kanale komunikimi me administratën e re Trump, jo thjeshtë për Kosovën por edhe për hir të stabilitetit të rajonit. Më parë se të jenë SHBA, Gjermania, Anglia, NATO etj, pengesë për ndarjen e Kosovës, duhet të jetë vetë Kosova dhe institucionet e saj, duke penguar çdo faktor që synon gërryerjen e sovranitetit, integritetit dhe kushtetutshmërisë së vendit!

Arben Çejku -ish përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Kosovë dhe ish ambassador në Maqedoni