Tronditja e shekullit, presidenti i një shteti të akuzohet për vrasje të veprimtarëve të çështjes kombëtare!

Nga Nehat Shaqiri

Kosova, që nga koha e luftës është përballur me shumë ngjarje të rënda, vrasje makabre, ku njerëzit më të devotshëm të saj u vranë nga tyta e tradhtarëve, të cilët me mburrje dhanë urdhra për vrasjet e tyre.
Tradhtarët shqiptarë, gjetën kohën edhe në luftë për të punuar kundër interesave tona dhe në dobi të armikut.

Atë që nuk e bëri armiku e bëri dora shqiptare!

Gjatë luftës, janë hedhur shumë hipoteza se disa prej komandantëve shqiptar, të cilët u vranë në luftë, u vranë pikërisht nga dora shqiptare ose në ndonjë pritë të përgatitur mirë nga shqiptarët. Kështu ndodhi me Zahir Pajazitin, i cili u vra në Vushtrri, ku ra në pritë, por thuhet se informatori ishte shqiptar.

Vrasje të tilla ndodhen dhjetëra sosh. U vra edhe Ilir Konushevci, Sali Çeku, ministri dhe koloneli Ahmet Krasniqi në Tiranë… për të vazhduar me pas me vrasjet makabre të pasluftës, të cilat u kryen si nëpër filma aksion.

Vrasësit nuk pyeten fare se me kë ishin shënjestrat e tyre. Disa prej tyre u vranë në pragun e shtëpisë, e disa qëlluan edhe me familjet e tyre.

Vrasjet e pasluftës si për çudi, nuk u zbuluan.

Edhe pse e kishim Shërbimin Informator të Kosovës, SHIK, vrasjet mbetën akoma enigmatike. E pikërisht ndaj SHIK-ut filluan akuza të rënda. Këta u akuzuan nga deputetët e Republikës së Kosovës, dhe ish anëtarët e saj, si Nazim Bllaca dhe Naim Miftari se kanë vet gisht në vrasjet politike.

Pas luftës u vranë figurat më të ndritura të LDK-së dhe atdhedashësit më të mëdhenj të kombit shqiptar: Enver Maloku, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafa, e dhjetëra personalitete të ndritshme.

Së fundi, po akuzohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se ka gisht në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqi dhe shumë personaliteteve tjera.

Këto akuza i bëri ish deputeti i Kosovës, Gani Geci, i cili ishte cak i sulmeve, e që vetëm fati deshi që ai të jetë ende është gjallë. Geci ka shumë për të thënë.

Geci, i cili ishte edhe krah i djathtë i Ibrahim Rugovs duke qëndruar besnik në frymen rugoviane, ka shpëtuar disa herë prej atentateve të ndryshme të kryera ndaj tij prej kundërshtarëve më të rrezikshëm, që disa prej tyre sot vazhdojnë të jenë pjesë e politikës.

Dyshimet asnjëherë nuk kanë munguar, se kundërshtarët politik të dr. Ibrahim Rugovës ishin edhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.

E kjo po dëshmohet edhe dita ditës, duke mos u zbardhuar asnjë vrasje e kryer pasluftës.

Dëshmitë që po dalin në dritë, janë dëshmitë më tronditëse nëse në një shtet të ri, akuzohet për vrasje presidenti i vendit.

Çka mund të ju themi fëmijëve tanë, se në krye të shteti kemi njerëz të akuzuar për vrasje, e këto vrasje nuk ishin çfarëdo, ishin figurat kryesore që kontribuuan me vite për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Për ironi, sot në krye të këtij shtetit janë të akuzuarit për vrasjet e tyre!

Tronditje e madhe është për shqiptarët dhe gjithë kombin shqiptar, që një president, kryetar kuvendi apo dhjetëra deputet të Kosovës, të akuzohen për vrasje.

Në një shoqëri evropiane, urdhërdhënësit dhe kriminelët e kanë vendin në burg, ndërsa tek ne është e kundërta, këta udhëheqin me shtetin i cili u çlirua me gjak.

Kjo që po ndodh tek ne, mund ta quajmë tronditje të shekullit, pasi askund në botë nuk ka president që akuzohet për vrasje të veprimtarëve të çështjes kombëtare.

Mos e takso t’ardhmen

Nga Zef Zefi

Thonë se një ditë William Gladestone, atëherë i ngarkuari më i lartë i mbretëreshës Viktoria me detyrën e kancelarit të ekonomisë, financave, tregut e thesarit, viziton laboratorët e Michael Faraday. Legjenda thotë se nëpunësi i lartë i mbretëreshës, duke parë me habi përqëndrimin e gjeniut në punët e tija të pakuptimta për të, i bën një pyetje idiote: “…e çuditshme, po çfarë dreqin shërbejnë gjithë këto rrakuke?”

“Tani për tani nuk e di as unë sër, po ajo që di me siguri është se një ditë, ju do t’i vini një taksë të majme sipër,” – ishte pëgjigja flakë për flakë e tjetrit.

Pak vite më vonë Faraday do të bënte që të fikeshin një herë e përgjithmonë, qirinjtë dhe kandilat e ndriçimit të Anglisë e mbarë botës. Shkencëtari përveç se njohës i mekanizmit të ndriçimit, të magnetizmit, dhe punëve të çuditshme të shkencës, paskësh qënë po aq njohës edhe i mekanizmit të taksave sa dhe nëpunësi i lartë i Mbretëreshës.

Mbas më pak se pesë vitesh, ish-opozitari dhe vizionari i sloganit idiot “rrugët e askundit” bërtiste sa i skuqeshin veshët, se këto lodra të Saliut nuk i vlejnë askujt.

E njejta britmë kundër dixhitalizimit, kundër TAP, kundër NATO, kundër liberalizimit të vizave, kundër autostradave të Jugut dhe gjithë urbanizimit, madje edhe kur Presidenti i SHBA që po jepte njoftimin historik të Pavarësisë së Kosovës, ai u mor me orën e tij të dorës. Tani kthehet tek Rruga e Kombit, dhe po aq idiot sa kur ishte në opozitë, dhe pa u tharë kuintalët e pështymës se Ruçit, Ballës e top-braçeve, udhëtarit i cili e ka paguar një herë këtë rrugë,(sipas tij shumë shtrenjt) i kërkon edhe ditën e punës ta dorëzojnë në xhepin e qeverisë se tij të babëzitur.

Sigurisht çdo krahasim çalon, ruajna zot, personazhet e rrugëve dhe qeverive tona. Po ajo që mbetet prej gjeniut, përveç dritës dhe magnetizmit mbi të cilin sot vrapojnë super-trenat modernë, është dhe këshilla lakonike, të cilën supernëpunësi perandorak i shekullit të XIX Gladestone me sa thonë, s’e harroi kurrë: “Mos e takso të ardhmen…!

Në vend të përkujtimit/ Nesër kanë me t’vra për të dytën herë, Bac!

Nga Fahredin Spahija

Po bahen 20 vjet që prej se ta zunë pritën t’paguemit e faqezive shqiptarë e ta morrën jetën me tre plumba pashpirtshën dhe pa i pasë borxh askujtë, Bac!

Nesër, po thonë, se kanë me t’pru n’Kosovën e andrrave tua çlirimtare dhe për Ty dojnë me ba një Akademi Përkujtimore, Homazh në hapsinat e Kuvendit dhe rivarrim tek vorret e dëshmorëve në Prishtinë, e unë s’kam me mujtë me kanë i pranishëm n’asnjanën prej tyne!

S’kam me mujtë jo pse s’kam mund’si por s’kam me mujtë pse nuk du me pranu me kanë në të njejtin vend ku do t’jenë edhe porositsat e vrasjes tanë, Bac.

Ata kanë me kanë aty e me u shtihu se nuk dinë sen për vrasjen tande e kanë me t’ba homazh e pse jo me ta gjue edhe një grusht dhé n’vorrin tand të dytë.
Nesër, du me u ba që asgja e rëndësishme nuk po ndodhë n’Prishtinën e zymtueme. Du me e mashtru veten me gjana krejt t’parandësishme që mos me e mbajtë mendjen të rivarrimi Yt, Bac.

E kur t’fillon me u harru kjo ngjarje qysh harrohen nga ky popull krejt ngjarjet e dhimbshme, kam me t’vizitu një ditë e me qëndru pak pranë teje sa me ta ba me dije që dhimbja e malli për ty nuk ashtë zbehë asnjë trohë prej natës së 21 shtatorit të vitit 1998, kur morra lajmin se shqiptarët e farës së keqe, t’kishin qëllu me tre plumba e kishin lanë pa jetë shtatin tënd të gjatë e të hajthëm në një nga rrugicat e err’ta të Tiranës…

(Fotografia me Ahmet Krasniqin është realizu në mars të vitit 1998 në shtëpinë time në Au të Cyrihut në kohën kur së bashku po bënim dokumentet e para të Ministrisë së Mbrojtjes…)

A është Ibrahim Kelmendi mësues i Hashim Thaçit?!

A ka pasur të drejtë presidenti Dr.I. Rugova kur ka thënë:” Në radhët e drejtuesve të UÇK-së është një dorë e zgjatur e Serbisë?”

Nga Xhafer Leci

Hashim Thaçi është duke zbatuar idetë e Ibrahim Kelmendit, për pajtim të shqiptarëve me popullin serb, ende pa u tërë gjaku i njomë dhe pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur, si dhe kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova, duke mos dashur të përmend edhe kthimin e shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës ?!

Lëvizja eventuale e kufijëve të Kosovës, është akti më i rëndë i historisë tonë qindra vjeçare, në dëmë të popullit tonë! Sepse, me këtë po bëhet pajtimi dhe heqja dorë e të gjitha kërkesave tona legjitime, nga Serbia pushtuese, siç janë: kërkesat për kthimin e tokve tona të okupuara të Sanxhakut të Nishit etj., për mos kërkim falje të shumë masakrave të dy luftërave botërore dhe e luftës së fundit 1999!

I.Kelmendi, nuk është vetëm rekrutues i Hashim Thaçit. Por edhe i shumë ish-komandatëve të luftës së fundit, me të cilët ka kontaktuar dhe biseduar në Gjermani. Ata në radhë të parë duhet të sqarojnë hesapet, me LDK-në, duke filluar nga presidenti Dr. I.Rugova, e pastaj kinse me popullin serb. Ibrahim Kelmendi, ka regrutuar edhe z.Bedri Zenel Islami, gazetar nga Shqipëria,atëherë në vitin 1997, unë isha kryetar, ndërsa Bedriu sekretar i Shoqatës tonë “Kadri Zeka”,në Nürtingen të Gjermanisë, ndërsa më vonë kryetar i LPK-së më 1998-1999, kuptohet krejtë këto me direktivat e Tiranës zyrtare të krerëve socialistë… I.Kelmendi, në vitin 1997, vjen nga Düsseldorf-i në Wendlingen am Neckar, nja 900 km vajtje-ardhje, për ta paisur dhe mësuar të punoj me telefon gjepi dhe kompjuter Bedriun…

Për Bedri Islamin, atëherë kompjuteri dhe telfoni i gjepit ishin të panjohura fare, por I.Kelmendi kishte mjete materiale dhe kohë të mjaftueshme , sepse siç dihet ai nuk punonte…Ibrahim Kelmendi, në librin përrallë: ” Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin me Autor Bedri Islami “, thotë se e ka kërkuar Ibrahim Rugovën në një hotel të Brukselit, për ta vrarë … Dhe kjo ka ndoshur kur Dr. Rugova ishte në vlugun e madh, për ta siguruar mbështetjen për Kosovën të Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare. Serbia aktivizoi agjentin e vet, I. Kelmendin, në momentin e duhur. Për këtë ka dëshmi të mjaftueshme, të cilat janë të njohura për shumicën e opinionit. Ibrahim Kelmendi, siç e dinë shumë mërgimtarë të hershëm, është përsoni më i dyshuar i implikuar për vrasjen e heronjëve Gërvalla e Zeka si dhe përçarësi më i madh i Mërgatës dhe popullit tonë në përgjithësi!

Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:

– Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.

“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.

Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

Nuk është shumë e rëndësishme të përmendi shumëçka që janë të njohur për opinionin. Si agjenti francez Arnaud Danjean, „mik“ i Hashim Thaçit…

Por dua të ndalem tek kërkesa e I.Kelmendit dhe bashkëmendimtarëve të tij, për pajtim me popullin serb në vitin 2006 dhe 2007. Për lexuesit e vëmendshëm, mendoj se kërkesa pa kurrfarë kushtesh, e I.Kelmendit, i cili gjithmonë është shitur si kundështar dhe njeriu që ka luftuar pushtuesin serb. Kërkesa e tij për pajtim me Beogradin nuk është asgjë tjetër vetëm se një çmenduri. Sikur mos të ishte kështu, I.K. dhe emrat e apstrofuar më poshtë, do të duhet në radhë të parë të kërkonin pajtim në mes shqiptarëve.

Ibrahim Kelmendi:

“PAJTIM I POPULLIT SHQIPTAR ME POPULLIN SERB – SFIDË MADHORE E RADHËS”:

“Nisma jonë për pajtim me popullin serb tashmë po
shndërrohet në Iniciativë shqiptare për pajtim me
popullin serb. Apeli ynë i publikuar në disa gazeta shqiptare
dhe në web-side është lexuar e diskutuar nga dhjetëra
mijë bashkatdhetarë. Disa gazeta, për habinë tonë,
hezituan ta publikojnë, siç heshtën deri tani edhe mediat
elektronike. Njëherit apeli u shpërnda si trakt në tre gjuhë
dhe u zhvilluan bisedime me qytetarë.
Individët që po refuzojnë nismën tonë i falënderojmë,
meqë kemi mirëkuptim për mendësitë dhe emocionet e
tyre. Por, më shumë i falënderojmë të gjithë ata që po
tregojnë mirëkuptim e gatishmëri për pajtim dhe që po
shprehin gatishmëri për t’u angazhuar në Iniciativën tonë.
Veçmas falënderojmë familjet eminente në Kosovë, të cilat i
mirëpriten vizitat dhe apelin tonë për pajtim.
Të gjitha argumentimet e deritanishme refuzuese, që na
janë bërë të njohura, mendojmë se janë të mbështetura,
kryesisht, mbi bazën e fakteve, por edhe të emocioneve.
Por, stërpërseritja e tyre, që tashmë janë të njohura edhe
për opinionin ndërkombëtar, nuk rezulton produktive.
Ne vazhdojmë të jemi të bindur, se pajtimi i popullit
shqiptar me popullin serb është interes madhor për
Kosovën, për qytetarët e saj, për popullin shqiptar, për
bashkëqytarët serbë të Kosovës, është në interes të popullit
serb dhe të Serbisë fqinje. Pajtimi i popullit shqiptar me
popullin serb përshpejton mirëkuptimin dhe tolerancën
ndëretnike në Kosovë dhe në Serbi, nxit bashkëjetesën e
mirë dhe fqinjësinë, stabilizon koekzistencën paqësore në
Kosovë dhe në rajon, mundëson zhvillimin e përshpejtuar,
afron integrimin e Kosovës dhe të shteteve të rajonit në BE
dhe në NATO. Të tanishmen dhe të ardhmen tonë të
përbashkët paqësore nuk kemi pse ta vonojmë e sakrifikojmë
për shkak të mendësive hakmarrëse, nacionaliste e
shoviniste të individëve dhe të grupeve të frustruara e të
manipuluara, dhe as për shkak të politikës nacionaliste të
regjimit të Beogradit.
Kur në gjirin e popullit tonë qe formua Ushtria Çlirimtare
e Kosovës, e cila përcaktim kryesor kishte çlirimin e Kosovës
nga pushtimi serb, ishim të vetëdijshëm se Kryengritja
çlirimtare do të shoqërohej me sakrifica, viktima e dëme të
mëdha. Megjithatë vendosëm për çlirim! Fal intervenimit
human ushtarak të Aleancës Veri-Atlantike, forcat nacionalliste
serbe, të udhëhequra nga diktatori Milosheviç u munden
dhe prandaj u evitua gjenocidi dhe serbizimi i Kosovës,
që i synonte regjimi serb. Populli ynë vërtet humbi mbi
14.000 mijë veta, pësoi vuajtje të rënda shpirtërore e dëme
të mëdha materiale, por u arrit çlirimi i Kosovës, kurse
Serbia humbi Kosovën e kolonializuar prej saj deri atëherë.
Populli ynë nuk bëri kryengritje çlirimtare që të fillojë pastaj
luftë hakmarrëse kundër popullit serb!
Ne na vjen keq pse pas çlirimit nga Kosova u larguan një
pjesë e bashkëqytetarëve serbë. Na vjen keq edhe më shumë
pse ata nuk po kthehen për të rindërtuar e zhvilluar Kosovën
tonë të përbashkët, jetën tonë të përbashkët. Iniciativa jonë i
fton ata që të kthehen në tokat, shtëpitë e banesat e tyre.
Iniciativa jonë angazhohet që t’i mirëpresë ata që po
frikësohen, meqë jemi të bindur se fqinjët e tyre shqiptarë do
të shfaqin tolerancë e mirësjellje të mirë fqinjësore ndaj tyre.
Populli ynë, me shpirtmadhësinë e tij për pajtim me
popullin serb, dëshiron të mos i zhgënjejë veçmas qytetarët
paqedashës të botës dhe Aleancën e Veri-Atlantikut, e cila
shpëtoi popullin tonë nga humbjet edhe më të mëdha
njerëzore dhe nga dëbimi i përgjithshëm i tij nga Kosova, siç
synonin forcat nacionaliste serbe në krye me diktatorin
Milosheviç. Prandaj edhe si gjest falënderimi ndaj Bashkësisë
ndërkombëtare, e cila e shpëtoi popullin tonë, Iniciativa jonë
dëshiron të përshpejton pajtimin me popullin serb, dëshiron të
ndihmojë bashkëqytetarët tanë serbë dhe të tjerë, që të
kthehen sa më parë në Kosovën tonë të përbashkët.
I ftojmë bashkëkombësit tanë, sidomos familjet që e
pësuan më së rëndi, që t’i përgjigjen lutjes tonë për pajtim
me popullin serb, për hir të tanishmes dhe të ardhmes se
Kosovës, për hir të tanishmes dhe të ardhmes se popullit
tonë, për hir të bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë, për hir
edhe të popullit serb, për hir të marrëdhënieve të mira
fqinjësore dhe të paqes në mes të Kosovës e Serbisë dhe
në rajon.

INICIATIVA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB

(Adem Gashi / shkrimtar, Prof. Dr. Martin Berishaj / politolog, Daut Demaku / shkrimtar, Vlora Nikçi / aktore, Prof. Dr. Hamit Boriçi, Prof. Dr. Lekë Sokoli, Berat Luzha / parlamentar, Dr.med. Elizabeta Biblekaj, c/dr pol Dritan Lajçi, Reshat Sahitaj / shkrimtar, Mehmet Prishtina / politolog, Prof.
Dr. Safet Merovci / ekonomist, Mr. Hajdin Abazi/Lum Haxhia /politolog, Sylë Zhitia / politolog, Mr. Xhafer Syla / informatikë, Kadri Ipek / stomatolog,
Dr.med. Shaip Muja, Bexhet Mehmeti / biznismen, Ibrahim Kelmendi, e të tjerë bashkëkombës.
Iniciativën tonë e kanë përkrahur edhe disa personalitete botërore.)
Ata që dëshirojnë të angazhohen konkretisht në Iniciativën tonë, i lusim të na shkruajnë në mail-adresat kontaktuese:”
[email protected]
[email protected]
[email protected]

Instrumentalizimi i çështjes së Luginës së Preshevës

Nga Islam-Lauka*

Në konferencën e sotme për shtyp dhe në shkrimin e djeshëm, “Korrigjimi paqësor i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, Presidenti Hashim Thaçi ripërsëriti mantrën e tij rutinë, “marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit më Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Beogradi dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë”.

I vetmi “argument” që z. Thaҁi ofron në paraqitjet e tij të fundit për arritjen e kompromisit me Serbinë, nëpërmjet korrigjimit të kufirit, është ai, sipas të cilit, as ne, as aleatët tanë nuk mund ta bindin Beogradin që ta njohë Kosovën brenda kufijve ekzistues. Argumente të tjera nuk ka. Ashtu si në shkrimet dhe deklarimet e mëparshme publike të tij, as këtë radhë nuk jepet ndonjë informacion a hollësi, se si do të realizohet ideja e korrigjimit të kufijve, më konkretisht, çfarë do të korrigjohet në favor të Kosovës dhe çfarë në favor të Serbisë.

Çdokush e ka të qartë se Serbia po zhvillon dialog me Kosovën me qëllim që të fitojë diçka, jo për të humbur. Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Presidenti serb Vuçiç deklaroi se “Kosova nuk është krejt e jona, por as krejt e atyre”, në vazhdim të tezës së tij të njohur që “Kosova nuk mund të fitojë gjithçka dhe Serbia të humbasë gjithçka”. Presidenti Thaçi është i vetmi që hiqet sikur nuk e di këtë gjë dhe flet vetëm për atë që do të marrë Kosova, por kurrë për atë që do të japë ajo.

Në kontekstin e lojës së rrezikshme me kufijtë, janë të ligjshme pyetjet: Cili do të jetë fati i Mitrovicës së Veriut? Po i Ujmanit dhe pasurive të Trepçës? Po i kullës historike të Isa Boletinit, që aktualisht ndodhet në territorin e Komunës së Zveçanit? Po fati i fshatrave shqiptare të Luginës së Preshevës, përtej hekurudhës, cili do të jetë?

Në mungesë të këtij informacioni, me ose pa dashje, Thaҁi përfundon në paradoks logjik: Serbia do të na njohë, nëse Kosova pranon që asaj t’i bashkëngjiten Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Për të shmangur këtë paradoks logjik, do të duhej që Thaçi ta zbërthente idenë e tij, të bënte një skicë a një plan të zbatimit të saj për ta diskutuar me faktorët politikë, me elitat intelektuale, përfaqësuesit e shoqërisë civile etj., në nivel shtetëror dhe kombëtar, për të kuptuar më mirë ndjesitë e shqiptarëve për këtë çështje kaq të mprehtë. Nuk besoj se ka shqiptar me mend në kokë që nuk e do bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por çdo shqiptar me mend në kokë dëshiron të dijë, paraprakisht, çmimin e këtij akti, për t’u siguruar që të mos na ndodhë që, në vend se të vëmë vetullat, të nxjerrim sytë.

Paradoksi i dytë qëndron në pohimin e Thaçit se nuk do të ketë korrigjim kufiri në vija etnike, pra, bashkimi me Kosovën i Luginës së Preshevës, ku shumicë janë shqiptarët, nuk do të bëhet mbi baza etnike. Si duhet kuptuar kjo thënie kontradiktore? Apo Thaçi mendon se shumica e banorëve të kësaj treve nuk janë shqiptarë? Apo ai ka plane sekrete, shumë më të mëdha, për të marrë territoret e humbura nga shqiptarët më 1878 dhe 1912, deri në Nish, por që tani popullohen vetëm nga serbët? Po kufiri për të cilin ëndërrojnë Vuçiçi dhe Daçiçi, në veri të Ibrit, a nuk do të jenë mbi baza etnike? Apo banorët shumicë të këtyre territoreve, Presidenti Thaçi nuk i konsideron serbë etnikë?

Paradoksi i tretë logjik qëndron në urgjencën, me të cilën ngrihet çështja e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, nëpërmjet korrigjimit të kufijve. Përse pikërisht këtë vit? Çfarë ndryshimesh të papritura kanë ndodhur që të mund të diktojnë nënshkrimin, sa më shpejt, të kësaj marrëveshjeje?

E vërteta është se këtë vit, Bashkimi Europian bëri të njohur strategjinë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, e cila parashikon që Serbia mund të anëtarësohet në këtë organizatë në vitin 2025. Kushti që i vihet Serbisë, i fiksuar edhe në progres-raportin e vitit 2018 për këtë vend, është: normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe nënshkrimi me të i një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme. Asnjëherë më parë nuk ka pasur formulim më të qartë e më të prerë për Serbinë nga ana e Brukselit, i cili shquhet jo aq shumë për qartësi sesa për ambiguitet. Në thelb, anëtarësimi i Serbisë në BE vihet në varësi të drejtpërdrejtë të nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Nuk ka pasur dhe nuk ka as tani levë më të fortë për të ndikuar mbi Beogradin se sa ajo e joshjes për integrim në BE. Pavarësisht ndikimit të njohur rus në këtë vend, Serbia është përcaktuar dhe, të paktën deri tani, përgjithësisht, po i përmbahet strategjisë së integrimit europian, të cilën nuk do të mund ta realizojë, veç të tjerash pa kaluar edhe pengesën me emrin Kosovë. Ky kushtëzim i qartë i Bashkimit Europian ndaj Serbisë do të duhej ta qetësonte, jo ta alarmonte Thaçin.

Për të shmangur këtë paradoks, Presidenti Thaçi do të duhej të bënte të njohura motivet që e shtynë të ngrejë me kaq urgjencë çështjen e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, nëpërmjet korrigjimit të kufijve.

Paradoksi i katërt qëndron në emocionalitetin, me të cilin Thaçi po e trajton këtë çështje. Ai njihet si politikan i regjur, me përvojë të pasur, në luftë dhe në paqe, me logjikë të ftohtë, i aftë të ballafaqohet me qetësi në skenë të hapur, por edhe më mirë, në prapaskenë. Akuzat ndaj kundërshtarëve të idesë lidhur me korrigjimin e kufijve për përhapje të panikut dhe urrejtjes, për propagandë kundër aleatëve tanë, aq më tepër, akuzat kundër Shqipërisë, për ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës, në një kohë që Tirana Zyrtare, me ndonjë përjashtim, si Kryeministri Rama, thjesht, po bën thirrje për unitet të klasës politike kosovare në bisedimet me Serbinë, dëshmojnë se Presidentin Thaçi e ka braktisur gjakftohtësia.

Humbja e qetësisë e çon atë në gjykime të cekëta, shpesh të gabuara, që gjejnë vend edhe në paraqitjet e tij të fundit, mbi veçanësinë e rastit të Kosovës, në krahasim me konfliktet e tjera në rajon e në botë dhe futjen në një thes të kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe atyre që sot nuk janë dakord me idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Kundërshtarët e atëhershëm dihen: kryesisht Moska Beogradi dhe një numër përfaqësuesish të së majtës dhe të së djathtës ekstreme, midis tyre edhe këshilltari aktual i Presidentit amerikan për siguri kombëtare, Xhon Bolton. Ky i fundit, veç rrezikshmërisë së “precedentit Kosovë”, pati përdorur edhe argumentin e interesit kombëtar amerikan, i cili, sipas tij, nuk kishte fare lidhje me një popull të vogël dhe vend të parëndësishëm si Kosova, por me një fuqi të madhe, si Rusia, për të ardhur në përfundimin që, për hir të marrëdhënieve me Moskën, Uashingtoni nuk duhej, kurrsesi, të njihte shtetin më të ri që po lindte në Europë. Sot, kundërshtarët e dikurshëm të pavarësisë së Kosovës janë rreshtuar me idenë e Thaçit për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Mbështetësit e atëhershëm të pavarësisë së Kosovës, Anglia, Gjermania e shumë shtete të tjera, si dhe personalitete të njohura politike, shkencore e letrare si: Albert Rohan, Daniel Server, Ismail Kadare, etj., sot janë ndër kundërshtarët më të vendosur të idesë së Thaçit. A e ka pyetur vallë ndonjëherë veten Presidenti Thaçi si ndodhi që miqtë e tij të dikurshëm sot i ka kundër, ndërsa armiqtë e përbetuar të djeshëm sot po i dalin krah?

Rasti i SHBA-ve është më i ndërlikuar. Sot, shoqëria amerikane është e polarizuar në ekstrem. Ka përçarje serioze midis demokratëve dhe republikanëve, por edhe midis ekzekutivit dhe legjislativit. Edhe vetë administrata amerikane nuk i ka shpëtuar përçarjes. Në Uashington, sot nuk ka një mendim unik për çështje të politikës së jashtme, përfshirë Kosovën. Mungon qasja strategjike për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në vend të saj kemi qasjen biznesore të Trampit. Në rastin e Kosovës i shtohet edhe qëndrimi i vendosur i tij kundër çiftit Klinton, simbol i ndihmës për çlirimin e Kosovës dhe konsolidimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Nuk ka dyshim se ndaj qasjes biznesore të Trampit kanë jo pak rezerva përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të Pentagonit dhe vetë zv.presidenti Majk Pens, të cilët mendojnë në kategori gjeostrategjike. Po të mos ishte rezistenca e tyre dhe e Kongresit, Trampi do ta kishte mbyllur me kohë “ujdinë e madhe” me Rusinë, me pasoja të rënda edhe për rajonin tonë. Por, këto analiza janë të huaja për Presidentin Thaҁi dhe mbështetësit e paktë të tij.

Cili është shkaku i mungesës së analizës dhe, për pasojë, i paradokseve logjike dhe irritimit emocional që po shfaq Presidenti Thaҁi në çështjen e marrëveshjes më Serbinë?

Për shumë analistë, ideja e Thaçit për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës Kosovës, gjoja, nëpërmjet korrigjimit të kufirit me Serbinë, është thjesht një instrument për arritjen e qëllimeve të tjera të tij, që nuk kanë të bëjnë fare me shqetësimin për zgjidhjen e situatës tragjike të shqiptarëve të kësaj treve.

Midis qëllimeve të tij, përmenden edhe këto: kërkesa për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën si hap taktik për balancimin e kërkesave të Serbisë për marrjen e Veriut ose dhënien e kompetencave ekzekutive Bashkësisë së Komunave Serbe; dalja me tezën e korrigjimit të kufijve, përsëri, si zgjedhje taktike, për të matur pulsin, brenda vendit, për hapin e radhës – atë të shkëmbimit të territoreve apo ndarjen e Kosovës; përdorimi i Luginës së Preshevës si karrem për të siguruar mbështetjen e munguar politike dhe publike për veten e tij; futja në pazare territoriale me Serbinë dhe, mbi këtë bazë, arritja e marrëveshjes me të për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Me gjasë, një qëllim tjetër është ai i plotësimit të deficitit atdhetar të z. Thaҁi, të krijuar gjatë 11 vjetëve të qëndrimit në majë të pushtetit në Kosovë, sa për shkak të përdorimit të tij nga ndërkombëtarët dhe zellit të tepruar të vetë Thaçit për t’u përdorur prej tyre, në emër të luftës kundër nacionalizmit shqiptar, aq edhe të gabimeve sistematike të tij, si: nënshkrimi i marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave Serbe, ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti një numër shkeljesh të rënda kushtetuese; nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, nëpërmjet së cilës, Qafa e Ҫakorrit, Belluha dhe Kulla, të njohura historikisht si territore të Kosovës, u tjetërsuan në favor të Podgoricës; mangësitë e theksuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj. Të gjitha këto i dobësuan dhe i venitën kredencialet atdhetare të Thaçit, të cilat ai mendon se mund t’i rikthejë nëpërmjet shfrytëzimit të kartës së Preshevës, duke manipuluar pjesën e shoqërisë shqiptare që beson te bashkimi kombëtar.

Një qëllim tjetër mund të jetë ai i bindjes së ndërkombëtarëve që në Kosovë Thaçi mbetet njeriu që bën shiun dhe diellin dhe si i tillë ai duhet mbrojtur, sepse ata nuk kanë njeri tjetër ku të mbështeten.

Nga të gjitha supozimet e mësipërme, vetëm i pari, pra, përdorimi taktik i Luginës së Preshevës si kundërpeshë ndaj pretendimeve serbe, mund të jetë i justifikueshëm. Por, edhe ky është i dyshimtë. Nëse do të ishte hap taktik, Thaçi nuk do të kishte arsye për ta mbajtur atë sekret ndaj bashkëpunëtorëve të tij më të afërt si Kadri Veseli, i cili, gjatë vizitës së tij në Tiranë, e kundërshtoi hapur idenë e korrigjimit të kufijve.

Midis shqiptarëve, Thaçi ka mbetur pothuaj pa mbështetës në kauzën e tij për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, me çdo kusht e çmim, përfshirë sakrifikimin e territoreve amtare. Edhe akademiku Rexhep Qosja, ithtar i hershëm i lëvizjes së kufijve midis Kosovës e Serbisë, i bindur se Lugina e Preshevës po instrumentalizohet nga Thaçi, këto ditë u shpreh se nuk pajtohet me sjelljet dhe qëndrimet e tij të pamenduara dhe se “varavingat politike të këtij ‘despoti’ janë bërë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës”.

Megjithatë, duket se atij i ka mbetur ende edhe një mbështetës. Ky është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili, para pak ditësh, në një intervistë në “Top Channel”, u paraqit me kostumin e atdhetarit, i shqetësuar për bashkimin kombëtar. Ai u distancua nga Kancelarja Merkel, e njohur për qëndrimin e saj të vendosur kundër ndryshimit të kufijve. Rama deklaroi se znj. Merkel ka qëndrime të qarta si Kancelare e Gjermanisë, por këtu flitet për atdheun e shqiptarëve e jo atdheun e saj.

Vështir të besohet që një OMGJ, siç është Rama, i certifikuar nga Sorosi dhe i degraduar, prej kohësh, në një komprador ordiner, të pësojë mutacion të menjëhershëm, duke u kthyer në atdhetar 24 karatësh.

Që të dy, Thaçi dhe Rama po përpiqen ta përdorin Luginën e Preshevës si kalë beteje për realizimin e axhendave të tyre personale. Nëse nuk do të ishte kështu, Edi Rama nuk do të kufizohej, gjatë gjithë këtyre viteve, me një ndihmë qesharake prej 50 mijë eurosh për Luginën e Preshevës. Nëse nuk do të ishte kështu, ai do të përpiqej që në takimet e shpeshta me mikun e tij, Sandrin (A. Vuçiç) të zgjidhte ndonjë problem të shqiptarëve të Luginës, si njohja e diplomave, ngritja e spitalit rajonal, punësimi, etj. Nëse nuk do të ishte kështu, Hashim Thaçi do të merrej, me kohë, me fatin e shqiptarëve të kësaj treve, të paktën, që në bisedimet e procesit të statusit, në vitet 2005-2007, ose në dialogun me Beogradin, në vitet 2013-2015.

Si mund të jetë i besueshëm Thaçi kur Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe e bën në favor të serbëve, në shkelje të Kushtetutës së Kosovës, ndërsa për të njëjtin organizëm, pra, për Bashkësinë e Komunave Shqiptare në Luginën e Preshevës nuk thotë asnjë fjalë, duke mos kërkuar gjënë më elementare, reciprocitetin midis dy vendeve, në këtë fushë?

Para se të kërkojë bashkimin e Luginës me Kosovën, Hashim Thaçi duhet të zgjidhë çështjen e rreth 12 mijë shqiptarëve të kësaj zone, të vendosur në Kosovë, pas konfliktit të viteve 2000-2001, të cilët, për fat të keq, konsiderohen si apatridë në Serbi, por, në mungesë të lejeqëndrimit dhe dokumenteve të identifikimit, edhe në Kosovë ndihen si të tillë.

Si mund të jetë i besueshëm Presidenti Thaçi në kërkesën e tij për integrimin e mbi 80 mijë shqiptarëve në Kosovë, kur 12 mijë prej tyre, të vendosur prej vitesh këtu, i ka lënë në mëshirë të fatit?

Duhet të jetë e qartë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, në momentin aktual, nuk mund të bëhet, jo për shkak se mungon vullneti politik i shqiptarëve të kësaj treve për jetësimin e ëndrrës së tyre legjitime, as se mungon dëshira e shqiptarëve kudo që jetojnë për ta mbështetur këtë proces dhe as për shkak të frikës së hapjes së “Kutisë së Pandorës” a të “efektit domino”. Në gjykimin tim, shkaku themelor është se ne na mungojnë burimet e fuqisë së brendshme, të matshme e të pamatshme, shtetërore dhe kombëtare, për realizimin e këtij projekti të madh. Shkaku i dytë, jo më pak i rëndësishëm, është se në konjukturën e sotme ndërkombëtare, me raportin e tanishëm të forcave, ne e kemi të pamundur të sigurojmë një mbështetje të jashtme të përmasave të pranverës së vitit 1999. Në këto kushte, ekziston rreziku real që, nëse në këtë fazë ngatërrohemi me probleme territoriale me Serbinë, i fituar del Beogradi, jo ne.

Ҫelësi i Thaçit, i cili po paraqitet prej tij si i artë, i aftë për të zgjidhur të gjitha problemet e Kosovës, të shqiptarëve dhe të krejt rajonit, duket se nuk është as i artë, as i veshur me ar. Ai është një çelës i ndryshkur teneqeje, kallajisur nga mjeshtri Thaçi, për të hapur dyert e realizimit të interesave të tij meskine. Nëse e lejojmë që ta përdorë në trupin plot plagë të Luginës së Preshevës, ka rrezik ta infektojë edhe më keq, jo vetëm atë, por edhe Kosovën.

Në dokumentin e Institutit të Studimeve të Çështjeve të sigurisë së BE-së, “E ardhmja e Ballkanit, tre skenarë për vitin 2025”, botuar në gusht të këtij viti, në njërin prej skenarëve, parashikohet se si do të zhvillohet situata në Kosovë, nëse merr jetë mantra e Thaçit për korrigjimin e kufijve: “… shpërthim dhune në Mitrovicën Jugore, protesta, Kosova pa ulëse në OKB, Rusia përdor të drejtën e vetos, duke e argumentuar këtë me dhunën e përditshme në territorin e Kosovës… Serbia çimenton praninë e saj në Mitrovicën e Veriut me 2 mijë trupa dhe ndërton një mur që ndan dy pjesët e qytetit. Kosova është më larg NATO-s dhe BE-së”.

Për të shmangur këtë skenar ogurzi, sugjeroj që, gjithsesi, forcat e përgjegjshme politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, të lënë mënjanë ndasitë partiake, të mbledhin Kuvendin, të miratojnë rezolutën që do t’i pamundësonte Thaçit përfshirjen e problemeve territoriale në axhendën e bisedimeve me Serbinë. Momenti historik është i tillë që kërkon angazhim e përgjegjësi historike dhe strategjike.

Institucionet e Kosovës të përgatiten për procesin e shënjimit (demarkimit) të kufirit me Serbinë, jo në kuptimin që dëshiron t’i japë Thaçi, por të shënjimit të tij të vërtetë, në mënyrë që të mos gjendemi në të njëjtën situatë si me Malin e Zi, kur Thaҁi përfitoi dhe zbatoi teknologjinë e tij të humbjes së territorit shtetëror. Rasti i majës së Pançiqit, për të cilën foli Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare, Sh. Bulliqi, duhet të jetë sirenë alarmi.

Në politikën e jashtme të orientohemi nga bashkëpunimi me fuqitë europiane, që i kërkojnë Beogradit njohjen e Kosovës në kufijtë e saj ekzistues, në radhë të parë, nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Në rastin e SHBA-ve, orientimi ynë duhet të jetë nga ato forca që nuk e konsiderojnë Rusinë si aleat të tyre. Të tilla forca ka sidomos në Kongres, por edhe në Departamentin e Shtetit dhe në Pentagon.

*Ish-ambasador i Shqipërisë në Prishtinë

Rusi-Kinë, aleancë fluide interesash, që nuk do zgjasë shumë

Nga Wesley Morgan

Ushtria ruse, përfundoi të dielën stërvitjen më të madhe ushtarake të epokës së pas Luftës së Ftohtë në Siberi, me një sërë stërvitjesh që përfshinë edhe trupat kineze. Por loja e luftës, përfaqëson një partneritet të përkohshëm dhe për efekte konjukturale, dhe jo një aleancë të ngritur kundër Shteteve të Bashkuara, thonë ish-zyrtarët e qeverisë amerikane dhe ekspertët mbi Rusinë.

Mediat ruse të kontrolluara nga qeveria, i kanë trumbetuar stërvitjet si më të mëdhatë ndër dekada, duke përfshirë 300 mijë trupa, që ushtrohen për të mbrojtur vendin ndaj sulmeve detare dhe ajrore, dhe përhapjen e mësimeve luftarake të mësuara në Siri.

Në stërvitje marrin pjesë edhe 3 mijë trupa kineze. Pentagoni dhe agjencitë e inteligjencës amerikane ndoqën nga afër stërvitjen 5-ditore që nisi më 11 shtator, dhe përfshiu helikopterët dhe uljet me parashutë nga forcat ruse të këmbësorisë. Imazhet satelitore, treguan gjithashtu formacione të automjeteve të blinduara, që parakaluan në parade para presidentit rus Vladimir Putin.

Por njerëzit me një përvojë të drejtpërdrejtë në studimin ushtrisë ruse, thonë se shifra e trupave të përfshira është e fryrë. “Unë mendoj se ndoshta po e hiperbolizojnë madhësinë e saj”- tha gjenerali Ben Houxh tashme në pension, që ka qenë komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Europë, deri në fillim të këtij viti.

Houxh vuri në dukje se gjatë stërvitjes “Zapat 2017” të vitit të kaluar në lindjen europiane të Rusisë, rusët bënë të kundërtën, duke pretenduar se kishin angazhuar vetëm 13.000 trupa, “kur çdo ushtar profesionist dhe vëzhgues, e dinte se aty ishin rreth 100.000 trupa”.

Stërvitja e fundit, e cila nisi të martën, njihet si “Vostok 2018”, sipas emrit të distriktit ushtarak lindor ku dhe po zhvillohet. Ajo kryhet 9 muaj pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, shpalosi një strategji të re të mbrojtjes kombëtare, që e vë theksin mbi “konkurrencën strategjike” të Rusisë dhe Kinës, dhe në mesin e përkeqësimit të marrëdhënieve të SHBA-së me të dyja vendet.

Lojërat e luftës në Lindjen e Largët të Rusisë, nuk janë subjekt i monitorimit nga vëzhguesit ushtarakë ndërkombëtarë, çka mund të siguronte një verifikim të shifrave që jep Moska, thotë Majkëll Kofman, i cili studion ushtrinë ruse në Qendrën për Analiza Detare, një think-tank i lidhur me qeverinë amerikane.

Kjo sipas tij do të thotë se “ushtria ruse mund të zbadhojë shifrat për stërvitjen e Vostokut, në një mënyrë që ata nuk mund ta bëjnë për të tjerët”- tha ai. “Është një stërvitje shumë e madhe, por unë dyshoj se do të jenë më pak se 100 mijë trupa” -tha Kofman. Disa vëzhgues të Rusisë, i kanë kushtuar më shumë rëndësi pranisë së trupave kineze – veçanërisht për shkak se stërvitjet e mëparshme ruse në rajon, besohet se janë projektuar pjesërisht për të qenë të përgatitura ndaj sulmeve të mundshme kineze.

“Rusia po i thotë Pekinit, se nuk është më në qendër të planifikimit rus në Lindjen e Largët, dhe sinjalizon SHBA dhe NATO-n se nëse marrëdhënia mbetet e keqe, Rusia ka opsione të tjera- shprehet Xhefri Mankof i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, dhe ish-këshilltar për marrëdhëniet SHBA-Rusi në Departamentin e Shtetit.

Rusia dhe Kina nuk “janë aleatë, por në përgjigje të presionit nga Shtetet e Bashkuara, ato po sinjalizojnë se nuk e shohin më njëra-tjetrën si kërcënim, shtoi Kofman. “Ato të dyja cilësohen

si konkurrente strategjikë në strategjinë amerikane të mbrojtjes kombëtare”.

Por zyrtarët e lartë amerikanë, e panë atë si një “martesë” të komoditetit, dhe jo një të ngjarje që mund të zgjasë në kohë, për shkak të konkurrencës së madhe mes Moskës dhe Pekinit.

“Unë nuk shoh ndonjë perspektivë afatgjatë, që harmonizon Rusinë dhe Kinën”- u tha Matis gazetarëve më herët gjatë kësaj jave.

Edhe të tjerët, bien dakord më këtë konstatim. “Këto stërvitje, janë planifikuar muaj, në mos vite më parë, dhe nuk janë diçka që ndodhi brenda natës”- thekson Mark Simakovski i “Atlantic Council”, i cili ndihmoi në mbikëqyrjen e politikës së Rusisë, si një zyrtar i Pentagonit të administratës së Obamës. “Unë nuk besoj se kjo stërvitje, flet për një aleancë më të gjerë kundër Shteteve të Bashkuara. Por është qartë, që këto dy vende do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të sabotuar interesat amerikane në Azi”.

Mankof, ish-këshilltar i Departamentit të Shtetit të Rusisë, ndan të njëjtin mendim. “Lindja e Largët Ruse, është shumë e distancuar nga territori i NATO-s, dhe unë nuk mendoj se Kina në veçanti, po synon ta përfshijë atë në luftë”- tha ai. “Nuk ka asgjë element që tregon provokim apo kërcënim për NATO-n. Rusët dhe kinezët, nuk po përgatiten të fillojnë një luftë kundër askujt”.

Në një nivel ushtarak më praktik, ushtria ruse dhe kineze përfitojnë nga stërvitja – kryesisht për shkak se shkalla e “Vostok 2018”, është më e vogël se pretendimet e Rusisë, por sërish më e madhe se sa stërvitjet e ngjashme të NATO, të cilat më së shumti përfshijnë deri në 40.000 trupa.

Stërvitja “nënvizon” rëndësinë që Rusia i jep një mobilizim masiv dhe dislokimi forcash në distanca të mëdha- thotë Jan Brzhezhinski, një ish-zyrtar i Pentagonit që mbikëqyri politikën e NATO-s dhe Europës në administratën e Xhorxh W.Bush. “Kjo është shqetësuese, pasi SHBA dhe NATO nuk kryejnë stërvitje të këtyre përmasave”- shtoi ai.

Stërvitja ofron gjithashtu mundësinë për të përhapur leksionet që ushtria ruse ka mësuar në Siri, mendon Kofman. Ndërsa prania ushtarake ruse në Siri është e vogël, të gjitha degët ushtarake të Rusisë, e kanë përdorur stërvitjen si një mundësi për të përfshirë sa më shumë zyrtarë të lartë që të jetë e mundur, për të fituar eksperiencë në botën reale.

Zyrtarisht Moska e mohon se stërvitja është përqendruar në ndonjë armik potencial. “Vostok 2018, nuk është kundër vendeve të tjera, por në përputhje me doktrinën tonë ushtarake, e cila është mbrojtëse në karakterin e saj”- tha Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i ambasadës ruse në Uashington.

Por ushtria amerikane i ka bërë thirrje Rusisë, të zbulojë më shumë detaje rreth stërvitjes. Ndërkaq për kinezët, lojrat e luftës janë “një mundësi për të mësuar nga rusët disa leksione mbi mobilizimin dhe vendosjen e forcës, fusha ku Kina ka një rrugë të gjatë për të bërë”- thotë gjenerali në pension, Bill Hiks, që deri në pranverën e këtij viti ndihmoi në mbikëqyrjen e përpjekjeve të ushtrisë amerikane, për të modernizuar një konflikt të mundshëm të ardhshëm me një fuqi të madhe, dhe vëzhgon nga afër zhvillimet ushtarake ruse.

Por në fakt rusët kanë nevojë për kinezët, më shumë se sa e kundërta, thotë Brzhezhinski. “Unë nuk shoh që kinezët po i marrin rusët seriozisht si një partner strategjik të rëndësishëm”- tha ai. “Fuqia ushtarake kineze, e lë në hije atë ruse. Ajo që po ndodh është një bashkëpunim taktik, dhe jo strategjik”- thotë ai.

Burimi: “Politico.eu”

Istikamet nga Rogneri

Nga Shefqet Avdimetaj

“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame” ju paska përgjigjur gjarpëri helmues kryeministrit z Ramush Haradinaj…!

Është shumë e vërtetë që Ramushi e ka bërë luftën dhe i ka dalë zot vendit, në momentët më të vështira,atëherë kur ti me lepurushat e LPK-së, qëndronit në hotelin Rogner dhe përpilonit lista me emra të patriotëve, që ishin pengesë për juve, që edhe i likuiduat.

Ju jeni ata që mashtruat diasporën dhe i keqëperdoret parat e tyre…! Nuk besoj që Ramushi, dhe askush tjetër e do luftën,por puna e jote e pistë mund ta destabilizojë vendin. Nuk e them këtë për ta mbrojtur Ramushin,por për hirë të vërtetës.Ka vend mjat për kritika edhe për Ramushin,por në kët rast,jo.

Shpresoj që Ramushi nuk koritet sikur me demarkacioni,që u tërhoq në momentet e fundit…! Nëse dikujt i konvenon destabilizimi i vendit, juve lepurashave të LPK-së, më së shumti, që kurrë një të mirë nuk ja sollet vendit, vetëm dëme…!

Ju ka hyrë lepuri në barkë…!Nuk keni ka të ja mbani,jeni të mbaruar…! Është vetëm qështje kohe…!

Kadri Veselin e kanë kapë ethet e protestave

Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veselin e kishin zënë ethet, ai dridhej i tëri, ishte cinik ne të folur dhe i çorientuar ne mendime, inatexhi i llojit te vete, njeriu qe nuk dinte ti lidhë dy fjalë shqip. Aq shumë e kanë zënë ethet sa që u vërsul në thirrjen e protestave nga organizatoret në fund të këtij muaji

Ishte aq cinik i keq prej inatçori sa qe publikisht tha, po ku ishit ju që nuk protestuat kur Aleksander Vuçiq e vizitoi Veriun e posaçërisht e posaçërisht Ujmanin. Nga aty, nga diga, Vuçiq e rehabilitoi Milosheviqin duke thanë se nuk e ka ba ate së çfarë ka mund me ba. Pra, kjo i bije se ai është dashtë që te vriste edhe më shumë shqiptar.

Pikë së pari z.Veseli kriminelit A.Vuçiq erdhi ne Kosovë, siç thotç ai në ”tokën e vetë”, për ti pa vijat se deri ku është e tij, në bashkëpunim me Presidentin Hashim Thaçi. Ku ishe ti atë ditë që Vuçiq erdhi ne Kosovë, pse nuk u bane burrë me i dalë përpara Vuçiqit kështu tue i thanë hej ku je ka shkon. Pse, z.Veseli ti dhe Partia e jote atë ditë nuk batë protesta, ku ishe ti se bashku me Hashim Thaçin kur Vuçiq e lodronte Veriun e Kosovës.

Më çfarë te drejte ti drejtohesh opozitës se pse nuk ka ba atë ditë protesta, ku ishe ti dhe partia e jote që nuk protestuat. Me çfarë te drejte e akuzon opozitën për diçka kur ti vetë nuk e banë. Ku ishe ti Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi, kur krimineli Vuçiq donte te rraset edhe ne Drenicë. Pse nuk iu bashkuat Bekim Jasharit ne protesta qe ai bani duke i thanë Vuçiqit se këtu është Drenica, këtu nuk kalon. Nuk te shkel këmba dhe e ktheu pas. Kështu, ky bir i heronjve te kombit ia zbardhi Drenicës dhe krejt Kosovës. Ju ne vend se të ishit atë ditë me Bekimin ne protesta, ju e kritikonit së pse ai e ka bëre atë.

Dhe krejt në fund konstatimi i ytë kapricioz, i pacipët kur thue se pse nuk protestoi për Vuçiqin kur erdhi ne veri me bekimin e juaj, por po doni të protestoni kundër Hashim Thaçit. Duhet te protestohet, bile fuqishëm kundër idesë se Hashim Thaçit për lojërat e fliçeta qe po i bane me Serbinë për copëtimin e atdheut. Jo, jo z.Veseli kur është në pyetje atdheu, kur është pyetje copëtimi dhe korrigjimi i kufijve te Kosovës duhet te çohet në këmbë i madh e vogël kundër kësaj te keqeje qe po i përgatitet dhe kanoset Kosovës.

Pazari me territore, projekt rus për kontrollin e Ballkanit

Nga Nijazi Idrizi

Mungesa e një strategjie për të ardhmen e Kosovës, pajtimin dhe paqen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve e la në mes të urës së Ibrit, ndërsa veriun e Kosovës nën administrimin e Serbisë. Për pasojë Kosova u fut në bisedime komplekse politike e teknike, të cilat vetëm burokratët e pasionuar din ti bëjnë.

Më në fund, presidentët Thaçi e Vuçiq e nxorën projektin rus të kontrollit të Ballkanit, për futjen në dorë të dy drejtimeve jetike të Kosovës dhe garantimin e radarëve serb që kontrollojnë Ballkanin.
Për ta bërë këtë marrëveshje akt të kryer, (sipas shembullit të demarkacionit me Malin e Zi), nuk është nxjerr në debat asnjë parim e as kriter, që është përdor për marrëveshje, sepse ka qenë e ditur se cilido kriter që do të përdorej: gjeografik, ekonomik, ushtarak, pronësorë, madje edhe ai etnik, do të ishte në dëm të Kosovës.

Kriteri gjeografik

Nga tri drejtimet strategjike të Kosovës, vetëm në veri ndodhen dy (ai i Ibrit dhe i Adriatikut). Në dy deceniet e ardhshme kur pritet aktivizimi tyre, ato Kosovën do ta shndërrojnë në intraport (portit tokësor) të Ballkanit. Këtë ia mundëson pozita gjeografike e saj, si qendër nga ku të gjitha kryeqytetet e shteteve janë afër.

Kriteri ekonomik

Në këtë pjesë të Kosovës, gjendet resursi jetik i saj: uji i Ujmanit, me 350 milion metër kub ujë, me të cilin, pa prishur asnjë ekuilibër rajonal, mund të përmbushen nevojat aktuale të pothuajse gjithë Kosovës. Nga përvojat e tashme të privatizimit, dyshimet janë se kjo digë mund të jetë objekt i një biznesi të përbashkët Thaçi-Vuçiq. Po ashtu, aty janë rezervat sipërfaqësore të disa mineraleve me kosto të lirë shfrytëzimi, të cilat kanë vlerë berzash.

Kriteri i sigurisë (ushtarak)

Aty janë dy grykat e sigurisë kombëtare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Me shumë pak fuqi ushtarake e me kosto të vogël mund të garantohet paqja. Aty po ashtu është Maja e Pançiqit e Kopaonikut, nga e cila mund të vëzhgohet si në pëllëmbë të dorës Serbia e Kosova dhe të denoncohet çdo agresion ndaj cilitdo vend.

Kriteri pronësor

Edhe nëse përdorët kriteri pronësor, prapë Kosova del e humbur, për shkak të mos formalizimit të pronave të shqiptarëve të blera nga serbët, të cilin e ka ndaluar shteti serb për shumë vite, ndërsa shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë për formalizimin e tyre.

Në veri të Kosovës, pronat e shqiptarëve i ka blerë shteti serb, ndërsa në Luginë të Preshevës, janë shuar zyrtarisht dhjetëra fshatra për shkak të ligjeve diskriminuese të cilat i shuajnë vendbanimet e braktisura. Tashti, po të përdoret ky kriter, komplet veriu do ti takonte Serbisë, ndërsa Kosovës do ti kalonte vetëm Presheva dhe më pak se gjysma e Bujanocit.

Kriteri etnik (kombëtar)

Me zbatimin e kriterit etnik, gjendja del të jetë edhe më e keqe. Në veri të Kosovës nuk ka shqiptarë. Shqiptarë nuk ka as në Medvegjë, ku aktualisht jetojnë vetëm rreth 400 banorë. Ndërsa edhe në Bujanoc ka pak më shumë se 50 % shqiptarë. Të gjitha këto argumente e vejnë në dyshim qëllimin patriotik të presidentit Thaçi, për ta shpëtuar Luginën e Preshevës nga zhdukja. Veprim patriotik do të ishte sikur, së paku parat e plaçkitura nga ai, për sigurimin e veturave, t’ua kishte kthyer atyre si investim për mbijetesën në këto hapësira dhe të kishte kërkuar reciprocitet për të drejtat e tyre, me serbët e Kosovës.

Mbi të gjitha koha e propozimit ka ngjallur dyshime në opinion, sepse ai ka dal mu në kohën e referendumit në Maqedoni, i cili është jetik sepse vendoset për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. Disa politologë e identifikuan këtë propozim si mesazh rus për dështimin e tij, duke e akuzuar Thaçin se u bëri thirrje shqiptarëve ta bojkotojnë atë, sepse pas bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, radha do ti vije edhe Iliridës, me çka Maqedonia do të zhbëhet.

Për ta ndaluar një gjë të tillë, Institucionet dhe qytetarët duhet ti ndërmarrin disa veprime:
Së pari, duhet të ndalohet nga Kuvendi i Kosovës, flirti i Thaçit me Vuçiqin. Temë e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë as ndarja e as rregullimi i brendshëm i Kosovë, por temat që rregullojnë marrëdhëniet në mes të dy shteteve fqinje.

Presidenti Thaçi në bisedimet me Serbinë, po përdor metodën franceze të aktit të kryer, duke e lënë anash stilin tradicional amerikan të transparencës dhe debatit shterues. Shembuj të këqij kanë qenë: demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe, fusnota etj. Për më keq, me hapjen e bisedimeve për ndarjen etnike të territoreve, Thaçi e ka rihap çështjen e bashkimit të Srbska Krainës me Serbinë.

Stërzgjatje e bisedimeve, pa temat për krimet e luftës, për të pagjeturit, për zhdëmtimet, për fondet kontributive të plaçkitura, për kursimet e qytetarëve të plaçkitura nga bankat serbe etj. e ka humanizuar dhe faktorizuar shtetin serb. Tema të vetme të bisedimeve me Serbinë duhet të jenë, ndarja dhe lëvizja e lirë e qytetarëve serb e shqiptarë në territoret e dy shteteve, bashkë me njohjen e dokumentacioni të tyre.

Së dyti, duhet të hapet dialogu i sinqertë me serbët e vendit, duke i afirmuar shqetësimet e tyre.
Në Kosovë në këto vite u dëshmua se përkundër gjakderdhjes një shekullore, mund të kultivohet bashkëjetesa në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Por, bisedimet me serbët e Kosovës u shpërfillën nga oligarkët tanë, edhe pse ato ishin të rëndësishme për zgjidhjen e shumë aspekteve teknike të Pakos së Ahtisarit, përmes zhvillimit të procedurave elastike me të cilat do të zbuteshin mosmarrëveshjet dhe do të mundësonin marrjen e vendimeve me konsensus, duke e relativizuar debatin për fitoren ose humbjen e dikujt. Këtë qasje e kanë prezantuar herë pas here me guxim edhe disa lider serb të Kosovës të cilët oligarkët i kanë shfrytëzuar për tu “faktorizuar” dhe…kaq!

Me fillimin e bisedimeve me Serbinë përtej Pakos së Ahtisarit, palët e spostuan këtë disponim në Beograd. Në vend të bashkëjetesës ato i nxitën konfliktet me protesta në urë, vrasje, djegie dhe rrënime, Listën serbe të Beogradit, mure mbi rrugë, tren me simbole të urrejtjes.

Së treti, duhet të shtrihet autoriteti i shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e vet.
Kjo shtrirje në veri, po pengohet nga oligarkët e të dyja shteteve, të cilët e kanë ngritur perandorinë e krimit dhe po përfitojnë para, me të cilat po e garantojnë mbetjen në pushtet. Atje është mbrojtur krimi përmes kërcënimit të shqiptarëve dhe joshjes së serbëve me autonomi. Spektaklet e herëpashershme, për të prodhuar viktima e heronj, janë luajtur sipas nevojës, sa për ti hedhur hi syve popullit.

Së katërti, Kosova bashkë me Shqipërinë, duhet të ndërtoj aleanca miqësie me Maqedoninë dhe Malin e Zi, me projekte të përbashkët, me qëllim që ta detyrojnë hegjemoninë serbe të pushoj dhe pastaj ti bëhet ftesë që edhe ajo të bëhet pjesë e këtyre projekteve.

Duhet të theksohet fakti se në këto bisedime, rol kontraverz po luan edhe vet Bruksel. Ndërmjetësit e këtyre bisedimeve, për ta begatuar karrierën e tyre politike, po e humbin paanësinë dhe po bëhen avokat, duke propozuar formula të paqëndrueshme të zgjidhjeve, me çka marrëveshjeve po ia humbin dimensionin strategjik dhe po i bëjnë jetëshkurtra.

Nuk janë pak 20 vite për të parë se çka janë këta banditë

Nga Haki Abazi

Shqiptaret ne Kosove duhet te protestojne me 29 Shtator per ta ndalur te keqen, per t’i thene jo manipulimit, korrupcionit, krimit, per te ndalur matrapazet dhe banden e Hashim Thacit e Kadri Veselit, per t’i treguar Ramush Haradinaj qe ka perfunduar koha e qeverisjeve te papergjegjeshme qe eshte bazuar ne dallavere, fyerje, mshehje nga pergjegjesite, dhe me konceptin e qeverise si punedhenes i qindra zevendes ministrave dhe ilakeve.

Qytetaret, te gjithe se bashku pa dallim duhet protestuar ne menyre dinjitoze, te qete e demokratike per te treguar qe keta nuk mund te luajne me kufinjet dhe pavaresine dhe integritetin e Kosoves, nuk mund te luajne me luginen e presheves, keta per 20 vite nuk kane bere asnje gje per viktimat e luftes, keta per 20 vite nuk kane bere asnje gje per te kompensuar demet e luftes perkundrazi kane amnistuar Serbine dhe kane lejuar qe udheheqesit e Serbise te fyejne Shqiptaret, kane fyer Fehmi e Xheve Ladrovicin dhe luften e tyre duke lejuar qe te behen vizita ku lartesohet e rehabilitohet emri i Slobodan Millosevicit.

Duhet kuptuar qe po keta kerkonin miratimin per demarkacionin per liberalizim te vizave, ku jane Vizat? Keshilli minsitrave dhe perfaqesusit francez kane votuar kunder. Te paret e dijne mire se cfare sistemi te drejtesise dhe cfare korrupcioni dhe krimi i orgnizuar eshte ne shtet. Nuk mund te fjasohet askush e me se paku Blakaj apo ndokush tjeter per mosliberalizimin e vizave. Mosliberalizimi vizave eshte pasoje e lejimit te kidnapimit te qytetareve me leje qendrimi ne mes te Kosoves dhe jo vetem…Nuk ka shtet Evropian qe e merr seriozisht nje shtet te udheqhur nga Hashim Thaci, kryeprotagonisti i kidnapimit. Nuk ka liberalizim, nuk ka integrim, nuk ka ushtri, nuk ka zhvillim per nje shtet te kapur nga bandat e Thacit qe tani po kerkon nje faze te re te konflikti per te qendruar ne pushtet.

Nuk jane pak 20 vite per te pare se cka jane rezultatet e kesaj diktature kapilare qe kontrollon dhe shantazhon kedo dhe cdo pjese te jetes institucionale. Kjo strukture keta njerez kane kercnuar dhe po kerncojne edhe bashkepunetoret e tyre te afert, ish luftetare, komandante. Kjo bande jane duke insistuar ne liberalizim me te vetemin qellim qe te shprazet Kosova, qe keta lirshem te kontrollojne me parate e vjerdhura votat dhe zgjedhejt e ardheshme. Keta nuk po kuptojne qe edhe Millosevici ka pase te njejten strategji por i eshte kthyer bumerang.

Shqiptaret ne Kosove duhet te protestojne me 29 Shtator per ta ndalur te keqen, per t’i thene jo manipulimit, korrupcionit, krimit, per te ndalur matrapazet dhe banden e Hashm Thacit e Kadri Veselit, per t’i treguar Ramush Haradinaj qe ka perfunduar koha e qeverisjeve te papergjegjeshme qe eshte funksionon me dallavere, fyerje, mshehje prej pergjegjesive, dhe me konceptin e qeverise si punedhenes i qindra zevendes minsitrave dhe ilakeve.

Qytetaret te gjithe se bashku pa dallim duhet protestuar ne menyre dinjitoze, te qete e demokratike per te treguar qe keta nuk mund te luajne me kufinjet dhe pavaresine dhe integritetin e Kosoves, nuk mund te luajne me luginen e Presheves, keta per 20 vite nuk kane bere assnje gje per viktimat e luftes, keta per 20 vite nuk kane bere asnje gje per te kompensuar demet e luftes perkundrazi kane amnistuar Serbine dhe kane lejuar qe udhehqesit e Serbise te fyejne Shqiptaret, kane fyer Fehmi e Xheve Ladrovicin dhe luften e tyre duke lejuar qe te behen vizita ku lartesohet e rehabilitoeht emri i Slobodan Millosevicit.