22-vjeçarja: Tentova të ndahesha nga i dashuri, por hëngra dajak…

Një femër 22-vjeçare, ka rrëfyer për “The Sun” historinë e saj të tmerrshme me ish të dashurin e saj. Ajo ka thënë se ka provuar të ndahet nga ai, por ky i fundit e ka goditur dhe më pas është arrestuar për sulm. 22-vjeçarja, tash ka nisur një histori me mikun e tij, mirëpo ka një gjë që e pengon të jetë me të

Rrëfimi i plotë:

Unë kisha marrëdhënie seksuale me shokun më të mirë të ish të dashurit tim dhe unë jam duke tentuar ta bëj atë përsëri.

Problemi është se unë jam e frikësuar se ish i dashuri im do ta kuptojë këtë, dhe ky do të ishte një lajm vërtet shumë i keq.

Unë jam 22-vjeçare, ndërsa ish i dashuri im është 24. Unë isha në lidhje me të për një vit.

Lidhja me të ishte shumë e bukur për një kohë, por pastaj u bë e frikshme. Nuk e dija çfarë të prisja kur hynte në derë.

Ai më akuzoi për flirtim dhe mashtrim me burrat poshtë pijetores, edhe pse unë kam qenë shumë e kujdesshme kur ai nuk ishte aty dhe nuk doja ta mashtroja asnjëherë.

Por, kur u deh, ai më shtyri që të bëja këtë gjë dhe nuk ndihesha e sigurt. Duhej guxim për të përfunduar me të, kështu që thashë se ishte një djalë i mirë, por më duhej ta përfundoja lidhjen me të.

Ai nuk i pëlqeu fare kjo. Erdhi në banesën time vonë një mbrëmje dhe kur e hapa derën, ai dukej me të vërtetë i zemëruar.

Ai tha se kishte diçka për të më treguar.

Unë u përpoqa të mbyllja derën, por ai nuk më la dhe më goditi shumë. Për fat të mirë ai e kishte lënë derën e hapur dhe fqinji im mund të shihte se kishim probleme. Ai thirri policinë dhe ish i dashuri im u arrestua për sulmin ndaj meje.

Disa javë pas kësaj, shoku i tij erdhi në banesën time për të parë se si isha, pasi tha se ishte i shqetësuar për mua. Ai është 29 vjeçar.

Ai ishte shumë i dashur me mua dhe pimë pak birrë.

Përfundova duke fjetur me të dhe seksi ishte më i mirë që kisha ndonjëherë. Tani ai më thirr në telefon dhe më thotë se dëshiron të vijë tek unë.

Do të doja një përsëritje të asaj nate, por e di se ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla.

Ai thotë se mund të më shohë dy net në javë, por unë jam e frikësuar se ish i dashuri im do të na zbulojë.

Përgjigjja e psikologes:

Mos vazhdoni me të më. Ka shumë mundësi që ish-i juaj do të zbulojë – shoku i tij mund të tregojë vetë atij dhe ai tingëllon si një njeri i rrezikshëm.

Natyrisht, nuk është biznes i tij ajo se me kë po bëni seks, por dhuna, pavarësisht aryeses, është e gabuar.

Por për hir të vetvetes, ju duhet të bëni zgjedhje shumë më të mira dhe të kujdeseni më mirë për veten.

Pse të humbni kohën tuaj me një njeri që do të mashtrojë gruan e tij dhe kur nuk ju ofron asgjë, përveç seksit?

Pse duhet të afrohesh me një njeri që do të largohet kur të dëshirojë?

Unë jam e sigurt se ju nuk keni pasur shumë dashuri në jetën tuaj. Nëse do të ishit rritur duke u ndier e vlefshme, do të dinit se meritoni më mirë se kaq.

Mos u hiqni lehtë. Është më mirë të jesh e vetme se të jesh me një njeri që nuk mund t’i besosh.

E-fletëpalosja ime për ngritjen e vetëvlerësimit mund të të ndihmojë

Burri im më la për një vajzë 23 vjeçe

Një grua me dy fëmijë, po kalon një situatë shumë të vështirë dhe të sikletshme me ish-bashkëshortin e saj

Prej gjashtë muajsh ai e ka lënë për një vajzë shumë vite më të re se veten, por tani ai kthehet në shtëpi vetëm për të bërë seks me ish-gruan. Ja çfarë i ka rrëfyer ajo psikologes së “The Sun”.

Letra e gruas

“Burri im më la për një vajzë 23 vjeçe, ndërkohë që ai është 42 dhe unë jam 39. Ne kemi dy vajza nga martesa jonë, por prej gjashtë muajsh ai na ka braktisur.

Këtë vajzën e njohu në punë, dhe ajo e dinte që në fillim që ishte i martuar dhe me fëmijë. Tani ata janë të lidhur por nuk jetojnë bashkë. Këto gjashtë muaj për mua dhe vajzat e mija kanë qenë shumë të vështira. Vajzat e mija tani e urrejnë dhe nuk duan ta shohin, edhe pse unë nuk u kam folur keq për të.

Por ajo që po ndodh kohët e fundit më ka futur në dilemë. Im shoq vjen thuajse çdo katër ditë, gjatë orarit të drekës kur vajzat janë në punë, dhe ne bëjmë seks fantastik.

Tani ai po tradhton vajzën me të cilën më tradhtoi mua. Nuk e di çfarë të mendoj. I ka ruajtur të gjitha mesazhet seksuale që ai më ka dërguar madje edhe foto kur kemi qenë në shtrat të dy, dhe kam menduar që këto t’ia tregoj asaj. Por ka frikë se po i tregova asaj mund të mërzis burrin dhe ai më largohet përgjithmonë. Çfarë duhet të bëj?”

Përgjigjja e psikologes

“Është një situatë e vështirë, padyshim. Por nëse ju keni dy vajza që ju bashkojnë, keni një kimi të mirë në shtrat, atëherë do ishte mirë që të flisnit dhe t’i peshonit edhe një herë gjërat se ndoshta martesa juaja mund të shpëtojë.

Ulu dhe fol gjatë e gjerë me tët shoq dhe tregoi se çfarë ndjen për të, ndoshta edhe ai është penduar që është larguar”.”Burri më përdor për seks pasi më la, por kam në dorë provën shkatërruese”

Hallet e 27 vjeçarit: Kam një të dashur të re, por e dashura e vjetër…

E dashura psikologe: E dashura ime e re është kaq e egër dhe e pasionuar, kurrë nuk kam pasur seks të tillë. Unë isha gati për t’i thënë të dashures që kisha se gjithqka përfundoj mes nesh, por ajo më tha se është shtatzënë

Unë kam qenë me të për një vit. Ajo është 30 vjeç dhe e bukur, por marrëdhënia jonë është shumë e shurdhër. Unë jam 27 vjeç. Dola një natë me shokët e mi dhe njëri prej tyre ishte i dehur dhe pati grindje me një djalë tjetër. Ne të gjithë dolëm jashtë dhe pashë të dashurën e djalit tjetër që ishte në lot. I thash që ta linte dhe të shkonte se tani është me mua.

Ajo më vonë më tha: “Unë nuk e kuptoj pse e bëni këtë për mua, ju nuk më njihni mua”.

I thashë: “Askush nuk duhet ta prekë një vajzë”.

Ajo më tha se i dashuri i saj gjithmonë shkakton probleme dhe ajo po do të përfundoj lidhjen me të.

E di se bëra gabim, por mu dok e bukur dhe e pyeta për numrin e saj.

Të nesërmen filluam të shkruanim dhe u takuam për kafe një javë më vonë.

Ajo është 25 vjeq dhe ka një buzëqeshje të bukur.

Ajo më shpjegoj se nuk e kishte njohur për kohë të gjatë djalin që po e takonte , por ajo e kishte përfunduar lidhjen atë natën e sherrit.

I thashë që unë isha me dikënd por që gjërat nuk po më shkonin mirë as mua.

Pak ditë më vonë e ftova atë për darkë, duke i thënë të dashurës time që po luaja futboll.

E putha kur e ktheva në vendin e saj. Ne vazhduam duke u puthur brenda, pastaj ajo më dërgoj në dhomën e saj të gjumit.

Ne kishim marrëdhënie seksuale dhe ajo ishte më e mira që kisha ndonjëherë.

Unë jam qift me të për disa muaj dhe tani po përgatitesha t’i thoja të dashurës që ka përfunduar gjithqka, por ajo më tha se është shtatzënë. Ajo do të shkaktoj telash.

Psikologia përgjigjet:

Është tashmë e qrregulluar dhe i detyrohesh të dashurës tënde për të vërtetën. Është turp që e keni tradhtuar në vend se të ishit të sinqertë me të qysh herët.

Unë mendoj se e dashura juaj nuk është shtatzënë për kohë të gjatë, kështu që ende ka një zgjedhje nëse ajo nuk dëshiron të vazhdoj përpara.

Cilado qoftë zgjedhja e saj, është e padrejtë që ta lëni atë duke pasur fëmijë me të per një partner tjetër.

Tregoni se keni takuar dikën dhe se marrëdhënia juaj ka mbaruar.

A dëshironi që ajo të mbetet një prindër i vetëm?

Ajo mund ta bëjë këtë, nëse koha e lindjes po i afrohet. Nëse e bën këtë, atëherë ju i detyroheni asaj dhe fëmijës tuaj të palindur që të jeni një baba mbështetës.

A mund të ringjallet lidhja juaj nëse punoni në këtë drejtim? Ju duhet të ndaloni duke e takuar të dashurën tuaj për të parë nëse ka ndonjë.

Burri zgjohet pas një dehje të rëndë, por e pëson nga gruaja e tij (video)

Ky person ishte një personazh shumë i famshëm, i cili s’ka lënë kamera të fshehtë pa ju bërë njerëzve në vendlindjen e tij, Çeki, por si përfundim është bërë edhe vetë viktime e një shakaje të tillë nga e dashura e tij, por një shakaje shokuese pas një nate, ku ai kishte pirë jashtë mase shumë

Cenek Stybl, pjesë e ekipit të kamerave të fshehta të “ViralBrothers” në YouTube, ishte me të dashurën e tij Lenka gjatë një udhëtimi në Bangkok, Tajlandë, kur ai u deh “shumë keq” dhe ra në gjumë.

Lenka më pas i lindi ideja për të mashtruar të dashurin e saj, duke besuar se ai ishte i dehur dhe kishte fjetur me një transeksual tajlandez një natë më parë, duke i thënë transeksualëve që të shtriheshin pranë tij në shtrat në momentin kur ai të zgjohej.

“Ishte mbrëmja jonë e fundit në Bangkok dhe Cenek u deh shumë keq dhe ra në gjumë. Unë isha e mërzitur, kështu që shkova në Rrugën Khaosan para hotelit tonë dhe aty kishte shumë transeksualë. Pikërisht në atë moment më lindi ideja”, – shkruhet në përshkrimin e videos.

Në klip, transeksualët mund të shihen duke argëtuar në shtratin, ku Cenek është duke fjetur, madje përpiqen që ta zgjojnë atë. Ai më në fund hap sytë dhe është i tronditur kur shikon se kush ishte pranë tij.

“Nuk je Lenka. Çfare dreqin***? Ti nuk je e dashura ime. Çfare dreqin***? Jo, jo, Lenka, ku është Lenka?”, – bërtet ai. “Nuk e di, jam vetëm unë këtu, dhe ne e bëmë atë (seks)”, përgjigjet ajo duke mbajtur prezervativë në duar.

Para se Cenek të jetë në gjendje të përpunojë atë që ai mendon se ka ndodhur, Lenka del nga një dollap dhe zbulon se e gjitha kjo ishte një shaka.

Shakaja shumë shpejt u bë virale në rrjet, duke mbledhur mbi 19 milion shikime në YouTube, që nga momenti i parë që u ngarkua. “Kjo është fantastike! Unë do të shkoj ta bëj këtë lol”, – tha një komentues për Daily Mail.

Shikoni shakanë tronditëse dhe njëkohësisht qesharake në videon e mëposhtme.

200 gra amerikane shtatzënë pa kryer mardhënie: Si ndodh kjo

Rezultatet e një studimi afatgjatë të shëndetit riprodhues, të botuar në “British Medical Journal”, kanë zbuluar se një në dyqind gra amerikane pretendojnë se kanë lindur fëmijë pa pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale

Gjetjet u bazuan në një studim të 7,870 grave dhe vajzave të moshës 15-28 vjeçare, si pjesë e Studimit Kombëtar Gjimnitor të Shëndetit Adoleshent, i cili u zhvillua nga viti 1995 deri në vitin 2009, transmeton gazetametro.net

Femrat që kanë marrë pjesë në studim kanë raportuar të paktën një shtatzënie virgjërore, të palidhur me përdorimin e teknologjisë riprodhuese të fekondimit. Shkurtimisht, ato thanë se kishin mbetur shtatzënë por nuk kishin pasur marrëdhënie vaginale ose fekondim in vitro (IVF).

Artikulli i BMJ-së vë në dukje se lindjet e virgjëra, ose parthenogenesis (nga parthenos greke për virgjëri dhe gjenezë për lindje), mund të ndodhin në qenie johumane e “riprodhimit aseksual, ku rritja dhe zhvillimi i embrionit ndodh pa fekondim”.

Artikulli vëren se, si dhe historia e lindjes së Jezusit te Virgjëreshës Mari, partenogjeneza shpesh shfaqet në kulturën popullore.

Për studimin e shtatzënive virgjërore të parashikuara, hulumtuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill analizuan të dhënat nga mijëra vajza adoleshente dhe gra të reja që morën pjesë në studimin e gjatë. Ata gjetën se vajzat që kishin mbetur shtatzënë, megjithëse pretendonin se nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale në kohën e konceptimit, kishin disa karakteristika të përbashkëta.

31 përqind e vajzave kishin nënshkruar një të ashtuquajtur ‘premtim dëlirësi’, me çka premtonin zakonisht për arsye fetare të mos kenë marrëdhënie seksuale. Pesëmbëdhjetë për qind e jo-virgjëreshave që mbetën shtatzëna gjithashtu thanë se kishin nënshkruar zotime të tilla.

Rreth 28 përqind e prindërve “të virgjër” (të cilët u intervistuan gjithashtu) treguan se nuk kishin njohuri të mjaftueshme për të diskutuar seksin dhe kontracepsionin me vajzat e tyre, krahasuar me 5 përqind e prindërve të vajzave që mbetën shtatëzanë dhe thanë se kishte pasur marrëdhënie seksuale.

Autorët e studimit, të titulluar “Ashtu si një nënë e virgjër”, thonë se kërkesa të tilla shkencërisht të pamundura tregojnë se hulumtuesit duhet të kujdesen për interpretimin e sjelljeve të vetë-raportuar. Fshehja e kujtesës, besimeve dhe dëshirave mund të shkaktojë që njerëzit të gabojnë në atë që u thonë shkencëtarëve./gazetametro.net

Shoku i burrit më çoi foto lakuriq në Snapchat, s’u përmbajta dot dhe…

Të gjithë kemi bërë të paktën një gjë për të cilën jemi penduar më pas. Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë 27-vjeçare, e cila u nda nga burri i saj me të cilin kishte edhe një djalë 2-vjeçar

Ajo vendosi të ndahej nga burri për të jetuar me shokun e tij. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç 27-vjeçarja kishte menduar. Ajo e ka ndarë historinë e saj me psikologen e “The Sun”.

Më duket se i kam hapur vetes një telash shumë të madh. Unë kam një djalë 2 vjeç me partnerin tim që jam e lidhur prej tre vitesh.

Një ditë kishim dalë me partnerin dhe një shokun e tij nga ushtria. Atë natë kaluam shumë mirë së bashku por kur ikëm në shtëpi shkëmbyem numrat e telefonit me të.

Dy ditë më vonë ai më nisi një foto të vetes lakuriq në Snapchat. Nuk dija ç’të bëja por isha shumë kurioze për më shumë.

Nuk vonoi dhe ai vazhdoi të më provokonte me të tilla foto e unë nuk u përmbajta më, i dërgova veten të zhveshur. Një javë më pas u takuam në shtëpinë e tij dhe kryemë marrëdhënie.

Ishte fantastik! Vazhduam kështu për rreth 3 muaj dhe unë tani vendosa që të ndahesha me partnerin që të jetonim të lirë dashurinë tonë. Por tani që u ndava, shoku i burrit më bëri bllok në të gjitha rrjetet sociale dhe u zhduk”,- i ka shkruar ajo psikologes.

Nga ana tjetër psikologia e ka këshilluar që të mendojë me gjakftohtësi.

Mundohu të kthehesh tek babai i djalit tënd dhe mundohu ta ndezësh edhe njëherë zjarrin midis jush. Por mbi të gjitha mendo për djalin tend 2 vjeç”,- ka shkruar psikologia.

Shokon 25 vjeçarja: Në pranverë martohem por …

Një vajzë 25 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është e fejuar prej 5 vitesh me një djalë dhe do të martohet në pranverë por jeta seksuale e tyre është thuajse e shuar pasi ai merret me drogë

Vajza thotë se tashmë ka filluar duke bërë seks me vëllain e të fejuarit dhe nuk e di çka të bëjë më tutje.

Rrëfimi i saj i plotë:

Është planifikuar që të martohem në pranverën e ardhshme por jam duke pasur një aferë të mahnitshme me djalin që do të duhej të ishte kunati im. Nuk është siç e kisha planifikuar.

Jam 25 vjet dhe jam e fejuar prej 5 vitesh. I fejuari im është 28 vjet e njoha atë në një festival muzike.

Ai është një muzikant i shkëlqyeshëm dhe një person i mrekullueshëm, përpos që merr drogë.

Ai më ka premtuar se nuk do t’i marrë më por nuk ka ndodhur.

Jeta jonë seksuale është kthyer në asgjë. Në fillim kur ishim bashkë seksi ishte i mahnitshëm. Më vonë më tha se qëllimi i tij ishte që të përshtatej me makinën time të seksit.

Nuk kisha planifikuar kurrë të kem aferë me dikë tjetër por kisha nevojë për dikë që mund të flisja me të dhe vëllai i tij ishte gjithmonë aty për mua. Ai është 24 vjet.

Mua gjithmonë më pëlqente edhe pse jo në atë mënyrë.

I tregova për problemet tona në shtrat dhe ai më ofroi seks ndërsa unë nuk munda t’i rezistoj. Kështu ne filluam një aferë të egër.

Ne jemi shumë të dashuruar por kjo nuk nënkupton asgjë pasi ne nuk duam të jemi bashkë.

Unë ende e dua të fejuarin tim dhe është i vetmi që dua të jem me të.

Unë dua ta ndaloj këtë aferë por nuk mundem. E kam humbur gjithë vetëbesimin dhe i fejuari më ka refuzuar disa herë.

Ai nuk dëshiron të më puthë apo përqafojë dhe e di që është e vështirë ta kaloj këtë dhimbje. Kam provuar të flas me të për ta shtyre datën e martesës por ai është mërzitur.

Ai më ka lutur në lot që të jemi bashkë dhe ta ndihmoj atë që ta largojë zakonin e drogës.

Përgjigja e psikologes:

Dhe a po e merr atë ndihmë apo vetëm po fiton më shumë kohë me ty?

Derisa ai pi drogë, ti del me vëllain e tij. Ti nuk po bëhesh e sinqertë me mua dhe veten tënde. Ju jeni të fejuar prej 5 vitesh. A kanë qenë të lumtura këto pesë vite? A të ka bërë të ndihesh e dashuruar? A do të largohet ai vërtetë nga drogat? Vendimi është i tij por ti nuk mund të humbësh kohë më.

Prishe fejesën. Thuaj se do të jeni të ndarë derisa ai vazhdon të merr drogë. A e do vërtetë vëllain e tij apo vetëm pse ke qenë e vetmuar. Seksi pa dashuri është mungesë e respektit dhe kjo qon në ndarje.

Kohërat ndryshojnë: ‘Ja si është seksi me një robot-mashkull’

Kohërat ndryshojnë dhe ekspertët parashikojnë se brenda një dekade, seksi me robotët do jetë një dukuri e përhapur. Një grua ka zbuluar me detaje se si është seksi me një kukull seksi mashkull

Kolumnistja Karley Sciortino, 31 vjeç, tha se bëri 20 minuta seks me Gabriel-in, për një dokumentar.
Eksperimenti synon të sfidojë nocionin se vetëm meshkujt mund të bejnë seks me kukullat e seksit pasi femrat kanë nevojë për një lidhje emocionale.

Një kukull seksi si Gabrieli është 1.75 metra dhe kushton 5 mijë sterlina. Secila kukull mund të personalizohet, por penisi vjen i flashkët dhe me opsione ereksioni, të cilat e bëjnë atë më të nxehtë.

Karley, kolumniste për revistat “Vogue” dhe “Vice” tha se organi seksual ishte si në jetën e vërtetë, me qime pubike, i fortë nga brenda dhe me një shtresë të butë sipër.

“Ishte pak e çuditshme për shkak se ai duket kaq i gjallë. Duket si një person real, që nuk mund të të përgjigjet”.

Ajo u filmua duke e puthur kukullën me të brendshme, më pas duke bërë seks. “Duket si një person real, përveç faktit se unë jam në kontroll”.

“Nuk mund ta kesh një eksperiencë të tillë duke bërë seks me një person të vërtetë”. “Me një kukull mund të mësosh se si ta bësh seksin të funksionojë për ty- duke tentuar këndet dhe shpejtësinë e duhur”.

Endri nga Vlora: Më ndihmoni të bëhem vajzë

Pak minuta më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, moderuar nga Arjan Çani, është ftuar një trasngjinor i cili po shokon me kërkesën e tij

Ai është një djalë nga Vlora që quhet Endri dhe ka dalë të bëjë publike historinë e tij të pazakontë.

Endri kërkon ndihmën e atyre që po e ndjekin në mënyrë që të kontribuojnë që ai të ndërrojë gjini.

Vlonjati e quan veten Endra dhe ka rrëfyer disa histori të forta që me siguri do bëjnë bujë kohët e fundit në media.

Ai ka rrëfyer se ka kryer seks me djalin e komshies së tij në ballkon dhe ka patur një jetë të vështirë pasi në Vlorë e dhunonin vazhdimisht për prirjet e tij seksuale./JOQ/

Dashurinë e fshehtë ma zbuloi Mami por…

Jam duke bërë seks me burrin e shoqes më të ngushtë të mamasë sime. E dimë të dy që është e gabuar, por nuk mund t’ia mohoj vetes këtë. Ai është 41 vjeç dhe shumë në formë, e mban veten. Ndërsa unë jam 19, por e pjekur për moshën që kam

Unë kam qenë babysitter në shtëpinë e tyre për dy vjet. Një mbrëmje ishim në makinë kur nisëm të bisedonim. Ai më pyeti nëse kisha të dashur dhe nëse kisha kryer marrëdhënie seksuale.

I thashë se kisha bërë seks më parë me të dashurin tim, por tani isha single. Biseda me të vazhdoi me një fjalor të pisët. Ai më kërkoi numrin e telefonit dhe më dha të tijin.

Për një periudhë nisëm të shkëmbenim sms, ndërsa më pas fotografi seksi të njeri-tjetrit. Një mbrëmje vitin e kaluar ai ndaloi makinën, pasi unë kisha përfunduar punën si babysitter dhe nisi të më puthë.

Përfunduam duke bërë seks në pjesën e pasme të makinës. Seksi me të ishte sikur kishe përballë një djalë të ri. Ne e vazhduam më tej këtë lojë, takoheshim pasi ai përfundonte punën dhe nisëm të planifikonim fundjavat së bashku.

Unë i thashë mamasë sime se do të shkoja te një shoqe në Londër, ndërsa ai i tha gruas se do të shkonte në një konferencë. Por pa dashje harrova telefonin tim në shtëpi dhe mamaja zbuloi gjithçka.

Burri i shoqes së saj më kishte dërguar një sms flirtues gjatë kohës që unë bëja babysitterin. Ky ishte kodi ynë sekret me të cilin merreshim vesh. Mamaja ime telefonoi shoqen e saj dhe i tha se, do ti dërgonte një sms.

Shoqja e mamit nuk e kishte idenë për çfarë mesazhi bëhej fjalë, por presupozonte se burri i saj i kishte planifikuar një surprizë. Unë i thashë atij se, mamaja ime kishte parë tekstin e mesazhit dhe do të ishte mirë që ai t’i bënte një surprizë gruas, të cilën ai e bëri.

Nuk mendoj se mamaja ime e ka kuptuar se sa larg kanë shkuar gjërat. Ai më kërkoi që unë të ndërprisja flirtet me të dhe më tha se të gjithë, përfshi edhe gruan e tij, e dinë se ai është një mashtrues dhe se unë po luaja me zjarrin.

Unë pranova dhe i ndërpreva kontaktet me të, por vetëm për dy ditë. Tani ne bëjmë seks sa herë na jepet mundësia. Unë e pëlqej realisht atë dhe ai më thotë të njëjtën gjë.

Si mund ta ndërpresim kur ndihemi kaq mirë?

Përgjigjja e psikologes

Fillimisht ti duhet t’i mbushësh mendjen vetes për ta ndërprerë këtë marrëdhënie. Ky njeri nuk është i lirë të të dashurojë ty dhe ti, do të “plagosesh” një ditë.