Lotët e krokodilit vegjetarian, ose, mbrojtja është sulmi më i mirë

Nga Albin Kurti

U bënë një javë nga fjalimi i Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk e tha asnjë fjalë për atë fjalim.

Fjalimi i Vuçiqit ishte fjalim vajtues. Mirëpo, kur vajton një njeri i fuqishëm situata është e rrezikshme. Ky fjalim i 16 shtatorit 2018 në Mitrovicë nuk i përngjante fjalimit të Milosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989, por shumë më tepër fjalimit të Milosheviqit në Fushë Kosovë më 24 prill 1987. Atëbotë Milosheviqi do t’u thoshte serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”. Me këtë ‘mbrojtje’ të serbëve pat nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën.

“Ju premtoj se askujt nuk do t’i lejojmë të përdorë armët e municionin kundër jush. (…) I lus të gjithë në anën tjetër që të më kuptojnë shumë seriozisht dhe të më pranojnë shumë seriozisht – për asnjë çast nuk do të kem mëdyshje në nevojën për ta mbrojtur popullin tonë, nëse në cilëndo pjesë të Kosovës dhe Metohisë populli ynë do të sulmohet.” – kështu tha Vuçiq sot një javë në Mitrovicë. Ky është gjithsesi një kërcënim, sepse në Kosovë nuk ka më krim ndëretnik. Edhe vetë serbët thonë atë që e dinë: Oliver Ivanoviqin nuk e vranë shqiptarët, por Beogradi.

Vuçiq lavdëroi Milosheviqin duke thënë që “Milosheviqi ka qenë lider i madh serb, qëllimet i ka pasur patjetër më të mirat, por rezultatet i patëm shumë më të këqija. Jo pse ai ose kushdo tjetër e ka dëshiruar këtë, por për shkak se dëshirat nuk kanë qenë reale dhe interesat e tendencat e popujve të tjerë i kemi shpërfillur e nënçmuar, dhe për këtë kemi paguar çmimin më të lartë e më të rëndë.” Vëreni se si ai jo vetëm që lartëson qëllimet e mira të Milosheviqit, por edhe identifikohet me rezultatet e këqija për të cilat flet në veten e parë shumës (sic.). Madje, Vuçiq nuk lë pa kritikuar kundërshtarët e tij politikë (ndonëse pa e përmendur këtu me emër ish kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq) të cilët në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës i kanë dorëzuar Slobodan Milosheviqin dhe gjeneralët e ushtrisë e të policisë serbe: Ojdaniqin, Vladimir Llazareviqin, Nebojsha Pavkoviqin e Sreten Llukiqin.

Pastaj, në njërën anë, presidenti serb thotë “Faleminderit miqve tanë nga Rusia që kanë qenë politikisht me Serbinë, edhe kur askush nuk ishte.”, ndërkaq, në anën tjetër, shan NATO-n: “Ka luftuar Serbia kundër NATO-s me nder dhe trimëri në vitin 1999, ka mbrojtur veten, por kemi humbur, ata ishin shumë më të fuqishëm e shumë më të pasur, ishin qyqarë të mëdhenj, prandaj u duhej të hidhnin më shumë bomba nga ajri në popullin tonë. Humbëm si 610 vjet më parë…”

Vuçiq edhe vajton për serbët që kanë rënë për Kninin, Sarajevën dhe Prishtinën, por, edhe flet me nostalgji për kohën para 30 vjetëve kur serbë paska pasur 3 herë më shumë në Kosovë sesa tani. Përveçse gënjen meqë në Kosovë kurrë s’ka pasur 400 mijë serbë (pasi që sot janë 132 mijë), atij nuk i intereson se ndoshta në mesin e serbëve në Kosovë kishte kolonë, që zaptuan tokat e shqiptarëve, aso të reformës agrare midis dy luftërave botërore, të Rankoviqit apo edhe vetë Milosheviqit.

Vuçiq njëmend e kritikon idenë e spastrimit etnik por me renditje të qartë raciste: e quan vizion deluzor atë të Kosovës pa shqiptarë, ose, edhe më keq se kaq, atë të Kosovës pa serbë (sic.). Pas vajtimit për luftërat e humbura, fshin lotët, dhe thekson: “Nuk jemi bërë më të mëdhenj. Tash pa asnjë pikë gjak, të askujt, po bëhemi më të mëdhenj.” Mbase kjo ishte përgjigje ndaj atyre që mendojnë se ai do ta ndryshojë synimin për Serbinë e Madhe. E, kur Vuçiq ju referohet investimeve nëpër fshatrat e komunat me shumicë serbe në Kosovë, ai flet si të ishin ato në Serbi e jo në Kosovë, dhe, sikur paratë po i nxirrte nga xhepi i vet.

Vuçiq flet jo pak për ardhmërinë mirëpo citon sundimtarin serb dhe pushtuesin e Kosovës Stefan Nemanja nga shekulli XII, depotin serb Stefan Llazareviq nga fundi i shekullit XIV e fillimi i atij XV, peshkopin serb Nikolaj Velimiroviq nga fillimi i shekullit XX, që njihej për nacionalizmin pansllavist e antisemit, si eminencë gri dhe bekues i vullnetarëve të organizatës fashiste serbe “Zbor”, e i cili u kanonizua si shenjt njëzëri nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe vetëm një javë pasi që u vra Zoran Gjingjiq, më 19 mars 2003. Ndërkaq, nga të gjithë intelektualët bashkëkohor serbë, Vuçiq arrin të citojë vetëm gazetarin e njohur Aleksandar Tijaniq i cili gjatë sundimit të Milosheviqit, në vitin 1996, kishte qenë katër muaj ministër i informatave (post që do ta marrë vetë Vuçiq dy vjet më vonë).

Sigurisht se ajo që kujtdo i bëri përshtypje, jo vetëm nga ky fjalim por nga e gjithë vizita e tij, është se si Vuçiq në Kosovë fliste si demograf, për natalitet e moshë mesatare, për vitalitet popullsie gjithnjë mbi baza etnike. Veçse kur kreu nacionalist i një shteti flet si demograf kjo do të thotë se ai tashmë ka përqafuar pikëpamje naziste.

Pas këtij fjalimi mbi 40 minutësh që përveçse ishte i cekët kishte edhe shumë redundancë, të mendosh se mund të merresh vesh a pajtohesh me Vuçiqin, do të thotë që ke rënë në pozitat e nacionalizmit serbomadh (dhe këtu pak ka rëndësi se a nga frika prej lepuri apo naiviteti prej struci ke besuar të jetë vegjetarian krokodili).

Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiqi.

Kostoja e luftërave rrezikon pushtetin e Vladimir Putinit

Nga Anders Aslund

Luftërat janë të shtrenjta, dhe populli rus po e mëson këtë tani. Kremlini po zhvillon aventura ushtarake në Ukrainën Lindore dhe Siri, dhe megjithëse këto konflikte janë të kufizuara në fushëveprimin e tyre, ka shumë pikëpyetje nëse vendi mund t’i përballojë realisht ato.

Si ekonomia e 11-të më e madhe në botë, Rusia mund t’i menaxhojë në një periudhë afatshkurtër. Por në terma afatgjatë, është një çështje krejt tjetër. Gjatë viteve 2008-2016, Rusia i rriti shpenzimet e saj ushtarake nga 3.3 për qind e PBB-së – e cila përafërsisht përputhet me nivelin aktual të SHBA-së – në 5.3 për qind, sipas Institutit të Studimit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm.

Sipas statistikave fiskale të vetë qeverisë ruse – të cilat mbeten çuditërisht të hapura për konsultim- shpenzimet e saj civile në Krimenë e pushtuar, janë afro 2 miliardë dollarë në vit. Dhe teksa s’ka të dhëna publike për praninë e saj në Ukrainën Lindore, është e sigurt të supozohet se kostot janë thuajse të njëjta.

Pra i bie që Rusia shpenzon 4 miliard dollarë në vit – 0.3 për qind të PBB-së – vetëm në këto 2 operacione. Megjithatë, përtej shpenzimeve ushtarake, Rusia po përballet gjithashtu me kostot e humbjeve në tregti dhe investime, si dhe shkallëzimin e sanksioneve, të cilat janë mëse të mjaftueshme për ta dëmtuar vendin, dhe mbajtur atë në stanjacion, për sa kohë që zgjasin luftërat e Putinit.

Në korrikun e vitit 2014, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione mbi sektorin e financave, naftës dhe gazit, si dhe teknologjitë ruse të mbrojtjes, në kundërpërgjigje të agresionit ushtarak në rajonin ukrainas të Donbasit. Deri më tani, këto masa kanë qenë efektive.

Në financat globale, dollari është mbret. Dhe për shkak se çdo dollar kalon nëpër bankat e SHBA-së, transaksionet e dollarit janë në fund të fundit subjekt i juridiksionit të Departamentit Amerikan të Thesarit. Nëpërmjet sanksioneve financiare, SHBA-ja mund të lërë Rusinë pa investime të huaja.

Në gushtin e vitit 2015, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se sanksionet perëndimore do të reduktonin menjëherë PBB-në reale të Rusisë me 1-1.5 për qind. Megjithatë, në periudhën afatmesme, FMN arriti në përfundimin se sanksionet “mund të çojnë në një humbje kumulative të prodhimit … deri në 9 përqind të PBB-së, pasi akumulimi i kapitalit dhe transferimet teknologjike, dobësojnë rritjen e produktivitetit”.

Pasi u izoluan nga dollari, korporatat ruse nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të paguajnë borxhet. Për pasojë, borxhi i jashtëm total i Rusisë u ul nga 732 miliardë dollarë në qershor 2014 në 519 miliardë dollarë në dhjetor 2015, dhe ka qëndruar nga atëherë pranë atij niveli.

Ngjashëm, rezervat valutore të Rusisë, ranë nga 510 miliardë dollarë në fund të vitit 2013, në një nivel të ulët prej 356 miliardë dollarësh në marsin e vitit 2015. Që atëherë, ato janë rikuperuar në 458 miliardë dollarë, për shkak të sufiçitit të vazhdueshëm dhe të madh të llogarisë korente të Rusisë.

Por gjatë viteve 2015- 2017, investimet e huaja direkte në Rusi, arritën në më pak se 2 për qind të PBB-së në vit, – gati gjysmën e asaj që ishte në vitet paraprake – duke reflektuar jo vetëm uljen e investimeve, por edhe uljen e importeve të teknologjisë.

Pavarësisht gjithë kësaj, Rusia ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe balancat e jashtme, por ka pësuar një rënie të vogël të prodhimit, dhe një rënie të madhe në standardin e jetesës. Gjatë katër viteve të sanksioneve, nga viti 2014 deri në vitin 2017, të ardhurat reale të disponueshme ranë me 17 për qind dhe investimet me 12 për qind, megjithëse PBB-ja ra me vetëm 0.5 për qind në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina, kanë imponuar përshkallëzimin e sanksioneve tregtare ndaj njëra-tjetrës. Për rrjedhojë, tregtia e tyre reciproke ra me 80 përqind ndërmjet viteve 2012- 2016. Lufta tregtare ka dëmtuar më shumë Ukrainën; por Rusia ka ndërkohë humbur një treg të rëndësishëm eksporti, dhe një burim kryesor të pajisjeve ushtarake të importuara.

Dikur konsumatorja më e rëndësishëm e energjisë ruse, Ukraina nuk ka importuar asnjë sasi gazi natyror nga Rusia që nga nëntori i vitit 2015. Konfiskimet e pasurive nga Rusia në Krime dhe Donbas, kanë qenë gjithashtu të kushtueshme.

Për shembull, në bazë të një traktat dypalësyh të investimeve ukrainase-ruse të vitit 1998, kompanitë ukrainase kanë ngritur të paktën 8 padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë. Gjigandi energjitik i Ukrainës, Naftogaz dhe filialet e tij,

po kërkojnë 7 miliard dollarë dëmshpërblime, ndërsa Oschadbank, Privatbank dhe Ukrnafta kërkojnë secila nga një kompensim prej 1 miliardë dollarësh.

Një nga gjyqet tashmë është fituar, dhe pjesa tjetër ka të ngjarë të rezultojë po ashtu. Në këtë shkallë, aneksimet e paligjshme të Rusisë, ndoshta do të kushtojnë të paktën 10 miliardë dollarë. Në shkurt, gjykata e arbitrazhit në Stokholmit vendosi që rusja Gazprom duhet t’i japë Naftogaz 2.56 miliardë dollarë dëmshpërblim, për shkelje të një marrëveshjeje të mëparshme midis dy kompanive.

Gazprom ka refuzuar të paguajë, dhe Naftogaz është kundërpërgjigjur duke kërkuar pronësinë e aseteve të saj jashtë vendit. Mospërfillja e Gazprom ndaj një vendimi gjyqësor të arbitrazhit tregtar, mund të rezultojë e kushtueshme. Pa një zgjidhje në horizont të konfliktit në Ukrainë, sanksionet ndoshta do të mbeten në fuqi për një periudhë afat të gjatë.

Ato kanë prirjen të jenë ngjitëse, sepse konfliktet që i nxisin ato, zakonisht shumëfishohen dhe evoluojnë. Për shembull, në prill të këtij viti, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione shtesë, në përgjigje të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Këto masa të reja, kanë goditur rëndë rublën ruse dhe tregun e aksioneve. Dhe tani, Kongresi i SHBA-së po udhëheq një ofensivë të re, pas samitit të dyshimtë Putin- Trump në Helsinki këtë verë. Pasi miratoi vitin e kaluar Aktin e Kundërvënies ndaj Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve, një koalicion dypartiak i kongresit, do miratojë së shpejti sanksione edhe më të ashpra, që me gjasë do të godasin borxhin sovran rus dhe institucionet e tij financiare shtetërore.

Vetëm kërcënimi i sanksioneve të mëtejshme të Shteteve të Bashkuara, e ka rrënuar tregun rus. Ndërsa norma vjetore e rritjes ekonomike të Rusisë, është e mbërthyer në një shifër anemike prej 1.5 për qind, shpenzimet vjetore civile, ligjore dhe të tjera të lidhura me agresionin ushtarak, janë tani të paktën 3-4 për qind e PBB-së – ose 45-60 miliardë dollarë. Tani për tani, Kremlini mund të jetë ende në kontrollin e situatës. Por herët a vonë, këto kosto në rritje do të kenë pasoja politike serioze.

Shënim: Anders Aslund, është anëtar në think-tankun “Atlantic Council” në Uashington. Ai është autori i librit “Ukrainë:Çfarë shkoi keq, dhe si të ndreqet”. Libri i tij i ardhshëm titullohet “Kapitalizmi nepotik i Rusisë”.

Burimi: “Project Syndicate”

Ka ndryshuar diplomacia austriake apo situata në Ballkan nuk është më e njëjta?

Nga Bled Komini

Për shkak të traditës së marrëdhënieve të hershme gjeopolitike, ekonomike dhe kulturore, politika e jashtme austriake gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të veçantë Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi kryesor i politikës së jashtme austriake ka qenë ai i mbështjes dhe transformimit të zonës së Ballkanit Perëndimor në një zonë stabiliteti. Nga perspektiva austriake ka ekzistuar vetëm një opsion për Ballkanin Perëndimor: një integrim i plotë evropian i rajonit. Kjo gjithashtu paraqet nxitjen më të mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar procesin e tyre përkatës të reformave demokratizuese. Këto vende mund të përcaktojnë vet ritmin e afrimit me BE-në përmes progresit të tyre, ndërkohë që ato përkrahen në këto përpjekje nga Bashkimi Evropian.

Sidoqoftë, vitet e fundit ka një rënie të ndikimit austriak në rajon. Situata dëshmon se Serbia po e rrit ndjeshëm influencën e saj kundrejt shteteve fqinje, mbështetur sidomos edhe prej Rusisë.

Presioni dhe agresiviteti serb në Ballkan ka ardhur gjithnjë në rritje: fillimisht brenda Maqedonisë pak kohë më parë, me përkrahjen e VMRO-DPMNE dhe mbështetësit e saj për të mos pranuar qeverinë e Zoran Zaevit dhe bashkëpunimin e tij me partitë shqiptare; mbështetjen e vazhdueshme që i jep Milorad Dodikut në Bosnje; rritjen e investimeve për forcimin e kapaciteteve ushtarake duke blerë prej Rusisë armatime dhe avionë luftarak, siç qe rasti i para një muaji kur bleu dy MIG29 nga Rusia; dështimin e bisedimeve me Kosovën në Bruksel, që shpie ende në mos njohjen e saj; mbështetjen e bazës ruse në Nish dhe prezantimin e saj si mision jo ushtarak etj.

Të gjitha këto, e në mos kaq edhe më tepër, janë shenja se tashmë diçka e pazakontë do të ngjasë. E ajo që do të ngjasë do të jetë në kufi me Austrinë dhe me ato vende tek të cilat ajo ka mbështetur e vijon t’i mbështesë si “kordon sanitar”. A mund të jetë çështja e diskutimit të kufirit Kosovë-Serbi një prelud për të tronditur Ballkanin? Të gjitha analizat e publikuara prej studiuesve dhe politikanëve që e njohin mirë rajonin, sidomos në Berlin dhe Londër kanë thënë: Po! Mund të jetë!

Po ashtu, duke analizuar vizitën e z. Vuçiç në Kosovë këto ditë, mund të heqim edhe disa paralele të tjera. Se së pari, Serbia – sipas Vuçiç – nuk kërkon të anëtarësohet në NATO, duke qenë se nuk kërkon të prish marrëdhëniet me Rusinë, e cila e ka ndihmuar në kohë të vështira. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë vizitës së këtyre ditëve në Kosovë, duke theksuar gjithashtu se ai vet nuk preferon të ndjekë një diplomaci agresive ndaj vendeve fqinje, por dëshiron t’i zgjidhë problemet përmes bisedimeve.

Aq e gënjeshtërt është kjo thënie e tij, sa ç’janë edhe aramatimet që ai blen prej Rusisë, si dhe largimi prej bisedimeve në Bruksel (në datë 7 shtator), duke mos dhënë asnjë arsye përse nuk u realizua takimi i parashikuar mes tij dhe Thaçit.

Së dyti shtrohet një pyetje: Ndaj kujt ka frikë Serbia që po armatoset rëndshëm kohët e fundit? Nëse ajo, duke ju referuar deklaratës së Vuçiçit, dëshiron të jetë neutrale dhe të mos aderojë në NATO, atëherë, përse armatoset dhe revokon marrëdhëniet e saj me Rusinë në ditë të vështira? Këto pyetje mbase ja kanë drejtuar vetes edhe diplomatët austriak në Vjenë, por që tashmë përgjigja e këtyre pyetjeve është e kuptueshme. Ajo tregon se hartat e nxjerra prej mediave serbe (ashtu si dhe armatimet e blera nga qeveria), tregojnë se egziston një oreks shumë i madh për ndryshime territoresh jo vetëm brenda qeverisë serbe por edhe tek një elitë intelektualësh të rinj serb, gjë e cila shihet fare mirë në atë çfarë publikojnë e deklarojnë mediat serbe.

Së treti, mund të thuhet se ndryshimi i situatës në Ballkan në qoftë se ka “trembur” diplomacinë gjermane, që është shumë më larg gjeografikisht por edhe politikisht prej Serbisë, nga ana tjetër duhet të shqetësojë edhe Austrinë. Kjo e fundit ka pasur një traditë të gjatë miqësore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka dhënë kontribute shumë të mëdha në zhvillimin e tyre. Për këtë arsye, edhe nëse Vjena nuk shqetësohet për vete ndaj këtyre ndryshimve që mund t’ja shkrepin në Ballkan, ajo ka disa detyrime morale për të kontribuar për qetësimin e situatës si dhe ekuilibrimin e balancave të “fuqive” në rajon.

* * *

Dikur mund të shihje një pozicionim më të qartë të Vjenës në raport me disa shtete ballkanike, sidomos kur bëhej fjalë për terma kërcënues si: ndryshim, korrigjim, redaktim, rishikim kufijsh etj. Vjena e dikurshme do kishte qenë shumë herë më e ashpër nën drejtimin e kancelarëve të vijës meternikase nëse në vijën gjeografike të Ballkanit Perëndimor (term i përdorur kohët e fundit e jo në periudhën perandorake) do përhapeshin kërkesa të tilla, qofshin këto kërkesa prej vet vendeve ballkanike apo prej shteteve të tjera që shprehnin interes në këtë rajon.

Në ndryshim prej shekullit XIX dhe fillimit të atij XX, duket sikur Vjena ka filluar të jetë më pak e ndjeshme karshi rajonit të Ballkanit e sidomos atij perëndimor. Tek-tuk sipërmarje të rëndësishme politike e kanë eklipsuar rolin që dikur luanin Habsburgët prej pallatit të Hofburgut. Brukseli si kryeqendër politiko-ekonomik e BE-së, ka qenë shumë i qartë kur i ka adresuar vendeve si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Kosova e Serbia plotësimin e standardeve të kërkuara që të anëtarësohen më pas në Union. Në të njëjtën linjë janë rreshtuar pothuajse të gjitha qeveritë e dekadave të fundit në Austri.

Përveç Brukselit, që prej luftërave ballkanike të fillim viteve ’90, Uashingtoni ka marr përsipër të drejtojë fatet e disa prej shteteve të këtij rajoni duke ndikuar që ato të bëhen anëtare të NATO-s dhe duke nxitur reforma të rëndësishme demokratizuese brenda tyre. Kjo nxitje e Uashingtonit ka ardhur si pasojë e ndikimit në rritje të Rusisë në rajon si dhe mbështetjes që ajo vijon t’i japë Serbisë, qoftë në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, ashtu dhe në atë ushtarak e më gjerë.

Kroacia, Shqipëria, e Mali i Zi janë treshja e vendeve që janë bërë pjesë e NATO-s, dy të parat pothuajse para një dekade, ndërkaq Mali i Zi përpara një viti. Nga ana tjetër Maqedonia, Bosnja dhe Kosova janë ende në pritje. E para, Maqedonia, në fund të muajit shtator do vendosi përmes votës popullore (referendum) nëse do e pranojë kompromisin mbi emrin e ri të shtetit sipas marrëvëshjes së Prespës me Greqinë, gjë e cila do ti hapë rrugë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE; E dyta, Bosnja, edhe pse gjithnjë ka pritur një ftesë, vijon të ndjejë presionin serb brenda dhe jashtë saj; ndërkaq Kosova ka një rrugë të gjatë, fillimisht për të mbyllur bisedimet brenda muajit maj 2019 me Serbinë, me synim arritjen e një marrëvëshje të mundshme për njohje prej kësaj të fundit, e më pas për t’u anëtarësuar në institucionet e tjera ndërkombëtare.

Në këtë rafsh gjeopolitik, ndikimi i Austrisë nuk ka qenë në përputhje me synimet e kahershme të saj për të balancuar rritjen e ndikimit sllav, apo dominimin e këtij të fundit në rajon. Është e qartë se Vjena nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor, por është edhe e kuptueshme që faktorë të rinj politik e ekonomik janë shfaqur në gadishull. Kështu ndikimi rus ka ardhur gjithnjë e në rritje, sidomos në Serbi. Nga ana tjetër Kina po subvencionon projekte të ndryshme me qëllim që t’i hapur rrugën kompanive dhe diplomacisë kineze më pas. Gjithashtu ShBA-të po ndjejnë një tkurrje të politikave të jashtme dhe ndoshta Ballkani nuk futet më në listën e prioriteteve të dikurshme. Këto lëkundje e bëjnë rolin e Austrisë vital, sidomos kur bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e saj ballkanike.

E gjendur përballë një sfide shumë të madhe siç qe ajo e emigracionit masiv prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore drejt BE-së, Vjena e pati të pamundur të përqendrohet në rritjen dhe fuqizimin e ndikimit politik e diplomatik të saj në Ballkanin Perëndimor. Motoja e Vjenës gjatë gjashtë muajve të saj në krye të BE (korrik-dhjetor 2018) është ajo për “një Bashkim Evropian që mbron kontinentit kundër migracionit”.

Teksa Austria mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria (në fund të muajit korrik 2018), diplomatët vjenezë patën deklaruar se Vjena do e kishte shumë të vështirë të fokusohej në rritjen e ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor, pasi disa çështje të tjera më të rëndësishme qendronin në rendin e ditës. Për këtë arsye, forcimi i kontrolleve të kufirit të jashtëm dhe lufta kundër migracionit, së bashku me reformën e brendshme të BE do të përbënin agjendën kryesore të 6-mujorit të presidencës austriake.

Në fakt, Presidenca bullgare e BE-së u përqëndrua dhe kontribuoi shumë në organizimin e Samitit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor (në maj) për nxitjen dhe integrimin e mëtejshëm të gjashtë vendeve në rajon – Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbisë. E duke qenë se vendimi përfundimtar për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë u shty deri në qershor 2019, Viena do e ketë të pamundur të “përvetësojë” politikisht rolin drejtues brenda kësaj presidence, për shancin e (mos)dhënë ndaj këtyre shteteve në hapjen e bisedimeve gjatë këtij viti.

Në antitezë me këtë gjë, kancelari Sebastian Kurz deklaroi në qershor të këtij viti se çështja e emigracionit mund të zgjidhej duke e kthyer Shqipërinë në një vend pritës (qendër apo azil) për mijëra refugjatë që kërkojnë të futen në Evropë. Ndoshta kjo mund të ketë qenë një zgjidhje e mundshme për Austrinë dhe disa vende evropiane, por nga ana tjetër ajo tregon se investimet e bëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të siguruar stabilitet, nuk janë aq të rëndësishme përballë çështjes së emigracionit. Njëtrajtësisht, kjo mund të këtë shërbyer edhe si sinjal për politikën serbe, – e cila di ta lexojë shumë mirë situatën diplomatike evropiane, – duke i treguar se ku qendron pika nevralgjike e fqinjit veri-perëndimor dhe se hapja e çështjes për të shkëmbyer territore dhe popullsi me Kosovën nuk do të përbëjë aspak problem.

Në këtë situatë, në tryezën diplomatike të kancelarisë vjenezë qendrojnë të parashtruara dy probleme: 1) zgjidhja e çështjes së emigracionit duke mbyllur kufijtë apo përmes ndonjë zgjidhje tjetër; 2) situata precipituese në Ballkan, sidomos ajo ndërmjet bisedimeve Kosovë-Serbi, e cila përveç precedentëve që mund të prodhojë, mund ta shpjerë Ballkanin në kufijtë e të pangjarës.

Austria si një vend kufitar me Serbinë ka vetëm një alternativë: të minojë përpjekjen e Serbisë për shkëmbim apo korrigjim kufijsh me Kosovën, si dhe të ndalojë bashkimin e Republikës Serbe të Bosnjes me Serbinë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë me shumë siguri që do jenë popullsitë e Ballkanit që do i drejtohen përmes një emigracioni masiv Evropës Qendrore e Perëndimore, e jo më ato të Afrikës Veriore e Lindjes së Mesme.

Ky rol i Austrisë nuk është mesianizëm për Ballkanin Perëndimor, por ai është një “modus vivendi” i vendosur ç’prej mbi një shekulli, e nëse Austria tërhiqët në këtë moment duke e drejtuar interesin gjetkë, atëherë konsekuencat për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm do të jenë të mëdha.

Këtë mesazh, d.m.th. të rrezikut që i kanoset Ballkanit prej ndryshimeve që Serbia po mëshon t’i realizojë, ndër shumë të tjerë, e perifrazoi së fundmi edhe Lord Paddy Ashdown (ish përfaqësuesi i lartë për paqen në Bosnje Hercegovinën) duke thënë se “Ballkani po rrëshket në një tjetër konflik”.

Përveç tij, vizita e Merkelit dhe Stoltenbergut në Maqedoni theksoi edhe njëherë rëndësinë e paqes në Ballkan si dhe ecurinë e proceseve integruese dhe atyre euro-atlantike.

Edi Rama me Thaçin, pas Rugovës, e duan edhe Berishën të vdekur

Nga Faton Mehmenti

Raportet e ftohura mes presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, dolën në pah së fundi, ndonëse sipërfaqësisht më parë nuk kishin dhënë sinjale të tilla në opinion. Gjithsesi këto raporte të ftoha dallojnë qysh moti, kur ish presidenti dhe ish kryeministri Berisha i jepte mbështetje të vazhdueshme presidentit Rugova, edhe në kohën kur Hashimi me “jaranat” e tij socialistë në Tiranë nuk kishin lënë gjë të zezë pa shpikur kundër Rugovës.

Ndërkohë që mbështetja e Berishës për Rugovën ishte kthyer në pengesë të qarqeve leniniste që mundoheshin të linçonin personalitetin e Rugovës, për të ardhur më lehtë në pushtet. Kundërshtimi i Berishës ndaj korrigjimit të kufijve i dogji aq shumë Thaçit sa shkoj aq larg sa që e akuzoi Berishën për “furnizim të makinerisë vrastare të Millosheviqit”. Ndonëse, nuk përmendi emra aludimi ishte mjaft i qartë, kjo edhe si favor që presidenti i vendit i bëri aleatit të tij në Tiranë, Edi Rama. Derisa Hashimi i bëri favor Edit, nuk vonoj përgjigja e Berishës që takoj Albin Kurtin, me të cilin ndan pikëpamje të njëjta se “korrigjimi i kufijve është i papranueshëm”. Gjithashtu Berisha ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, fundjavën që lamë pas.

Berisha ka thënë se “ish ministri i Millosheviçit erdhi në Kosovë me idenë e tij të Serbomadhisë!”. Këtu Berisha ka goditur, Thaçin, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë. Sipas Berishës Thaçi është argat i Vuçiçit, një akuzë mjaft e rëndë, duke nënkuptuar se mes tij dhe Thaçit më s`ka paqe. Berisha, i cilësuar vazhdimisht si aleat i LDK-së, si dhe reputacioni që ka pasur në Kosovë i ka penguar si Thaçit ashtu edhe Ramës, të cilët kanë shpikur çdo gjë ndaj tij, secili për hesape të tija. Ndërkohë që Thaçi duke akuzuar Berishën tenton të godas LDK-në.

Derisa heshtja e Ramës ndaj idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve lë për të nënkuptuar se kjo është ide e tyre e përbashkët, në anë tjetër kundërshtimi i forte i Berishës dhe opozitës në Kosovë vë në pah dy palët: Njëra që shet Atdheun për hesape të veta, dhe tjetra që e mbron Atdheun me çdo kusht. Në këtë paralelizëm e djathta çdo herë ka qenë ajo që ka sakrifikuar për vendin, derisa të majtët iu kanë shërbyer interesave të të tjerëve. Shqiptarët në të dyja anët e kufirit janë keq sepse të majtët janë në pushtet, derisa në Shqipëri vendi është mbushur me kanabis dhe krim të organizuar, Kosovën, korrupsioni dhe falja e tokave ndaj Malit të Zi dhe Serbisë po e tkurrë çdo ditë e më shumë. Derisa afrimi i Kurtit me Berishën ka ardhur më tepër si rezultat i kundërshtisë së përbashkët ndaj Thaçit, se sa pikëpamje të tjera. Kosova dhe shqiptarët duhet të çlirohen nga Thaçi dhe Rama, të cilët s`po punojnë për interesat e tyre, por të një grupi të caktuar të oligarkëve të tyre. Derisa si shoqëri nuk e luftojmë të keqen, pavarësisht se nga kush vjen, vështirë të pritet diçka pozitive. Shqiptarët kanë vuajtur nga e majta, diktatura e Enver Hoxhës ishte kryekëput komunist, pasardhëse e të cilës është PS e sotme.

Duke u rikthyer tek akuzat në distancë mes Berishës dhe Thaçit, pastaj rreshtimin e Albinit në krahun e Berishës, mund të themi se hija e mallkimit shekullor na ndjekë pas, e që është mos unifikimi për çështje madhore. Përpjekjet e Thaçit për të personalizuar çdo gjë që ka të bëj me Kosovën, ka sjellë përçarje në mes të spektrit politik dhe shoqërisë. Për fund duhet thënë se kontributi i të djathtës shqiptare me në krye Rugovën dhe Berishën, karshi të majtës është si nata me ditë.

Rrjedhje nga “kazani politik” i Thaçit dhe Vuçiqit

Nga Mr. sc. Ymret Reshiti

Vizita e Vuçicit në Kosovës ishte vizitë tepër simbolike për Ballkanin dhe Evropën. Ishte prelud politik para “finales së madhe “ për fatkeqësi të reja për kosovarët.

Historia na ka mësuar se çdo ardhje e zyrtarëve të lartë serbë në Kosovë me simbolika e fjalime epike –shoviniste, kanë pasuar me kërcënime për tragjedi të reja për shqiptarët. Jo rastësisht zgjedhën lokalitetet ku nuk banojnë njerëz dhe si për koincidencë fillojnë me fjalën “GAZI” për të shpalosur projektet e tyre luftënxitëse. Dikur Millosheviçi zgjodhi Gazimestanin për ta mbajtur fjalimin e tij “epik” që solli përgjakjen e popujve jo serb të Ballkanit. Tani presidenti Vuçiç si ish ministër i Millosheviçit e zgjodhi Gazivodën për t’iu drejtuar serbëve anë e këndë Kosovës me fjalimin e tij epik dhe shovinistë. Vuçiçi nuk harroi që të evokoj nostalgji për shefin e tij Millosheviçin, duke treguar se i mbetet besnikë qëllimit të shefit të tij sa i përket Kosovës, veçse ky ka ndryshuar metodat.

Qytetarët shqiptarë mbetën të vetmuar në shqetësimin e tyre, kur dikush nga Serbia erdh në shtëpinë e tyre dhe iu kërconi paqen, lirin dhe sigurinë, bile, pa iu dridh qerpiku.

Vizita e Vuçiçit në Kosovës tha shumë të pa thëna, të cilat nuk u thanë deri më tash dhe zbuloi shumë të panjohura rreth idesë për “korrigjim kufijsh”. Ka mbetur që të mësojmë vetëm të “papriturat” që do të mund të na sjell ideja e “korrigjimit të kufijve”, të cilat do t’i mbajmë mend vetëm nëse ia arrimë të mos shpërfytyrohemi si shtet!

Autorësia e idesë

Të gjitha pyetjet e ngritura rreth idesë për “korrigjim kufijsh” të cilat për javë të tërë mbetën pezull, pa marrë përgjigjën e Thaçit, tani morën përgjigje nga Vuçiçi. Thaçi e trumbetonte si ide të tij personale “korrigjimin e kufijve” përmes së cilës psiqikisht na terrorizonte se është e vetmja “ide shpëtimtare për Kosovën” .

Vuçiçi bëri hapin gjigant pse guxoi ta “tradhton” mikun e tij Thaçi, kur tha se: “Gjermania dhe shqiptarët nuk po më lejojnë që të realizojë idetë e mija” për korrigjim kufijsh”.

Vuçiç veç sa na vërtetoi dyshimet tona mbi autorësinë e idesë për “ korrigjim kufijsh” se kjo ide kurrë nuk ka qenë e Thaçit. Me këtë pohim Vuçiçi hodhi dritë mbi të vërtetën se ideja për “korrigjim kufijsh” është pronë autoriale e Vuçiçit dhe e Putinit” ndërsa Thaqi është vetëm “plagjiat” dhe argat. Këtë ide për korrigjim kufijsh Thaçi ka mundur të dëgjojë vetëm në bisedë sekrete me Vuçiçin dhe jo ma herët.

Se çka në të vërtet nënkupton “korrigjimi i kufijve” asnjëherë nuk na sqaroi presidenti Thaçi, duke e lënë enigmatike dhe me shumë hamendësime njohurin për këtë ide.

Por Vuçiçi nuk ngurroi të na njoh me kuptimin se çka do të thotë “korrigjim kufijsh”, sikur krijon përshtypjen se ka ardhur edhe për të na dhënë të gjitha përgjigjet që nuk po i jep presidenti ynë Thaçi. Sipas tij kjo nuk është asgjë tjetër veç një dëshirë e tij kamotshme për shkëmbim territoresh, të cilën në Serbi e promovoi para ca muajve në “dialogun monoton serbe për Kosovën”. Ky shkëmbim do të përfshinte bashkimin me Serbin të 4 komunave me shumicë serbe në veri, të cilat 90 % janë të banuara me serb etnik, dhe bashkëngjitjen e disa fshatrave të luginës së Preshevës me Kosovën. Bile, për të bërë më të qartë këtë pretendim e tij, itinerari i vizitës së Vuçiçit ishte simbolik përmes të cilit ai vizatonte kufijtë e territorit të Kosovës që do t’i bashkëngjiteshin Serbisë.

Me u shpreh popullorçe, ai erdh për t’i shënjuar “mezhët” e kufijve të territorit të Kosovës që Serbia do ta merr me marrëveshjen me Thaçin .

Për javë të të tëra Thaçi akuzoi opozitën, analistë e pavarur, shoqërinë civile dhe 90 % të qytetarëve të Kosovës si pro serb dhe pro rusë, të cilët kinse po dëshirojnë ta ndajnë Kosovën gjersa ai po angazhohet për “bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën ”!

Gjarprit i ra lëkura. Tani kush po del të jetë më pro serbët dhe pro rusët që po kërkon ndarjen e Kosovës ma shumë se vet Thaçi me grupin e tij mercenar. Ca analistë të “pavarur” portalista, të paguar nga Thaçi për promovim të ide së tij, dhe një TV që është shndërruar në megafon të Thaçit, nuk përfaqësojnë asgjë më shumë se një zë qyqarë të braktisur nga arsyeja, nga populli dhe nga miqtë ndërkombëtar. Të vetmit që e mbështesin këtë zë qyqar janë Serbia, Rusia, Kina, Koreja e veriut, Kuba, Etiopia dhe Dobrica Qosiqi.

Presidenti ynë na gënjeu duke prezantuar si “ ide të vetën” një ide serbo- ruse, ndërkohë që kërkon që t’i besojmë se kjo ide është e dobishme për të ardhmen tonë.

Presidenti ynë na gënjeu duke prezantuar shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë si ide për “bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën” pa dhënë asgjë Kosova. Presidenti ynë na ka ofenduar rëndë inteligjencën tonë si qytetarë ndërkohë që kërkon që t’i besojmë se kjo ide është e dobishme për të ardhmen tonë .

A mund t’ia besojmë këtij presidenti të ardhmen tonë ?A duhet t’ia besojmë këtij presidenti udhëheqjen e bisedimeve me Serbin, meqë në këto “bisedime finale” është në pyetje e ardhmja jonë?!

Përzgjedhja e negociatorit

Në fjalimin e tij epik shovinistë, Vuçiçi nuk harroi të na përkujtoj refrenin e famshëm të zyrtarëve të lartë serb: “Kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”.

Veçse kësaj here shkoi edhe më larg, kur tha se nuk “ takohem me Fatmir Limën në bisedime”. Kjo na le për të nënkuptuar se Vuçiçi do të jetë gjithmonë i gatshëm me biseduar vetëm me mikun e tij Hashim Thaçin” sepse sipas tij, Thaçi është “politikan më i mirë se ai”.

Një deklarim i tillë i Vuçiçit i ka dhënë avantazh diplomacisë kosovare për kërkuar nga Bashkimi Evropian lehtësime në integrimet evropiane, duke denoncuar Serbin se është kundër dialogut për normalizim të raporteve me Kosovën.

Kohë më parë Vuçiçi e ka urryer presidentin Thaçi, si ndryshoj aq shumë sa që për të Thaçi është njeriu ma i vlefshëm i Kosovës për të biseduar?

Këtë tani e kuptuam edhe ne, pa pasur nevojë të na tregoj as Thaçi. Fatbardhësisht për neve, pati rrjedhje në “kazanin politik ” të tandemit Thaçi –Vuçiç.

“Kosova po prishet”

Nga Ndue Ukaj

Nuk di të ketë ndonjë libër që të ketë përshkruar më mirë paaftësinë e shqiptarëve për të bërë shtet, sesa romani, “Viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë. Në këtë vepër, shkrimtari flet për çmësimin e shqiptarëve me shtet, një fenomen me të cilin po përballet Kosova e sotme.

“Viti i mbrapshtë” është një roman i bukur, i shkruar mjeshtërisht, plot pikëllim, humor e qesëndi, dhe trajton pasojat që i mbarte në supe Shqipëria e porsadalur nga nata e zezë osmane.

Si duket, Viti i mbrapshtë i Kadaresë, është sintagmë pikëllimi dhe dhimbje, që e përshkon historinë shqiptare në secilën stinë.

Shqiptarët, të paaftë për katharsis, nuk mësojnë nga historia dhe, nga një gabim, përplasën në një tjetër, më të madh dhe më tragjik.

Mjafton që të lexohen me vëmendje këto pasuese të mëposhtme dhe mund të kuptojmë shumëçka për dramën e Kosovës së sotme:

Ma ndjell zemra për keq, -thotë befas Doska. –

Shqipëria do prishet.

-T’u thaftë ajo gjuhë, -ia pret Alushi dhe kthen kryet nga Shestani. Me vete thotë: si i lëshon kështu, pa të keq, këto mynxyra ky njeri?

“Rrëmujë e shkuar rrëmujës, o Perëndi. Pa lindur mirë, shteti shqiptar ishte bërë lëmsh. Dhe as që dihej kishte a s’kishte shtet. S’dihej kryeqyteti, se një qytet i kërcente sot të shpallej i tillë, e tjetri shkrepej nesër. Kishin humbur vulat e qeverisë. Kufijtë s’gjendeshin dot. I matnin, thoshin, me litar, por njëri e tërhiqte litarin këndej e tjetri andej, e vinte i treti e i hiqet shenjat natën.”

“Doska trokiti pa pushin në njërën nga portat, gjersa më zë foli nga brenda:

-Me kënd jeni ju?

-Me Shqipërinë, -thirr Doksa, me kënd tjetër të s’ëmës do të jemi.

-Të gjithë ashtu thonë, por pastaj del që asnjëri nuk është me të.

-Mbylle atë gojë, more kërmill, dhe më thuaj a ka trupa të armatosur matanë fshatit.”

Heroi i romanit, Shestan Verdha, një i kryqëzuar për atdhe, me grupin e tij të sinqertë që lufton kundër prishjes së Shqipërisë, i pikëlluar e kupton se, ai dhe shokët e tij mezi, bëheshin njëqind, për të mbrojtë Shqipërinë, kurse bandat esadiste, që thërrisnin babën, ishin rreth njëmijë.

Dy dekada pas çlirimit të Kosovës dhe një dekadë pas pavarësisë, në vend se të flasim për zhvillim, dinjitet, mirëqeni, për arsim cilësorë, për shëndetësi normale, dhe, siguri ekonomike për të gjithë, ne flasim, nëse vendi ynë do t’ia dal të mbijetojë apo jo. Kudo dhe kurdo, dëgjon njerëz të shqetësuar, që thonë: Kosova po prishet.

Ndërkaq, në anën tjetër, sikur në romanin e Kadaresë, të gjithë bëhen sikur të jenë të Kosovës, të gjithë bëhen sikur po e ruajnë dhe duan atë, por në të vërtetë, punët janë ndryshe dhe pak duket të jenë vërtet me të.

“Dashurinë” tonë për Kosovën e përgënjeshtron fotografia e shtetit tonë, e dëmtuar dhe zymtë, aq shumë, sa që, ata që na ndihmuan ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë, kanë filluar të mos e njohin.

Kosova e ka humbur simpatinë e perëndimit dhe kjo ka ndodhë për shkak të qeverisjes bashibozuke, të intrigave, mashtrimeve dhe budallaqeve të pashembullta që e kanë karakterizuar rritën e shtetit tonë.

Shteti i Kosovës, sot është shndërruar në një mishmash ngatërresash dhe për këtë, fajin nuk duhet ta kërkojmë jashtë nesh.

Duhet ta pohojmë me zë të qartë se, bashkëfajtorë në këtë mishmash, jemi të gjithë. Sepse, një kohë të gjatë, kemi bashkëjetuar me të keqen. Kemi votuar dhe duartrokitur politikanë dhe liderë, që nuk dinë ta shkruajnë as një fjali drejt në gjuhën e tyre amtare. Natyrisht, të tillët, nuk mund të mbrojnë interesa kombëtare. Imagjinojeni, të tillët që nuk dinë të shkruajnë një fjali shqip, si mund t’ i kuptojnë lëvizjet politike ndërkombëtar, gjuhën diplomatike, që është art në vete, apo tekstet me mesazhe të ndërlikuara.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë dhe argatët e tij në Prishtinë

Nga Sali Berisha

Vuçiç, ish-ministri i Millosheviçit erdhi në Kosovë me idenë e tij të Serbomadhisë!

Të dashur miq, weekendin që kaloi, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vizitoi Kosovën.

Ish-ministri i Millosheviçit jo vetëm nuk kërkoi ndjesë për genocidin dhe krimet monstruoze kundër njerëzimit të patronit të tij, Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, por ai, në një akt cinik kriminal, duke fyer të gjallë dhe të vdekur në Kosovë, por edhe në Ballkan, u tha shqiptarëve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte një udhëheqës i madh dhe i mirë, por dështoi në disa politika të tij.

Pra sipas Vuçiç, Millosheviçi ishte i miri dhe i madhi si udhëheqës dhe jo një monstër që ka kryer krimet me monstruoze ndaj shqiptarëve. Natyrisht, ish-ministri i Sllobodanit e di mirë vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve në Kosovë e mijëra të tjerëve të zhdukur me urdhër të Millosheviçit, por për Vuçiç, njëlloj si për atin e tij shpirtëror, shfarosja e shqiptarëve, në doktrinën e sebomadhisë nuk përbën krim, por domosdoshmëri për krijimin e Serbisë së madhe.

Prandaj Vuçiç nuk kërkoi ndjesë për krimet e tij të shëmtuara, gjenocidin kundër shqiptarëve dhe të tjerëve, por shtoi se ky udhëheqës i mirë dhe i madh dështoi në politikat e Serbisë së madhe.

Në këtë kontekst, përveç elozheve që ish-ministri i Millosheviçit i bëri kasapit të Ballkanit, ai haptas garantoi serbët se Serbia do jetë më e madhe.

Në shpalosjen e idesë së tij të serbomadhisë, ai si të thuash kritikoi hymnin e Millosheviçit për Serbinë e madhe kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël, por ai, për të shprehur idenë e Serbomadhisë si qëllim kryesor i vizitës së tij, në çdo takim përdori si refren të kësaj vizite zotimin e tij solemn se Serbia do të jetë më e madhe.

Ai nuk u zotua se do jetë europiane apo të themi High Tech, apo më e pasur, por më e madhe.

Në funksion të kësaj ideje, Vuçiç në vizitën e tij në Kosove nuk ndoqi manastiret, por vizitoi territoret me të cilat u tha serbeve dhe argatëve të tyre se Serbia do bëhet më e madhe.

Po kështu, Vuçiç tha se, për të bërë Serbinë më të madhe, unë nuk bëj lufte, pra nuk do bëj gabimet e Millosheviçit sepse ai dështoi me luftë, por unë do të arrij pa luftë me argatët e mi në Prishtine ta bëj Serbinë më të madhe!

Së fundi, Vuçiç, në dallim nga Millosheviçi tha se nuk kërkon ndryshim të kufijve për të bërë Serbinë më të madhe.

Në të vërtet ai nuk ka nevojë të kërkojë vetë ndryshimin e kufijve sepse këtë kërkesë, flamurin e ndryshimit të kufijve ish-ministri i Millosheviçit ua ka besuar argatëve të tij, serbomedhenjve shqipfolës në Prishtine.

Serbia, faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit

Nga Sonja Biserko

Ndonëse nga shkatërrimi i Jugosllavisë kanë kaluar thuajse 30 vjet, rajoni ende nuk është konsoliduar, gjë që e bën atë të lëndueshëm. Kësaj në masë të madhe i kontribuon edhe konteksti aktual ndërkombëtar që në një mënyrë sui generis përthyhet në Ballkan. Rendi ndërkombëtar liberal, mbi të cilin është krijuar arkitektura ballkanike, është kah rrënohet dukshëm. Rajoni sërish ka filluar të fundoset në jostabilitet, me thellimin e krizave kërcënuese, si brenda disa shteteve të caktuara, ashtu edhe në marrëdhëniet e ndërsjella mes tyre. Thuajse çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka potencial të „krizës së brendshme“, që para së gjithash rrjedh nga mungesa e traditës demokratike dhe procesi i papërfunduar i tranzicionit. Përveç kësaj, konteksti rajonal karakterizohet nga trashëgimia e pakapërcyer e luftës dhe nga aspiratat e pashuara të territoriale dhe etnike. Largimi nga perspektiva europiane i përforcon frustracionet e brendshme dhe ato reciproke. Në këtë drejtim, në pështjellimin global, Ballkani është shndërruar në pikë ku zhvillohet gara gjeostrategjike e anëtarëve të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare.

Tanimë është parë se Bashkimi Europian dhe NATO-ja nuk kanë ndikim kyç në rrjedhat e politikës së brendshme të vendeve ballkanike. BE-ja e ka nënçmuar interesin gjeostrategjik të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë për këtë hapësirë. Siç thotë politikologu bullgar Ivan Krastev, Rusia dhe Turqia në mënyrë aktive po e politizojnë tendosjen etnike dhe fetare në vendet ballkanike. Elitat politike të Ballkanit Perëndimor nuk kanë treguar pjekuri dhe përgjegjësi në konsolidimin e shteteve të reja. Të njëjtat nuk ia kanë dalë të bëhen subjekte përgjegjëse ndërkombëtare me vizion ardhmërinë e vet. Për këtë arsye, BE-ja, pa marrë parasysh krizën momentale, duhet ta përkufizojë qartë politikën e vet ndaj Ballkanit Perëndimor. Nuk mjafton vetëm mbështetja retorike pa qëllime të qarta. Është e domosdoshme mbështetja më e madhe e të gjitha segmenteve shoqërore proeuropiane.

Serbia është faktori kyç i destabilizimit të rajonit përderisa nuk largohet nga nacionalizmi madhor shtetëror. Elita nacionale serbe ka targetuar rrethana ndërkombëtare që, me ndihmën e Rusisë, do t’i mundësonin rrumbullakimin e projektit kombëtar. Në mbajtjen gjallë të këtij iluzioni rol të rëndësishëm luan Rusia, sepse ka depërtuar shumë thellë në opinionin publik serb me tezën se „serbët duhet të jenë shumë të lumtur që nuk janë në BE“. Mbajtja e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së dhe rindezja e kontesteve lokale për Rusinë paraqesin minim apo dërrmim të unitetit europian dhe besueshmërisë së vetë BE-së. Pretendimet e Serbisë shfaqen si ndaj Bosnjës e Malit të Zi, ashtu edhe ndaj Kosovës dhe Maqedonisë. Ato janë bërë më të zëshme qëkur Ballkani Perëndimor gjithnjë e më tepër trajtohet si „punë e pakryer“ (unfinished business). Beogradi ende ka rol destabilizues kur bëhet fjalë për ish-republikat e Jugosllavisë. Përkundër Marrëveshjes së firmosur me Prishtinën, Beogradi vazhdon me fushatën kundër Kosovës dhe shqiptarëve, që është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes. Ai zhvillon një kampanjë ndërkombëtare kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në UNESCO, si dhe një fushatë të veçantë kundër pranimit të Kosovës nga shtetet që ende s’e kanë njohur atë.

Histeria e inskenuar, që lidhet me „Shqipërinë e Madhe“, ka treguar qëndrimin e vërtetë të Serbisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Gatishmëria e simuluar për dialog dhe sinqeriteti në atë qëndrim kanë qenë pasojë e presionit të BE-së dhe dobisë që Serbia ka pasur prej tij. Në fakt, Marrëveshja e Brukselit ka qenë një paravan që ka rënë porsa kriza është përkeqësuar. Presioni i BE-së, që sa më parë të zgjidhet çështja e Kosovës, e rrit frustracionin e Beogradit që ka pritur që bashkësia ndërkombëtare të pajtohet me ndarjen e Kosovës, që gjithë kohës, sa i përket Beogradit, ka qenë opsioni i vetëm mbi tavolinë. Këtë opsion e ka mbrojtur ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, çdoherë që është folur për statusin e Kosovës. Presidenti, Aleksandar Vuçiq, nuk është prononcuar për zgjidhjen dhe gjithnjë e ka prolonguar shprehjen e qëndrimit të vet. Ai e ka nisur të ashtuquajturin dialog për Kosovën ku është kristalizuar qëndrimi mazhoritar se Kosova duhet të mbetet një konflikt i ngrirë, në mënyrë që të priten rrethanat ndërkombëtare që do të merrnin parasysh edhe interesat serbe (ndarjen e Kosovës). Edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, e ka të njëjtin qëndrim. Zërat e vetmuar racionalë kundër ndarjes vijnë vetëm nga sektori civil dhe nga disa individëve me renome.

Se Beogradi nuk heq dorë nga ndarja është bërë e qartë kur Presidenti Vuçiq, pas turneut nëpër disa kryeqytete perëndimore (të SHBA-ve dhe BE-së), u kthye dukshëm i pakënaqur, sepse nuk kishte marrë mbështetje për zgjidhje të kompromisit, gjegjësisht për ndarjen e Kosovës. Atëbotë ai pati deklaruar: “Shpresoja në një mirëkuptim më të madh, jo vetëm për serbët e Kosovës, por edhe për Serbinë. Sinqerisht them se nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur në bisedime, sepse fuqitë e mëdha perëndimore dhe njerëzit vendimmarrës, me të cilët kam pasur bisedime të thella, më duket se qëndrojnë fort në parimin e ruajtjes së pavarësisë së Kosovës, një gjë kjo që për ne është shumë e rëndë.” Interesant është fakti se në një takim me studentët ai ka pohuar se dëshiron që bisedimet për Kosovën të zhvilloheshin vetëm mes serbëve dhe shqiptarëve, pa interesin e fuqive të tjera, dhe se në atë rast problemet do të zgjidheshin më lehtë. Kjo deklaratë shpërfaq përpjekjen e të dyja palëve që të negociojnë pas shpinës së bashkësisë ndërkombëtare, siç spekulohej në vjeshtë të vitit 2017.

Për momentin, Beogradi mban shpresa të mëdha te politika e padefinuar e Presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Ballkanin, në veçanti pas takimit Trump-Putin në Helsinki. Meqë askush nuk e di se për çfarë është biseduar, është shfaqur një fushë e gjerë për spekulime të ndryshme. Administrata amerikane ende vepron në vijat e pararendëses së vet. Por, ndërkohë, në aksion janë edhe lobi-grupe të ndryshme (East-West Institute), që mbajnë qëndrim më fleksibil për Kosovën dhe mbrojnë politika që nuk duhet të bazohen në “tezat e vjetra dhe në kushtet joreale”. Për herë të parë në këtë temë ka folur edhe këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Nacionale, që ka pohuar se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve nëse të dyja palët pajtoheshin për një gjë të tillë. Për riciklimin e idesë për “korrigjimin e kufijve” (që është një ide e vjetër) është shfrytëzuar zbrazëtira verore. Të gjithë aktorët relevantë janë shprehur lidhur me këtë çështje. Presidenti Vuçiq, për herë të parë, e ka mbështetur hapur këtë propozim, që ka shkaktuar reagime të mëdha të Kishës Orthodokse Serbe dhe të qendrave nacionaliste. Një pjesë e opozitës së bashkuar ka marrë qëndrim negativ, duke llogaritur në rrëzimin e Vuçiqit. Liderët politikë serbë dhe shqiptarë, në mënyrë diskrete, e analizojnë mundësinë për shkëmbim të territoreve. Ideja e njëjtë qarkullon me vite në Beograd, por para do kohe ajo e ka tërhequr vëmendjen e qarqeve udhëheqëse shqiptare. Vuçiqi dhe Thaçi një kohë të gjatë negociojnë për ndarje, por të dy, në veçanti Thaçi, përballen me kundërshtime serioze.

Kur bëhet fjalë për aktorët ndërkombëtarë, shihet qartë dallimi mes anëtarëve të BE-së, të cilët, para së gjithash Britania dhe Gjermania, ende shfaqin kundërshtimin e tyre për ndryshim të kufijve në Ballkan, kurse Shtetet e Bashkuara po e humbin mprehtësinë e dikurshme në këtë aspekt. Zyrtarët e Gjermanisë, në disa raste, kanë deklaruar se ndarja e Kosovës mund të ketë efekte destabilizuese për rajonin dhe më gjerë dhe për këtë arsye Gjermania në mënyrë kategorike shprehet kundër ndarjes. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe kancelarja Angela Merkel, një qëndrim që Vuçiqi e ka përjetuar si një goditje të rëndë. Analistët serbë konsiderojnë se nga Serbia e zvogëluar dhe e dobësuar, përmes bombardimeve, sanksioneve dhe presioneve të vazhdueshme, pritet që të bëhet një anëtar i vogël dhe tërësisht i padëmshëm i Bashkimit Europian. Thjesht, siç shprehet Vladislav Jovanoviqi, ministër i Punëve të Jashtme i kohës së Millosheviqit, “ata duan që ne të jemi të dëgjueshëm, ta pranojmë disfatën dhe pavarësinë e Kosovës.” Shumë ekspertë ndërkombëtarë për Ballkanin, si Daniel Server dhe Janusz Bugajski dhe të tjerë, gjithashtu kanë shprehur qëndrime të argumentuara kundër ndarjes dhe ndryshimit të kufijve. Ish kryeministri suedez dhe përfaqësuesi i lartë për BeH-në, Karl Bildt, ndarjen e sheh si lojë me zjarr, që mund të jetë rrezik për gjithë regjionin. Për Bildtin, propozimet e reja për ndarje janë receta për “jostabilitet gjeopolitik”, “hapje të kutisë së Pandorës” dhe rrezik për paqen në Bosnjë, Maqedoni…

Pikëpamja e Rusisë ndaj Kosovës mbetet parimore, të cilin e ka përsëritur edhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, e cila ka theksuar se Rusia nuk heq dorë nga qëndrimi i saj që bazohet në të drejtën ndërkombëtare për respektimin e sovranitetit të Serbisë dhe ligjvënies së saj të brendshme, duke shtuar se Rusia do ta respektojë vendimin e popullit serb.

Bashkësia ndërkombëtare perëndimore, e vetëdijshme për rrezikun e përfshirjes së aktorëve të tjerë, që e rrezikojnë opsionin europian për Ballkanin, ka qenë aktori kyç për zhvillimet aktuale në jug të Ballkanit, duke mbështetur kapërcimin e krizës së brendshme në Maqedoni dhe duke u përpjekur për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të këtij shteti me Greqinë. Ajo ka reaguar shpejt edhe me pranimin e Malit të Zi në NATO. Për këto shkaqe mund të thuhet se Strategjia e BE-së për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor paraqet një vizion afatgjatë për rajonin, por kjo nuk është garanci e mjaftueshme. Ndërkohë, Maqedonia dhe Mali i Zi janë bërë bartës të “erërave të reja në Ballkan”. Këto dy shtete, përkundër shumë obstruksioneve, të brendshme dhe të jashtme, i kanë realizuar qëllimet e tyre në mënyra të ndryshme. BE-ja duhet që t’i mbështesë më seriozisht trendet e tilla pozitive në rajon, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e domosdoshme që BE-ja edhe më tej, kohë pas kohe, të reagojë me politika konstruktive ndaj të gjitha impulseve në rajon. Këtu duhet shënuar se nuk është shumë inkurajuese përgjigjja e Brukselit lidhur me bisedimet për antarësim të Maqedonisë, të parapara në qershor të vitit 2019. Pa marrë parasysh krizën e brendshme, reformat e BE-së duhet të zhvillohen në shumë korsi, përfshirë edhe ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, rënia e euro-entuziazmit në opinionin publik në Serbi është pasojë e përparimit të ngadalshëm drejt BE-së dhe e paperspektivës së anëtarësisë, së paku tani për tani. Frustracioni dhe pakënaqësia e përgjithshme i shkojnë për shtati populizmit dhe autoritarizmit të presidentit aktual. BE-ja duhet ta ketë parasysh edhe karakterin e shoqërive të Ballkanit dhe të tregojë durim më të madh historik për problemet e tyre. Në të kundërtën, Rusia do ta sabotojë avancimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, do të mundohet ta mbajë disfunksionalitetin e vendeve nga hapësira e ish-Jugosllavisë, kjo ngase roli rus në Ballkan, me përjashtim të sektorit energjetik, nuk është i rëndësishëm për angazhimin ekonomik. Rusia është pasqyrë e transformimeve dhe tranzicioneve të pasukseshme në Ballkan. Aleanca me Rusinë bazohet në frustrim dhe rezistencë ndaj vlerave mbi të cilat qëndron Europa bashkëkohore.

Dhe, në fund, konstatojmë se Serbia, përderisa nuk heq dorë nga nacionalizmi i madh shtetëror, do të paraqesë rrezik për rajonin dhe do të mbetet faktori kryesor për destabilizimin e tij. Natyrisht, Serbia do të luajë një rol të tillë përderisa bashkësia ndërkombëtare perëndimore nuk ndjek një politikë të tërheqjes së këtij vendi kah vetja. Politika ndërkombëtare, deri tani, mes tjerash, nuk ka dhënë rezultate të dukshme, ngase Beogradi gjithnjë gjen mënyra për t’iu shmangur të negociuarës. Kritik gjithsesi është edhe propozimi që çështja e Kosovës të kalohet në Këshillin e Sigurimit nën pretekstin se Mogerini nuk ka qenë e suksesshme. Qëllimi është që në lojë të futet edhe Rusia që për momentin si interes e ka që Kosova të mbetet një konflikt i ngrirë. Do të ishte me rëndësi që BE-ja, SHBA-të dhe NATO-ja më në fund ta përmbyllnin këtë çështje të papërfunduar (unfiished business) të Ballkanit Perëndimor, duke iu përmbajtur kornizës me të cilën punojnë tanimë tre dekada. Nëse ndodhim lakime e zmbrapsje në çështjet kyçe, Ballkani Perëndimor do të rrokullisej drejt një kaosi të ri.

Për një të djathtë pa komunistë, spiunë e bashkëpunëtorë të fshehtë

Të nderuar miq antikomunistë e nacionalistë shqiptarë! Dikush sot me pyeti mua se ç’mendoj për idenë e Partisë Republika për një konfederate te djathte e vendosa qe përgjigjen time ta bej publike

Ditët e fundit opinioni publik është njohur me një nismë të kryetarit të PR-së Fatmir Mediu, për krijimin e një Konfederate të Djathtë.

Le të jem i qartë miqtë e mi, qysh në fillesë.

E kam të pamundur të pranoj parimisht e moralisht që nismën për të Djathtën ta marrë një parti që ka pasur figurë kryesore dhe tanimë edhe nderi edhe pas vdekjes, Sabri Godon.

Një Parti që është mbrujtur në analet e diplomacisë së Ramiz Alisë dhe ka shërbyer gjithmonë për të mbajtur në lak të djathtën tradicionale dhe origjinale.

Atë shtresë nacionalistësh e demokratësh shqiptarë, që unë me punën time gjithsesi modeste, e kam arkivuar në sa e sa faqe të “Gjenocidit komunist”.

Do të ishte tradhti nga ana ime për të gjithë ndjekësit e “gjenocidi…” dhe miqtë mi antikomunistë me taban, që pinjollët e të gjitha atyre figurave fisnike që janë shpalosur më vuajtjet, torturat , burgimet, internimet dhe vrasjet, të drejtohen , këshillohen e udhëzohen nga Partia që është krijuar nga Ramiz Alia, me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt të Sigurimit.

Të djathtën e konfederuar mund ta përfaqësojnë ato parti që kanë pasur në gen antikomunizmin e tyre, legalistë e ballistë, që pjesëtaret e tyre vuajtën aq shume ne sistemimin totalitar komunist

Vetëm pak ditë më parë, me 1 shtator 2016, kryeministri bullgar Plevleniev, ne kuadër të kremtimit të 25-vjetorit të rënies së Murit Të Berlinit dhe përkujtimit të viktimave te terrorit komunist në Bullgari, deklaronte se “njerëz të lidhur me Partine Komuniste dhe shërbimet sekrete çnjerëzore të para 90-ës vazhdonin përpjekjet për të dominuar shoqërinë bullgare”.

Po në Shqipëri që komunizmi ka qenë më mizor e djallëzor se ne Bullgari, ç’mund të ndodhë?

E si mundet që të djathtët shqiptarë, antikomunistë të mirëfilltë, të jenë aq syleshë sa t’u zënë besë partive që nuk kanë lidhje gjenetike me të djathtën tradicionale , e djathte e cila ka provuar mbi shpinë majtizmin ekstrem sllavo-komunist dhe mizor të baballarëve komunistë, bijtë ideologjikë e biologjikë të të cilëve janë sot e më shume në pushtet?

Unë mendoj se e djathta shqiptare e ka thelbin e saj te antikomunistët gjenetikë.

Legalistë e Ballistë, çdo tentativë tjetër për të tërhequr të djathtën reale ne binarët e partive të Ramiz Alisë, janë përpjekje për t’i bashkëngjitur Bijve të Sotëm të Bllokut Komunist, te rilindur ne pushtet, edhe bishta-parti që e tundin bishtin sa majtas-djathtas, në varësi të dosjeve që u tundin shërbimet sekrete komuniste( nga ato që përmend dhe presidenti bullgar ).

Për një të djathtë pa komunistë, spiunë dhe pa bashkëpunëtorë të fshehtë të neokomunistëve në pushtet.

Te jem i sinqerte për ketë konfederate te Djathte kam lexuar vetëm ne shtypin e djathte dhe nuk kam asnjë informacion

Personalisht po merrem me organizimin e Degës se Tiranes ne PLL, krijimin e forumit rinor dhe forumin e gruas ne degën e Tiranes etj

Do ta mbështes Kryetarin e PLL ne çdo vendim qe PLL do marri ne interes se klase sime .se besoj se PLL është e vetmja force e vërtet e djathte pa interesa .dhe besoj se Monarkia Kushtetuese është e vetmja forme qe do ta ndihmoje klasën se cilës unë i përkas Bashkojuni forcës sonë si e vetmja alternative e mundshme për te shpëtuar Shqipërinë

Ky është qëndrimi im për ‘Konfederatën e Djathtë’.
Me shume respekt
Beniamin Bakalli

Në Kosovë po vjen era Luftë…

Nga Adriatik Riza Dosti

….Ndaj dhe Vucici nuk vajti kot atje…pasi me perpara se te rinise agresionin ruso-sllav te cilin e la pergjysem qe me 1999…kreu i shtetit barbar serb kerkoi te rikonjicioje me pare terrenin e ta shohe me syte e tij ate qe ka kaq kohe qe i shfaqet aq frikshem cdo nate ne enderr…

…Dhe nuk vajti kot e as thjesht per qejf a nje vizite protokollare e brenda normave te lejuara nderkombetare per tu takuar e per te biseduar me bashkombasit e tij qe ende jetojne ne territoret e pastra etnikisht shqiptare..

Vucici vajti ne Kosove per te ndjelle eren e re te luftes…vajti per te provokuar e fyer rende 15 mije viktimat e barbarizmit sadist serb te luftes ne Kosove..vajti per te perdhosur me shume se kurre 1642 te zhdukurit pa gjurme te shovinizmit kriminal serb …

Vucici vajti ne Kosove sepse per mikun e tij te ri per koke sulltanin Erdogan shqiptaret gjakprishur te atjeshem..dalin e festojne neper rruget e Pejes e te Prizrenit me flamuj te Turqise e ”harrojne” te perkujtojne legjendarin Adem Jashari .

Vucici vajti ne Kosove sepse .. ka garancine e Edi Rames qe shqiptaret do ti pengoje te jene bashke duke ju vene traun antishqiptar qe ne kufirin fals mes tyre ne rrugen e Kombit ne Kukes e Morine..

Vajti per te cuar ne stacion ate Trenin e famshem ” dhurate” te Rusise ..dy vjet me pare qe u ndalua ne kufirin serbo-kosovar…

Vucici vajti ne Kosove dhe beri si deshi vete dhe nderkombetaret nuk i thane asnje gjysem fjale pasi jane te lodhur, te merzitur e te nervozuar tashme me ne shqiptaret qe ju a kemi sjelle ne maje te hundes me injorancen tone, me hajdutllikun e korrupsionin tone, me mesmirenjohjen tone , mes sherreve pa fund mes vedit shpesh edhe per ”mustaqet e Celos”.. dhe mosdashjen e kombit e popullit tone po prej kombetareve tane qe kemi zgjedhur vete ne krye tone..

Ai vajti atje me siguri absolute per jeten e tij e per sukses te pritshem te vizites se tij atje pasi me pare kishte marre me pare pelqimin, sigurine e garancine e tradhetareve te Kosoves e kosovareve.. Thacit e Haradinajt.. Veselit e Pacollit…njerez qe u pasuruan ne Rusi e ne oborrin e Putinit dhe u lartesuan politikisht pikerisht ne bahcen serbe te Beogradit te tij…

Ai vajti atje pasi me pare kish ngrene e pire ne sa e sa dreka e darka ”pune” me dhe pa pranine e nderkombetareve me miqte e tij per koke qe jetojne sa ne Tirane po aq edhe ne Prishtine…Ramen e Bushatin por sidomos Thacin e Pacollin…e ku se bashku nen tendat e sulltanit paranojak antishqiptar Erdogan e nen violinat e Dacicit dhe nen efektin e vererave te Strasburgut francez…kishin kenduar me pare O Sole Mio .. ne variantin serb e kishin kercyer Sheherezaden ne variantin turk…. e kishin rene ne gjume me Kalinken ruse ..

Vucici vajti ne Kosove dhe kercenoi me ushtri e lufte nese nuk ”e kuptojne dhe e presin” ashtu sic do ai e ashtu sic enderron Serbia..dhe keto jane absolutisht efektet e qarta te bisedimeve te gjata, pa fund e maratonomake te tij me Thacin sa ne Bruksel e Strasburg po aq edhe ne Berlin a Paris…

Vizites se tij kokforte ne Kosove i parapriu ”projekti i ri europian” i Hashes …per shkembime territoresh mes Serbise e Kosoves..e u pelqye aq shume edhe nga Rama e Batonet tradhetare te Tiranes..e u mbeshtet gjithashtu me kenaqesi nga Macronet franceze filo-serbe e qe mori OK edhe nga shpura antishqiptare e BE perfaqesuar nga karavidhet Hahn, Mogherini, Vllahutini , Kocijancic, Fleckenshtein etj etj…

Askush nuk e paralajmeroi Vucicin qe te mos i hidhte benzine zjarrit duke shkuar ne Kosove por ne te kundert kercenuan kosovaret qe te mos i bllokojne atij rrugen gjate turit te tij luftnxites…e te heqin barrikadat nga rruget e bllokuara ne territorin e tyre amtar dhe ne sinkron me kete linje doli edhe tradhetari president- Hasha…tek e quajti turp kombetar bllokimin e rrugeve per Alexandrin dhe beri thirrje per paqe e mirekuptim mes shqiptareve e serbeve[???]…

As nje fjale prej nderkombetareve per ndonje lloj falje te serbeve per krimet e tyre te perbindeshme ne Kosove.. per kercenimin me nderhyrje te ushtrise ne kete shtet te pavarur e sovran prej Ministrit te Mbrojtjes Vulin qe tha publikisht e boterisht se ushtria serbe ishte gati dhe priste vetem urdherin e Vcicit per te garantuar viziten e tij ne Kosove..

Asnje lloj komenti per ate c’ka deklaroi Ministri i Brendshem serb Stefanovic ..se Serbia i kishte marre te gjitha masat qe Vucici te shkonte ku te donte per vizite ne Kosove..e askush nuk do te guxonte ta ndalte dot…

Asnje lloj reagimi edhe prej antishqiptareve e tradhetareve te Tiranes te cilet kane kohe qe Ceshtjen madhore kombetare ja kane shitur serbit e grekut, maqedonasit e malazezit..

Ndaj dhe Greqia lehtesisht kerkon te vjedhe Detin , mohon ceshtjen Came, fallsifikon dhunshem historine kombetare te shqiptareve, mban ende ne krye te kishes se tyre autoqefale neperken Janullatos, vjedh eshtra shqiptaresh ne vend te ushtareve te saj te vrare ne token e shqiptareve, luan me heqjen e ligjit te luftes me Shqiperine si Macja me miun..etj etj…

Ndaj dhe Maqedonia qe krijoi Unionin orthodoks ruso-bullgar-grek-serb-maqedon -malazezo-rumun kunder rrezikut te krijimit te Shqiperise se madhe..merr si shperblim nga Rama nje Port ne Durres edhe pse vazhdon te mos e njohe gjuhen shqipe ne kete vend edhe pse vazhdon e uleret mbyteni e vriteni shqiptarin..

Ndaj dhe Mali i Zi…kerkon anullimin e njohjes se shtetit te Kosoves dhe mos lejimin e asnje fjale shqip ne muret e nje kishe ndertuar krejtesisht me parate e shqiptareve ..dhe e tmerron ideja e nje shtatoreje te Skenderbeut diku ne Tuz, Tivar, Budva apo Ulqin..edhe pse fale kesaj europe kurve ..ja doli tu marre serisht shqiptareve toka e troje te tyre …

Ndaj dhe Serbia po kercenon kaq hapur me lufte…sepse e ka Kalin e Trojes brenda…i ka bijte e saj te kurves dhe zuzaret sic i quante i pa vdekshmi Konica brenda ne shtepine e pas shpines se vet shqiptareve ..i ka morrat e kqinj e shakllabanet te xhindosun mes vedit sic i portretizonte aq pa meshire gjigandi Fishta … po ne shtepi te vet…

Dhe ky Vucici..minister i djeshem i kabinetit sadisto-kriminal te Milloshevicit ..jo vetem qe nuk duhej kurresesi te lejohej te vinte kemben ne Kosove por ne te kundert duhej pritur nese guxonte e vinte [ sikurse erdhi fale Rames e Thacit por edhe Mogherinit e Hahnit].. njesoj sikurse e priten tre vjet me pare boshnjaket ne Serbrenice…me gure e peshtyma ..me perzenie e urrejtje popullore…sepse kur krimineli rikthehet serisht ne vendin e krimit nuk vjen as per turizem e as per shetitje…po rikthehet se e terheq serisht era e luftes, era e gjakut dhe instikti i krimit…

Ndaj perpara se Kosova te ndaloje Vcicet te rivijne serisht ne dheun e saj e te nxisin lufte e gjakderdhje..ben mire qe me pare te perzere nga dheu i vet tradhetaret e thike pas-shpinistet e tipit Thaci me shoke…ndryshe prej neserit gjithnje e me shume ..Kosova po vjen era lufte…sepse baruti i fucise se cmendur ballkanike eshte ende shume i thate dhe mezi pret shkendijen a ferkimin me te vogel per tu ndezur e per te shperthyer ne ate fare feje sa qe askujt nuk ja rrok dot mendja se ke do te vrase e ke do te djege me pare…