Një stuhi diellore niset drejt Tokës

Një stuhi masive diellore është nisur në rrugëtim drejt Tokës, dhe ka të ngjarë që të godasë sot, shkruan Daily Mail

Stuhia u krijua nga një shpërthim diellor, çka do të thotë një shpërthim i madh në atmosferën e diellit që gjeneroi grimcat e ngarkuara më parë këtë javë.

Grimcat e ngarkuara nga dielli po lëvizin drejt Tokës dhe mund të prishin rrjetet e energjisë, orientimin e anijeve dhe operacionet satelitore.

Grimcat diellore pritet të godasin Tokën, qoftë sot apo nesër, dhe gjithashtu do të shkaktojnë aurora për njerëzit që jetojnë në latitudë më të larta.

‘Aurora mund të jetë e dukshme në lartësi të larta’, shkroi në një deklaratë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Kjo mund të përfshijë “shtresën veriore” të Shteteve të Bashkuara, me shtetet e prekura duke përfshirë pjesët e Miçiganit dhe Maine.

Shoqja e Mamit më futi në shtëpi, por unë me burrin e saj…

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 21 vjeçe, jam në një udhëkryq e nuk di cilën rrugë të zgjedh. E di se isha unë ajo që gabova, por besoj se në fund, pasi të lexoni këtë histori, do ta kuptoni se nuk ishte i gjithi faji im… Jam në vitin e tretë të shkollës së lartë

Jam nga një vend i vogël i Shqipërisë dhe, kur më doli universiteti në Tiranë, u gëzova pa masë, por kur fillova vitin e parë, e pashë nuk ishte ashtu siç e mendoja. Tirana kishte një jetë mjaft aktive dhe për këtë, duheshin shumë para. Prindërit më siguronin qiranë e shtëpisë, por ne dilnim me shoqet e lekët nuk na mjaftonin. Në fakt, dy shoqet e mia të dhomës ishin pak më të pasura se unë, kështu që ato vendosën të mos rrinin në konvikt dhe të merrnin një shtëpi me qira. I kisha mike të mira dhe isha mësuar me to, prandaj edhe vendosa të shkoja e të jetoja me to edhe unë me qira. Prindërve nuk u erdhi mirë, sepse e dinin që do të shtoheshin shpenzimet, por nuk ma prishën. U thashë se do të gjeja një punë pasdite dhe kështu, do ta paguaja vetë qiranë. Kaloi viti i parë me sakrifica dhe, kur erdhi koha të shkoja në shtëpi me pushime, e kuptova se kishte qenë një vit i lodhshëm.

E dija se edhe vitet e tjera do të ishin të tilla, por ia vlente për shkollën. Vitin e dytë isha pak më me shans. Gjeta punë te një shoqe e mamit. Mami e kishte takuar në një trajnim kur ishte në Tiranë dhe, pasi kishin folur për mua, ajo i kishte kërkuar që të më punësonte. Ajo punonte në një vend pune shumë të mirë, por për momentin, nuk më rregullonte dot, kështu që më mori të kujdesesha për vajzën e vogël, pasditeve, kur punonte me orar të zgjatur dhe të shtunën e të dielën. Ishte një punë e bukur, që edhe pse më merrte një pjesë të madhe të kohës, nuk e kisha problem, sepse nuk ishte shumë e lodhshme dhe paguhesha mirë. Përveç kësaj, kisha edhe interes që të më gjente një punë, pasi të mbaroja shkollën. Deri këtu, ishim në rregull, por gjërat ndryshuan pas disa muajsh.

Ajo ishte një grua rreth 30 vjeçe, por ishte shumë e mbajtur dhe dukej më e re. Në fillim, nuk ishte edhe aq e afrueshme me mua, sepse sigurisht që, edhe pse ishte shoqe e mamit, duhet të sigurohej se mund të kishte besim tek unë. Pasi e pa se nuk i vinte ndonjë e keqe nga unë, u afrua aq shumë sa dhe më tregonte gjithçka. Kështu, ajo filloi të tregonte pakënaqësitë që kishte me të shoqin. Edhe pse ishte një femër e bukur, ata kishin kohë që ishin ftohur me njëri-tjetrin. Ai ishte dy vjet më i madh se ajo dhe ishte një mashkull i bukur. Më vinte keq dhe disa herë më shkonte ndërmend t’i thoja të ndahej sepse mund të kishte edhe ajo dikë që të kushtonte vëmendje ndaj saj, por tani që e mendoj, më mirë që nuk ia kam thënë sepse do të dukesha sikur doja t’i ndaja. Kisha disa muaj që punoja tek ata, kur asaj papritur i erdhi ftesa që kishte vite që e priste. Do të shkonte në një konferencë shumë të rëndësishme në Bruksel, që do t’i jepte një shtysë të madhe karrierës së saj.

– Të lutem, a mund ta mbash vajzën për një javë? Më duhet se s’bën të shkoj. Do ta merrja dhe vajzën, por nuk e di se a do të kem ku ta lë… – më tha ajo. – Ç’është ajo fjalë? – i thashë – Për mua është kënaqësi. Edhe unë jam pushim, kështu që jam e lirë pasdite. – Po deshe, rri te shtëpia ime, se je me e qetë ose tek e jotja, si të duash. – Jo, më mirë po rri tek e imja, po nuk e pate ti problem – i thashë. – Mirë, si të duash. Për çdo gjë, telefono burrin tim – tha ajo. Të nesërmen, shkova ta merrja vajzën në kopësht dhe pastaj kalova nga shtëpia të merrja disa rroba të saj. Aty gjeta të shoqin, i cili më bezdiste gjithmonë me shikimet e tij, ama vetëm kur ishim vetëm, sepse kur ishte e shoqja, nuk m’i hidhte sytë. Nejse, unë bëja sikur nuk kuptoja. – Pse nuk rri këtu? – tha ai. U ktheva njëherë dhe e pashë me habi. Ai e kuptoi dhe shtoi: – Se je më rehat, sepse unë do dal. – Kështu e kemi lënë me Dorën. Edhe ajo më tha të rrija, por nëse ka ndonjë gjë, unë do t’ju telefonoj. – Si të doni. – tha ai dhe më shkeli syrin. Si për inat, të pasnesërmen në darkë, vajza kishte temperaturë. Ishte vonë dhe kisha frikë ta çoja vetëm në spital. Shoqet nuk kishin makinë, kështu që i telefonova të atit. Ai erdhi menjëherë. Sapo hyri në shtëpi, njëra nga shoqet, më ra me bërryl dhe më tha: – Ëëëë, s’paske faj ti që i je përkushtuar kësaj familjeje!

Qenka si yll! E qortova me shikim dhe u nisëm për në spital. Atje i vunë një serum dhe më pas e sollëm në shtëpi. Të nesërmen, ajo ishte mirë, por unë nuk e çova në kopësht sepse kështu më kishte porositur i ati. Nga ora dhjetë, ra dera. Isha vetëm me vajzën. Shoqet kishin provim. E hapa. Ishte ai. – Erdha të shoh vajzën. Si është? – Më mirë. Unë ju thashë edhe në telefon, nuk keni pse të shqetësoheni. Megjithatë… – fjala u ndërpre kur vajza e pa dhe i thirri: – Babi! – Zemër! – tha ai dhe u fut brenda. Nuk më ngelej asgjë tjetër vetëm të mbyllja derën, sepse ai mori vajzën në krah dhe u fut në kuzhinë. – Faleminderit që kujdesesh kaq shumë për time bijë – tha ai. Ndenjëm dhe vajzën e kënaqur nga prania e të atit e loja që bënë bashkë, e zuri gjumi në krahët e tij. E çova në dhomë dhe, kur po bëhesha gati të dilja nga dhoma pashë te dera atë. – Është në gjumë – i thashë dhe bëra nga dera që edhe ai të dilte jashtë. Dolëm në korridor dhe aty u gjenda përballë tij. Ai ishte i gjatë, me një trup si aktor Hollivudi dhe afria me të, ma bëri trupin me mornica. Mora të shkoja nga kuzhina dhe më preku trupi trupin e tij. U ula në divan dhe ai, ashtu bëri. – T’ju bëj një kafe? – Mirë.

Pasi i bëra kafen, ai filloi të fliste. – Ti je një vajzë e veçantë… – Pse? – i thashë. – Po ja. Punon për të paguar qiranë dhe për shkollën. Mëson e je shumë punëtore. – Pse, të tjerat, si janë? – Ndryshe nga ti. Presin që çdo gjë t’ua bëjnë të tjerët, të marrin lekët nga prindërit, madje ka nga ato që zënë edhe të dashur që t’i mbajë me lekë. Prandaj më ka rënë në kokë për ty. – Si? Nuk ju vjen zor? Ju jeni i martuar me një femër të rrallë. – E pra, këtu qëndron e keqja. Njeriu nuk ka nevojë për femra të rralla, por për një femër si ti, që të kënaqet me të. E kështu filloi kjo punë.

Me këto fjalë e të tjera si këto, ai më bëri për vete dhe, pas një muaji nga dita që ju përshkrova më lart, ai më bëri të vetën. Herën e parë ndenjëm bashkë kur e shoqja kishte ikur në Vlorë për një trajnim. Ai erdhi herët në shtëpinë time, kur shoqet nuk ishin aty dhe përjetuam çaste të mrekullueshme. Nga ai çast, ne jemi të lidhur e dashuria jonë ka marrë krahë. Një vit qëndruam pa rënë në sy, mirëpo njëra nga shoqet e kuptoi kur më mori telefonin për t’i telefonuar së ëmës. Ajo pa mesazhin që ai më kishte dërguar. – Po bën një gabim të madh! – më tha. Ai është burri i shoqes së mamit. Pastaj, është edhe i martuar. – Po martesa e tyre nuk funksionon! – u shfajësova. – Nejse, ti e di vetë, por të them më mirë të ndalosh tani, pa u bërë e madhe. Nga këto fjalë reflektova dhe e ftova atë të dilnim për kafe. – Nuk është mirë të vazhdojmë më. Ti je i martuar dhe unë kam të tjera plane për jetën. – Ç’janë këto që thua? Unë nuk mund të rri asnjë çast pa ty. Ti dëgjon ato budallallëqet e shoqeve të tua. Ato janë xheloze që ne duhemi, prandaj të thonë se duhet të ndahemi. Me këto fjalë e të tjera si këto, ai më bindi përsëri…

Tani e dini historinë time. Se si do t’i vejë filli, nuk e di. Tani jam me pushime dhe sapo jam kthyer në shtëpi, por e di se këtë javë ai do të gjejë një pretekst e do të vijë të më takojë. Kam bërë një gabim nga i cili nuk e di si mund të shpëtoj. Si do të reagojnë prindërit e mi? Si do të reagojë ajo që më punësoi, më besoi e më futi në shtëpi, më besoi gjënë më të shtrenjtë në botë, të bijën? Nuk e di. Zoti më ndihmoftë!/ Kosovarja

24-vjeçarja nga Lezha: Shefi 51 vjeç më mban me lekë, m’ka gjetur punë, por në shtrat …

Pasi ka zënë të dashur një burrë të martuar dhe me pozitë, një vajzë nga Lezha pretendon se ka gjetur lumturinë. Ajo ka rrëfyer historinë e saj dhe ka lënë me “gojëhapur” lexuesit tanë në rrjete sociale

“I dashuri im është më i miri në botë. Ai është i martuar me letra, por më betohet që më gruan rri veç për hatër të fëmijëve dhe se ajo kujdeset për babën e sëmurë që kanë në shtëpi.

Jam 24 vjeçe, ai është 51 vjeç, por si jep hiq. Djalë i ri duket krejt. Nejse kjo ka pak rëndësi, se më shumë vlerësoj meshkujt e pjekur se këta aventurierët e moshës time.

Jam lidh me të kur nisa të punoja me të në biznesin e tij. Sa kisha kry shkollën e lartë. Aty ai çdo mëngjes më qeshte e më blinte edhe briosh.

Pastaj nisëm duke folur në Facebook gjatë orarit të punës, sa punën e linim krejt. Derisa një ditë për ditëlindjen time me fton për një kafe dhe ikim në Shëngjin. Aty bëmë dhe dashuri për herë të parë. Kisha pas një lidhje, por i dashuri tha që se ka problem që s’isha e virgjër. Prej asaj dite jemi të pandarë, përveç fundjavave që ai rri më fëmijët.

Në fundjavë më jep lek sa të dua e dal e qerasi mamin ose shoqet.

Më plotëson çdo tekë, por në shtrat nuk më pëlqen shumë.

I dashuri i parë ishte i papamë. Ky lodhet shpejt dhe e zë gjumi më pas direkt. As nuk më flet, as hiq.

Nuk e di, por e dua dhe them do e kaloj këtë problem. Dashuria mbi gjithçka apo jo? FLM”, shkruan ajo.

Ka udhëtuar në kohë nga 2030, djali i bën deklaratën tronditëse për të ardhmen e botës

Një i ri i quajtur Noah, pretendon se ka bërë një udhëtim në kohë dhe vjen nga 2030. Video e tij është publikuar nga Apex TV, një kanal me 100 mijë ndjekës në Youtube dhe mbi 56 milionë shikime të videove në total

I riu ka bërë një skenar të ngjashëm me atë të serisë së filmave “Terminator, dhe vërtetësia e deklaratës së tij është provuar me makinën e së vërtetës.

Noah bën disa prej parashikimeve më tronditëse, mes të cilave theksohet se Donald Trump do të rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, robotët e Google do të përhapen në të gjithë botën dhe teknologjia do të ketë avancuar në atë pikë sa inteligjenca artificiale do të jetë krejtësisht autonome.

Bitcoin sipas tij do të jetë popullor, por monedhat tradicionale nuk do të kenë dalë ende nga qarkullimi.

Sipas parashikimeve të tij, SHBA do të ketë në 2030 një president misterioz me emrin Ilana Remikee, dhe SHBA do të jetë më e nxehtë, ndërsa Europa më e ftohtë.

Në vitin 2028 do të zbulohet edhe udhëtimi në kohë dhe njerëzit do të mund të shkelin në Mars.

Ai jep edhe një lajm të mirë, pasi kanceri deri në 2030 thotë se do të jetë plotësisht i shërueshëm në disa forma të tij. Jo vetëm kaq, por njerëyit do të mund të rinohen si ai vetë. Kjo pasi Noah pretendon se është 50 vjeç por ka përdorur një kurë që e kthen në një 25 vjeçar.

Por për të provuar vërtetësinë e deklaratës së tij duhet të presim 2030.

Shkova me të dashurin në një vend intim, aty pashë Babain…

Për një vajzë vigjilia e Shën Valentinit ka shkuar shumë keq. Teksa vajza ka qenë me të dashurin e saj në një vend intim, aty ka gjetur të atin me një femër tjetër që nuk ishte e ëma. Kjo është historia shokuese e rrëfyer

“Më vjen të zhdukem nga kjo botë. Ndjej neveri për babin tim.

Jam një 21-vjeçare nga Shëngjini, jetojmë në kryeqytet dhe kemi një ekonomi shumë të mirë.

Prindërit kanë një marrëdhënie normale, e nuk e besoja kurrë që babi im mund të bënte diçka kaq të shpifur.

Shkuam në plazh me të dashurin para tre ditësh, thamë po kalojmë andej një natë buzë detit dhe në hotel pashë makinën e babit.

Familja ma njeh të dashurin kështu që nuk u merakosa për veten time sepse ne jemi gati të fejuar, e po përpiqesha të shikoja ku ishte babi.

Ka qenë një moment i tmerrshëm kur e pashë babin në lokalin e hotelit me një vajzë që ishte edhe më e rë se unë.

I dashuri shtangu dhe më kërkoi të largoheshim.

Vetëm qaja dhe ulërija në makinë.

Babit nuk arrita dot t’i thoja gjë. I dashuri më thotë që nuk duhet të ndërhyj në punët e prindërve të mi. Por unë ndërhyj që çke me të sepse mami im duhet ta dijë.

Deri më tani akoma nuk i kam thënë mamit, por mendoj se duhet ta bëj.

Babi sillet normalisht sepse ai nuk e pa që unë e pashë shumë mirë që ishte me tjetër atë natë.

Ndihem shumë keq. Familja po më shkatërrohet. Si mendoni? Çfarë të bëj në këtë situatë të neveritshme?”, shkruan ajo.

Cilët janë Cernojeviqët?

Familje feudale me prejardhje shqiptare më pas e sllavizuar. Zotërimet e saj shtriheshin në Zetë filllimisht midis Budës e Tivarit dhe erdhën duke u zgjeruar drejt Lindjes

Një nga pinjollët e saj, Radiqi, arriti t’u marrë më 1393 Dukagjinëve për pak kohë qytetin e Lezhës. Ai hyri në luftë me Gjergjin II Strazimiri Balshën dhe u thye e u vra prej tij më 1396.

Në fillim të viteve 40 të shek.XV në krye të familjes së Cernojeviqëve në Zetë u përforcua pushteti i Stefanit, i cili ishte martuar me të motrën e Skënderbeut, Marën.

Duke u ndodhur para sulmeve osmane, ai u lidh me luftën e sundimtarëve shqiptarë me Skënderbeun në krye dhe mori pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444.

Këto lidhje vazhduan edhe në kohën e pasardhësit të tij Ivan Cernojeviqit që ishte martuar me të bijën e Gjergj Arianitit.

Stanko Cernojeviq u dërgua nga babai pranë Sulltnit si shenjë besnikërie dhe u konvertua në fenë Islame. Mori emrin Skender, prandaj ai është i njohur edhe si Skënderbeu Cernojeviq, dhe u bë Sanxhakbe Osman i Sanxhakut të Malit të Zi në periudhën 1514-1528.

Ai përmendet edhe në poezinë epike të Malit të Zi e ku ndonjëherë quhet Maksim.

/ dita

E fiksuar pas seksit, vajza çudit rrjetin me rrëfimin e saj

Historia e kësaj vajze ka habitur të gjithë rrjetin, e cila ka treguar se si në moshën 12-vjeçare duke parë për çdo ditë video të ndryshme pornografike, seksi iu kthye në fiksimin e saj të përhershëm

Erika Garza është sot 35 vjeçe dhe ende nuk ka hequr dorë nga ky fiksim që ka sepse vazhdimisht kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale aq sa një burrë i vetëm nuk mundet ta përballojë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Erika ka treguar gjithashtu se në moshën 17-vjeçare ka hequr virgjërinë, duke plotësuar kështu dëshirat e saj që shikonte prej kohësh.

Kur ishte 20 vjeç, Erika vazhdimisht organizonte festa në shtëpi në mënyrë që të takonte sa më shumë meshkuj për të kryer marrëdhënie seksuale.

Mirëpo, për fat të mirë, gjendja e saj filloi të normalizohej pasi takoi bashkëshortin i cili fillimisht kishte shprehur po ashtu dëshira të njëjta seksuale me Erikën.

35 vjeçarja tregon se dashuria dhe mbështetja që i ka dhënë bashkëshorti i saj e kanë ndihmuar të emocionohet nga gjëra të ndryshme e të mos e shohë kënaqësinë vetëm tek marrëdhënia seksuale.

Sot, ata kanë gjithashtu edhe një fëmijë së bashku.

Përmes kësaj videoje, “Stupcat”, tregojnë sesi lindë korrupsioni

Grupi i mirënjohur i humorit “Stupcat” në bashkëpunim me UNDP-në dhe SDC-në, kanë realizuar një video në të cilën tregohet se si vendi ynë është i përfshirë në korrupsion

Përmes kësaj videoje, “Stupcat”, tregojnë se korrupsioni lind para se njerëzit të vijnë në jetë, transmeton. Për më shumë, ju ftojmë që të shikoni këtë video e cila është realizuar në vitin 2016.

(Kjo video është prodhuar me ndihmën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe me përkrahjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Përmbajtja e kësaj video është vetëm përgjegjësi e “Stupcave”, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të UNDP-së dhe SCD-së.)

Sherri mes dy yjeve të serialit “Seksi dhe Qyteti”, për të cilin po flet gjithë bota

“Seksi dhe Qyteti” ka qenë një nga filmat më të shikuar gjatë viteve të fundit, për shkak të thyerjes së disa tabuve

Dy aktoret kryesore të këtij filmi, Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Por këtë radhë, për një sherr të ashpër, të cilin nuk e kanë fshehur për publikun.

Kim Cattrall deklaroi para pak ditësh se i kishte humbur i vëllai, ndërsa pak ditë më vonë ai u gjet i vdekur.

Qindra persona e ngushëlluan aktoren, dhe mes atyre që i shkruajtën, ishte edhe Sarah Jessica Parker.

Por, edhe pse në një moment të dhimbshëm, Cattrall nuk i ka pranuar ngushëllimet e saj dhe i ka kthyer një përgjigje të ashpër, që nuk pritej.

“Mamaja ime më pyeti sot se kur do të të lërë rehat ajo hipokritja, Sarah Jessica Parker.

Kjo përpjekja jote e vazhdueshme është një kujtesë e dhimbshme e asaj se sa mizore ke qenë dhe je. Më lejo të ta bëj të qartë, nëse nuk e ke pasur deri më tani: Ti nuk je familja ime.

Ti nuk je mikesha ime, ndaj po të them që kjo është hera e fundit që po përdor tragjedinë tonë për të treguar se sa vajzë e mirë je”, thuhet në reagimin e saj, që përfundoi në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Shkak i kësaj përgjigje, është marrëdhënia e tyre jo miqësore në sheshin e xhirimit të filmit.

Thuhet se Jessica Parke kishte krijuar klanin e saj dhe Cattral qendronte e veçuar, madje flinte në një hotel më vete dhe refuzoi që që të merrte pjesë në xhirimet e “Seksi dhe Qyteti 3”.

Sipas raportimeve, Cattrall, e cila luante skenat më erotike në film, ishte e pakënaqur për pagesën, pasi Jessica Parke paguhej më shumë dhe konsiderohej si aktorja kryesore.(TemA)

Flet 15 – vjeçarja, që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

Vajza vetëm 15 vjeçare, tash e një javë është mbyllur në shtëpinë e saj. 15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt, thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.
E mitura thotë se zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapen propagand në qytet se ajo ishte vetmuar për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës

Duke mos pasur ndjenjën e fajit, E.B, në një intervist ekskluzive për arbreshi.info shpalos detajet se për cfarë ishte të mërkurën e 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

E mitura, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar. E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami. Njejtë sikurse i dyshuari tjetër Rexhep Bajrami, edhe e mitura thotë se në zyrën e tij kishte shkuar për të kërkuar shumën prej 10 euro që i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

E mitura i është kundërpërgjigjur edhe akuzave që Bajrami të premten e kaluar bëri në intervisten për arbreshi.info, se vajza përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Ajo pranon se vitin e kaluar kishte pasur një lidhje dashurie më një 20 vjeçar të komunitetit ashkali.
E.B, thotë se ishte detyruar, kërcënuar nga ai që të denonconte Bajram Rexhepin se po e ngacmonte seksualisht. Për këto dhe shumë detaje tjera rreth zhvillimeve në këtë rast të ndjeshëm, ndiqeni intervistën: