Koha kur askush askujt s’i tutët

Nga Kimete Berisha

1. Mos me pas qenë i rrezitur hajde de, ndoshta ish duk i rrezikshëm. Po kështu politikani i rrezitun po duket qesharak, dikush që aq shumë ia ka marrë anën kënaqësia sa ka harru m’u largu prej diellit. Rambo.

Që i tha pishpirik prokurorit që iku si ‘qyqan’ prej Kosove e flet për luftën si gjatë luftës që flisnin nga fundi i botës patriotët platonik, mirë ia bëri, se janë një grup i madh shqiptarësh serbofila (të preferuarit e UNMIK-ut) që rrinë dezhurni kurrë pa flejt, (serbët flejn e ata nuk flejn), në pritje të ndonjë lajmi kundër UÇK-së.

Por ama ti thuash hajn një qyqani, gjurmët e vizllimës së pavlloviçit në ftyrën e të cilit shihen prej helikopteri, një i dashuruar në vetveten që ikë nga puna e përgjegjësitë e veta ‘prej tute’ plus s’guxon as me tregu kush e ka tutë, s’është mirë.

M’u tutë mashkulli plus mos me guxu as me tregu kush e ka tutë, e plus me ikë nga Kosova e lirë, merre me mend ti çka ka qenë në gjendje çifti i tij me bë gjatë luftës për me shpëtu prej armikut serb.

Ai që ikë nga Kosova e lirë prej tute, s’ka lënë të zezë të Zotit që s’ka bë për me pshtu shpirtin e tij gjatë luftës. Se, me ikë nga lufta, kur s’je në gjendje me luftu, është normale, e kemi obligim me ru së paku jetën tonë kur nuk jemi në gjendje me mbrojtë kërkon.

2. Këtë shkrim po e shkruan dikush që i vjen shumë inat me tregu se merr mesazhe palidhje, fyese apo ofenduese, (dhe ndoshta i fshinë pa i lexu), dikush që tutet ndoshta (me siguri që tutet) por nuk pranon të tutët, dikush që mendon se Ushtria Çlirimtare ishin krejt populli dhe që mendon se UÇK është e shenjtë dhe s’ka fushatë as propagandë që mundet me dëmtu, se nuk don një shibël me ra në të.

Dikush që lëkundet prej vendit kur e kujton heroin e gjallë të UÇK, Bekim Shyti, i cili bashkë me ushtarët e tij nuk u largua asnjë çast nga Kosova dhe shpëtoi qindra familje, në mesin e tyre edhe familjen time.

Mëngjesi i hershëm në Oshlan, çelej me kushtrimin e ushtarëve të UÇK-së. Djemtë t’ri pa i mbush 20-të vjet. Ata ishin super trima dhe super heronjë sepse s’kishin as armë si duhej e lëre më sa duhej, se kush ka armë e ka kollaj të bëhet trim.

Qysh mundem me harru ditën kur hyri NATO dhe kur Bekim Shyti me ushtarët e tij erdhi në shtëpinë ku rrinim të ngujuar në Shtitaricë e na tha ‘Liria erdhi’.

E ne, mbi 50 vajza e gra, s’ditëm m’u gëzu nga gëzimi, tuj e lyp pamjen e lirisë, qysh duket ajo Liria, thjesht UÇK ishe fotografia e lirisë.

Ata s’ishin shkenctarë e pejgamberë, ata ishin luftëtarë. Prej tyre lypej trimëria e jo shenjtëria.

Qysh harrohet e shkelet buka n’ore e ushtarëve të UÇK-së, magjja, mielli me të cilat ushqenin popullin, jo për t’u ngopur por për të mbetur gjallë.

Më përpara do ta pija helmin sesa që do të mund të mendoja keq për UÇK-në.

Sepse, duhet të jesh armik i lirisë e dashamirë i Serbisë të ta lejojë karakteri të flasësh keq për UÇK-në, ushtarët e të cilës kurrë s’kanë treguar (sepse janë krenarë) se sa shumë kanë vuajtur dhe sa shumë vuajnë për kafshatë të gojës, përballë një shoqërie civile që ua numëron ato dhe s’qetësohet natë e ditë me qëllimin më të errët t’i mohojë e t’ua humb vlerat.

3. Çdo fis ka pis. Kisha zbulon skandale që marre të vjen edhe m’i shkru; ndodhi fëmiu e mbyti nanën e tij pse nuk i dha pare për drogë; ka çka s’ka në këtë botë, në secilën familje e në secilën organizatë, ndodh që edhe në UÇK ka pasur ndonjë djalë joserioz që mund ta ketë bërë ndonjë lëshim apo gabim, apo shkelje e krim quaje si të duash, ama dëshira e zjarrtë e bashkëpunëtorëve malogradjanë të Serbisë dhe mediave të tyre shqip që UÇK të mohohet, nuk do t’u realizohet kurrë. Do të desin me atë zhig.

4. Se ku hyna ku dola. ‘Hajn i pulave’ do me thënë ‘hajn i vogël’ , aq i vogël që s’guxon me vjedh knus, po guxon me vjedh veç pula se kollaj me pula.

Se me qenë has hajn që me të respektu Kosova duhet me qenë milioner si puna e Rambos. Unë ty, me qenë kryeprokurore, n’dakik ta kisha konfisku pasurinë derisa të kishe tregu ti fije e për pe ku i ke marrë ato pare, e masandej nëse e kishe ditë me arsyetu t’i kisha kthy paret.

Edhe Elezit ia kisha konfisku pulat derisa t’kish tregu ku ka qenë knusi kur ai ka avullu pulat.
(Nuk është nënçmim me t’krahasu dikush me pulën se pula mundet me hëngër gjarprin (nëse e gjen të vogël), masandej grekët besojnë se pulës i tutët edhe luani. Plus që ku ka pula, s’ka minj, s’ka mace, s’ka gjarprinj)….Mirë o puna.

5. Uroj që Elezi së paku nuk e ndërron identitetin apo mo Zot gjininë në Amerikë prej tute. Se madje edhe m’u m’ka ndodh m’u tut ????, nuk ish ndjenjë e mirë, është ndjenjë femërore më shumë, s’di qysh me ua spjegu trimave.

6. Veteranët s’bën m’i nguc. Ka pasur gabime-le të ndreqen gabimet. Është normale dëshira e shqiptarëve të numërohen si çlirimtarë të Kosovës, lakmojnë, dhe me një proces të qetë normal, rregullohen këto punë, e s’bëhen filma me këtë punë se është fyerje për veteranët e vërtetë.

Në një mënyrë a tjetër (përveç serbofilëve) e krejt Kosova ishin UÇK, edhe ai që përtej oqeanit dha pare e djersë për luftën, edhe ai që këndoi dhe i dha zemër e vullnet luftës, edhe ai që shkroi vjersha, të gjithë, por tjetër gjë që nuk ka mundësi që të gjjthë të ngjehen veteranë.

7. E Aleksandër Lumezit më mirë i rrinë bërmudet sesa uniforma e drejtësisë. Kur e mori detyrën, e kam pas pa në sheshin Nënë Tereza, duke ecë me bermude e me sandalle me një gisht, menjëherë e kam pas ditë se s’ka mashkull këta që e merr seriozisht, zani s’guxon me ju ndi, jo pse tutet prej zorit, por pse ky vet ka qejf m’u tutë, ndjehet tamam në bermude me palma ????kur e thërrasin e i japin urdhëra.

Le ti japim, unë s’do të protestoj kundër tij, shkaku se ata që po protestojnë kundër tij e kanë mllefin me UÇK-në e jo me të, sepse janë ata që krahas Serbisë (dhe edhe më shumë se Serbia) kanë shkruar libra dhe aktakuza kundër UÇK-së. (Pra, aq shumë tutën prej komandantëve sa shkruajnë edhe libra kundër tyre e një qime floku s’ju mungon).

8. Mbajsha ymyd që në shtator ec Ramushi, po s’di çka po don me ndodh, mu zakonisht nuk më plotësohen dëshirat.

Sot mos i qoftë për kob më ka shti me qesh me vendimin e tij që Albena Reshitaj m’i pri Taskës së Pastrimit të Kosovës, me ldirë mirë me rranjë bërllogun tomë prej shtatorit deri në dhjetor, i poshtri i botës e kish shpall ‘Kryepastruesja e Kosovës’.

Neve femrave nuk na hiqet fshisa prej dore badihava. Na ndjek fshisa si shtriga përmas. Boll që s’po na shtin edhe mi maru vet fshisat si ktyneherë, vet i marojshin gratë t’ngratat, i prejshin pipat e lajthijave e do lloj pipash të ri të drunjve të hollë e
u marojshin fshisat e oborrit.

9. Besa një ditë dikush më tregoj se njani që ka qenë berber (mesatar, jo qaq berber zoti) u ba këshilltar i lartë politik, e unë qysh di kur du m’u ba e poshtër propozova që të bëhet zyrtar për depilim, në kuadër të divizionit për estetikë.

Se, shpesh ndodh shkojmë në punë e harrojmë llokmat n’kry ose figaron në rrymë e rrezik m’u kall shpija… Kështu kur e din Rambo e do do që e ka zyrtarin për depilim, më ndryshe, tfillohen sendet.

P.S. Derisa ne po mbajmë huj me njëri tjetrin, Durrësin e kishin ‘marrë’ serbët.
Pas 6 vjetësh abstenimi Isha nja tre dritë atje dhe më shumë degjova serbisht se shqip.

U mërzita bukur shumë, e mërzinë e adresova te hyjnitë, o Zot thashë kthejë shqiptarët në Shqipëri, dhe kështu kah u ktheva mbi 150 autobusë nga Kosova i pashë duke shkuar në Durrës.

U gëzova pastaj.

Një Shqipëri e fortë apo një shërbëtore e BE-së?!

Nga Taulant Malaj

Është kthyer tashmë në një rutinë që, sa herë partitë politike shqiptare kanë nevojë për të krijuar debat në atë se kush e do më shumë e kush më pak Shqipërinë, ndezin motorët e integrimit europian. E ndërkohë trumbetojnë me të madhe se sa e mirë është Europa, se sa shumë punojnë ata që shqiptarët të jenë sa më shpejt pjesë zyrtare e shtëpisë së madhe evropiane etj. Në fakt, ajo që thonë në televizione e media të shkruara është një megalomani e pështirë, sepse janë po ata që e kanë lënë “integrimin” të zvarritet për vite e vite.

Madje, ka nga ata që kaq shumë e duan integrimin, saqë edhe forcën politike e kanë quajtur të tillë, mbase nga reminishencat e kohës së monizmit, kur fëmijës i vihej emri i udhëheqësve, si p.sh. Marenglen (Marks, Engels, Lenin).

Por sa e duan ata vërtetë integrimin, dhe a duhet të jemi kaq të verbër pro tij?! Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian natyrisht që ka përparësitë e tij. Kryesisht ato lidhen me unifikimin e sistemit ekonomik dhe juridik me atë të BE-së. Kjo në vetvete shton shpresën se, mbase një ditë edhe ato reforma që më së shumti kanë çaluar në këtë vend do mund të kthehen në rrugën e duhur, drejt një drejtësie, ashtu siç edhe e ka emrin, apo një sistemi ekonomik të bazuar në konkurrencë të pastër, dhe jo në nënshtrimin ndaj parasë informale.

Po ashtu, të qenit anëtar i BE-së do të thotë se mundësitë e punësimit në vendet e BE-së do jenë më të larta, por duke pranuar se ata do tërheqin ata individë që posedojnë aftësitë për të cilat ka nevojë tregu i tyre i punës. Deri këtu gjithçka duket më se e pranueshme dhe për të cilën do duhej punuar fort.

Por a është BE një fushë me lule dhe çfarë merr BE-ja në këmbim të anëtarësimit të vendeve të reja? Nëse keni parasysh një klub shoqëror privat, anëtarësimi në atë klub është kundrejt një pagese vjetore, në këmbim të së cilës më së shumti merr të qenit pjesë e tij, pra një lloj stimuli apo statusi shoqëror. Sa më elitare të jetë anëtarësia e klubit, aq më e lartë është edhe pagesa për të qenë pjesë e tij. Ka nga ata që për të krijuar idenë e të qenit “dikush” shpenzojnë gati krejt të ardhurat e tyre për pagesën e anëtarësisë apo edhe arrijnë deri aty sa hyjnë në borxhe për të paguar atë, duke menduar se një ditë do arrijnë disi të rimarrin çfarë kanë shpenzuar. Por sa mund të mbajë “mashtrimi”? Shqiptarët kanë 28 vjet që rendin nga një klub në tjetrin, dhe gjithnjë e më shumë, administratorët e këtyre klubeve e kuptojnë se nuk jemi gati për to.

E megjithatë, herë pas here shtojnë kërkesë pas kërkese si ajo shprehja “tërhiq e mos e këput”. Kjo gjendja “as këtej, e as andej”, përveç administratorëve të “klubeve shoqërore elitare” të botës, u shkon për shtat më së shumti politikanëve shqiptarë, të cilët vazhdojnë të pasurohen ora-orës pa as më të voglin shqetësim dhe me bindjen e plotë se, kur të vijë momenti i anëtarësimit të plotë në BE, do mund të aplikojnë një amnisti të pasurive të tyre.

Kësisoj, shpresojnë ata, gjithçka kanë krijuar nëpërmjet mashtrimit, vjedhjes, kriminalitetit të organizuar etj., në gati 30 vjet, do mund të shndërrohet në pasuri legjitime, e aftë të konkurrojë me pasanikët e trashëguar ndër shekuj në botën perëndimore. Pra, BE do të jetë shpëtimi i tyre, por që nuk janë ende gati, sepse duan më shumë.

Ato që kanë vjedhur deri më tani nuk është mjaftueshëm. Kanë arritur deri tek brezi i 10-të, por duan më shumë… Në planin ekonomik, shqiptarët do mund të përfitojnë disa mijëra vende pune nëpër vendet e BE-së, por në këmbim do duhet të japin “jetën” e tyre, sepse ata që do rrinë në trojet shqiptare, domosdoshmërisht shumica e tyre – sepse anëtarësimi në BE nuk nënkupton merr plaçkat e shko jeto poshtë urës në Paris, Romë, Bon, Bruksel etj. – do të kthehen në konsumatorë funksionalë të produkteve e shërbimeve të kompanive nga BE-ja.

Prodhimet e tyre vendase dhe bio nuk do mund të konkurrojnë financiarisht me prodhimet jo-bio dhe shumica të ngrira të kompanive nga BE. Ekonomikisht, kompanitë e BE-së nuk do kenë interes të zhvendosin linjat e tyre të prodhimit në trojet shqiptare, sepse shqiptarët janë “krenarë” për veten e tyre dhe s’pranojnë të punojnë për pak para, edhe pse mund të përfundojnë poshtë urës nga skamja.

Së dyti, ato linja prodhimi që do krijonin punësim tashmë po mbulohen me përdorimin e linjave robotike.
Sa i qëndrueshëm është klubi “privat” shoqëror i quajtur BE?! Bashkimi Evropian, në vetvete, është bashkim vullnetar. Që të funksionojë siç duhet do duhet të ketë një bashkërendim të politikave ekonomike, sociale, të mbrojtjes dhe ato politike. Ndërsa duket se 3 të parat janë pak a shumë të bashkërenduara – pasi shoqëritë europiane kanë hequr tashmë kufijtë mes tyre duke i lënë më shumë hapësirë bashkëjetesës sociale mes popujve të tyre, dhe për sigurinë e të cilëve mendon NATO – në planin politik duket se janë shumë më të parehatshëm ne bashkëjetesën e tyre. Kohë pas kohe, sidomos kohëve të fundit me rritjen e niveleve të nacionalizmit apo radikalizmit të djathtë, qeveritë europiane duket se po krijojnë një lloj hendeku me qeverinë e përbashkët ne Bruksel.

Zërave dhe diferencave politike dalëngadalë po u shtohen edhe pasojat ekonomike. Marrëdhëniet jo të mira së fundmi mes Brukselit dhe Uashingtonit duket se nuk po u ndihmojnë krisjeve brenda Unionit. Gjithnjë e më tepër sheh se po rriten përqindjet e skeptikëve dhe kundërshtarëve të këtij unioni. Për aq kohë sa do ketë shoqëri që duan të anëtarësohen në klub, atëherë klubi do mund të ekzistojë në sajë të rregullave të kërkesë-ofertës.

Por kur kupton se do jesh mbase anëtari i fundit që anëtarësohesh para falimentimit të tij, çfarë vlere ka ai anëtarësim?! Ndërkohë, shqiptarët votues mbeten po ata që ishin; partizanë të zjarrtë të anëtarësimit në një klub, që më shumë do t’i detyrohen se sa do përfitojnë prej tij. Jo çuditërisht, ekranet e televizioneve dhe faqet e mediave të shkruara e atyre elektronike janë të mbushura me “ushtarët” e politikanëve, që nën moton e anëtarësimit në BE, mbajnë gjallë pishtarin e hajdutërisë së tyre gati 30-vjeçare. Teksa populli shqiptar endet rrugëve të mjerimit, në kërkim të kafshatës së bukës për nesër, pa e kuptuar se po u shërben me devotshmëri hajdutëve të djeshëm e të sotëm, të veshur me kostume politike.

Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash

Nga Rexhep Shahu

Jam nder kampionet perkrahes te UÇK e cila eshte vlere mbi gjithe vlerat shqiptare. Ende kumbon ne ajer betimi i UÇK kur e recitoja plot pathos ne mikrofonin e Radio Tiranes e te Radio Kukesit, betim qe as sot nuk e dine veteranet qe nuk paten rast as shans te hyjne per lufte ne Kosove. Por veteranet e 100 fishuar te UÇK jane shakaja me banale ne historine e Kosoves. A veç ju a !? Po Shiksat e Shqiperise ku luftuan, a e mundem Serbine me ane te sherbimeve sekrete te Shqiperise e me sherbimin sekret te Kosoves oficinave e odave te ndryshme…

Nuk mund te pervetesohet lufta e Amerikes dhe Nato-s per Kosoven, nuk mund te sfidohen ushtaret e huaj, nuk mund te sfidohen mijera e mijera te renet per Kosoven gjate nje shekulli, te renet qe jane shume me teper se gjithe meshkujt qe s’luftuan per Kosoven e sot shkruhen veterane, nuk mund te jesh ushtar, veteran, hero, se ke qene refugjat, emigrant. Nuk ben me ia lepi e hanger eshtrat Kosoves, nuk ben me shkel mbi varret e te reneve as mbi invalidet e braktisur as mbi luftetaret qe bene luften dhe shkuan ne shtepite e tyre, ne punet e hallet e tyre pa e brejte atdheun si mijte e shkurreve.

Ju veterane e komandata te shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar ne Kosove, kur, cfare keni cliruar, ke, cfare keni mbrojte, ke, kur, ku, si, me ke, sa keni qene, me ke jeni perplase, me sa ushtare serbe keni luftuar, me sa milice, cfare perballjesh keni patur, a ju ka pare ndokush, a din ndonje fshatar per ju, ndonje qytetar per luften qytetese qe keni bere, sa trupa u jane vra, sa serbe keni vra, po ndonje serb a shqiptar a e keni vra ne lufte balle per balle, a keni ndermend me e tregue a me e shkrue luften se ka ndodhe ne kamera kjo lufte, eshte e filmuar nga satelitet e Amerikes e gjitha kjo lufte eshte e regjistruar e gjitha neper foto.

A kini ndermend ju komandanta me e nderpre kete biznes veteranesh, ti zonja qeveri a ke ndermend me e kepute kete biznes qe te mos shemtohet qendresa shqiptare, te mos behet uje gjaku i derdhur i herojve, te mos shkoje dem dhe huptas rezistenca reale, te mos vidhet e pervetesohet ajo nga biznesi i pasluftes i atyre qe i iken luftes.

Pesha e nje lufte kurre s’kane qene veteranet e shpikur e te fallsifikuar dhe liria nuk eshte dhurate nga veteranet e vetemeruar si te tille qe gerryejne pa pushim atdheun.
Liria nuk eshte dhurate as prone shoqatash te shpifura.

Kalorësit e vonuar

Amerika e bëri të qartë sot së nuk ka ndërhyrje nga jashtë: ”Çdo marëveshje për normalizimin e marëdhënjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet te vijë nga vetë palët”. E,çartë për ata që marrin vesh, pra

Prof.dr Binak Maxharraj

Nëse Kryekalorsi për ndarjen apo ndryshim të kufinjëve Hashim Thaçi vepron diçka të kundërtë, përgjëgjësia bie mbi kokën e tij si shpata e Damokleut. Edhe,kjo çshtë e çartë.

Kësaj vere politike edhe ashtu të nxehët po i jepë zjarr edhe me shumë Kryekalorësi i vonuar Hashim Thaqi. Ai vetem për me e pa dikush ne ekranë delë për çdo ditë ,si plakat e këqija para pasqyrës,por edhe shkruan ajmalia ne FB e tij, për të lëshu ndonjë “sihariçë” pa krip te tipit te deshtuar,te çorentuar totalisht i cili ka nevojë për një kontrollë rutinë te neoropskikiatër i profilit Prof.dr Skender Boshnjakut. Kryekalorsit tonë nuk mund t’i bie n’fije së vërtët çka ai don,sot thotë diçka e nersermen i hane fjalt,thotë diçka tjetër.Ai don me e nda Kosovën,ai donë me shkembim teritoresh,ai don ndryshim të kufinjëve,etj. Të gjitha këto rrena te përditëshme Kryekalorsi i banë vetem sa për te trullos opinionin me rrenat e tij, por qellimin e ka te themra e Akilit,pra te Formimi i Asociacionit me kompetneca ekzekutive,pra thjeshte autonomi teritoriale,e cila pas disa vitevdo te shkeputej nga Kosova.dhe kështu po duket i ka premtu mikut të tij kriminel nga Serbia Aleksandër Vuçiq.

Edhe më heret, por sidomos këto ditë Kryekaloresit ne idet e tij iu bashkuan edhe disa kalorës të tjerë për të i ndihmuar në krrokatjet e tij. Këta janë Rexhep Qosaj dhe Lutfi Haziri. I pari heret shumë më heret ka ba thirrje për bashkimin e Lugines thuese së këto janë lojra femijesh. E,dijë së secili shqiptar ka nastalgji për popullin e vete qe jeton ne Luginën e Preshevës,sepse atë padrejtësishtë ne vitin 1956 e shkeputen me dhunë nga Kosova dhe ia dhanë Serbise. E kuptojë së motivet e Rexhep Qosjës jane thjeshtë te natyrës etnike.Por kalorësi tjetër Lutfi Haziri nuk po pranë duke krrokatë për bashkimin e Luginës. Motivet e tij janë thjeshtë politike,për te mbijetuar ne politikë,ashtu siç e banë edhe Kryekalorësi Hashim Thaqi për te shpetuar lekuren e tij dhe për mbijetes ne politikë, por as se si nuk është ka e kupton së politika e dijë djallëzore, shkaterruese për shtetin e Kosovës po merr fund ,po përendon njëherë e përgjithëmonë.

Por,a dinë këta kalorës të vonuar t natës se errët së Serbija nuk është ajo qe e jepë Presheven pa marrë asgjë si kundër vlerë.Për më e “dhanë” ajo Presheven, ajo e kërkon Mitrovicën.Ndryshe Serbet nuk e hanë.

A e dinë këta Kalorësit e vonuar së në Luginën e Preshevës toka e saj prodhonë vetem bar për ti ushqyer bagëtinë?!. Kaç kurgje me shumë. A e dinë këta Kalorsit e vonuar se për më e marrë Luginën e Preshevës që prodhonë vetem bar për bageti duhet më e dhanë tokën shumë fishë me vlere më te madhe së ta tokat e Luginës që prodhojnë bar?!. A e dië këta Kaloresit e natës së vonë se për Luginën duhet me e dhanë tokën me pasuri marramendëse nentokësore qe prodhonë ar, argjent, plumb e çka mos tjetër. Këtë tokë e cila prodhonë ar,argjent,plumb.. historikisht ia paten nu syrin,e patën lakmi që të gjithë qe nga Londra,Boni,Parisi e deri ne Vashington,por te cilën e patën shfrytëzuar vetem Anglezet dhe Gjermanet si pushtues.

Po,a e dinë këta Kalorësit e vonuar të natës së errët se cila është me e vlefshme:toka qe prodhonë barë për bageti apo toka qe prodhonë ar,argjent..etj. A dinë këta Kalorës se, tokës qe prodhonë arë,argjend,sot ia kanë lakmi me e pasë ne pronesi shumë shtete te botës, atehere pse na qe e kemi tokën tonë stergjyshore qe prodhonë ar e argjent të cilën Zoti i Madh na e dhuroi,këta kalorësit e natës së errët po tentojnë me ja dhanë Serbisë.

A e dinë këta kaloresit e nates se vonuar se Veriu i Kosovs është pasuri nacionale me vlëre trilonshe pa te cilat nuk ka jetë në Kosovë,sepse Trepça historikishtë ishte krenaria e Kosovës Në vitin 1992 Presidenti Rugova nen tytat e bajonetave serbe deklaroi për gazeten “Der Spigel” se më çdo kushtë nuk e japin Veriun,nuk e japim Trepçen.Kuse keta kaloresit tane kane edhe guximin te diagolojn me ta për kete çështje.Mu për këtë , sot Serbia është e çmendur me e marrë këtë pjesë të tokës tonë të bekueme.Serbia nuk ka nevojë edhe gjithë aq për teritor, sepse ajo ka boll teritor. Mendojeni Shumadin, dy herë më e madhe së Kosova gadi se nuk jeton askush, ështe e shprazet, ka mbete qyqe ne rremë, aty kety e takonë ndonje njeri te cilëve Edi Rama ,miqeve te vete Serb, po ua qonë si dhuratë nga nje nuse.

A e dinë këta Kalorësit e vonuar së Serbia e ka vetem një qellim. Asaj nuk i interesojn edhe aq shumë serbet e veriut. Ata i ka vetem për pazare dhe kusurim me keta Kaloresit tanë te nates se vonë qe nuk shohin më larg së deri te hunda e tyre. Qellimi i tyre kryesor është mos me dhanë Luginën sepse i ngushtohet kalimi ne jug, por qellimi i tyre kryesor është me e shti ne dorë këto pasuri marramendese nentokesore,me te cilat po manexhon edhe tani. Ata e kanë qellimin qe këtë ta bajnë përmes formimit te Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe ne Kosovë.

A e dinë këta kalorësit e vonuar së, këto dite do te dorezohet Drafti lidhur me kete Asociacion. Nga kush, kush e hartoi kët draftë, cili ekipë e beri këtë. Si është e mundshme që te dorëzohet Drafti ne Bruksel, kur Qeveria Harajdinaj nuk dinë asgje e cila ka qenë e obligueme ta shkruaj Draftin, pse Qeveria Harajdinaj nuk del hapatas te thotë ne stilin e tij se kush është ai”rrotë same” qe po punon pas shpines se Qeveris, a mos ka këtu dorë Kryekaloresi Hashim Thaqi i cili veq ai dinë të ia futë thikën pas shpine Kosovës.Këtu ka diçka te vertetë,sepse është po ky Hashim Thaqi i vitit 2015,kur e nenshkraoi Mareveshjen ne Bruksel me Ivica Daçiqin ne te cilën parfashihet se Asociacioni do te këtë kompetenca ekzekutive qe do te thotë Autonomi teritoriale per Serbet ne veri i cili për te cilën Mareveshje Kushtetuta e Kosovës i pati ,hiq më pak,se 23 vjrejte qe bien ndeshë me Kushtetutën.

Po si ka fytyrë e faq qe Qeveria Harajdinaj te shkojë neser ne Brukses qe te bisedoi për një Draft ne te cilin nuk ka marrë pjesë ne hartimin e tij, por ate e kanë ba kryesisht serbet. Pse Brukseli po luan këso lojra te felliqeta.Kush e autorizoi Brukselin qe te pranon nje Draft ilegal qe nuk është i Qeveris se Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet qe të ia banë te qartë Brukselit se nuk do te merrë pjesë në shqyrtimin e ketij Drafi ilegal. Nese nuk ndryshonë pas disa vitesh shumë lehte Veriu do të shkëputet nga Kosova, Ky pra është qellimi i Serbise te cilin edhe po e realizon ngadal në errësië me ndihmën e Kryekalorsit Hashim Thaqi.

Prandej,është e domosdoshme qe Kryekalorësi Hashim Thaqi te hiqet nga qafa e Kosovës, sepse është e pa përmisushem, është i rrezikshem për vendin, është i pa bëse, mashrtues, rrencë. Nese ky fare soiji i njeriut nuk hiqet deri ne vjeshtë ate duhet ta heqe gjithesesi stuhia e popullit, sepse vetem me protesta ai mund te hiqet. Këtë duhet ba sa më pare deri ne vjeshtë populli i ynë për ti penguar pazaret qe i ka ba me Serbin e për me teper për ta shpetuar Kosovën. Kosova pa te dhe pa shumë kalores tjerë do te ishte tjeter,do te merrte frymë lirshem, nuk do te trazohej për çdo ditë, do te ishte sikur Kosova të çlirohet për se dyti, sikur te shendritë dhe rrezaton një diell tjeter.

Shkëmbimi i tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë problematik

Nga Michael Rossi

Që nga viti 1945, krijimi i shteteve të reja nga ato ekzistuese tradicionalisht ka respektuar parimin e “uti possidetis”, (sa të takon sipas ligjit), i cili njeh kufijtë e rinj ndërkombëtarë nga kufijtë e njësive ekzistuese. Duke lënë në njërën anë debatin, nëse shtetësia e Kosovës kualifikohet si përmbushja e këtij parimi, pasi ishte një territor dhe jo një njësi federale brenda Jugosllavisë, përkrahësit e pavarësisë i konsiderojnë kufijtë e saj, si ato që kishte kur ishte krahinë autonome e Serbisë. Duke tërhequr një vijë të re në lumin “Ibër” dhe duke përfshirë Luginën e Preshevës në Kosovë, kjo do të përbëjë diçka krejtësisht të pashembullt në të drejtën ndërkombëtare, në epokën moderne

Kohët e fundit është folur për një shkëmbim të mundshëm territorial, e cila do të prekë zonën e banuar nga serbët në veriun e Kosovës, me Luginën e Preshevës të banuar nga Shqiptarë, si një lloj “kompromisi” midis presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi. Përsëri, e gjithë kjo duket se është pak më shumë se një deklaratë për momentin, por edhe deklaratat janë të mjaftueshme, për të rritur tensionet, në një rajon tashmë të tensionuar. Për fat të keq, bisedimet për ndarjen duket se po intensifikohen. Ditët e fundit, Presidenti serb Vuçiç ka avokuar për një lloj “delimitimi” me Kosovën. Çfarëdo që do të thotë aktualisht mbetet një mister, pasi Vuçiç është i prirur të mbajë deklarata me fjalë të paqarta dhe të ruaj sekrete për qëllimet e tij. Sido që të jetë, siç e vuri re Daniel Serwer, një eufemizëm për “ndarje”, ose thjesht një “korrigjim” të kufijve, që shkëmbejnë disa fshatra këtu për disa atje, siç u përpoq të sqarojë Wolfgang Petritsh, kjo situatë është e paqartë. Përgjatë këtyre vijave, Presidenti i Kosovës Thaçi, ka hedhur poshtë haptazi bisedimet për “ndarjen”, e cila parashikon që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, në një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Se si do të funksionojë kjo, është diçka që Thaçi duhet ta dijë.

Përveç kësaj, nga ajo që dimë për kufizimet kufitare dhe “demarkacionin” që Kosova ka bërë me Malin e Zi, lënda është shumë e diskutueshme për linjat e ashpra politike që kanë ndërprerë haptazi seancat parlamentare me gaz lotsjellës për të parandaluar diskutimin e Kosovës, duke hequr dorë nga ndonjë pjesë e territorit të saj. E gjithë kjo ka lëshuar një seri reagimesh në shtypin serb dhe kosovar duke u përpjekur të kuptoj se çfarë marrëveshje, nëse ka, janë bërë prapa dyerve të mbyllura në Bruksel, midis Vuçiçit dhe Thaçit. Fakti se Kosova, ka dështuar në formimin e Asosacionit të Komunave Serbe, që ka qenë aq vendimtar për Marrëveshjen e Brukselit për vitin 2013, mund të jetë arsye për Vuçiç-in që të përfundojë në një marrëveshje të tillë me Kosovën. Cilado qoftë arsyeja, ajo i ka lënë serbët në Kosovë të lëkundur në mënyrë të dukshme për një të ardhme, që ata duket se nuk kanë të shumë dhëna. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ka shpallur me forcë kundërshtimin ndaj ndarjes, e cila do të linte më shumë se gjashtëdhjetë për qind të njerëzve në jug të lumit Ibër (linja e ndarjes së supozuar) në Kosovë, do të përfshinte, tridhjetë deri në dyzet mijë shqiptarë etnikë nga Lugina e Preshevës. Drejtuesi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, është bërë avokati i vetëm, duke theksuar frikën dhe pasiguritë që ai dhe njerëzit e tij kanë ndaj kësaj ideje të Beogradit. Sipas tij, shumë njerëz mbeten në mëshirë të fatit dhe i braktis ata në një fat të panjohur.

Ndër shqiptarët etnikë, Hashim Thaçi rrezikon të bëhet persona “non grata”, brenda qarqeve politike dhe gazetareske, po qe se do të bëjë një marrëveshje, e cila do të shkulte Veriun e Kosovës dhe me të, çdo shpresë për të arritur ndonjëherë kontrollin e dy aseteve të rëndësishme industriale për ekonominë e dobët të Kosovës: kompleksin e Minierës së Trepçës, si dhe digat dhe hidrocentralet në Gazivode. Ndërkaq, Rusia ka njoftuar kohët e fundit gatishmërinë e saj për të mbështetur çfarëdo marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës. Shkurtimisht, ndarja, e cila gjithmonë ka qenë një opsion i mohuar nga aktorët ndërkombëtarë, tani duket se konsiderohet një alternativë e besueshme për një konflikt të ngrirë, midis Serbisë dhe një territori të kontestuar. Nëse një marrëveshje të tillë, ajo përfshin njohjen e Serbisë nga Kosova dhe hyrjen e saj të mëvonshme në Kombet e Bashkuara si një shtet “de jure”, fati i disa dhjetë mijë serbëve në Kosovë mund të duket si një çmim i vogël për të paguar për një paqe përfundimtare.

Problemi, siç e kanë mësuar tashmë, është se ndarja (ose ndërrimi i tokës, përcaktimi, delimitimi, korrigjimi i kufirit ose çfarëdo sinonim i përdorur) është problematike dhe e rrezikshme dhe duhet të refuzohet me vendosmëri nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë. Së bashku me rreziqet, ajo sjell me hapjen e “Kutisësë Pandorës”, për të paktën një duzinë entitete të ngjashme të shkëputura.

Problemet me ndarjen

Supozimi midis shumë njerëzve është se, Veriu i Kosovës mbetet pozita e fundit e madhe që Beogradi ka në rajon. Kjo nuk është tërësisht e vërtetë, pasi mungesa e ndonjë autoriteti qendror në gati dy dekada ka krijuar një grup unik të ndërmjetësve të fuqishëm, që përfshijnë forca politike dhe krerë të krimit të organizuar, që në mënyrë efektive e drejtojnë rajonin. Ata mund ta shtyjnë Beogradin, por ata kontrollojnë operacionet e përditshme dhe kanë grumbulluar pasuri dhe prestigj të mjaftueshëm për të qenë zërat e tyre dhe vendimmarrësit për të ardhmen e Veriut të Kosovës. Brenda Kosovës, rajoni merr vëmendje jo-proporcionale ndërkombëtare, që përfshin investime politike dhe ekonomike. Brenda Serbisë, rajoni do të merrte vëmendjen ndërkombëtare, për Mitrovicën veriore, një qytet i ndarë në lumin “Ibër”, duke u bërë vetëm një tjetër qytet kufitar i lënë pas dore. Cilido privilegj që po merr veriu, Kosova ka shumë mundësi të humbasë.

Së dyti, një shkëmbim hipotetik tokash në mënyrë të barabartë, nuk sjell asgjë për rajonet e banuara me popullsi shqiptare të Preshevës. Thirrjet në mesin e linjave të ashpra në Prishtinë për të aneksuar atë që quhet “Kosova Lindore”, janë të rralla, ndonjëherë, këto thirrje bëhen nga zyrtarët shqiptarë në Preshevë, të cilët si homologët e tyre serbë në veri të Kosovës, gëzojnë një status të veçantë si një pakicë e mobilizuar, e cila mund të përdorë levat e saj, për nxjerrjen e koncesioneve nga qendra politike, me idenë e kërcënimit të trazirave etnike. Nëse do të bashkoheshin me Kosovën, këto avantazhe do të zhdukeshin pasi, pa dyshim, do të detyroheshin të ishin të nënshtruar ndaj një grupi tjetër, të elitave politike dhe fraksioneve në Prishtinë. Përtej kësaj, është ende e paqartë nëse ndonjë zgjidhje e arritur me Serbinë do të garantojë statusin e Kosovës si një shtet sovran ndërkombëtar. Aktualisht, Serbia nuk ka asnjë presion të vërtetë për të zgjeruar njohjen zyrtare, e cila gjithashtu është kundërvënë nga një numër i shteteve si në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara.

Kështu, nëse ndonjë kompromis i arritur largohet nga kërkesa kritike e rëndësishme e njohjes së Kosovë, gjë që shumë mirë mund të ndodhë, nuk pritet që shqiptarët e Preshevës, që janë qytetarë të një vendi të njohur ndërkombëtarisht, t’i bashkohen një territor të kontestuar, pa shpresë për të fituar sovranitetin kushtetues.

Së treti, ndarja në mënyrë kritike rrezikon çdo të ardhme për komunitetet serbe ose trashëgiminë kulturore në Kosovën qendrore dhe jugore. Serbët në jug të “Ibrit”, janë të shpërndarë në një varg fshatrash dhe komunash të pabarabarta; më i madhi ishte qyteti i Graçanicës, i cili numëron pak më shumë se dhjetë mijë serbë dhe para vitit 1999 shërbeu si një periferi e Prishtinës. Çdo ndarje ose shkëmbim toke pakëson rëndë praninë e tyre dhe zërin politik. Me mendimin e braktisjes së Beogradit dhe me mundësinë që Prishtina të jetë edhe më pak e prirur që t’u ofrojë atyre çdo formë të autonomisë politike, shumica e serbëve do të ndjehen të detyruar të largohen. Ajo që ka mbetur do të ishte pak më shumë se një risi etnografike, e dobishme vetëm për aq sa do të lejonin zyrtarët ndërkombëtarë të vizitonin rajonin dhe të bindnin veten se Kosova mbeti një shtet multietnik.

Së katërti, ndarja minon vite të përpjekjeve nga bashkësia ndërkombëtare, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Kosova ishte parashikuar nga ndërkombëtarët për të qenë multietnike. Kjo është përsëritur në dokumente si Plani i Ahtisaarit dhe Marrëveshja e Brukselit, të cilat fuqizojnë bashkësitë serbe në një shkallë ku ata ndihen të sigurt, se sa të jetojnë në një vend tjetër. Zakonisht harrohet, se ndërkohë që ndarja e Kosovës nga Serbia mund të ketë qenë e bazuar në konfliktin e vitin 1999, por ky konflikt rrjedh nga një dëshirë e gjatë e komunitetit të saj etnik shqiptar për të bojkotuar pjesëmarrjen në të gjitha institucionet jugosllave, në mënyrë që përfundimisht të ndahen dhe të bashkohen me Shqipërinë, qysh parë vitit 1990. Shqiptarët kurrë nuk kanë parashikuar një Kosovë nën kontrollin e tyre. Serbët, trashëgimia serbe dhe pretendimet serbe ndaj territorit, ishin të gjitha të shpërfillura në kujtesën historike shqiptare. Kështu, ndërsa kundërshtarët e shtetësisë së Kosovës fajësojnë fuqitë perëndimore për fuqizimin e separatistëve, janë të njëjtat fuqi perëndimore, që kanë marrë një rol aktiv në ridizajnimin e Kosovës, për të qenë sa më gjithëpërfshirës për serbët dhe komunitetet e tjera joshqiptare.

Me fjalë të tjera, pavarësia, të cilën shqiptarët e dëshiruan gjatë do të ishte e dizajnuar, e strukturuar, e administruar dhe e definuar, si një iniciativë ndërkombëtare, do të ishte shumë ndryshe nga ajo që shqiptarët në të vërtetë parashikonin. Ndarja në mënyrë efektive anulon të gjitha këto, shtyn të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe u jep besim atyre që, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Maqedoni, do të ndodhë e njëjtë gjë. Çështja këtu është se, çdo ndërrim apo shkëmbim tokash tërheq në mënyrë efektive kufij të rinj, të cilat komuniteti ndërkombëtar nuk ka dashur t’i bëjë. Që nga viti 1945, krijimi i shteteve të reja nga ato ekzistuese tradicionalisht ka respektuar parimin e “uti possidetis”, (sa të takon sipas ligjit), i cili njeh kufijtë e rinj ndërkombëtarë nga kufijtë e njësive ekzistuese. Duke lënë në njërën anë debatin, nëse shtetësia e Kosovës kualifikohet si përmbushja e këtij parimi, pasi ishte një territor dhe jo një njësi federale brenda Jugosllavisë, përkrahësit e pavarësisë i konsiderojnë kufijtë e saj, si ato që kishte kur ishte krahinë autonome e Serbisë. Duke tërhequr një vijë të re në lumin “Ibër” dhe duke përfshirë Luginën e Preshevës në Kosovë, kjo do të përbëjë diçka krejtësisht të pashembullt në të drejtën ndërkombëtare, në epokën moderne.

Një kërcënim për stabilitetin

Aktualisht ne as nuk e dimë se çfarë është plani i Vuçiçit për “delimitim”, as nuk dimë nëse ndonjë marrëveshje e tillë do të pajtohet me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ajo që dihet është se, një bisedë e tillë rrezikon të destabilizojë një rajon, tashmë të paqëndrueshëm, që përfshin Maqedoninë dhe Bosnjën, ku grupe të etur për të rikufizuar kufijtë, do të ishin gati të përfitonin nga një precedent i ri. Ne gjithashtu e dimë se, Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur përsëri kundërshtimin e tyre ndaj çdo shkëmbimi territoresh, edhe pse ndikimi i saj në rajon nuk është më vendimtar sesa dikur. Së fundi, një numër i OJQ-ve në Serbi dhe Kosovë kanë dërguar një letër të përbashkët për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke i kërkuar asaj, që të bëjë një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës apo ndonjë shkëmbimi territoresh. E gjithë kjo duhet të jetë një shenjë e mirëpritur që thashethemet e ndarjes mund të mbeten vetëm në letër. Nëse e gjithë kjo është thjesht një mënyrë për Beogradin, që komuniteti ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar pjesë të Marrëveshjes së Brukselit që vendos komunat, apo edhe si një mënyrë për të provuar kufijtë e levave diplomatike të tyre, është një lojë e rrezikshme për tu luajtur. E njëjta vlen edhe për Kosovën, ku vitet e zvarritjes së krijimit të Asosacionit të Komunave kanë testuar durimin e mbështetësve më të afërt të Prishtinës.

Michael Rossi është Lektor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Rotgers, New Brunswick, New Jersey, si dhe Lektor pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Long Island, Brooklyn, New York City

Donald Trump mund të jetë rekrutuar si agjent nga rusët, që në vitin 1986

Nga Kreig Anger

Oleg Kalugin, ish-shefi 83-vjeçar i kundërzbulimit të KGB-së sovjetike, ka një rëndësi të veçantë këto ditë, pasi përvoja e tij e bën atë një mjeshtër të skemave, përmes së cilave ishte i aftë të zinte në kurth edhe Donald Trumpin. Operacioni filloi gjatë një udhëtimi të vitit 1978 në Çekosllovaki, jo shumë kohë pas martesës së Trumpit me Ivanën.

Të porsamartuarit, ngjallën interesin e Ministrisë Çeke të Sigurisë Shtetërore (e njohur edhe si StB). Një bashkëpunëtor i policisë sekrete, filloi të vëzhgonte Ivanën, dhe e takoi atë disa herë gjatë viteve që pasuan. Mbajtja e dosjeve për çekët që ishin larguar nga vendi, ishte proçedura standarde e operimit për StB.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, duke filluar nga viti 1979, dosjet e StB thonë se “telefonatat midis Ivanës dhe babait të saj, duhej të përgjoheshin të paktën një herë në vit”. “Edhe korrespondenca e tyre kontrollohej”. Agjenti i cili raportonte për Ivanën, përdorte emrat e koduar “Langr” dhe “Chod”.

Dosjet e StB, janë vulosur me termin “tepër sekret”, mbajnë emrat e koduar “Slusovice”, “America”, dhe “Capital”, dhe flasin për një përpjekje të vazhdueshme për të mbledhur sa më shumë informacione rreth Trumpit. “StB, mendonte se kishte shumë gjasa që agjencitë amerikane ta përdornin Ivana Trumpin. Dhe ata dëshironin ndërkohë të përdornin Trumpin për të mbledhur informacione mbi elitën e SHBA-së”- thotë Libor Svoboda, historian nga Instituti i Studimeve të Regjimeve Totalitare në Pragë.

Arkivat e StB, tregojnë gjithashtu se babai i Ivanës, Milosh Zelniçek, u monitorua nga shërbimet sekrete dhe se gjatë udhëtimit të tij 1977 në SHBA për martesën e Ivanës, iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm në një aeroport. Atij iu kërkua të bëhej bashkëpunëtor, përndryshe nuk do të lejohej të dilte jashtë vendit.

Por në vend të dhënies së materialeve komprometuese, Zelniçek mund të ketë dorëzuar thjesht informacionin më minimal të nevojshëm, për të mbajtur StB jashtë jetës së tij. Nuk dihet me saktësi se kur KGB-ja hapi një dosje për Donald Trumpin. Por për policinë sekrete çeke ishte një praktikë e zakonshme, ndarja e informacionit të klasifikuar mbi Trumpin me kolegët e KGB-së.

Është e paqartë se sa vetë Trumpi dinte mbi survejimin nga çekët, por kur Mikhail Gorbaçovi, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, u ngjit në pushtet në vitin 1985 dhe prezantoi politikat e perestrojkës (ristrukturimit) dhe glasnostit (hapjes), të cilat zbutën tensionet e Luftës së Ftohtë, Trump u “infektua” thellësisht me një rast të rëndë të rusofilisë.

Në të shkuarën, pjesëmarrja e tij në politikë kishte qenë e kufizuar në nxitjen e këshilltarit të tij Roi Kun për uljen e taksave dhe gjëra të ngjashme – ose dhënien e donacioneve politike për të përmbushur këto qëllime.

Papritmas, Trump e rishpiku veten si një pseudo-autoritet mbi armët bërthamore, dhe pretendoi se mund të luajë një rol kyç në kufizimet e armëve strategjike. Trump e trajtoi këtë çështje në një intervistë me gazetarin Ron Rozenbaum në revistën “Manhattan Inc” në nëntorin e vitit 1985, në të cilën ai mbështeti nismën për frenimin e përhapjes së armëve bërthamore. “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për mua tani” – tha ai.

Trump citoi xhaxhain e tij të ndjerë John Trump, një profesor I Universitetit MIT, i cili i shpjegoi se teknologjia bërthamore po bëhej kaq e thjeshtësuar, sa që “një ditë do të jem duke ndërtuart një bombë në bodrumin e shtëpisë tënde”. Trump artikuloi një metaforë të ngjashme në intervistën që dha për “The Washington Post” .

”Disa njerëz kanë aftësi për të negociuar. Është një art që në fakt është i lindur. E ke ose jo” Mungesa e besimit nuk ishte problemi i tij. “Mund të më duhet vetëm një orë e gjysmë për të mësuar gjithçka mbi raketat. Gjithsesi unë mendoj se e di shumicën”- tha ai.

Disa muaj më vonë, në vitin 1986, ai këmbënguli të takonte Bernard Loun, një kardiolog nga Bostoni, i mire-njohur për shpikjen e defibrilatorit, dhe ndarjen Çmimin Nobel në Mjekësi me Jevgeni Shazov, mjekun personal të Mikhail Gorbaçovit.

Pastaj Trump shtërngoi duart me mjekun rus, duke iu mburrur se i mjaftonte një orë takim me Gorbaçovin, për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Pas tërheqjes së Nobelit, Loun dhe Shazov shkuan në Moskë ku takuan Gorbaçovin, udhëheqësin e ri sovjetik. Jo shumë kohë pasi u rikthye në SHBA, Loun mori një mesazh nga Trump.

Asokohe, Loun nuk kishte dëgjuar kurrë për të, por fshehurazi shpresonte që Trump mund të kontribuonte në Fondacionin e Kërkimeve Kardiovaskulare. Ata u takuan në zyrat e Kullës Trump. “Më trego gjithçka që di për Gorbaçovin”- më tha Trump. Pas 20 minutash apo më shumë duke treguar përvojën e tij nga takimi me udhëheqësin sovjetik, Loun u ndje i poshtëruar, kur vuri re se Trump nuk po dëgjonte.

“Mendova se kishte tjetër gjë në mendje, por nuk e dija se çfarë”. “Pse doni të dini mbi të?”- e pyeti Trumpin. Ky i zbuloi planin e tij të madh. “Nëse unë kam informacion për Gorbaçovin, mund t’i kërkoj mikut tim të mirë Ronit, të më bëjë ambasador të SHBA-së në Moskë”. “Roni?”- pyeti Loun. “Ronald Reganit”- sqaroi Trump.

Pastaj ai përsëriti se brenda një ore nga takimi me Gorbaçovin, do t’i jepte fund Luftës së Ftohtë. “Më tmerroi arroganca dhe injoranca e tij mbi kompleksitetin e njërës nga çështjet më të ndërlikuara me të cilat ballafaqohen njerëzimi! Ai besonte se mund ta zgjidhte atë brenda një ore!?”- kujton ai.

Falë Gorbaçovit, “ariu” rus kishte më në fund një fytyrë miqësore, por KGB-ja jo. Ajo mbeti organizata më efektive dhe më e frikshme e mbledhjes së informacioneve në botë, me më shumë se 400.000 oficerë brenda Bashkimit Sovjetik, dhe 200.000 roje kufitare, për të mos përmendur një rrjet të madh informatorësh.

Dhe kjo nuk përfshinte edhe Drejtorinë e Parë (FCD), të ngarkuar me mbledhjen e inteligjencës së huaj. Ajo kishte rreth 12.000 oficerë dhe drejtohej nga gjenerali Vladimir Krushkov, një aparatçik komunist i linjës së ashpër, që dukej të ishte duke u notuar kundër rrymës së historisë. Nga një përmbledhje e memove të tij gjatë periudhës 1985-1984, rezulton se ai ishte thellësisht i shqetësuar se KGB-ja nuk kishte arritur të rekrutonte mjaftueshëm agjentë amerikanë.

Ai urdhëroi oficerët e tij të përpunonin jo vetëm të dyshuarit e zakonshëm majtistë, të cilët mund të kishin simpati ideologjike me sovjetikët, por edhe njerëz të ndryshëm me ndikim, si biznesmenë të shquar. Dhe kështu nisi nën orkestrimin e Krushkov, edukimi politik i Donald Trumpit në marsin e 1986-s, kur u takua me ambasadorin sovjetik në Kombet e Bashkuara Juri Dubinin dhe vajzën e tij Natalia Dubinina.

Kjo e fundit, pjesë e delegacionit sovjetik në OKB, ishte një figurë interesante, në atë që misioni sovjetik ishte gjerësisht i njohur për përfshirjen e agjentëve të KGB-së. Kur Juri Dubinin mbërriti në Nju Jork, e bija e shoqëroi fillimisht në Kullën Trump.

Mbetet e paqartë nëse ishin marrë masat paraprake, për këtë takim tejet të pazakontë midis një diplomati të lartë sovjetik dhe Trumpit. Disa muaj më vonë, Trump deklaroi:”Jam në bisedime për ndërtimin e një hoteli të madh luksoz pranë Kremlinit, në partneritet me qeverinë sovjetike”.

Më 4 korrik 1986, Trump shkoi në Moskë me Ivanën dhe dy ndihmës. Ai kontrolloi vende të ndryshme potenciale për një hotel, duke përfshirë disa zona pranë Sheshit të Kuq. Ai qëndroi në një suitë në Hotelin Kombëtar, ku Vladimir Lenini dhe gruaja e tij kishin qëndruar në vitin 1917.

E gjithë vizita u vëzhgua nga afër nga KGB-ja.

Pas udhëtimit, “The New York Times”, raportoi se Trump ishte takuar në Moskë “me udhëheqësin sovjetik, Mikhail S.Gorbaçov”. “Tema e dukshme e takimit të tyre ishte ndërtimi i mundshëm i hoteleve luksoze në Bashkimin Sovjetik nga zoti Trump. Por thirrjet e zotit Trump për çarmatimin bërthamor, ishin gjithashtu të njohura për rusët””.

Në fakt, takimi i Trump me Gorbaçovin nuk u zhvillua kurrë. Raporti, me sa duket, ishte vetëm një vetë-promovim në stilin Trumpian në një media të njohur. Për më tepër, ka shumë pyetje pa përgjigje, mbi atë se çfarë ndodhi saktësisht gjatë vizitës së Trump. Nuk është e qartë nëse Trump e kuptoi se kompania “Intourist” me të cilën po bisedonte për ndërtimin e hotelit, ishte në thelb një degë e KGB-së, puna e së cilës ishte të spiunonte turistët e profilit të lartë që vizitonin Moskën.

Oleg Kalugin, thotë se KGB-ja ishte e mirë-përgatitur mirë për përdorimin e videove seksuale për të prodhuar kompromat (materiale komprometuese). Asokohe, ishte një praktikë e përhapur punësimi i vajzave të reja, duke i përdorur at si prostituta për të kapur mat vizitorë politikanë dhe biznesmenë të huaj.

“Nuk do të habitesha nëse rusët kanë fotografi të Trumpit gjatë vizitës së tij në Rusi, apo të kontakteve intime me vajza të reja, që kontrolloheshin nga inteligjenca sovjetike”- tha ai. Më 24 korrik 1987, gati menjëherë pas kthimit të Trump nga Moska, një artikull u shfaq në “Executive Intelligence Review”, duke sugjeruar se diçka e mistershme po ndodhte mes tij dhe Kremlinit. “Sovjetikët thuhet se po kërkojnë më shumë mirësjellje, një kandidim të mundshëm presidencial nga Donald Trump, ndërtuesit të njohur nga Nju Jorku, që ka bërë pasuri përmes spekulimeve me pasuritë të paluajtshme, dhe kontrollon interesat e krimit të organizuar në këtë fushë”- thuhej në artikull.

A po përkrahin vërtet sovjetikët Trumpin për të garuar si president? A po e merrte ai në konsideratë këtë mundësi? Trump sponsorizoi disa intervista të tijat në mediat amerikane, duke kritikuar disa aspekte të politikës së jashtme të SHBA-së.

Ndërsa një artikull i botuar në “Times”, sugjeronte se Trump mund të bëhej pjesë e garës paraprake republikane në presidencialet e vitit 1988 kundër Xhorxh H.W Bush, asokohe zëvendëspresident në detyrë. Ai e mohoi zyrtarisht këtë pretendim.

Bush ishte shumë i fortë në garën për kandidatin republikane, dhe vetë Trump kishte një çështje tjetër me të cilën duhej të merrej. Trump e kishte ndjerë se anglishtja me theksin e rëndë çek të Ivanës, do të peshonte gjatë fushatës. Nuk qe një marrëdhënie e lumtur, dhe në fakt martesa e tij ishte një barrë që donte të lëshonte, përpara se t’i hynte një kandimi serioz presidencial. Megjithatë, synimi presidencial i Donald Trump ishte në proces.

Burimi: Marrë me shkurtime nga “New Republic”

Një paralajmërim i hershëm i Berzhinskit për Moskën në Ballkan

Zbigniew Brzezinski (Global Viewpoint, 1999)

Shah Moskës

Me përfundimin e luftës, nëpërmjet një blici ushtarak, rusët hyjnë në Prishtinë: 2500 parashutistë të gatshëm të lëshohen mbi qytet. Moska hedh poshtë gjithçka, por do një sektor që ta kontrollojë. Ky është programi i studiuar nga Kremlini dhe nga Beogradi. Millosheviçi reziston, Jelcini jo. Dhe të parit nuk i mbetet veçse të dorëzohet

Misteri i vërtetë dhe i pazgjidhur i krizës në Kosovë është: Pse u dorëzua Millosheviçi? Të shumta teoritë lidhur me këtë, por asnjëra vërtet bindëse. Edhe duke dashur t’i lexosh në tërësinë e tyre, nuk kuptohet se pse 79 ditët e bombardimeve ajrore kanë bërë të ngrihet flamuri i bardhë në Beograd. Analizat më të rëndësishme mund të përmblidhen kështu:

Një fitore ushtarake

Versioni i parë, fillimisht i mbështetur nga Zëdhënësi i NATO-s: Millosheviçi është dorëzuar pas eskalimit të bombardimeve të Aleancës në dëm të trupave të tij, të bëra më efikase pas ndërhyrjes së njerëzve të UÇK-së, të cilët kanë nxjerrë forcat serbe nga vendodhjet e tyre. Dobësia e kësaj teorie qëndron në vetëdijen se ushtria serbe e ka lënë Kosovën në kushte të mira, pa vuajtur kushedi se çfarë nga inkursionet ajrore të aleatëve, pavarësisht komunikatave, dhe pa pësuar humbje të konsiderueshme njerëzore apo materiale. Në një profil pastërtisht ushtarak, bombardimet kanë qenë një fiasko e vërtetë.

Një fitore strategjike

Versioni i dytë, domethënë rasti kur Zëdhënësi i NATO-s bën një hap prapa: Millosheviçi është dorëzuar prej dëmeve të pësuara prej bombardimeve ndaj infrastrukturave ekonomike serbe, dora dorës të bëra gjithnjë e më të mëdha. Edhe kjo tezë nuk qëndron, pasi bombardimet nuk e kanë minuar kurrë moralin as të popullsisë civile, as të forcave ushtarake. Përkundrazi: Milicitë serbe dukej pothuajse sikur po e prisnin momentin që NATO më së fundi do ta gjente kurajën për një sulm tokësor që të mund t’i shkaktonin, megjithëse pjesërisht, humbje të konsiderueshme aleatëve. Millosheviçi, është stërnjohur, nuk është njeri sentimental dhe aq më pak e besueshme që mjerimi ekonomik i popullit mund të ketë qenë vendimtar në dorëzimin e tij.

NATO, një armik i pamposhtur

Versioni i tretë, i hedhur në qarkullim nga Shtëpia e Bardhë: Millosheviçi është dorëzuar pasi e ka kuptuar se një sulm tokësor ishte vetëm një çështje ditësh dhe se Presidenti amerikan po bindej përditë e më shumë për domosdoshmërinë e saj. Hipotezë jo e besueshme, duke parë se kur Millosheviçi ka kapitulluar, përgatitjet për një sulm tokësor qenë akoma në një gjendje smebrionale. Dhe sidomos, pavarësisht sigurimeve të vazhdueshme të Clinton, lidershipi amerikan ishte larg nga pasja e kurajës për marrjen e përgjegjësisë së sulmi tokësor të përgjakshëm.

Një sukses politik

Versioni i katërt, i favorizuar nga Departamenti i Shtetit: Millosheviçi është dorëzuar pasi ka kuptuar se NATO, falë rakordimit të fortë diplomatk të saj, nuk do t’i pushonte bombardimet dhe se do të qëndronte khoezive deri në fund. Konsideratë ka mundësi e vërtetë, që megjithatë nuk shpjegon se pse Millosheviçi ka zgjedhur papritmas të braktisë fushën, sidomos në dritën e asaj që u tha më sipër lidhur me joefikasitetin e bombardimeve mbi trupat, mbi ekonomike dhe mbi ngurrimin amerikan për të hyrë në luftë tokësore. Një pasivitet public dhe kushtet e përgjithshme të mira të ushtrisë qenë pikat e tij të forta.

Rusia shpëton NATO-n

Versioni i pestë, i hedhur në qarkullim nga të gjithë ata që shikonin tek Rusia një aleat edhe kur, në mënyrë të qartë tregohej se nuk ishte: Millosheviçi është dorëzuar pasi më 3 qershor Rusia, pasi e ka mbështetur fuqimisht, e braktis në fatin e tij dhe zgjedh Perëndimin, duke e izoluar kështu Beogradin dhe duke e privuar faktikisht nga çdo zgjedhje alternative. Kjo analizë, e përqafuar haptazi midis të tjerëve nga Sër Michael Jackson (komandanti britanik i KFOR-it), përmban ndonjë element vërtetësie sidomos nëqoftëse lidhet me teoritë e tjera. Ama nuk hedh dritë as mbi atë se çfarë donte të fitonte Moska kur dukej se përqafonte kërkesat e aleatëve dhe kërkonte që ta bindëte liderin e Beogradit ta braktiste Kosovës, as mbi faktin se pse Millosheviçi papritmas është bërë personazh jokomod.

Përgjigja për misterin duhet gjetur në një analizë të kujdesshme kronologjike të reagimeve të Moskës ndaj krizës dhe sidomos në sjelljen dukshëm të çuditshme të Kremlinit gjatë 10 ditëve vendimtare të konfliktit, nga data 2 deri më 12 qershor. Politika ruse ndaj Kosovës mund të kuptohet më mirë në dritën e 3 fazave të mirëdalluara. E para ka qenë instinktive dhe e thellë, duke qenë se në mënyrë emotive dhe instinctive solidaritetin moskovit ndaj Millosheviçit, dënimin e sulmeve të NATO-s dhe premtimin për ta mbështetur liderin e Beogradit. Kohë përpara nisjes së bombardimeve, Duma ka bërë të ditur se do ta ndihmonte Millosheviçin në rast sulmimi. Dhe me afrimin e orës X, rusët kërkuan dënimin e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që Kryeministri Primakov tentonte të bindëte gjermanët që të mbështesnin një propozim paqeje fuqimisht në favor të Millosheviçit. Ndërkohë shtoheshin zërat për një kontigjent vullnetarësh rusë të hyrë në Serbi me urdhërin që të ndihmonin ushtrinë serbe, dhe inteligjenca perëndimore denonconte dërgimin e pajisjeve ushtarake. Për më tepër, pozicioni rus është fotografuar shkëlqyeshëm më 25 mars nga e përditëshmja moskovite “Nezavisimaya Gazeta”. “Është në interesin rus të lejojë që Shtetet Bashkuara dhe NATO-ja, bashkë me aleatët e tyre të çmendur të të Europës Lindore e Perëndimore të shkojnë përpara me luftën në Ballkan dhe të ngecin aty. Ka nisur rënia e perandorisë amerikane”, por kur Kremlini kupton se fronti europian do të qëndrojë kompakt, atëhere ja ku skenari ndryshon dhe kalohet në fazën e dytë.

Rusia fillon të lëvizë dhe për të mos mbetur e përjashtuar nga vendimet perëndimore. Këtë e bën gjatë konsultimeve të Ministrave të Jashtëm të G-8. Chernomyrdin, ish Kryeministër, luan një rol të dorës së parë në tentativën për ta bindur NATO-n të drejtohet nga një zgjidhje politike në shkëmbim të zbutjes ruse. Në fund të majit hyn në skeenë edhe Presidenti finlandez Martti Akhtisaari, që drejton bisedimet në emër të G-8. Ndërkohë, Chernomyrdin takohet veçmas më liderin e Beogradit, ndërsa deklarimet zyrtare moskovite bëhen gjithnjë e më të ashpra. Më 26 maj Chernomyrdin boton në “The Ëashington Post” një editorial histerik, në të cilin shkruan se “Shtetet e Bashkuara e kanë humbur të drejtën morale që të jenë lideri i demokracisë botërore në dritën e bombardimeve që varrosin lirinë dhe demokracinë në Jugosllavi” dhe kërkon që Beogradi të dëmshpërblehet për të shmangir që Jelcini të ngrijë marrëdhëniet diplomatike midis rusëve dhe amerikanë deri në përfundim të bombardimeve. Të nesërmen takohet me Millosheviçin. Nga ai moment, në harkun e pak ditëve, politika ruse hyn në fazën e tretë.

Dy ditë pas daljes shpërthyese të Chernomyrdin, bëhet e njohur se diskutimi i tij me Millosheviçin ka qenë mjaft i frutshëm. Më 2 qershor, emisionet e lajmeve ruse deklarojnë se Akhtisaari dhe ish Kryeministri “i kanë paraqitur Beogradit jo një, por dy plane” dhe se “Moska e konsideron mundësoinë e një ndarjeje virtuale të Kosovës”, me një “kontigjent rus” të gatshëm që të kontrollojë verilindjen e Kosovës. 24 orë më vonë, më 3 qershor, Millosheviçi e pranon propozimin e NATO-s për tërheqjen e trupave nga Kosova, ndërsa Chernomyrdin deklaron në televizionin shtetëror rus se “me kërkesën jugosllave, edhe Rusia do të marrë pjesë në operacionin paqeruajtës”. Mëkat që ngjarjet i shpëtojnë nga dora. Më 4 qershor, ministrat rusë e Jashtëm dhe të Mbrojtjes e sigurojnë Dumën se Jugosllavia nuk du të tradhëtohet. Më 5 qershor, rusët nuk paraqiten në takimin e parë të mbajtur midis oficerëve serbë dhe atyre të NATO-s për të studiuar detajet e tërheqjes brenda një jave. Midis 5 dhe 7 qershorit, traktativat ndërpriten dhe më 10 qershor NATO shprehet në favor të një shtyjeje.

Po atë ditë, një kontigjent ushtarak rus lë vendodhjen e tij në Bosnje dhe, në marrëveshje me Serbinë, niset me shpejtësi drejt Kosovës. Kjo ndërkohë që qeveria ruse siguron Zëvendëspresidentin amerikan se trupat ruse nuk do të futen në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i beson dhe bllokon planin e komandantit të NATO-s për një sulm preventiv në Prishtinë. Në orën 1 e 30 të natës, rusët hyjnë në Prishtinë dhe, me ndihmën serbe, pushtojnë aeroportin dhe u ndalojnë hyrjen forcave të NATO-s. (Burime të inteligjencës pohojnë se rusët kanë mundur të mbështeten mbi një pajim ushtarak të dhënë nga serbët). Një kronohistori e detajuar e e këtij blici ushtarak është botuar më 14 qershor nga “Moskovsky Komsomolets”, që zbulon sesi qysh më 12 qershor një kontigjent prej 2500 parashutistësh ishte i gatshëm që të lëshohej mbi Prishtinë, ndërkohë “që tashmë ishte vendosur që Rusia të kishte një sektorin e saj” në Kosovë. Dhe në rast se Hungaria do t’ia ndalonte përdorimin e hapësirës së saj ajrore, atëhere Bullgaria do t’ia lejonte kalimin, duke i dhënë kështu jetë një korridori që lidhte drejtpërsëdrejti Rusinë me Kosovën. Domethënë, ndarja e territorit ishte caktuar tashmë në mënyrë unilaterale, i pëlqente ose jo NATO-s. I ndryshëm versioni i Kremlinit, që e hedh poshtë të ketë kërkuar lejen bullgare, përveçse rumune dhe hungareze, për të hyrë në fly zone respektive. Aq sa ta ndërpresë operacionin nga frika e rrëzimit të ndonjë avionic. Ndërkohë forcat serbe, tashmë në rrugën ë tërheqjes, e shmangin një mbështetje të hapur ndaj rusëve për të shmangur një rifillim të bombardimeve.

Gjatë një jave të tërë, Moska vazhdon të pretendojë një sector të sajin. Deri kur, më 18 qershor, pranon me gjysmë zemre që t’i shpërndajë trupat e saj në zonat e kontrolluara nga francezët, amerikanët dhe gjermanët. Operacione që të lënë të kuptosh mjaft mirë sesi dorëzimi i Millosheviçit nuk është gjë tjetër përveçse ana tjetër e medaljes e një manovre të dakordësuar midis Beogradit dhe Moskës. Po, pasi sapo kupton se nuk mund ta përçajë Aleancën, Moska vendos që të “shitet” si ndërmjetëse për Perëndimin, duke biseduar në realitet me Beogradin qysh nga fillimi. Ideja ishte ajo që të bindëte NATO-n se zgjidhja e drejtë ishte dhënia Serbisë e zonës verilindore të Kosovës, natyrisht nën kontrollin e Moskës. Një zgjidhje që do t’i jepte edhe vlerë e prestigj veprimit diplomatik rus. Por projekti ka kapitulluar pasi 3 vende të vogla europiane kanë pasur mirësinë që të mos i besojnë Moskës, ndërsa NATO nuk ka dashur të lëshojë lidhur me një sektor të kontrolluar ekskluzivisht nga rusët.

Në dritën e këtyre rrethanave, mund të thuhet se aleanca e dyfishtë serbo – ruse ka dështuar. Ndërkohë që Clinton ka luksin ta falenderojë publikisht Kremlinin për bashkëpunimin e tij.

Çfarë kulaçi po përgadit Hashim Thaçi?

Nga Dedë Preqi

Kështu do të arrijmë deri te shteti “modern” i Kosovës, që sipas kryetarit Hashim Thaçi, duke kërkuar korigjimin e kufirit me Serbinë, ky shtet sipas kësaj logjike dhe ideje do të humb më shumë se ç’mendohet, nëse bënë pazare politike me tokat e veta.

Një politikë e tillë e z.Hashim Thaçi, do e quajmë edhe “çull politik” në mes Thaçit dhe politikës së Beogradit, në të cilin shto ujë e shto miell me palën serbe, do e kuptojë sëcili se çfarë do i del shija, dhe përshtypjae kësaj politike brenda këtij qullipo zihët dhe fshihët diçka e rrezikshme për Kosovën.

Kjo do ishte një krizë serioze politike për Kosovën dhe qytetarët e saj, kur edhe kryetari i vendit me vetëdije po i prinë kësaj krize. Në këtë mënyrë, fati i këtij populli po ecëndhe rrëshqet mbi rrotat e qerrës së thyer, dhe për gjitha mundësitë e shkatërrimit të këtij shteti, që po i prinë Hashimi, duke e prerë shiritin e dështimit pa hyrë në betejë fare.

Edhe Amerika, dhe shumë shtete të perëndimit, janë kundër kësaj ideje, që të korigjohen kufinjtë e Ballkanit, në këtë rast kundër korigjimit të kufirit Kosovë-Serbi, sepse një lojë e tillë do e ndez barutin në gjithë rajonin, që do të ishte shumë vështirë të caktosh një përgjigje tjetër, përveq një shpërthimi të ndonjë konflikti, apo lufte të pa nevojshme.

Ky rrezik mund të rritet në përpjestim me masën e pa pajtuar të rajonit dhe pikërisht për këtë gjë duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të ndodhë ndonjë befasi e frikshme, që i tërë Ballkani perëndimor do e merrte një dozë të tharmit, e cila do ta fryente situatën, deri te ndonjë shpërthim i fuqishëm dhe i dhimbshëmnë veqanti edhe për Kosovën, e cila i ka akoma të freskëta kufomat e veta të luftës së fundit dhe një pjesë të tyre të pa gjetura.

Athua vallëHashim Thaçi, është mbreti i Kosovës, i cili ka dorëza të bëjë çka të dojë me këtë popull të lodhur deri në shpirt dhe të bëjë çka të dojë me shtetin e Kosovës, dhe sipas kësaj logjike ky vend do mvaret nga ky njeri dhe njerëzit e tij, dhe në favor të shtetit të Serbisë, sikur do ta shpërblejnë me një çmim të lartë, dhe ajo që do ia vëjë kulmin, është zonja F.Mogerini, e cila do ia propozoi edhe Nobelin, z.Hashim Thaçi?

Sëcili që mendon se është një protagonist i veqantë, në fund të fundit nuk eshtë i dobishëm për shoqërinë dhe rrethin e vet shoqëror, për popullin e vet dhe shtetin, por vetëm do ta ketë një zotërim të përkohshëm, që sëcili do ia huq, edhe nëse e konsiderojnë vetën Hitlera, Millosha, apo Envera, një ditë duhet të japin llogari para atdheut dhe popullit të vet!

Virtyti mbi të gjitha do të jetë serioziteti, pasi kështu e kërkon e vërteta dhe e drejta njerëzore, në këtë rast edhe qytetarët kosovarë, të cilët janë njerëzit më të fortë, ose më të merituarit e këtij njerëzimi, duke qëndruar përballë çdo lloj fantazme dhe çdo lloj nënçmimi e tradhëtie…

Flitët për të drejta njerëzore por kjo nuk shikohet realisht fare, vetëm ka një lëvizje rrotull kësaj çështje, të cilën e përdorin për qëllime tjera, ashtu do të ishte edhe me të drejtat e popullit kosovar, fatkeqësisht është një lojë e turpshme, duke e ndrydhur këtë kategori të njerëzimit, kur është e mundshme zgjidhja e problemeve të këtij populli prej vetë Evropës.

Zanafilla e rrezikut të shtetit të Kosovës ka filluar më herët, por ajo që e përbënë thëmelin e procesëve të këtij fenomeni si formë e veqantë ka lidhje me vetë njerëzit e këtij trolli, të cilët në këtë rast do të ishin të paguar, përndryshe do quheshin tradhëtar të këtij populli dhe këtij vendi, që punojnë për dikënd tjetër dhe kundra vendit e popullit të vet.

Domëthënja bazë e shkakësisë, sipas sëcilës asgjë nuk ndodh pa një shkak të theksuar dhe i qëllimit final, apo sipas të cilit edhe iniciativat e Thaçit dhe formave të organizimit të tij, jo vetëm në këtë rast, por edhe shumë iniciativave të tjera, do e merr po atë formë të njëjtë të projektimit, që ky realitet, a do mundet të përputhët me natyrën që do ta modefikojë realitetin e gjërave dhe kushtet e marrëdhënieve të ndërsjella në mes Kosovës dhe Serbisë, kurrsesi jo, sepse Serbia është dhelpër dhe agjente e çdo plani që përgaditët përballë saj.

Nga ana e tjetër, filozofia e Thaçit dhe këmbëngulësia e tij në korigjimin e kufirit me Sebinë, edhe nësenënkupton mundësi riparimi e kompletimi të historisë,kush garanton se nuk do të shpalosen edhe shumë rrjedha të tjera shpërthimi në rajon dhe gjetiu, të cilat flijnë ndër shekuj dhe ndër palët e historisë.

Kulaqi të cilin po e përgadit Hashim Thaçi, nuk është i pjekur mirë dhe ka më shumë tharmë se brum, ka më shumë toksina se shije, dhe cili do që da ta provojë, do të ketë pasoja të pa shërueshme. Hashim Thaçi dhe cili do tjetër, duhet ta bëjë një matematikë të thjeshtë, a mundet Kosova ti përballoj edhe ndonjë konflikti, apo lufte të mundshme pa Ushtri të vetën?

NATO-ja, Amerika dhe aleatët e saj nuk kanë mundësi gjithherë të na bëjnë roje, dhe të na mësojnë se si të ndërtojmë shtetin tonë dhe të na mbrojnë në çdo hap. Klintoni, Bleri, Olbrajt, tani më janë mplakur. Miqtë e presidentit historik të dr.Rugovës, i kemi përbuzur dhe i kemi zhgënjyer të gjithë!

Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe tavolina suedeze

Nga Bejtush Isufi

Nga ajo që përcjell shtypi lidhur nga procesverbalet e Ekipit manaxhues për formimin e Asociacionit, duket se ky ekip e ka barazuar Kosovën me tryezën suedeze, merr çfarë të pëlqen.

Kuptohet se kjo nuk do të jetë e mundur pa e mohuar drejtpërdrejtë ekzistimin e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës, sepse secili shtet për të funksionuar duhet të ketë mekanizma të vendimmarrjes e jo të bllokohet me pengesa të pakalueshme, sepse kjo dëmton interesat e shumicës prandaj çdo përpjekje për të “kryqëzuar” Kosovën në një pozicion të tillë duhet të kundërshtohet hapur dhe pa hezitime, pavarësisht prej nga do të vijnë propozime të tilla.

Rasti i Marrëveshjesh së Dejtonit për Bosnjën është shembull aq bindës dhe para hundëve tona, andaj nuk do të duhej të kishte nevojë që askujt ti jepen argumente tjera.

Të drejtat e bashkësisë serbe duhet të korrespondojnë me të drejtat e bashkësive tjera etnike në Evropë, sepse duke e thelluar “Sui generisin”-in, tash në përpjekje për të arsyetuar zgjidhje përtej Planit të Ahtisarit, nuk arrihet askund tjetër përpos në gjenerimin e problemeve dhe konfrontime të reja, të cilat assesi nuk do të mund të mbeten të mbyllura vetëm brenda Kosovës.

Në të vërtetë besoj se është plotësisht e qartë se nuk kemi të bëjmë me shqetësimet për të drejta qytetare apo politike të pjesëtarëve të pakicave, sepse po të ishte kështu nuk do të mund të flitej me emër të përveçëm, pra vetëm njërin prej tyre, por për përpjekjet që të zgjidhet statusi i të gjitha komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Përkundrazi, tani nuk kemi të bëjmë me këtë kompleks të të drejtave, por me përpjekjet që të akomodohen interesat e shtetit serb në Kosovë, duke e kamufluar këtë (paketuar) sa më mirë me gjoja deficitin e të drejtave të bashkësisë serbe në Kosovë, e cila për fat të keç tani e mbërthyer nga Serbia si “ çështje shtetërore” është shndërruar në një instrument politik të shtetit serb, për të shëruar komplekset e së kaluarës dhe për të ushqyer apetitet shtet- mëdha të së ardhmes.

Zgjidhjet mund të jenë politike vetëm nëse janë edhe juridike, sepse e kundërta nuk mund të jetë kurrfarë zgjidhjeje e më së paku zgjidhje politike.

Ndarja Kosovë-Serbi mund të shkaktojë konflikte të reja në Ballkan

Nga Vesko Garceviç

Vitin e kaluar, republikania e SHBA e cila është akuzuar se është “kongresmenia e preferuar e Putinit”, Dana Rohrabacher, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë duke i kërkuar lidershipit serb të marrë në konsideratë shkëmbimin e territoreve me Kosovën. Në atë moment, dukej si një shaka e keqe e bërë nga dikush që nuk e kuptonte historinë dhe kompleksitetin e Ballkanit. Edhe pse propozimi i Rohrabacherit u dënua nga politikanët anembanë rajonit, kjo kongresmene e diskutueshëm bëri publike atë që shumë në Beograd (dhe ndoshta në Prishtinë) kanë në mendje.

Sot, propozimi i Rohrabacherit po i afrohet bërjes realitet. Faza për të është bërë thuajse gati dhe negociatat e reja mbi “të ardhmen e Kosovës” duken pothuajse të pashmangshme. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëshiron një marrëveshje historike me Kosovën. Partneri i tij në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, presidenti Hashim Thaçi, nuk është aq i sinqertë, por ai kurrë nuk ka kundërshtuar plotësisht idenë e ripërcaktimit të kufijve.

Projekt statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, që do të përfaqësojë interesin e serbëve në Kosovë – një armë e fuqishme politike në duart e Beogradit ose “makthi i Prishtinës” siç e quajnë disa – ka gjasa të përfundojë deri në gusht. Shumë janë të shqetësuar se negociatat mbi statusin e shumëpritur do të shërbejnë si një prelud për rregullimin e një shkëmbimi territorial.

Nuk është çudi që presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, i pëlqen plani, pasi ai kërkon një mundësi më të madhe për vete. Ish-bashkëpunëtorët e fushatës së presidentit Donald Trump, Jason Osborne dhe Mike Rubine, janë punësuar kohët e fundit si lobistë për Dodikun. Detyra e tyre është të ndihmojnë Dodikun të krijojë, nëse është e mundur, mbështetje në Uashington për planet e tij për të ndarë “zonën e tij elektorale” nga Bosnja dhe Hercegovina.

Mund të jetë më e realizueshme nëse plani i ri i Kosovës funksionon. Të dy ata ndihmuan në organizimin e takimeve për kryeministren e Republikës Srpska Zeljka Cvijanoviç gjatë vizitës së saj në Uashington disa javë më parë, përfshirë takime me kongresmenen Rohrabacher dhe ish-shefin e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon. Një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që do të mundësojë ëndrrat e vjetra të Serbisë së Madhe apo të Shqipërisë së Madhe, por edhe do të provokonte një reaksion zinxhir në të gjithë rajonin. Republika Srpska është vetëm një nga dhjetëra pikat e problemeve rajonale. Nuk është e nevojshme të jesh i urtë për të kuptuar se tregtitë e mundshme territoriale janë një rrugë për një paqëndrueshmëri të gjatë në rajon dhe se kjo mund të shkaktojë pasoja katastrofike.

I ngarkuar me një sërë çështjesh të pazgjidhura dypalëshe, ende me shenja nga gjakderdhja e viteve 1990 dhe pa dëshirë për t’u përballur me fantazmat e së kaluarës së tij, rajoni mund të zbresë lehtësisht në një konfrontim të plotë. Fakti që politikanët në Ballkan më mirë do të rivizatonin kufijtë sesa të ndryshonin politikat e tyre nuk është befasi. Ajo që vjen si surprizë është qëndrimi i butë i zyrtarëve nga Perëndimi për këtë ide. Ndryshimi në mjedisin politik në Europë dhe marrëdhëniet e me shenja midis Europës dhe SHBA-së i kanë bërë politikanët nga Ballkani të besojnë se tani është koha për t’i bërë planet e tyre realitet. E gjendur midis sfidave strukturore të tilla si Brexit ose rregulloret e reja financiare të MiFID-it dhe sfidat e sigurisë siç janë situata Ukrainë-Rusi, kriza e emigrantëve, Lindja e Mesme apo rajoni i Sahelit në Afrikë, ku Franca ka sugjeruar krijimin e një force të përbashkët ushtarake europiane, BE-ja po lufton për të ruajtur unitetin e saj.

Kriza e emigrantëve është shembulli më i qartë i paaftësisë së BE-së për të rënë dakord mbi një politikë të përbashkët në një fushë të prekshme që përfshin çështjet e migracionit, sigurisë dhe çështjeve relevante për identitetin kulturor dhe kombëtar. Kështu pothuajse çdo ditë, anijet e shpëtimit në Mesdhe duhet të presin që një shtet anëtar i BE-së të tregojë mëshirë dhe të pranojë një grup të ri emigrantësh. Për më tepër, rritja e nacionalizmit dhe popullariteti i lëvizjeve të ekstremit të djathtë në Europë dhe në SHBA kanë sjellë përsëri ideologjinë e “gjakut dhe tokës”. Kjo rezonon ndjeshëm me nacionalizmin e Ballkanit. Marrëdhëniet SHBA-BE janë të dëshpëruara. Mosmarrëveshjet me administratën aktuale amerikane dhe një luftë e vazhdueshme tarifash me SHBA-në janë gjëja e fundit që i duhet Brukselit në këtë moment. Kjo shoqërohet me mosangazhimin gjithnjë e më të madh të Uashingtonit në rajonet me rëndësi gjeopolitike periferike për SHBA-në, gjë që është frymëzuese për liderët lokalë dhe ambiciet e tyre maksimale. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor është shumë larg në listën e prioriteteve të BE-së.

Ata janë larg vëmendjes së Uashingtonit. Një situatë ideale për ata që dëshirojnë të rishikojnë kufijtë dhe historinë. Presidenti Vuçiç mund të ndihet i inkurajuar nga një BE e vakët me mosmarrëveshjet e saj me SHBA-në dhe me deklaratat diplomatike konfuze që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Këto reagime të parrezikshme ndaj idesë së ndarjes konfirmojnë se Perëndimi ka çështje të tjera më të rëndësishme për të trajtuar dhe nuk ka mjaftueshëm kohë për rajonin. Fillimisht, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, hezitoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejt nëse SHBA-ja përjashton ndarjen si një zgjidhje të bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh se rajoni është shumë poshtë në agjendën e Departamentit të Shtetit, ai mund të ketë pasur një problem me (mungesën) e udhëzimeve nga qendra e tij.

Pjesa më shqetësuese është paqartësia që vjen nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini. Në një deklaratë të fundit publike, zyra e saj bëri të qartë se “palët (Serbia dhe Kosova) po përcaktojnë terrenin për një pajtim me pëlqim të ndërsjellët”. Njësoj si paralajmërimi “Miranda” që policia amerikane u jep njerëzve që arreston, gjithçka që një zyrtar i huaj thotë mund dhe do të përdoret nga vendasit për qëllimet e tyre. “Pëlqimi i ndërsjellët”, për shembull, është një term i gjerë që mund të interpretohet sipas interesit të secilit. Kur ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, bëri thirrje për “një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, Vuçiç mund të imagjinonte një zgjidhje “të favorshme”, siç e përshkroi presidenti serb ndarjen e mundshme të Kosovës. Dykuptimësia diplomatike konstruktive nuk funksionon mirë në rajonin tonë. Në të njëjtën kohë, ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, nuk e ka problem dykuptimësinë, duke thënë se nëse “kjo është ajo që dëshiron Serbia, Rusia e mbështet ndarjen e Kosovës”. Kjo është arsyeja pse disa shoqata qytetare dhe OJQ nga Serbia dhe Kosova i bënë thirrje BE-së që të reagojë kundër ndonjë ideje për ndarjen e Kosovës. Arsyeja për shqetësim vjen nga propozimet në të cilat unë mund të dalloj të njëjtin model ideologjik dhe narrativë që shkaktoi luftën në Jugosllavi. Ata që nuk mësojnë nga historia janë të destinuar ta përsërisin atë.

Një sinjal i mirë erdhi nga kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila konfirmoi paprekshmërinë e kufijve në Ballkan dhe hodhi poshtë çdo shkëmbim të mundshëm të territoreve. Një mesazh i këtij lloji vjen fiks në kohë dhe është i rëndësishëm, por rajoni ka nevojë për më shumë sesa fjalë. Ai ka nevojë për mbështetje të prekshme politike dhe një perspektivë të ringjallur të BE-së.

Anëtarët kryesorë të BE-së, me Gjermaninë që mban përgjegjësi të veçantë, duhet të rrisin angazhimin e tyre në rajon dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese.