Historia e shqiptares që përfundoi në një shtëpi publike në Belgjikë

“Sapo kam takuar një vajzë shqiptare, e cila ishte trafikuar pa e ditur në Europë”. Përmes këtij titulli gazetarja Louise Hulland sjell në gazetën prestigjioze britanike “Independent” historinë e “Natashës”, vajzës shqiptare që dashuria iu kthye në një makth sa hap dhe mbyll sytë

“Imagjinoni përfundimin e Universitetit, duke shkuar në pushime për t’u takuar me familjen e të dashurit tuaj dhe papritur e gjeni veten të tradhtuar nga dashuria juaj, të bllokuar në një bordello gati 1500 milje larg shtëpisë dhe të detyruar për prostitucion. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me “Natashën” dhe ajo dëshiron të tregojë historinë e saj për të bërë të qartë se kushdo mund të manipulohet nga trafikantët që synojnë të bëjnë dëm” shkruan Hulland

Dy vjet më parë, “Natasha” 21 vjeçe, ishte në fund të karrierës së saj universitare në Shqipëri. Ajo ishte takuar me një student tjetër, “Pjetri” për disa muaj dhe ishte e ngazëllyer për një udhëtim të ardhshëm për të parë familjen e tij në Belgjikë.

Për të qe hera e parë që do të linte Shqipërinë dhe plani ishte të kalonte disa javë në Evropë, në mënyrë që të mund të njihte familjen e partnerit të saj, me synimin për t’u martuar. Por “Natasha” nuk e dinte që ajo do të kalonte vitin e ardhshëm në prostitucion të detyruar.

Ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë. Statistikat janë të frikshme. Gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie moderne, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 2017.

Ky raport i njëjtë deklaroi se në çdo ditë të caktuar të 2016, 40 milionë njerëz ishin viktima të skllavërisë moderne – me rreth 25 milionë njerëz në punë të detyruar. Gratë dhe vajzat përbënin 71 për qind të viktimave moderne të skllavërisë.

Edhe pse “Natasha” ka qenë e sigurt në Britaninë e Madhe për më shumë se një vit, ajo nuk mund të përmbajë lotët kur i duhet të rikujtojë përvojën e saj të hidhur.

“Unë kam vuajtur shumë, është shumë e vështirë ta fshij. Ndonjëherë ajo kthehet. ”

Kur mbërriti në Belgjikë, “Pjetri” e kishte marrë atë në shtëpinë e një shoku. “Ai më tha, rrëfen “Natasha”, “nuk do të kthehem më. Ju do të qëndroni këtu dhe do të shihni se çfarë do të ndodhë më vonë”.

“Pjetri” u largua nga shtëpia dhe kurrë nuk e pa më. Atë natë, ajo u çua në një dhomë gjumi me një burrë që nuk e kishte takuar kurrë më parë. Ai u bë klienti i saj i parë.

Fillimisht, “Natasha” ishte në shok, por më pas dëshpërimi u rrit dhe ra në depresion. Ndërsa klientët vinin dhe shkonin, ashtu ndodhi edhe me shpresën e saj. Ajo u përpoq të merrte kontrollin e situatës duke refuzuar të kujdesej për veten me shpresën se burrat nuk do ta zgjidhnin atë kur të vinin në shtëpi.

Muaj më vonë, “Natasha” zbuloi se ishte shtatzënë. E tmerruar, ajo kishte tejkaluar fazën që mund të kryente një ndërprerje të shtatzënisë dhe tutorët i kishin thënë se do të vazhdonte prostituimin deri sa fëmija të lindte.

“Më duhej të bëja diçka për të dalë nga kjo situatë”, thotë ajo. “E vetmja gjë që kisha në mendje ishte të dilja nga ky vend”.

Dhe një mbrëmje verore, kur ishte shtatë muajshe shtatzënë, një mundësi u paraqit për t’u shpëtuar.

“Kujdestarët” e saj ishin të hutuar dhe Natasha arriti të dilte nga bordello dhe të largohej. Mori çfarë mundi, dhe pasi shëtiste përreth një orë, ajo arriti të bindë një shofer kamioni për ti ardhur në ndihmë.

Ajo i tha atij se nuk kishte një destinacion, mjafton që ta merrte me vete kudo që ai do të shkonte.

Orë më vonë, dyert e kamionit u hapën dhe “Natasha” kuptoi se ajo ishte në Britani të Madhe. Ajo nuk di të tregojë në çfarë vendi e la shoferi, por thotë: “Ishte fati im i mirë që më ndihmoi”. Duke e rikujtuar këtë moment, “Natasha” shpërthen: “Ajo që kisha parë në TV në lidhje me Britaninë e Madhe … Isha larg … po shkoj kaq larg … kështu që po mendoja për familjen time … dhe foshnjën në barkun tim”.

Foshnja e saj lindi në mënyrë të sigurt dy muaj pas mbërritjes së saj në Britani. Tani po bën gati 18 muaj që “Natasha” u arratis nga tutorët e saj dhe pasi mori mbështetje nga Hestia, një organizatë që punon me viktimat e skllavërisë moderne në bashkëpunim me Ushtrinë e Shpëtimit, ajo ka filluar të rindërtojë jetën e saj në një mjedis të sigurt. Ribashkimin me familjen e saj në Shqipëri e sheh të pamundur pasi ka frikë nga gjykimi i tyre.

“Natasha” ende nuk mund të punojë pasi ajo është ende në pritje të një vendimi për statusin e saj të azilit, kështu që e ardhmja e saj është ende e paqartë.

Megjithatë, përkundër ndjeshmërisë së saj, “Natasha” zgjodhi të flasë për hidhërimin e saj në mënyrë që t’i tregonte botës se kushdo mund të bjerë viktimë e skllavërisë moderne./Oranews

/ dita

Rrugë mbi alpe: Nga Ura e Djallit te tuneli i Gotthardit

Mbi djallin me këmbë cjapi që u frikësua nga një plakë dhe u bë sebep për ndërtimin e një ure, e cila hapi rrugën mes Zvicrës dhe Italisë, dhe mbi rëndësinë e hekurudhës, tregtisë, tuneleve dhe galerive malore

Nga Iso CAMARTIN

Tani shkojmë shpejt në drejtim të Göschenen. Para se të hapet vrima e madhe dhe kodra të përpijë trenin në lëvizje, duket blloku gjigant i shkëmbit, me të cilin djalli deshi të shkatërrojë urën e re në Schöllenen për shkak se banorët e kantonit Uri ia kishin hedhur duke mos ia paguar hakun për ndërtimin e urës. Një plakë zbuloi se djalli kishte këmbë cjapi dhe bëri kryqin në drejtim të gurit. Pastaj guri u bë aq i rëndë, saqë edhe djalli qe i shtyrë ta lë aty. – Treni futet në tunel. Dikush hallakat valixhen dhe fëshfërit me ushqim që kishte marrë me vete. «Një udhëtari të varfër nuk duhet t’ia zëmë për të madhe nëse më herët shuan urinë e trupit se atë të mendjes», shkruan Heinrich Heine.

Dritarja e trenit terrohet. Kohë për të ëndërruar për kohërat kur rrugën për në jug duhej marrë përmes qafës së malit. Sepse deri në fillim të shekullit të ’13 këtu gjithçka merrte fund. Asnjë rrugë për karvanarë dhe tregtarë nuk kalonte nëpër Schöllenen. Gryka e ngushtë e luginës dukej se u takonte fuqive të larta dhe djajve. U desh të vinin ata që guxojnë t’i bëjnë ballë edhe djallit dhe nuk i tremben asnjë humnere për ta bërë të kalueshme rrugën gjer atje lart në luginën e Urserenit. Andaj tregohet saga për urën, e cila s’mund të ndërtohej pa ndihmën e djallit. Por sensi për tregti zgjon imagjinatën. U gjet një rrugë për t’u ngjitur lart me kafshët e ngarkuara. Por edhe ai që sot merr trenin nëpër Schöllenen, një vijë hekurudhore aventuriere pingul përpjetë, e cila në pjesën më të madhe kalon nëpër galeri dhe tunele, ende dëgjon se si ushton fuqishëm gryka, nëpër të cilën rraset lumi shkumëzues Reuss. Kur ngrihet stuhia dhe bie shi Schöllenen ofron ende pak spektakël humnere. Nuk duhet shumë fantazi për të marrë me mend sa lutjen ia kanë bërë qiellit karvanarët që nga Mesjeta për të kaluar këtupari.

Sapo të hapet lugina e Urserenit: çfarë hapësire e qetë! Para nesh hapet një rrafshinë e rrethuar bujarisht nga malet, e cila kalon në drejtim të perëndimit përgjatë masivit malor të Furkas. Ndërkohë Andermatti është bërë një vend ku lulëzon turizmi dimëror. Ka plane të mëdha që ky fshat dikur plotësisht i izoluar dhe i braktisur gjatë muajve të dimrit të shndërrohet në një Mekë shumë premtuese për të ardhmen e industrisë së turizmit. Deri në fund të Mesjetës së vonshme këtu shtrihej territori i sunduar nga Manastiri i Disentisit, i cili gjendet matanë Oberalppassit në luginën e lumit Vorderrhein. Njerëzit nga Andermatti, Realpi dhe Hospentali paguanin pa kundërshtuar të dhjetën e tyre dhe me vullnet i shërbenin sundimit dorëlehtë të abatit, siç mund të lexohet në kronika. Por me hapjen e Schöllenenenit lugina u bë trevë e adhuruar edhe për sundimtarë të tjerë.

Qytetet zvicerane në platonë e vendit (territor mes vargmaleve të Juras dhe alpeve, vër. e përkth.), të cilat dëshironin të zhvillojnë tregti me qytetet partnere në jug, zbuluan qafën e malit të Gotthardit si rrugën më të mirë të mundshme për të kaluar alpet për interesat e tyre. Kështu erdhën korrierët dhe të dërguarit, të cilët vendorëve u bënin premtime të bujshme nëse do të hiqnin dorë nga varësia e ngahershme prej manastirit dhe do të krijonin aleancë me ta. Paraja sundon botën, edhe atje ku fare s’kishte para! Sidoqoftë, abati e humbi luginën e Urserenit dhe vendorët lidhën kontrata me sundimtarë dhe tregtarë të pjesëve të ulëta të vendit, të cilët i kishin parë shenjat e kohës dhe rrafshnaltën e shndërruan në rajon transitor. Kalatë dhe bujtinat edhe sot janë dëshmi e gjallërisë së madhe, e cila këtu mbretëroi me shekuj derisa mendjet edhe më të guximshme përpiluan planin dhe kodrën e mposhtën së pari me një tunel hekurudhe, pastaj (1980) edhe me një tunel rrugor. Dhe nga qershori i vitit 2016 një tunel i tretë, më i gjatë (57 kilometra) dhe me më shumë kapacitet se të gjithë të tjerët, është lidhur me rrjetin europian të hekurudhave.

Përktheu: E. Robelli

Njohu në rrjetet sociale bjonden e nxehtë, avokatit i ndodh “gjëma” kur shkon në shtëpinë e saj

Ndonjëherë njohjet në rrjetet sociale përfundojnë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Një avokat njohu nëpërmjet rrjetit social “Tinder” një bjonde

Pas bisedave të shumta online ai vendosi ta takonte në banesën e saj.

Ata nisën të përkëdheleshin brenda shtëpisë së vajzës dhe këtu është momenti kur gjërat fillojnë të ndërlikohen.

Vajza kishte qenë e lidhur me një djalë me ngjyrë i cili hyri në shtëpi dhe i kapi mat.

Ai ia zbrazi xhepat avokatit dhe e detyroi të bëjë pompa.

I dashuri i saj i kërkoi llogari duke i thënë:

Ç’dreqin bën ti me të dashurën time?”.

Vajza 15 vjeçare që është dashuruar në profesorin e saj

Një vajzë 15 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është dashuruar në profesorin e gjeografisë, përcjell Bota sot

Ajo ka thënë se ndjen fluturat në bark dhe nervozohet sa herë që e ka afër, por nuk e di si ta ketë vëmendjen e tij, derisa shton se ai është i martuar.

Rrëfimi i plotë i saj:

Jam një vajzë 15 vjeçare dhe më tërheq shumë një nga profesorët e mi.

Dëshiroj që të bëj një lëvizje por më vjen shumë turp.

Kam provuar që të kem vëmendjen por nuk ia kam dalë. Nuk e di se çka të bëjë që ai të më kushtojë vëmendje.

Ndjej fluturat në bark dhe ndihem nervoze kur jam afër tij.

Mendoj se jam dashuruar në të. Ai na jep lëndën e gjeografisë dhe është i martuar.

Kjo është e gjitha që di për të.

Miqtë e mi mendojnë se bëj shaka kur flas se si ndihem për të, por unë në të vërtetë nuk bëj.

Më duhet ta di se si mund të jem më e afërt me të.

Përgjigja e psikologes
:

Ndjenja të forta për dikë autoritar, më të vjetër dhe jashtë mundësive për të qenë me të, janë normale për moshën tënde.

Është një lloj sigurie për ty se si do të ndihesh kur të jesh më e vjetër.

Të jesh e qartë se profesori nuk do të rrezikojë punën e tij që të ta kthejë në të njëjtën mënyrë atë që ndjen ti./BS/

Nusja dhe vjehrra nga Korça shkojnë në Gjermani, por ngelin shtatzëna nga…

Kohët e fundit kërkesat për azil në vendet e bashkimit evropian kanë qenë të shumta. Po ashtu një nuse e re ka shkuar në Gjermani bashkë me vjehrrën e saj për të kërkuar azil

Gazetraja e “Aldo Morning Show” tha se sipas informacioneve të saj nusja dhe vjehrra kanë ngelur shtatzënë vetëm për të marrë dokumentat”.

Nuse-vjehrrë kanë ikur në Gjermani për azil por për tu pajisur me dokumenta kanë ngelur shtatzënë të dyja. Vjehrra është në një moshë të re rreth 38 vjeç, është martuar shumë herët dhe ka martuar edhe djalin shumë shpejt. Nusja ka ngelur shtatzënë me burrin, ndërsa vjehrra me njërin atje”, raportoi gazetarja.

E reja nga Shkodra: I shkova të dashurit papritur dhe…

Një vajzë thotë se djali me të cilin ishte e lidhur e ka tradhëtuar. Vajza ka vendosur të ndajë me lexuesit momentin kur e ka zbuluar këtë tradhëti

Kjo është historia e trishtë e rrëfyer:

“Jeta ime nuk ka më pikën e kuptimit. Atij personi që i fala gjithçka timen, i uroj që një ditë të vuajë siç po vuaj unë sot.

Unë jam një 26-vjeçare nga Shkodra. I dashuri im është 30. Ne kemi patur një lidhje normale dashuri dhe nuk e mendoja kurrë që ai të shkonte deri në këtë pikë.

Ndjej neveri kur e kujtoj skenën si e kapa duke më tradhëtuar me tjetër.

I dashuri im ka një dyqan. Ish-i dashuri më saktë sepse nuk jemi më bashkë.

Pasi pimë kafen e pasdites bashkë, ai mendoi se unë po ikja në shtëpi. Ama meqënëse atë ditë ishte përvjetori i puthjes tonë të parë dhe ai nuk u kujtua gjatë kafes hiq, mendova t’i bëj një surprizë te puna.

Pasi më përcolli deri te pallati ai mendoi se unë u ngjita në shtëpi.

Por unë prita në shkallë dhe pasi ai iku, shkova në një dyqan bleva një kornizë që i vura një foton tonë të parë dhe një pako me çokollata, e u nisa për tek dyqani.

Isha shend e verë. Kur shkoj atje ishte ora 8 e pak. Shoh dera e xhamit mbyllur, por qepeni hapur. Pres pak e hiq.

Kur sa do ta merrja në telefon del nga aneksi dyqanit ku me një tjetër dhe qeshnin.

Unë e pashë çdo gjë se isha te xhami. Ishte e tmerrshme ata më panë dhe unë ika me vrap.

Sot ai më lutet të kthehemi dhe më thotë se mes tyre s’ka ndodhur asgjë. Por unë se besoj.

Jam shumë keq…”, shkruan ajo.

Kuksiani: Gruaja e parë më la, e dyta nuk më…kurse e treta…

Historia e pabesueshme e një 56-vjeçari po bën xhiron e rrjetit. Burri thotë se ka kaluar 3 martesa, por asnjëra prej tyre nuk i ka sjellë lumturi. Kjo është historia e rrëfyer

“Ju lexoj gjithmonë me shumë kënaqësi. Më pëlqejnë shkrimet tuaja sepse edhe vetë shkruaj poezi. Jam i talentuar.

Por sot kam një tjetërr hall që dua mendimin e lexuesve të faqes tuaj të nderuar.

Jam një zotëri 56 vjeç nga Kukësi. Në jetë nuk kam patur fat me gratë.

Nuk e di pse më qëllojnë gjithmonë jo të nivelit tim.

Ndoshta ngaqë unë kam shkollë dhe ato i kam marrë pa shkollë ose ndoshta nuk e di ende sot shkakun.

Gruaja e parë ishte shumë nevrike dhe nuk duronte as kritikën më të vogël. Nuk pata fëmijë me të dhe pasi u zi sa deshi me mua më bëri naftën.

Iku nga shtëpia dhe sot është e martuar me fëmijë.

Pak kohë më pas u martova me të dytën. E dyta ishte e pashme shumë, alamet femre, por dëgjova fjalë për të dhe nuk po i kapërceja dot.

E shikoja edhe vete që nuk po më respektonte dhe u ndamë. Por me të kam një djalë. Ajo sot është martuar sërish dhe ka fëmijë të tjerë. Djalin e ka ajo.

Epo thashë e treta dhe e vërteta. Gruaja aktuale që kam po më habit gjithmonë dhe më shumë. Ka sjellje të mira, është e bukur, më rri gati, por unë nuk kam pikën e ndjenjës për të.

Më habit si më rri kaq gati, kur unë ndaj saj jam si të isha një i huaj.

Më kërkon të bëjmë një fëmijë sepse ajo është e re 35 vjeçe, por unë nuk dëshiroj. Mendoj se boll e kam djalin, të cilin e takoj shpesh.

Si mendoni? A duhet t’ja plotësoj dëshirën edhe pse unë s’kam dëshirë të kem fëmijë të tjerë? Faleminderit për përgjigjet që do t’më jepni. Respekte!”, shkruan ai.

“Ju bëftë mirë dreka, po të doni kam një gocë për…seks”, si u zbulua pronarja e lokalit

“Ju bëftë mirë dreka”. Po të doni kam dhe një gocë, me të cilën mund të mund të bëni seks kundrejt pagesës

Përmes kësaj ftese, 50-vjeçarja Abibe Sh. Pronare e një lokali në rrugën Tiranë – Elbasan, joshte klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie intime me dy vajza që punonin aty si pastruse. Nëse ndokush prej tyre shfaqte gatishmëri, ata shoqëroheshin drejt një dhome mbrapa banakut, ku i priste një vajzë e zhveshur.

Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj Abibe Sh. E akzuar për shfrytëzim prostitucioni, ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 7 vjet burg.

Me të njejtin vendim u fajëzua për akuzën e prostitucionit, kamarierja A.H. e cila u dënua me 3 muaj burg si dhe një klient me 1 vit burg, S.H. që u arrestua në flagrancë nga policia.

I pandehuri S.H. ka rënë dakord dhe e pandehura Abibe Sh. I ka derguar vajzën që të kryente marrëdhënie.

Ishte kamarierja e lokalit, A.H, e cila e priste brenda në dhomë e priste e veshur vetëm me mbathje dhe sutjena.

I pandehuri ka përdorur prezervativ dhe ka kryer marrëdhënie intime me të pandehurën A.H. në njerin nga dy krevatet që ndodheshin në dhomë.

Pasi ka mbaruar aktin seksual, rreth orës 18:30, në momentin që ai kishte filluar të vishej në dhomë kanë hyrë forcat e Policisë që kanë kryer veprimet e mëtejshme proceduriale

Deshi ta lë cigaren por nuk mund të qëndronte pa të, e futi kokën në kafaz dhe çelësin ia dha gruas (foto)

Kur një duhanpirës vendosë ta lë cigaren, ka probleme të mëdha dhe mezi arrin ta harroj shprehinë e vjetër

Ata mundohen të përdorin barna të ndryshme që ndihmojnë në lënien e cigares, marrin këshilla, por kur asnjë nga këto nuk u kryejnë punë, iu nënshtrohen edhe disa metodave ekstreme, transmeton Telegrafi.

Një burrë nga Turqia që kishte vendosur t’i nënshtrohet metodave ekstreme të lënies së duhanit, është bërë hit në rrjetet sociale.

Ai ka futur kokën në një kafaz, kurse çelësin e ka vetëm bashkëshortja e tij. Ajo ia hapë vetëm kur është koha e ushqimit.

Djali nga Shkodra: Sa herë kolegia e punës më flet mua më dridhet trupi

Një djalë ka rënë keq në dashuri me kolegen e tij, por ende deri më sot nuk ka guxuar t’ja shprehë ndjenjën që ka për të. Ama sonte mesa duket do të jetë nata e madhe. Kjo është historia e rrëfyer

“E dua, e adhuroj, vdes për të!

Si kaluat? Jam një 28-vjeçar shkodran puro. Më ka zënë keq dashuria me një vajzë që punon me mua.

Kemi 8 muaj që punojmë bashkë dhe unë po marrosem pas saj.

Është e zgjuar dhe shumë simpatike. Ka një zë aq sensual, e kur më flet më bëhet mishi kokërr. Më mbeti mishi kokërr.

Ajo është shumë e edukuar dhe serioze dhe deri më sot s’kam marrë dot guximin ta propozoj ose ta ftoj të dalim vetëm.

Ama sonte do ta bëj. E kam ndarë mendjen.

Sapo i bëra një SMS që e ftoj të dalë dhe pres të më kthejë përgjigje. Më uroni fat.

Ajo është femra e jetës time dhe këtë e kam ndjerë që herën e parë që e kam takuar te puna.

Mezi pres darkën edhe pse kam emocione. Ishalla s’më thotë jo nuk dal, por nuk e besoj sepse kam vënë re që edhe unë i pëlqej asaj.

Më uroni fat se kam nevojë!”, shkruan ai.